{"id":17289,"date":"2019-09-26T20:11:47","date_gmt":"2019-09-26T18:11:47","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17289"},"modified":"2019-09-26T20:11:47","modified_gmt":"2019-09-26T18:11:47","slug":"ndryshimet-ne-kodin-penal-hyjne-ne-fuqi-ne-daten-8-tetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jan\u00eb botuar dje n\u00eb Fletoren Zyrtare ndryshimet dhe shtesat n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor. Ndryshimet kan\u00eb rishikuar masat p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor, nd\u00ebrhyje n\u00eb jet\u00ebn private, shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit, organizimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, ndotjen e ajrit e tok\u00ebs, braktisjen e kafsh\u00ebve, d\u00ebmtimi i habitateve n\u00eb zonat e mbrojtura mjedisore, goditjet dhe kanosjet p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs etj.<br \/>\nNdryshimet kan\u00eb ashp\u00ebrsuar d\u00ebnimet p\u00ebr importim, prodhim, shitje dhe ruajtja e ushqimeve t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin ose jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe mashtrimin me produktet ushqimore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_c72a94f610\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F09%2F26%2Fketo-jane-te-gjitha-ndryshimet-ne-kodin-penal-hyjne-ne-fuqi-ne-daten-8-tetor%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=c72a94f610\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_bb2b617127\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F09%2F26%2Fketo-jane-te-gjitha-ndryshimet-ne-kodin-penal-hyjne-ne-fuqi-ne-daten-8-tetor%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=bb2b617127\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_879971c12b\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F09%2F26%2Fketo-jane-te-gjitha-ndryshimet-ne-kodin-penal-hyjne-ne-fuqi-ne-daten-8-tetor%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=879971c12b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Neglizhenca n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor<\/strong><br \/>\nNeglizhenca n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve nga ana e profesionistit sh\u00ebndet\u00ebsor, kur ka rrezikuar jet\u00ebn e personit, apo ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndetin e tij d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit. Po kjo vep\u00ebr, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb dy vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrhyrje t\u00eb padrejta n\u00eb jet\u00ebn private<\/strong><br \/>\nVendosja e aparaturave q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr d\u00ebgjim apo regjistrim t\u00eb fjal\u00ebve ose t\u00eb figurave, d\u00ebgjimi ose regjistrimi i fjal\u00ebve, fiksimi ose regjistrimi figurave si dhe ruajtja p\u00ebr publikim i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ekspozojn\u00eb nj\u00eb aspekt t\u00eb jet\u00ebs private t\u00eb personit, pa p\u00eblqimin e tij p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy vjet. Shp\u00ebrndarja, ofrimi p\u00ebr publikim apo publikimi me \u00e7do mjet ose form\u00eb t\u00eb komunikimit publik apo m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrcaktuar n\u00eb paragrafin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij neni, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet ndaj personave t\u00eb mitur d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Kur vepra penale kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet shfryt\u00ebzimit t\u00eb funksionit shtet\u00ebror ose sh\u00ebrbimit publik apo nga personi q\u00eb disponon k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs shtet\u00ebrore apo sh\u00ebrbimit publik, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb autorit<\/strong><br \/>\nRiprodhimi t\u00ebr\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht, shp\u00ebrndarja, komunikimi n\u00eb publik, shitja, ofrimi p\u00ebr shitje, p\u00ebrdorimi, furnizimi, eksportimi ose importimi p\u00ebr q\u00ebllime fitimi i vepr\u00ebs s\u00eb mbrojtur nga e drejta e autorit, pa p\u00eblqimin e autorit ose mbajt\u00ebsit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kur jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat vetjake ose pasurore t\u00eb tij p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb bashk\u00ebpunim ose m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb tre vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin<\/strong><br \/>\nOrganizimi ose ushtrimi i veprimtarive t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr, n\u00ebse n\u00eb loj\u00eb marrin pjes\u00eb persona n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet nga personi i ngarkuar me funksione shtet\u00ebrore apo n\u00eb sh\u00ebrbim publik, q\u00eb ka lidhje me veprimtarin\u00eb e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, d\u00ebnimi me burgim shtohet me nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ndotja e ajrit, e uj\u00ebrave dhe e tok\u00ebs<\/strong><br \/>\nNdotja e ajrit, ndotja e uj\u00ebrave sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe n\u00ebntok\u00ebsore, ndotja n\u00eb sip\u00ebrfaqe apo n\u00eb thell\u00ebsi e tok\u00ebs, d\u00ebmtimi i r\u00ebnd\u00eb i kafsh\u00ebve ose i bim\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet shkarkimit, emetimit ose futjes s\u00eb rrezatimit jonizues ose t\u00eb nj\u00eb sasie materialesh n\u00eb aj\u00ebr, tok\u00eb apo uj\u00eb, tej kufirit t\u00eb normave t\u00eb lejuara me ligj d\u00ebnohen me burgim deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr kur \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura posa\u00e7\u00ebrisht me ligj, si zona me vlera mjedisore, kulturore, artistike, historike, arkitektonike apo arkeologjike, ose kur ka shkaktuar ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ekosistemit, biodiversitetit, t\u00eb flor\u00ebs ose faun\u00ebs, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kur vepra penale e parashikuar n\u00eb paragrafin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij neni ka shkaktuar ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb plagosjen e leht\u00eb t\u00eb nj\u00eb ose disa personave d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr ka shkaktuar ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb plagosjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nj\u00eb ose disa personave d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr kur ka shkaktuar ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen e nj\u00eb ose disa personave d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb deri n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Menaxhimi i mbetjeve<\/strong><br \/>\nGrumbullimi, transportimi, rikuperimi ose asgj\u00ebsimi i mbetjeve, p\u00ebrfshir\u00eb mbik\u00ebqyrjen e k\u00ebtyre veprimeve, kujdesin e venddepozitimeve, si dhe veprimet e nd\u00ebrmarra n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, kur shkakton ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, cil\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs ose cil\u00ebsin\u00eb e ujit, n\u00eb kafsh\u00eb ose n\u00eb bim\u00eb, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur shkakton ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Ku nga vepra ka ardhur ose ka mund\u00ebsi t\u00eb vij\u00eb si pasoj\u00eb vdekja e personit, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb deri n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet nga pakujdesia d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy vjet.<\/p>\n<p><strong>Transportimi i mbetjeve<\/strong><br \/>\nTransportimi i mbetjeve q\u00eb hyjn\u00eb, dalin apo tranzitohen nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb sasi jo t\u00eb pap\u00ebrfillshme, i kryer n\u00eb nj\u00eb transportim t\u00eb vet\u00ebm ose n\u00eb disa transportime n\u00eb dukje t\u00eb lidhura me nj\u00ebri-tjetrin, n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve ose t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Aktivitetet e rrezikshme<\/strong><br \/>\nFunksionimi i nj\u00eb impianti ku zhvillohet aktivitet i rreziksh\u00ebm ose ku ruhen apo p\u00ebrdoren substanca apo preparate t\u00eb rrezikshme, n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs ose t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente, t\u00eb cilat shkaktojn\u00eb ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda jasht\u00eb impiantit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, cil\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs ose cil\u00ebsin\u00eb e ujit, n\u00eb kafsh\u00eb apo n\u00eb bim\u00eb, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb tet\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr kur shkakton ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mund\u00ebsi t\u00eb vij\u00eb vdekja e personit, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb deri n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet nga pakujdesia, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Materialet b\u00ebrthamore dhe substancat radioaktive t\u00eb rrezikshme<\/strong><br \/>\nProdhimi, p\u00ebrpunimi, trajtimi, p\u00ebrdorimi, ruajtja, magazinimi, transportimi, importimi, eksportimi ose asgj\u00ebsimi i materialeve b\u00ebrthamore ose substancave t\u00eb tjera radioaktive t\u00eb rrezikshme, n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs ose t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente, kur shkakton ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, cil\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs ose cil\u00ebsin\u00eb e ujit, apo n\u00eb kafsh\u00eb ose n\u00eb bim\u00eb, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr kur shkakton ose ka mund\u00ebsi t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mund\u00ebsi t\u00eb vij\u00eb si pasoj\u00eb vdekja e personit, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet deri n\u00eb nj\u00ebzet\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet nga pakujdesia, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb kat\u00ebr vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebmtimi i specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr<\/strong><br \/>\nVrasja, shkat\u00ebrrimi, zot\u00ebrimi, marrja e ekzemplar\u00ebve t\u00eb specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr ose pjes\u00ebve apo n\u00ebnprodukteve t\u00eb tyre, duke shkelur k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr mbrojtjen e faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe p\u00ebr zonat e mbrojtura apo t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur mbi nj\u00eb sasi t\u00eb pap\u00ebrfillshme t\u00eb k\u00ebtyre ekzemplar\u00ebve dhe ka ndikim t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm mbi statusin e ruajtjes s\u00eb specieve, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb shtat\u00eb vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tregtimi i specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr<\/strong><br \/>\nTregtimi i ekzemplar\u00ebve t\u00eb specieve t\u00eb mbrojtura t\u00eb flor\u00ebs dhe faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr ose pjes\u00ebve apo n\u00ebnprodukteve t\u00eb tyre, duke shkelur k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr mbrojtjen e faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe p\u00ebr zonat e mbrojtura apo t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur mbi nj\u00eb sasi t\u00eb pap\u00ebrfillshme t\u00eb k\u00ebtyre ekzemplar\u00ebve dhe ka ndikim t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm mbi statusin e ruajtjes s\u00eb specieve, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre vjet.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebmtimi i habitateve n\u00eb zonat e mbrojtura mjedisore<\/strong><br \/>\nVeprimet q\u00eb shkelin k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr zonat e mbrojtura apo t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente dhe q\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nj\u00eb habitati, q\u00eb ndodhet brenda nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur mjedisore, d\u00ebnohen me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Substancat ozonholluese<\/strong><br \/>\nProdhimi, importimi, eksportimi, nxjerrja n\u00eb treg ose p\u00ebrdorimi i substancave ozonholluese, duke shkelur k\u00ebrkesat e legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs apo t\u00eb lejeve dhe autorizimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga organet kompetente, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Braktisja e kafsh\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebrimit<\/strong><\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1569521227555\"><\/div>\n<p>Kur nga braktisja e kafsh\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit ose nga mosvendosja e mask\u00ebs mbrojt\u00ebse kafsh\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit, n\u00eb ambiente publike ose n\u00eb mjedise t\u00eb hapura p\u00ebr publikun kan\u00eb ardhur pasoja n\u00eb d\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb nj\u00eb personi, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose burgim deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj. Kur nga vepra penale ka ardhur plagosja e r\u00ebnd\u00eb e nj\u00eb personi, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kur nga vepra penale ka ardhur vdekja e nj\u00eb personi, d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Vrasja me dashje e kafsh\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit<\/strong><br \/>\nVrasja me dashje e kafsh\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebrimit d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p><strong>Keqtrajtimi i kafsh\u00ebs<\/strong><br \/>\nKeqtrajtimi ose torturimi i nj\u00eb kafshe, duke i shkaktuar d\u00ebmtime t\u00eb p\u00ebrhershme sh\u00ebndet\u00ebsore, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj. Kur vepra ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb vdekjen e kafsh\u00ebs, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p><strong>Ndeshjet nd\u00ebrmjet kafsh\u00ebve<\/strong><br \/>\nPromovimi, organizimi ose drejtimi i ndeshjeve nd\u00ebrmjet kafsh\u00ebve q\u00eb shkaktojn\u00eb vuajtjen ose torturimin e kafsh\u00ebve, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj. Dh\u00ebnia e kafsh\u00ebve p\u00ebr ndeshje, rritja ose trajnimi i kafsh\u00ebve me q\u00ebllim p\u00ebrdorimin apo shitjen p\u00ebr ndeshje, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj. V\u00ebnia e basteve n\u00eb ndeshje t\u00eb zhvilluara midis kafsh\u00ebve, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy muaj. Kur vepra ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb vdekjen e kafsh\u00ebs, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p><strong>Goditjet p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs<\/strong><br \/>\nGoditjet ose vepra t\u00eb tjera dhune ndaj punonj\u00ebsit q\u00eb kryen nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore apo nj\u00eb sh\u00ebrbim publik, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij shtet\u00ebrore apo t\u00eb sh\u00ebrbimit publik, d\u00ebnohen me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj personit t\u00eb zgjedhur apo funksionarit publik, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij dhe kur cil\u00ebsit\u00eb e personit jan\u00eb t\u00eb dukshme ose t\u00eb njohura, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj profesionistit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij dhe kur cil\u00ebsit\u00eb e personit jan\u00eb t\u00eb dukshme ose t\u00eb njohura, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb mjediset e institucionit ku personi ushtron detyr\u00ebn shtet\u00ebrore, funksionin publik apo sh\u00ebrbimin publik, d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb pes\u00eb vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kanosja p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs<\/strong><br \/>\nKanosja serioze p\u00ebr vrasje apo p\u00ebr plagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb i b\u00ebhet punonj\u00ebsit q\u00eb kryen nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore apo nj\u00eb sh\u00ebrbim publik, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij shtet\u00ebrore ose t\u00eb sh\u00ebrbimit, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb dy vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj personit t\u00eb zgjedhur apo funksionarit publik p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, kur cil\u00ebsit\u00eb e personit jan\u00eb t\u00eb njohura ose t\u00eb dukshme d\u00ebnohet me burgim nga dy deri n\u00eb kat\u00ebr vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet ndaj profesionistit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, kur cil\u00ebsit\u00eb e personit jan\u00eb t\u00eb njohura ose t\u00eb dukshme, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Kur kjo vep\u00ebr kryhet n\u00eb mjediset e institucionit ku personi ushtron detyr\u00ebn shtet\u00ebrore, funksionin apo sh\u00ebrbimin publik, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Qet\u00ebsia publike<\/strong><br \/>\nN\u00eb nenin 274 \u201cPrishja e qet\u00ebsis\u00eb publike\u201d, pas paragrafit t\u00eb par\u00eb shtohet nj\u00eb paragraf me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201cUshtrimi i veprimtaris\u00eb ekonomike q\u00eb l\u00ebshon\/gjeneron zhurm\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin apo n\u00eb tejkalim t\u00eb normave t\u00eb lejuara me ligj, q\u00eb cenon duksh\u00ebm qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb zona t\u00eb banuara ose n\u00eb mjedise publike, kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb masa administrative, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb dy vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, nd\u00ebrmjet\u00ebsit sportiv<\/strong><br \/>\nGoditja ose vepra t\u00eb tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, nd\u00ebrmjet\u00ebsit sportiv, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb sportive, nga persona jasht\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb ambiente sportive, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb kryer nga drejtues apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb klubeve sportive, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Veprime t\u00eb dhunshme n\u00eb aktivitetet sportive<\/strong><br \/>\nHyrja n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit sportiv, nga persona t\u00eb paautorizuar, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje penale dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 50 000 deri n\u00eb 100 000 lek\u00eb. Kur nga kjo vep\u00ebr ka ardhur pengimi i zhvillimit normal t\u00eb aktivitetit sportiv, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj. Hedhja e sendeve t\u00eb forta n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs ose mbi mas\u00ebn e njer\u00ebzve, mbajtja apo p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve piroteknike, fishekzjarr\u00ebve, flakadan\u00ebve, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb aktiviteti sportiv d\u00ebnohen me burgim nga gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb tre vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mbajtja e arm\u00ebve<\/strong><br \/>\nN\u00eb nenin 278, paragrafi i par\u00eb ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb: \u201cMbajtja e arm\u00ebve, e arm\u00ebve shp\u00ebrthyese ose e l\u00ebnd\u00ebve plas\u00ebse n\u00eb automjete apo n\u00eb \u00e7do mjet tjet\u00ebr t\u00eb motorizuar, n\u00eb mjedise publike ose n\u00eb mjedise t\u00eb hapura p\u00ebr publikun, pa lejen e organeve kompetente shtet\u00ebrore, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb ose n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha, d\u00ebnohet me burgim nga shtat\u00eb deri n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u201d.<br \/>\nPas nenit 278\/a shtohet neni 278\/b me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201cNeni 278\/b Prodhimi, mbajtja, tregtimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore ose kimike, prodhimi, mbajtja, tregtimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore ose kimike t\u00eb d\u00ebmtimit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, d\u00ebnohet me burgim nga pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebzet vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin ose jet\u00ebn e njer\u00ebzve<\/strong><br \/>\nImportimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja n\u00eb qarkullim n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr i ushqimeve ose futja n\u00eb prodhimin e artikujve ushqimor\u00eb e kimikateve, materialeve apo l\u00ebnd\u00ebve shtes\u00eb, q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin ose jet\u00ebn e njer\u00ebzve, n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb legjislacionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb tre vjet. Kur nga kjo vep\u00ebr ka ardhur vdekja ose d\u00ebmtimi i r\u00ebnd\u00eb i sh\u00ebndetit t\u00eb personit, d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet. Kur nga vepra \u00ebsht\u00eb shkaktuar vdekja ose d\u00ebmtimi i r\u00ebnd\u00eb i sh\u00ebndetit t\u00eb disa personave, d\u00ebnohet me burgim nga dhjet\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet\u201d. Neni 21<\/p>\n<p><strong>Mashtrimi me produktet ushqimore<\/strong><br \/>\nImportimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi p\u00ebr shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja n\u00eb qarkullim n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e ushqimeve, materialeve ose l\u00ebnd\u00ebve shtes\u00eb n\u00eb prodhimin e p\u00ebrpunimin e artikujve ushqimor\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat nuk i korrespondojn\u00eb p\u00ebrmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasis\u00eb apo cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb produktit apo produkte pa t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme, si\u00e7 parashikohet n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, ose paraqitja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb rreme n\u00eb etiketimin e produkteve ushqimore, q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin ose jet\u00ebn e njer\u00ebzve, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb tre vjet. Po kjo vep\u00ebr, kur kryhet n\u00eb bashk\u00ebpunim, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb ose ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut, d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Prishja e shenjave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb organeve shtet\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore<\/strong><br \/>\nPrishja me dashje e shenjave t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb vendosura nga organet shtet\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore p\u00ebr q\u00ebllime mbik\u00ebqyrjeje, kontrolli ose pezullimi t\u00eb veprimtaris\u00eb tregtare n\u00eb mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me q\u00ebllim l\u00ebvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb tre vjet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pengimi i qarkullimit t\u00eb mjeteve t\u00eb transportit<\/strong><br \/>\nV\u00ebnia e pengesave ose ndalimi, me \u00e7do mjet e m\u00ebnyr\u00eb, i qarkullimit t\u00eb mjeteve t\u00eb transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre vjet\u201d.<br \/>\n<em><strong>\u201cMonitor\u201d<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Jan\u00eb botuar dje n\u00eb Fletoren Zyrtare ndryshimet dhe shtesat n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor. Ndryshimet kan\u00eb rishikuar masat p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor, nd\u00ebrhyje n\u00eb jet\u00ebn private, shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit, organizimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, ndotjen e ajrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17290,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,7,3,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Jan\u00eb botuar dje n\u00eb Fletoren Zyrtare ndryshimet dhe shtesat n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor. Ndryshimet kan\u00eb rishikuar masat p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor, nd\u00ebrhyje n\u00eb jet\u00ebn private, shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit, organizimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, ndotjen e ajrit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-26T18:11:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1633\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1181\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289\",\"name\":\"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-26T18:11:47+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-26T18:11:47+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg\",\"width\":1633,\"height\":1181},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"&nbsp; Jan\u00eb botuar dje n\u00eb Fletoren Zyrtare ndryshimet dhe shtesat n\u00eb Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor. Ndryshimet kan\u00eb rishikuar masat p\u00ebr neglizhenc\u00eb n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor, nd\u00ebrhyje n\u00eb jet\u00ebn private, shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb autorit, organizimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, ndotjen e ajrit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-26T18:11:47+00:00","og_image":[{"width":1633,"height":1181,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289","name":"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg","datePublished":"2019-09-26T18:11:47+00:00","dateModified":"2019-09-26T18:11:47+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17289"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg","width":1633,"height":1181},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17289#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndryshimet n\u00eb kodin penal, hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 8 tetor"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",1633,1181,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"7":{"name":"Kronik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=7"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",300,217,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",286,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",400,289,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",600,434,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",1024,741,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",130,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Prokuroria-e-Pergjithshme.jpg",1633,1181,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17289"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17291,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17289\/revisions\/17291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}