{"id":17009,"date":"2019-09-21T10:45:53","date_gmt":"2019-09-21T08:45:53","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=17009"},"modified":"2019-09-21T10:45:53","modified_gmt":"2019-09-21T08:45:53","slug":"si-urdheroi-enveri-ekzekutimin-e-shokut-te-ngushte-profesor-fahredin-angoni-fotot-e-rralla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009","title":{"rendered":"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dossier I \u2013 Dashnor Kalo\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p><strong>Memorie.al publikon dokumentin arkivor t\u00eb dates 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdh\u00ebron ekzekutimin e ish-shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmijria n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me t\u00eb cilin si bashk\u00ebmoshtar\u00eb, kishte qen\u00eb shok dhome p\u00ebr disa vjet ne konviktin e Liceut francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026?!<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb 5 qershori i larg\u00ebt i vitit 1945, kur nje radiogram urgjent i firmosur nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cil\u00ebsin\u00eb e Komandantit t\u00eb Pergjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Nac-\u00c7lirimtare, aprovonte denimin me vdekje t\u00eb gjasht\u00eb personave, gjykuar nga nj\u00eb K\u00ebshill Gjyqsor Ushtarak i Divizionit t\u00eb III-t\u00eb, t\u00eb Korparmat\u00ebs se Dyt\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Kryetari, Irakli Bozo (major) dhe prokuror, Ziqiri Mero, kapiten i par\u00eb. Ndersa pes\u00eb prej tyre ishin ushtarak\u00eb, ish-partizan\u00eb t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Sulmuese, personi i gjasht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e aprovuar nga Enver Hoxha p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar, ishte civil, dhe quhej Fahredin Angoni.<\/p>\n<p>Ishte me origjin\u00eb nga Gjirokastra dhe pinjoll i nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb atij qyteti t\u00eb gurt\u00eb me histori t\u00eb lasht\u00eb. Madje n\u00eb femijrin\u00eb e tij, kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb lagje me Enver Hoxh\u00ebn dhe shok i ngusht\u00eb i tij. Rasti e solli q\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me Enverin, ai ta vazhdonte edhe p\u00ebr shum\u00eb vjet t\u00eb tjera n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, ku ata ishin bashk\u00eb-student\u00eb n\u00eb Liceun francez t\u00eb atij qyteti. Madje ata flinin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb konviktit, ose m\u00eb sakt\u00eb; Fahredini e pranoi Enverin n\u00eb dhom\u00ebn e tij, ku ishte dhe bashk\u00ebqytetari i tyre, gjirokastriti, Selaudin Kokona, q\u00eb rridhte nga nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb atij qyteti. Nd\u00ebrsa Enveri nuk shk\u00eblqente n\u00eb mesime, Fahredini ishte nj\u00eb nga student\u00ebt liceist\u00eb m\u00eb t\u00eb mire jo vet\u00ebm n\u00eb mesime, por edhe n\u00eb sjellje dhe si formim intelektual.<\/p>\n<p>Ai njihte dhe zot\u00ebronte shk\u00eblqyer disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, si; frengjishten, gjermanishten, anglishten, italishten, latinishten dhe greqishten. Kjo gj\u00eb b\u00ebhet e ditur ve\u00e7 t\u00eb tjerash edhe nga librat q\u00eb ka perkthyer Fahredini n\u00eb ato vite, si \u201cBerberi i Seviljes\u201d,(i Boumarshes\u00eb) \u201cDjaloshi gjeniail\u201d (Moxart), \u201cFausti\u201d i G\u00ebtes, etj. Ve\u00e7 k\u00ebtyre p\u00ebrkthimeve t\u00eb kryeveprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, nisur nga pikpamjet e tija nacionaliste, Fahredin Angoni n\u00eb vitin 1929-1930-t\u00eb, shkroi romanin \u201cSk\u00ebnderi dhe Olimbia\u201d i cili b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr masakrat e andart\u00ebve grek\u00eb n\u00eb fshatin Hormov\u00eb t\u00eb Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo krijimtari, i p\u00ebrket periudh\u00ebs kur Fahredini ishte student n\u00eb Liceun francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ku Enver Hoxha nuk ka shkruar asnje rresht. Dhe pas diplomimit n\u00eb at\u00eb lice, rrug\u00ebt e Fahredin Angonit dhe shokut t\u00eb tij, Enverit, u ndan\u00eb p\u00ebrfundimisht?! Dhe ata nuk u takuan kurr\u00eb m\u00eb me njeri tjetrin. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, Enveri q\u00eb nuk shk\u00eblqente n\u00eb m\u00ebsime, mori nj\u00eb burs\u00eb shtet\u00ebrore dhe shkoi p\u00ebr studime n\u00eb Franc\u00eb, ndersa Fahredin Angoni nj\u00eb nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Liceut francez, u em\u00ebrua m\u00ebsues n\u00eb fshatrat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb qarkut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"owl-item\">\n<div class=\"thumbnail-container size-500 \"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-jnews-750x375 size-jnews-750x375 owl-lazy\" src=\"http:\/\/memorie.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/11-Janar-1946-700x375.jpg?v=1568881606\" alt=\"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla)\" width=\"700\" height=\"375\" data-src=\"http:\/\/memorie.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/11-Janar-1946-700x375.jpg?v=1568881606\" \/><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"owl-item active\">\n<div class=\"thumbnail-container size-500 \"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"attachment-jnews-750x375 size-jnews-750x375 owl-lazy\" src=\"http:\/\/memorie.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/12-300x221.png?v=1568881607\" alt=\"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla)\" width=\"300\" height=\"221\" data-src=\"http:\/\/memorie.al\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/12-300x221.png?v=1568881607\" \/><\/div>\n<\/div>\n<p>Si\u00e7 dihet, Enveri nuk mundi q\u00eb t\u00eb vazhdonte studimet m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj n\u00eb universitetin e Montpelije-s\u00eb, pasi nuk shleu dot asnj\u00eb provim, dhe Ministri Arsimit i asaj kohe, Mirash Ivanaj, ia preu burs\u00ebn. Dhe k\u00ebshtu ai u detyrua q\u00eb pas disa koh\u00ebsh (pasi punoi pak koh\u00eb n\u00eb konsullat\u00ebn shqiptare n\u00eb Bruksel), t\u00eb kthehej n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku dha m\u00ebsim gjuh\u00ebn frenge si i jasht\u00ebm n\u00eb Liceun ku kishte qen\u00eb vet\u00eb student. Nd\u00ebrsa Enveri u be komunist, Fahredini ishte nacionalist dhe me bindje thell\u00ebsisht antikomuniste. K\u00ebshtu ai u bashkua dhe aderoi me forcat nacionaliste t\u00eb organizat\u00ebs Balli Komb\u00ebtar, duke qen\u00eb nj\u00eb nga krer\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb asaj organizate nacionalist p\u00ebr Qarkun e Kor\u00e7\u00ebs, ku mbulonte rinin\u00eb. Po k\u00ebshtu nd\u00ebrsa Fahredini kishte krijuar familje, (u martua me Praksithe Shahini dhe lind\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb: Lirika, Gjergji, Pirro), shoku i tij, Enveri, vazhdonte t\u00eb ishte beqar.<\/p>\n<p>Ngjarjet u rrokullis\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, saq\u00eb n\u00eb mbarimin e luft\u00ebs n\u00eb fundin e vitit 1944, dy ish-shok\u00ebt e ngusht\u00eb q\u00eb nga Gjirokastra, do ta shihnin veten n\u00eb dy skaje, ekstremisht t\u00eb kund\u00ebrta. Enveri i pari i Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa Fahredini nj\u00eb njeri m\u00ebse i zakonsh\u00ebm, duke u marr\u00eb me tregti n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen e tij. Dhe fillimi i vitit 1945 do t\u00eb ishte fatal, per Fahredin Angonin, pasi ai u arrestua s\u00eb bashku me nj\u00eb grup t\u00eb madh prej 30 personash, ku nj\u00eb pjes\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb formacionet nacionaliste gjat\u00eb Luft\u00ebs, por shumica prej tyre ushtarak\u00eb dhe ish-partizan\u00eb t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Sulmuese t\u00eb Mehmet Shehut. T\u00eb akuzuar per agjitacion e propagand\u00eb nd\u00ebr rradh\u00ebt e ushtris\u00eb dhe p\u00ebr nxitje dezertimesh, ata u nxorr\u00ebn p\u00ebrpara nj\u00eb gjykate ushtarake t\u00eb Divizionit t\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Korparmat\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, e cila kryesohej prej Irakli Bozos, shok shkolle i Fahredin Angonit, i cili gjat\u00eb senacave gjyq\u00ebsore t\u00eb improvizuara n\u00eb qelit\u00eb e hetuesis\u00eb t\u00eb Pallacinave (pallatet italiane n\u00eb Kor\u00e7\u00eb), pati mjaft debate t\u00eb ashpra me shokun e tij t\u00eb Liceut.<\/p>\n<p>Fahredini deklaroi n\u00eb gjyq se Balli Komb\u00ebtar ishte nj\u00eb organizat\u00eb nacionaliste dhe kishte nj\u00eb ideal e mision patriotik, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht e humbi luft\u00ebn. Ky pohim i tij i th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklamative, do t\u2019i kushtonte shtrenjt\u00eb, pasi nga gjasht\u00eb d\u00ebnimet me vdekje, Kryetari i Gjyqit, Irakli Bozo, nj\u00eb e \u201cruajti\u201d p\u00ebr shokun e tij t\u00eb Liceut francez, Fahredinin\u2026.?! Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u201cnuk ja prishi\u201d dhe shoku tjet\u00ebr i tyre, Enveri, Kryetar i Qeveris\u00eb Demokratik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb, i cili me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb radiogrami urgjent, q\u00eb mban dat\u00ebn 5 qershor 1945, aprovoi d\u00ebnimin me vdekje t\u00eb Fahredinit. K\u00ebshtu u shua jeta e Fahredin Angonit, prej dy shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb shkoll\u00ebs, por sidomos prej Enverit, q\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb shtetit dhe firmosi me gjakftoht\u00ebsi ekzekutimin e tij.<\/p>\n<p>Por Fahredini nuk do ishte i vetmi nga ish-shok\u00ebt e shkoll\u00ebs s\u00eb Enverit q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb plumb\u2026? Ai ishte i pari q\u00eb u ekzektua, pasi pas tij \u201drradha\u201d i erdhi t\u00eb tjer\u00eb shok\u00ebve, si; Enver Zazanit, Syrja Selfos, Abaz Omarit etj. Ndersa me burgime t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebrfunduan, mjaft t\u00eb tjer\u00eb shok shkolle t\u00eb tij nga Kor\u00e7a e Franca, si; doktor Isuf Hysenbegasi, profesor Foto Bala, agronom Adem Beli, doktor Hasan Jero etj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me Ko\u00e7o Theodhosin, ish-zv kryeministrin q\u00eb u ekzekutua n\u00eb vitin 1975. Dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, thuhej\u2026. se pat\u00ebn at\u00eb \u201cfat\u201d, p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye; se ata dinin shum\u00eb gjera nga jeta private e Enver Hoxh\u00ebs\u2026?!<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e 90-vjecarit, Avni Bejkova Xhomaqi, q\u00eb iu fal jeta n\u00eb at\u00eb gjyq dhe u denua me 25 vjet burg politik<\/p>\n<p><strong>\u201cDebati i Fahredin Angonit me Irakli Bozon, kryetarin e gjyqit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nga ai proces gjyq\u00ebsor i improvizuar i zhvilluar plot 75 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cPallacinat\u201d e Kor\u00e7\u00ebs, ka mbetur si d\u00ebshmitar vet\u00ebm nj\u00eb prej t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve, t\u00eb cilit iu fal d\u00ebnimi me vdekje dhe iu zbrit n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe m\u00eb pas n\u00eb 25 vjet. Disa vite para se t\u00eb ndahej nga kjo jet\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 90-vje\u00e7are, Avni Bejkova Xhomaqi, si p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar para historis\u00eb, krimet e sh\u00ebmtuara t\u00eb atij regjimi q\u00eb po hidhte themelet e p\u00ebrgjakuara q\u00eb me ardhjen e tij n\u00eb pushtet, midis t\u00eb tjerash tregonte: \u201cNd\u00ebrsa filluan t\u00eb m\u00eb torturonin edhe mua aty n\u00eb dhom\u00ebn e hetuesis\u00eb, Myrteza Slleusha, duke mos duruar dot dhimbjet u tha se do t\u00eb firmoste gjithcka q\u00eb ata do t\u2019i k\u00ebrkonin. Pasi m\u00eb torturuan gjith\u00eb nat\u00ebn, t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjez m\u00eb nxorr\u00ebn n\u00eb gjyq, i cili u zhvillua po aty me dyer t\u00eb mbyllura. Un\u00eb nuk pranova ta firmosja akt-akuz\u00ebn dhe n\u00eb at\u00eb moment Kryetari i Gjyqit, Irakli Bozo, dha urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb m\u00eb merrnin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pyetje por, t\u00eb mos m\u00eb rrihnin. Pas k\u00ebsaj kur m\u00eb d\u00ebrguan p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qeli, un\u00eb i tregova gjith\u00e7ka Fahredin Angonit, i cili m\u00eb tha se p\u00ebrfundimisht un\u00eb kisha shp\u00ebtuar nga pushkatimit. Nga nj\u00eb gardian skrapalli, m\u00ebsova se q\u00eb t\u00eb m\u00eb falej jeta mua, kishte nd\u00ebrhyr\u00eb Kolonel Riza Kodheli, dhe Emine Butka. Po at\u00eb nat\u00eb, na nxuarr\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb gjyq, i cili u zhvillua po aty n\u00eb katet e sip\u00ebrme t\u00eb \u201cPallacinave\u201d. Ai gjyq ishte krejt formal, pasi fati yn\u00eb ishte paracaktuar q\u00eb kur na kishin arrestuar dhe p\u00ebr dy ose tre or\u00eb, na kaluan n\u00eb proces t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit, q\u00eb b\u00ebheshim plot 30 veta. Gjat\u00eb atij gjyqi, Kryetari Irakli Bozo nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash e pyeti profesor Fahredin Angonin, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cA e pranon se Rinia e Ballit Komb\u00ebtar ka tradh\u00ebtuar?\u201d Dhe Angoni iu p\u00ebrgjigj: \u201cJo ajo nuk ka tradh\u00ebtuar, por d\u00ebshtoi n\u00eb misionin e saj\u201d. E vetmja gj\u00eb q\u00eb u v\u00ebrtetua n\u00eb gjyq, ishte fakti se Zef Sadria dhe Lec Ndoci, i kishin th\u00ebn\u00eb Angonit se ata prisnin arrestimin, pasi kishin q\u00ebn\u00eb me Ballin Komb\u00ebtar. Dhe Angoni u kishte th\u00ebn\u00eb se m\u00eb mir\u00eb t\u00eb arratiseshin n\u00eb male dhe t\u00eb bashkoheshion me forcat Dule Alarupit, se sa t\u00eb arratiseshin n\u00eb Greqi, duke u b\u00ebr\u00eb tradh\u00ebti t\u00eb madhe. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjez, u lexua pretenca nga prokurori Ziqiri Mero, ku p\u00ebrve\u00e7 meje q\u00eb m\u2019u dha burgim i p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u00eb 14 t\u00eb tjer\u00ebt u d\u00ebnuan me pushkatim. Pas k\u00ebsaj, Fahredin Angoni iu drejtua Irakli Bozos q\u00eb e kishte pasur dhe shok klase n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cIrakli, pse m\u00eb vrave?\u201d. Irakliu iu p\u00ebrgjigj: \u201cMbahu burr\u00eb\u201d. Angoni ia ktheu: \u201cUn\u00eb burr\u00eb jam, ti nuk u tregove burr\u00eb, se kemi qen\u00eb dhe shok klase\u201d. Irakliu nuk foli m\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb dhe mori \u00e7ant\u00ebn n\u00ebn sqetull dhe zbriti shkall\u00ebt duke u larguar q\u00eb andej. Pas faljes s\u00eb jet\u00ebs mua m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Burgun e Burrelit (ku vuajta 15 vjet), ku nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb i burgosur nga Kor\u00e7a, Ali Barmashi, m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb prezent kur ishin pushkatuar gjasht\u00eb shok\u00ebt e qelis\u00eb sime; Fahredin Angoni, Myretza Satka, Faik Tartari, Zef Sadria, Gjon Cufi dhe Lec Ndoci. Aliu kishte qen\u00eb ushtar n\u00eb Z\u00ebrrask\u00eb t\u00eb Pogradecit, kur ata t\u00eb gjasht\u00eb i kishin d\u00eberguar atje ku dhe i kishin pushkatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative, p\u00ebrpara gjith\u00eb ushtar\u00ebve dhe oficer\u00ebve t\u00eb atij reparti. Fahredini me shok\u00ebt e tij nuk kishin pranuar t\u00eb ekzekutoheshin pas shpine sic ishte ligji p\u00ebr ata q\u00eb akuzoheshin p\u00ebr tradh\u00ebti t\u00eb lart\u00eb dhe ashtu t\u00eb lidhur kishin rezistuar deri sa i kishte grir\u00eb mitrolozi i skuadr\u00ebs s\u00eb pushkatimit. M\u00eb pas Aliu m\u00eb tregoi se aty ishte afruar prokurori q\u00eb kishte asistuar n\u00eb ekzekutim, i cili me revolverin e tij i q\u00ebllonte n\u00eb kokat e tyre q\u00eb hidheshin p\u00ebrpjet\u00eb nga plumbat\u201d.<\/p>\n<p>Ushtria Nac-\u00c7l. Shqiptare. K\u00ebshilla Gjyq\u00ebsore e Korpusit t\u00eb II-t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendim:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Popullit Shqiptar. K\u00ebshilla Gjyq\u00ebsore Ushtarake e Divizionit t\u00eb III-t\u00eb. Korp-Armat\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb. Kryesuar prej kryetarit t\u00eb Gjyqit t\u00eb Korpusit t\u00eb II-t\u00eb me Kryetar Major Irakli Bozo, dhe Antar Oficer Hysen Rusi dhe Oficer Sabri Pilkati, duke qen\u00eb present Sekretari Qemal Ceka me asistenc\u00ebn e Prokurorit Kapiten i I-r\u00eb Ziqiri Mero.<\/p>\n<p>Sot m\u00eb dat\u00ebn 4\/6\/1945 u mblodh n\u00eb sall\u00ebn e Gjyqit p\u00ebr t\u00eb gjykuar t\u00eb pandehurit partizan\u00eb: 1)Faik Tartari, 2)Xhorxhi Nova, 3)Tef Nika, 4) Ndoc Pema, 5)Lec Ndreca, 6)Luigj \u00c7amuku, 7)Luk Prela, 8)Filip Gaci, 9)Rexhep Demiri, 10)Zef Sadrija, 11)Alush Ahmeti, 12)Hysen Ramazani, 13)Kol Vata, 14)Cam Dedoshi, 15)Luigj Cepi,16)Frano Zefi,7) Gjon Cufi, si dhe civilat: 1) Faredin Angoni, 2)Haki Bablluzha, 3)Avni Bejkova, 4)Myrteza Sleusha, 5)Zenel Qyteza, t\u00eb komplikuar me k\u00ebt\u00eb dezertim, t\u00eb cil\u00ebt simbas akuzave t\u00eb Prokurorit deklaroj k\u00ebt\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Vendim:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor Ushtarak mbasi d\u00ebgjoi apologjin\u00eb e t\u00eb pandehurve t\u00eb sip\u00ebr-p\u00ebrm\u00ebndur. Mbasi d\u00ebgjoi pretenc\u00ebn e Prokurorit, Konstatoi: Pjes\u00ebrisht t\u00eb pandehurit kan\u00eb q\u00ebn\u00eb antar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs tradhtare t\u00eb Ballit si dhe milice e xhandar\u00eb, dhe si t\u00eb till\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer okupatorit deri n\u00eb \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kan\u00eb lidhje me pro\u00e7esin e Syrja Zoto-s me shok\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb munduar t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb dezertim n\u00eb stilt \u00eb gjer\u00eb duke u hedhur n\u00eb rreshtat e Ushtris\u00eb Reaksionare Greke. Trupi Gjykues gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb gjyqit konstatoi se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebta element kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr tradh\u00ebtin\u00eb e tyre t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb eksponent\u00ebt e dezertimit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb lidhje me civil\u00ebt e lart-p\u00ebrmendur, p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet me reaksionin grek si dhe me disa kriminel\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Pjes\u00ebrisht t\u00eb pandehurit pohojn\u00eb vepr\u00ebn e tyre tradh\u00ebtare dhe kriminale q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Me q\u00ebn\u00eb se fajet e t\u00eb cil\u00ebve akuzohen t\u00eb pandehurit, ato parashikohen dhe d\u00ebnohen prej nenit 17 dhe nd\u00ebshkohen prej nenit t\u00eb ligjit Nr.41 mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake. P\u00ebr k\u00ebto arsye Trupi Gjykues pjes\u00ebrisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me pretenc\u00ebn e Prokurorit,<br \/>\n<strong>Vendosi:<\/strong><\/p>\n<p>Faj\u00ebsin\u00eb penale e t\u00eb pandehurve t\u00eb sip\u00ebr-p\u00ebrmendur dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 18 paragrafi \u201cGj\u201d D\u00ebnimin e Fajtor\u00ebve: 1)Faik Tartari, 2)Lec Ndreca, 3)Gjon Cufi, 4)Zef Sadrija, 5)Myrteza Sleusha, 6)Faredin Angoni. Me vdekje dhe r\u00ebnien e nderit ushtarak, humbjen e t\u00eb drejtave qytetare dhe sekuestrimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe 1)Avni Bejkova me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, 2)Luigj Camuku me 30 vjet burgim, 3)Cam Dedoshi, Luigj Cepi, Tef Nika me 20 vjet burgim, 3) Rexhep Demiri, Haki Babllusha, Zenel Qyteza me 5 vjet burgim. Nd\u00ebrsa 1)Xhorxhi Nova, 2)Ndoc Pema, 3)Alush Ahmeti, 4)Hysen Ramazani 5)Frano Zef Lekaj, 6)Kol Vata, 7)Luk Prela, 8)Filip Goci, me v\u00ebrejtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe degradim p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb graduar. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim, humbin t\u00eb drejtat qytetare baraz me koh\u00ebn e nd\u00ebrshkimit. Ky vendim p\u00ebrsa i p\u00ebrket d\u00ebnimit me vdekje, i d\u00ebrgohet Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ushtarake p\u00ebr aprovim nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht urdh\u00ebrojm\u00eb dhe lirimin e tyre prej burgut.<\/p>\n<p>Kryetari Irakli Bozo, Antar Hysen, Antar Sabri Pilkati, Sekretar\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Qemal Ceka<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Memorie.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dossier I \u2013 Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al publikon dokumentin arkivor t\u00eb dates 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdh\u00ebron ekzekutimin e ish-shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmijria n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me t\u00eb cilin si bashk\u00ebmoshtar\u00eb, kishte qen\u00eb shok dhome p\u00ebr disa vjet ne konviktin e Liceut francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026?! Ka qen\u00eb 5 qershori i larg\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17010,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dossier I \u2013 Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al publikon dokumentin arkivor t\u00eb dates 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdh\u00ebron ekzekutimin e ish-shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmijria n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me t\u00eb cilin si bashk\u00ebmoshtar\u00eb, kishte qen\u00eb shok dhome p\u00ebr disa vjet ne konviktin e Liceut francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026?! Ka qen\u00eb 5 qershori i larg\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-21T08:45:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"356\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009\",\"name\":\"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-21T08:45:53+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-21T08:45:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg\",\"width\":600,\"height\":356},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Dossier I \u2013 Dashnor Kalo\u00e7i Memorie.al publikon dokumentin arkivor t\u00eb dates 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdh\u00ebron ekzekutimin e ish-shokut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmijria n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me t\u00eb cilin si bashk\u00ebmoshtar\u00eb, kishte qen\u00eb shok dhome p\u00ebr disa vjet ne konviktin e Liceut francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026?! Ka qen\u00eb 5 qershori i larg\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-21T08:45:53+00:00","og_image":[{"width":600,"height":356,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009","name":"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla) - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg","datePublished":"2019-09-21T08:45:53+00:00","dateModified":"2019-09-21T08:45:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=17009"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg","width":600,"height":356},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=17009#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si urdh\u00ebroi Enveri ekzekutimin e shokut t\u00eb ngusht\u00eb, profesor, Fahredin Angoni\u2026?! (fotot e rralla)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",600,356,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",300,178,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",305,181,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",400,237,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",600,356,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",600,356,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",130,77,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/enver-Hoxha.jpg",600,356,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17009"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17011,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17009\/revisions\/17011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}