{"id":16855,"date":"2019-09-16T20:57:14","date_gmt":"2019-09-16T18:57:14","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=16855"},"modified":"2019-09-16T20:57:14","modified_gmt":"2019-09-16T18:57:14","slug":"ish-kryeministri-berisha-rrefen-per-voa-soros-financoi-dhe-ngriti-nje-rrjet-shoqatash-qe-mbeshtesnin-te-majten-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855","title":{"rendered":"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhorxh Soros, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filantrop i cili ka zgjedhur t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende t\u00eb bot\u00ebs dhe ta mb\u00ebshtes\u00eb karier\u00ebn e tij rreth k\u00ebsaj ideje.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_59a61ca022\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=342&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fblen-politikane-si-askush-tjeter-ne-bote-ish-kryeministri-berisha-rrefen-per-voa-takimin-e-fundit-me-xhorxh-soros-kryefjale-ishte%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=59a61ca022\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_3ed373a318\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=615&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fblen-politikane-si-askush-tjeter-ne-bote-ish-kryeministri-berisha-rrefen-per-voa-takimin-e-fundit-me-xhorxh-soros-kryefjale-ishte%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=3ed373a318\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>Ai krijoji n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 60 Fondin Kuant, nj\u00eb prej fondeve m\u00eb t\u00eb sukseshme t\u00eb investimeve m\u00eb risk. Miliarderi, n\u00eb fund t\u00eb viteve 80 \u00e7eli zyra t\u00eb fondacionit n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs lindore, dhe pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit komunist edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollar\u00eb n\u00eb vendet ish-komuniste, n\u00eb fusha si arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, dhe n\u00eb mjaft projekte me ndikim p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, sot debati \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb ndikimin e tij politik n\u00eb k\u00ebto vende. N\u00eb Shqip\u00ebri ky debat kulmoi gjat\u00eb hartimit dhe miratimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi 3 vjet me par\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cLidhet drejp\u00ebrdrejt dhe vet\u00ebm me rolin e reform\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe me faktin se kjo reform\u00eb ka filluar t\u00eb jap\u00eb rezultatet e para, sado pik\u00ebpyetje dhe problematika q\u00eb ka patur n\u00eb ecurin\u00eb e vet\u201d-<\/em>\u00a0thot\u00eb Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.<\/p>\n<p><em>\u201cLe t\u00eb marrim pak reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Le t\u00eb m\u00eb thot\u00eb mua \u00e7do njeri, \u00e7far\u00eb do Fondacioni Soros t\u00eb hartoj\u00eb strategjin\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ka, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndrruar drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb deg\u00eb t\u00eb ekzekutivit t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d<\/em>\u2013 shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNe nuk kemi ofruar asnj\u00eb paket\u00eb p\u00ebr Komisionin e Vencias apo p\u00ebr \u00e7do institucion tjet\u00ebr. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb kan\u00eb kryer 60 ekspert\u00ebt e e em\u00ebruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr parlamentin shqiptar praktikisht. K\u00ebtu fillon dhe mbaron mb\u00ebshtetja e Fondacionit Soros p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d<\/em>\u2013 sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit \u201cSoros\u201d.<\/p>\n<p>Por debati mbi veprimtarin\u00eb e Fondacionit Soros n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i hersh\u00ebm se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ish-presidenti Berisha p\u00ebrkundrejt rezervave t\u00eb forta dhe incidentit me dy punonj\u00ebs t\u00eb Fondacionit Soros q\u00eb u shpall\u00ebn non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga sh\u00ebrbimet sekrete shqiptare duke iu dh\u00ebn\u00eb informacione sh\u00ebrbimeve serbe, e vler\u00ebson kontributin e Sorosit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90.<\/p>\n<p><em>\u201cPor kjo natyrisht nuk nd\u00ebrpreu marr\u00ebdh\u00ebniet midis vendit ton\u00eb dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ngritjen dhe mb\u00ebshtetjen e shoq\u00ebris\u00eb civile, ishte shum\u00eb i mirpritur nga un\u00eb. Un\u00eb isha president i nj\u00eb vendi, n\u00eb at\u00eb p\u00ebriudh\u00eb i treti m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Njer\u00ebzit nuk kishin asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebtonin, nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb siguronin zyra, dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit t\u00eb k\u00ebtyre organizatave\u201d<\/em>\u2013 pohon zoti Berisha.<\/p>\n<p>Xhorxh Soros ndikoi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe organizimin e shoq\u00ebris\u00eb civile. Por kjo veprimtari u shoq\u00ebrua nga opinione dhe gjykime t\u00eb ndryshme shpeshher\u00eb dhe t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p><em>\u201cPas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte nj\u00eb investim pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht i nj\u00ebansh\u00ebm dhe Xhorxh Soros ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash t\u00eb cilat n\u00eb 80-90% t\u00eb tyre ishin leva t\u00eb ish-partis\u00eb komuniste, t\u00eb partis\u00eb socialiste q\u00eb nd\u00ebrroi emrin. Ishte nj\u00eb d\u00ebmtim palcor i rolit dhe misionit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile\u201d<\/em>\u2013 shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb Xhorxh Sorosi \u00ebsht\u00eb njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe nj\u00eb nga kontribuesit n\u00eb vendet postkomuniste. K\u00ebshtu q\u00eb dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antikomunist. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb investon tek e majta\u201d-<\/em>\u00a0shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendr\u00ebs p\u00ebr Ndikim Publik.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb nj\u00eb fondacion q\u00eb punon p\u00ebr grat\u00eb e trafikuara, ti nuk i thua nj\u00eb gruaje a je e majt\u00eb apo e djatht\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej dhe t\u00eb jap sh\u00ebrbimin tim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye them q\u00eb parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb derdhur p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile 80% e tyre kan\u00eb shkuar tek ata q\u00eb kan\u00eb patur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime\u201d<\/em>\u2013 thot\u00eb Iris Luarasi, aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Protagonist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ve\u00e7ojn\u00eb merit\u00ebn e Xhorxh Sorosit n\u00eb l\u00ebvrimin e 130 milion dollar\u00ebve n\u00eb arsim, mjek\u00ebsi, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb komunitetit rom dhe egjiptian, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktimave t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit, duke iu dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore si dhe mjaft projekte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><em>\u201cGjithashtu nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn kur Berisha ishte president, ky njeri financonte nd\u00ebrtimin e mbi 200 shkollave. K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohen investimet q\u00eb Soros ka b\u00ebr\u00eb, pavar\u00ebsisht se cila parti ka qen\u00eb n\u00eb pushtet\u201d<\/em>\u2013 thot\u00eb Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendr\u00ebs p\u00ebr Ndikim Publik.<\/p>\n<p><em>\u201cAsgj\u00eb si mohohet asgj\u00eb. Dhe un\u00eb kam bashk\u00ebpunuar me Xhorxh Sorosin n\u00eb dekad\u00ebn e rom\u00ebve. Qeveria ime me Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb angazhuar me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d<\/em>\u2013 shprehet Sali Berisha ish Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cProblemi q\u00eb ka lindur n\u00eb Shqip\u00ebri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra t\u00eb trajnimit t\u00eb lidershipit dh\u00eb t\u00eb forcimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb partive politike\u201d-<\/em>\u00a0shprehet Lavdrim Lita, bashk\u00ebthemelues i Qendr\u00ebs Z\u00ebri i Integrimit.<\/p>\n<p>Komponenti politik \u00ebsht\u00eb dhe fusha gri e gjith\u00eb debatit ndaj figur\u00ebs s\u00eb Xhorxh Sorosit. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij n\u00eb Shqip\u00ebri shohin tek ai nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe financues t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs dhe eksponent\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi nj\u00eb \u00e7\u2019ekuilibrim t\u00eb balanc\u00ebs politike n\u00eb raport me Fondacionin Soros. Kemi nj\u00eb raport 8-2, pra kemi nj\u00eb favorizim e partive politike m\u00eb bindje t\u00eb majta dhe l\u00ebnie m\u00ebnjan\u00eb e PD dhe partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb\u201d<\/em>\u00a0\u2013 argumenton Lavdrim Lita, bashk\u00ebthemelues i Qendr\u00ebs Z\u00ebri i Integrimit.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb spekulosh se mb\u00ebshtetja ka qen\u00eb 80% p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebt dhe 20 p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebt sepse un\u00eb nuk e di se kush \u00ebsht\u00eb kjo shoq\u00ebri civile q\u00eb \u00ebsht\u00eb e majt\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb e djatht\u00eb\u201d\u00a0<\/em>\u2013 sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.<\/p>\n<p><em>\u201cAi mund t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb kam financuar edhe qendr\u00ebn e djatht\u00eb, por ato kan\u00eb qen\u00eb st\u00ebrpika krahasuar m\u00eb milionat e milionat, q\u00eb ai derdhi p\u00ebr financimin e ish pasardh\u00ebsve t\u00eb nomenklatur\u00ebs\u201d<\/em>\u2013 shprehet Sali Berisha ish Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr rastin e zotit Basha, p\u00ebr \u00e7far\u00eb informacioni kam un\u00eb, ka patur nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Univeristetit t\u00eb Uhtretit dhe Fondacionit Soros p\u00ebr bursa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr student\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe ka rastisur q\u00eb dhe zoti Basha ka qen\u00eb student n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe ka p\u00ebrfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur nj\u00eb burs\u00eb specifike p\u00ebr zotin Basha\u201d<\/em>\u2013 sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb nuk di t\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00eb burs\u00eb, por edhe sikur t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb burs\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb mbetem skllav i nj\u00eb burse. Po t\u00eb jet\u00eb ashtu dhe n\u00ebs\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb vendin e tij ja ktheja ato para\u201d<\/em>\u2013 pohon ish Kryeministri Sali Berisha<\/p>\n<p>Fondacioni Soros drejtohet nga nj\u00eb bord, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit vit pas viti kan\u00eb qen\u00eb mjaft p\u00ebrsonalitete t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot n\u00ebn drit\u00ebn e re t\u00eb diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mb\u00ebshtetur t\u00eb majt\u00ebn ekstreme duke sjell\u00eb pasoja p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p><em>\u201cEdi Rama vet\u00eb ka qen\u00eb kryesor n\u00eb Fondacionin Soros. Linda Rama vet\u00eb ka qen\u00eb drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. N\u00eb nj\u00eb aspekt, me parat\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb mbjell\u00eb fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka ekzistuar korrupsioni, por dhe ka ndikuar\u201d<\/em>\u2013 shprehet Sali Berisha ish Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb bordin e Fondacionit Soros njer\u00ebzit nuk vijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb dhe nuk e nd\u00ebrtojn\u00eb karrier\u00ebn e tyre nga bordi i fondacionit p\u00ebrkundrazi t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb bordin e fondacionit kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnj\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e bordit sidomos p\u00ebrsa i p\u00ebrket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve\u201d<\/em>\u2013 argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.<\/p>\n<p>Ish Kryeministri Sali Berisha thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2005.<\/p>\n<p><em>\u201cXhorxh Sorosin e kam pritur n\u00eb 2005-\u00ebn. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. E prita n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb, diskutova, i p\u00ebrcaktova q\u00ebndrimet e mija se un\u00eb kam nd\u00ebrmend t\u00eb bashk\u00ebpunoj m\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, kam nd\u00ebrmend t\u00eb bashk\u00ebpunoj me opozit\u00ebn. Interesi i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim ishte Edi Rama.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNe kemi punuar dhe bashk\u00ebpunuar me t\u00eb gjitha qeverit\u00eb si t\u00eb majta ashtu dhe t\u00eb djathta. Mund t\u00eb jemi konfrontuar madje me to, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti i G\u00ebrdecit. Raste t\u00eb tjera jan\u00eb aktuale. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e pacientes hemofilike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fituar n\u00eb gjykat\u00eb kund\u00ebr Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. \u00c7\u00ebshtje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e s\u00ebmur\u00eb q\u00eb vuante nga kanceri dhe q\u00eb nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. N\u00eb Tepelen\u00eb p\u00ebrsh\u00ebmbull kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentraleve. Kemi raste t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentraleve n\u00eb Valbon\u00eb. Jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike q\u00eb vazhdojn\u00eb\u201d<\/em>\u2013 argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.<\/p>\n<p>Lidhur me pyetjen e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se kritik\u00ebt shprehen se Partia Demokratike po k\u00ebrkon t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb armik t\u00eb jasht\u00ebm pasi nuk arrin t\u00eb jet\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj, zoti Berisha shprehet se:<\/p>\n<p><em>\u201cSot opozita \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb dhe do t\u00eb ishte absurde t\u00eb mendohej se PD do t\u00eb preferonte p\u00ebr armik nj\u00eb superspekulant t\u00eb planetit me nj\u00eb fuqi t\u00eb jashtzakonshme, sepse p\u00ebrdor parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb politikan\u00ebt dhe politik\u00eb, si askush tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Por Partia Demokratike guxon dhe do t\u00eb guxoj\u00eb t\u2019i thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat n\u00eb sy.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thjesht dhe vet\u00ebm shqiptare. Filantropi \u00ebsht\u00eb i atakuar edhe n\u00eb Amerik\u00eb pasi ai mb\u00ebshtet demokrat\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar i fort\u00eb i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjis\u00eb Soros p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur, pati vitet e fundit edhe n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Hungari dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Vala e k\u00ebtij diskutimi ngre pikpyetje mbi k\u00ebt\u00eb figur\u00eb komplekse, q\u00eb u b\u00eb i pasur duke investuar fonde m\u00eb risk, dhe q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave t\u00eb tij, n\u00eb ndryshim nga mjaft miliarder\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ka zgjedhur t\u2019i shpenzoj\u00eb p\u00ebr forcimin e atyre q\u00eb ai e quan shoq\u00ebri t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>\/VOA\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhorxh Soros, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filantrop i cili ka zgjedhur t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende t\u00eb bot\u00ebs dhe ta mb\u00ebshtes\u00eb karier\u00ebn e tij rreth k\u00ebsaj ideje. &nbsp; Ai krijoji n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 60 Fondin Kuant, nj\u00eb prej fondeve m\u00eb t\u00eb sukseshme t\u00eb investimeve m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16856,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhorxh Soros, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filantrop i cili ka zgjedhur t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende t\u00eb bot\u00ebs dhe ta mb\u00ebshtes\u00eb karier\u00ebn e tij rreth k\u00ebsaj ideje. &nbsp; Ai krijoji n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 60 Fondin Kuant, nj\u00eb prej fondeve m\u00eb t\u00eb sukseshme t\u00eb investimeve m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-16T18:57:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"405\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855\",\"name\":\"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-16T18:57:14+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-16T18:57:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg\",\"width\":780,\"height\":405},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Xhorxh Soros, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filantrop i cili ka zgjedhur t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende t\u00eb bot\u00ebs dhe ta mb\u00ebshtes\u00eb karier\u00ebn e tij rreth k\u00ebsaj ideje. &nbsp; Ai krijoji n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 60 Fondin Kuant, nj\u00eb prej fondeve m\u00eb t\u00eb sukseshme t\u00eb investimeve m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-16T18:57:14+00:00","og_image":[{"width":780,"height":405,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855","name":"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg","datePublished":"2019-09-16T18:57:14+00:00","dateModified":"2019-09-16T18:57:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=16855"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg","width":780,"height":405},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16855#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish-kryeministri Berisha rr\u00ebfen p\u00ebr VOA: Soros financoi dhe ngriti nj\u00eb rrjet shoqatash q\u00eb mb\u00ebshtesnin t\u00eb majt\u00ebn shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",780,405,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",300,156,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",305,158,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",400,208,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",600,312,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",780,405,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",130,68,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Berisha-soros.jpg",780,405,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16855"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16855"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16855\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16857,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16855\/revisions\/16857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}