{"id":16837,"date":"2019-09-16T20:01:22","date_gmt":"2019-09-16T18:01:22","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=16837"},"modified":"2019-09-16T20:01:22","modified_gmt":"2019-09-16T18:01:22","slug":"kendesi-i-sali-shijakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837","title":{"rendered":"K\u00ebndesi i Sali Shijakut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga \u00c7apajev Gjokutaj<\/strong><\/p>\n<p>Kompozimi me k\u00ebndesin, q\u00eb mban n\u00eb sqep nj\u00eb zvarranik, z\u00eb vend periferik n\u00eb krijimtarin\u00eb e begat\u00eb t\u00eb Sali Shijakut. Nuk \u00ebsht\u00eb mbase as m\u00eb i godituri nd\u00ebr kompozimet e tij me gjela.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_3860c8b767\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=342&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkendesi-i-sali-shijakut%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmeta-raport-komisionit-te-venecias-ministra-te-qeverise-bashkepunim-me-bandat-famekeqe-kriminale-po-shkohej-drejt-shperthimit-te%2F&amp;cb=3860c8b767\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_29a6c0f460\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=615&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkendesi-i-sali-shijakut%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmeta-raport-komisionit-te-venecias-ministra-te-qeverise-bashkepunim-me-bandat-famekeqe-kriminale-po-shkohej-drejt-shperthimit-te%2F&amp;cb=29a6c0f460\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>Megjithat\u00eb, hyn n\u00eb veprat q\u00eb gjeneron nj\u00eb shtjell\u00eb meditimesh, t\u00eb lidhura sa me tablon\u00eb, imazhet dhe metaforik\u00ebn e saj, aq edhe me kontekstin kulturor.<\/p>\n<p>1. N\u00eb krijimtarin\u00eb e von\u00eb, mjeshtri u \u00ebsht\u00eb kthyer e rikthyer k\u00ebndesave p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb disa vepra mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Kujtojm\u00eb, p.sh., kompozimin me dy koka gjeli n\u00eb pozicion kacafytjeje. Ndeshja e s\u00eb kuqes s\u00eb lafsh\u00ebs me t\u00eb verdh\u00ebn e mullarit thekson dramacitetin, kurse sfondi n\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr me mullar\u00eb dhe hije nate, vendosur n\u00eb thell\u00ebsi, krijon ndjenj\u00ebn e paqes dhe qet\u00ebsis\u00eb, aq e natyrshme dhe gati e p\u00ebrjetshme n\u00eb peizazhet fshatarake, duke nisur q\u00eb nga Hesiodi e Virgjili.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse ngjan tabloja ku dy k\u00ebndesa kacafyten n\u00eb sfondin e imazheve rustike, riprodhuar pa p\u00ebrdorur thell\u00ebsin\u00eb, me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb theksuar naive e f\u00ebmij\u00ebrore. Po t\u00eb gjykosh nga puplat q\u00eb pluskojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr, dueli ngjan t\u00eb jet\u00eb i rrept\u00eb, por kompozimi p\u00ebrcjell nj\u00eb atmosfer\u00eb gazmore, sa p\u00ebrmes loj\u00ebs s\u00eb ngjyrave t\u00eb \u00e7elura, aq edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ritmit t\u00eb gjall\u00eb e lodrues, q\u00eb krijojn\u00eb linjat e hedhura shkujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shumic\u00ebn e kompozimeve me k\u00ebndesa mjeshtri i strukturon mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij kontrasti. Shpend\u00ebt, t\u00eb eg\u00ebrsuar dhe disi t\u00eb fryr\u00eb e t\u00eb kapardisur, p\u00ebrleshen me nj\u00ebri-tjetrin, por kompozimet nuk p\u00ebrcjellin tension dhe eg\u00ebrsi, p\u00ebrkundrazi jan\u00eb plot ritme, forma e ngjyra t\u00eb g\u00ebzuara. M\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb p\u00ebrleshje, n\u00eb tjetr\u00ebn g\u00ebzim e hare; n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb luft\u00eb, n\u00eb thelb gazmend.<\/p>\n<p>Kontrasti \u2018p\u00ebrleshje \u2013 hare\u2019 sh\u00ebrben si struktur\u00eb bazike n\u00eb t\u00eb gjitha kompozimet e k\u00ebtij motivi, por prap\u00ebseprap\u00eb mbetet n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb: humori ngjan se buron m\u00eb shum\u00eb nga nj\u00eb qasje e g\u00ebzuar dhe e \u00e7ilt\u00ebr e krijuesit, plot leht\u00ebsi dhe, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, edhe shkujdesje.<\/p>\n<p>2. Ndryshe ndodh n\u00eb kompozimin ku k\u00ebndesi shfaqet me zvarranik n\u00eb sqep. K\u00ebtu nuk kemi betej\u00eb, por parad\u00eb; nuk kemi shenja dyluftimi, qoft\u00eb edhe n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, por solemnitetin q\u00eb shoq\u00ebron r\u00ebndom shpalljen e fitores, ngadh\u00ebnjimin mbi kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p>Gjithsesi, t\u00eb bie n\u00eb sy edhe ndonj\u00eb element q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb m\u00ebdyshesh e t\u00eb pyes\u00ebsh veten: kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me solemnitet legjitim e t\u00eb justifikuar apo me krekosje a, larg qoft\u00eb, autol\u00ebvdat\u00eb e vet\u00ebmburrje?<\/p>\n<p>Hapi marcial i k\u00ebndesit, koka e ngritur lart dhe sidomos gjoksi i nxjerr\u00eb p\u00ebrpara, jo me harkimin e but\u00eb q\u00eb zakonisht krijojn\u00eb pend\u00ebt, por me nj\u00eb p\u00ebrthyerje k\u00ebndore; t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb sjellin nd\u00ebr mend krekosjen, fjal\u00eb q\u00eb zakonisht fjalor\u00ebt e shpjegojn\u00eb \u2018nxjerr gjoksin p\u00ebrpara dhe ngre kok\u00ebn lart\u2019 dhe pastaj p\u00ebrmendin gjelin a kacagjelin.<\/p>\n<p>Ngasja p\u00ebr t\u00eb gjetur kapardisje te \u2018K\u00ebndesi me zvarranik\u2019 duket se ushqehet edhe dy nga burime jasht\u00ebtekstore. N\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn popullore, k\u00ebndesi m\u00eb s\u00eb shumti bashk\u00ebshoq\u00ebrohet nga konotacione q\u00eb p\u00ebrcjellin kapardisje, fryrje, mbitheksim t\u00eb vetes, mburrje etj., gj\u00eb q\u00eb gjen mish\u00ebrim edhe n\u00eb faktin q\u00eb si kuptim i dyt\u00eb i k\u00ebsaj fjale n\u00eb \u2018Fjalorin e shqipes s\u00eb sotme\u2019 sh\u00ebnohet: \u2018ai q\u00eb shet mend, njeri mendjemadh q\u00eb\u00a0ngrefoset e kapardiset\u2019. Ashtu si fjala \u2018lepur\u2019 p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb njeri frikacak, si fjala \u2018dhelp\u00ebr\u2019 p\u00ebr njeri dinak, si gomar p\u00ebr budalla etj. edhe fjala \u2018k\u00ebndes\u2019 p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb njeri q\u00eb mbahet me t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Duket se ky kuptim i figursh\u00ebm i ka rr\u00ebnj\u00ebt te fryrja e puplave dhe mbase edhe te l\u00ebvizja karakteristike dhe disi vall\u00ebzuese apo te d\u00ebshira e k\u00ebndesit p\u00ebr t\u00eb demonstruar pushtet e sundim mbi pulat e tuf\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb ngrefosjen dhe kapardisjen e kan\u00eb si kuptim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb gjitha sinonimet e fjal\u00ebs \u2018k\u00ebndes\u2019 n\u00eb shqip si \u2018kokosh\u2019, \u2018gjel\u2019, \u2018kaposh\u2019 etj.<\/p>\n<p>Prirja p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebndesin me konotacione shpotit\u00ebse shfaqet kaq e fort\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb popullore saq\u00eb gati-gati eklipson simbolika t\u00eb tjera, qendrore n\u00eb shum\u00eb kultura, si: lajm\u00ebtar i drit\u00ebs, p\u00ebrzen\u00ebs i shpirtrave t\u00eb ligj, kasnec i lindjes s\u00eb shpres\u00ebs, mish\u00ebrim guximi, elegance etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto simbolika, edhe kur kan\u00eb qarkulluar n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb gojore, jan\u00eb kufizuar n\u00eb struktura narrative dhe nuk kan\u00eb arritur t\u00eb hyjn\u00eb te frazeologjit\u00eb dhe, aq m\u00eb pak, te p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit kuptimor\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Burimi i dyt\u00eb jasht\u00ebtekstor, q\u00eb t\u00eb nxit t\u00eb pikas\u00ebsh konotacione shpotit\u00ebse \u00ebsht\u00eb i natyr\u00e7s anekdotike. Pa shum\u00eb sforco k\u00ebndesin e k\u00ebtij kompozimi mund ta p\u00ebrqas\u00ebsh me figur\u00ebn klasike t\u00eb gjahtarit q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb pren\u00eb dhe t\u00eb zmadhoj\u00eb sadokudo b\u00ebmat gjat\u00eb gjuetis\u00eb, duke ngjallur tek t\u00eb pranishmit humor dhe shpoti, gjithsesi t\u00eb leht\u00eb e gazmore.<\/p>\n<p>Prirja p\u00ebr lidhje metaforike mes \u2018K\u00ebndesit me zvarranik\u2019 dhe gjahtarit autol\u00ebvdues b\u00ebhet m\u00eb legjitime nga nj\u00eb tipar i hasur dendur n\u00eb krijimtarin\u00eb e Sali Shijakut. Vojo Kushi \u00ebsht\u00eb edhe djaloshi mbi tank edhe zigzagu i nj\u00eb rrufeje, Mic Sokoli \u00ebsht\u00eb edhe heroi q\u00eb i ve gjoksin topit edhe nj\u00eb shpend q\u00eb ka hapur krah\u00ebt dhe\u00a0synon qiellin, Muji \u00ebsht\u00eb edhe portret epik mal\u00ebsori edhe mal, siluetat e nuseve jan\u00eb edhe vello edhe mullar\u00eb, kodrat e pikturuara n\u00eb dy dimensione jan\u00eb edhe peizazh rustik edhe dekoracion qilimash shum\u00ebngjyr\u00ebsh etj. etj.<\/p>\n<p>Par\u00eb mes k\u00ebsaj morie kalimesh metaforike, edhe k\u00ebndesi yn\u00eb b\u00ebhet m\u00eb leht\u00eb gjahtar q\u00eb mburret me pren\u00eb e vet, pa\u00e7ka se ky kalim ka nj\u00ebfar\u00eb ndryshimi: nuk \u00ebsht\u00eb aq viziv sa ideor, m\u00eb shum\u00eb sesa nga loja e imazheve realizohet nga bashk\u00ebshoq\u00ebrime idesh.<\/p>\n<p>Lexuar k\u00ebshtu, kompozimi \u2018K\u00ebndesi me zvarranik\u2019 p\u00ebrmban tonet gazmore t\u00eb kompozimeve me ndeshje gjelash, vet\u00ebm se k\u00ebtu humori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht gjendje e g\u00ebzuar, e leht\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme emocionale, por p\u00ebrfton edhe nj\u00eb qasje t\u00eb leht\u00eb shpotit\u00ebse, nota t\u00eb mir\u00ebfillta komike.<\/p>\n<p>N\u00ebse si shikues ke prirjen t\u00eb k\u00ebrkosh jo thjesht qasje metaforike vizive t\u00eb mjeshtrit, por edhe nj\u00eb lloj alegorie, at\u00ebher\u00eb pas k\u00ebndesit me zvarranik mund t\u00eb projektosh njeriun q\u00eb ia ka \u00ebnda t\u00eb duket e t\u00eb mbahet me t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Dhe po guxove, edhe ca n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7apitje, duke i ikur imazhit dhe duke u thelluar te kontekste psikologjike e biografike, mund ta shoh\u00ebsh k\u00ebndesin si vet\u00ebshpotitje, si autoironi e leht\u00eb q\u00eb karakterizon p\u00ebrgjith\u00ebsisht njer\u00ebzit e mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, kur kujtojn\u00eb \u00ebndrrat dhe pretendimet e rinis\u00eb, q\u00eb thuajse gjithnj\u00eb mbeten eterike, larg realizimeve.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, krijimtaria e von\u00eb e Sali Shijakut shquan p\u00ebr tone t\u00eb g\u00ebzuara, t\u00eb \u00e7elura e p\u00ebr qasje spontane, q\u00eb p\u00ebrcjellin humor t\u00eb mir\u00eb dhe optimiz\u00ebm. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo sh\u00ebnon nj\u00eb ikje nga tonet epiko-heroike q\u00eb e kan\u00eb karakterizuar krijimtarin\u00eb e tij n\u00eb periudh\u00ebn e mesmosh\u00ebs, tone q\u00eb jo rrall\u00eb kan\u00eb ardhur nga trysni t\u00eb jashtme, m\u00eb shum\u00eb nga norma t\u00eb metod\u00ebs krijuese sesa nga p\u00eblqimet individuale t\u00eb mjeshtrit, prirjet e tij t\u00eb natyrshme.<\/p>\n<p>Si shumica e interpretimeve, edhe ky p\u00ebrmban vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nuk ngjan t\u00eb jet\u00eb shterues. Qasjet e shkujdesura, gazmore e spontane, shoq\u00ebruar hera-her\u00ebs nga nj\u00eb humor i leht\u00eb e dashamir\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten brenda natyr\u00ebs krijuese t\u00eb mjeshtrit. Piktori Ksenofon Dilo, q\u00eb e ka njohur qysh n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, thot\u00eb se humori dhe optimizmi kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e natyrshme e Sali Shijakut si njeri gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Me sa duket, tani n\u00eb mosh\u00ebn e tret\u00eb e kan\u00eb gjetur m\u00eb leht\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur m\u00eb shpesh e mbase m\u00eb natyrsh\u00ebm edhe n\u00eb krijimtari.<\/p>\n<p>Lidhet kjo sa me lirin\u00eb krijuese t\u00eb koh\u00ebs, aq edhe me mosh\u00ebn. T\u00eb moshuarit kan\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb humor. Jo thjesht pse p\u00ebrvoja, p\u00ebsimet e m\u00ebsimet i shtyjn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb realist\u00eb e m\u00eb es\u00ebll p\u00ebr jet\u00ebn dhe limitet e saj, por edhe se humori u sh\u00ebrben si mekaniz\u00ebm vet\u00ebmbrojt\u00ebs q\u00eb leht\u00ebson komunikimin me t\u00eb tjer\u00ebt, zbut e kthen n\u00eb shaka zhg\u00ebnjimet q\u00eb burojn\u00eb nga firot \u00ebnd\u00ebrr \u2013 zhgj\u00ebnd\u00ebrr, krijon nj\u00eb gjendje t\u00eb p\u00eblqyeshme shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar hallet e mosh\u00ebs.<\/p>\n<p>Interpretimet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, por nj\u00eb gj\u00eb duket e padyshimt\u00eb. Humori dhe optimizmi, q\u00eb vijn\u00eb e kulmojn\u00eb sidomos n\u00eb krijimtarin\u00eb e von\u00eb t\u00eb Sali Shijakut, jan\u00eb d\u00ebshmi vitaliteti e vlage rinore, tipare t\u00eb nj\u00eb shpirti t\u00eb pasur, por edhe t\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb fuqish\u00ebm krijues, q\u00eb shkrin e b\u00ebn nj\u00eb, njeriun me artistin.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_bottom \">\n<div><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_09a451808f\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=341&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkendesi-i-sali-shijakut%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmeta-raport-komisionit-te-venecias-ministra-te-qeverise-bashkepunim-me-bandat-famekeqe-kriminale-po-shkohej-drejt-shperthimit-te%2F&amp;cb=09a451808f\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_19ff537269\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=26&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkendesi-i-sali-shijakut%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmeta-raport-komisionit-te-venecias-ministra-te-qeverise-bashkepunim-me-bandat-famekeqe-kriminale-po-shkohej-drejt-shperthimit-te%2F&amp;cb=19ff537269\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7apajev Gjokutaj Kompozimi me k\u00ebndesin, q\u00eb mban n\u00eb sqep nj\u00eb zvarranik, z\u00eb vend periferik n\u00eb krijimtarin\u00eb e begat\u00eb t\u00eb Sali Shijakut. Nuk \u00ebsht\u00eb mbase as m\u00eb i godituri nd\u00ebr kompozimet e tij me gjela. Megjithat\u00eb, hyn n\u00eb veprat q\u00eb gjeneron nj\u00eb shtjell\u00eb meditimesh, t\u00eb lidhura sa me tablon\u00eb, imazhet dhe metaforik\u00ebn e saj, aq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga \u00c7apajev Gjokutaj Kompozimi me k\u00ebndesin, q\u00eb mban n\u00eb sqep nj\u00eb zvarranik, z\u00eb vend periferik n\u00eb krijimtarin\u00eb e begat\u00eb t\u00eb Sali Shijakut. Nuk \u00ebsht\u00eb mbase as m\u00eb i godituri nd\u00ebr kompozimet e tij me gjela. Megjithat\u00eb, hyn n\u00eb veprat q\u00eb gjeneron nj\u00eb shtjell\u00eb meditimesh, t\u00eb lidhura sa me tablon\u00eb, imazhet dhe metaforik\u00ebn e saj, aq [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-16T18:01:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"777\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"461\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837\",\"name\":\"K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-16T18:01:22+00:00\",\"dateModified\":\"2019-09-16T18:01:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"width\":777,\"height\":461},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebndesi i Sali Shijakut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga \u00c7apajev Gjokutaj Kompozimi me k\u00ebndesin, q\u00eb mban n\u00eb sqep nj\u00eb zvarranik, z\u00eb vend periferik n\u00eb krijimtarin\u00eb e begat\u00eb t\u00eb Sali Shijakut. Nuk \u00ebsht\u00eb mbase as m\u00eb i godituri nd\u00ebr kompozimet e tij me gjela. Megjithat\u00eb, hyn n\u00eb veprat q\u00eb gjeneron nj\u00eb shtjell\u00eb meditimesh, t\u00eb lidhura sa me tablon\u00eb, imazhet dhe metaforik\u00ebn e saj, aq [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-09-16T18:01:22+00:00","og_image":[{"width":777,"height":461,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837","name":"K\u00ebndesi i Sali Shijakut - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","datePublished":"2019-09-16T18:01:22+00:00","dateModified":"2019-09-16T18:01:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=16837"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","width":777,"height":461},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=16837#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebndesi i Sali Shijakut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",300,178,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",305,181,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",400,237,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",600,356,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",130,77,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16837"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16837"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16837\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16838,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16837\/revisions\/16838"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}