{"id":1638,"date":"2019-02-15T09:31:21","date_gmt":"2019-02-15T08:31:21","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=1638"},"modified":"2019-02-15T09:31:21","modified_gmt":"2019-02-15T08:31:21","slug":"universi-digjital-dhe-kibernetika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638","title":{"rendered":"Universi digjital dhe kibernetika"},"content":{"rendered":"<p>(Intervist\u00eb e Moikom Zeqos me studiuesin e ri Flori Kasaj)<\/p>\n<p>\u2013 I nderuar profesor Moikomi. A mund t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb bashk\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb interviste p\u00ebr universin digjital dhe kibernetik\u00ebn?<\/p>\n<p>\u2013 Sigurisht, i dashur Flori, ti je nj\u00eb student i ekselenc\u00ebs q\u00eb ke mbaruar studimet universitare p\u00ebr Fizik\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Tiran\u00ebs. Jam i informuar q\u00eb ke mbrojtur masterin shkencor p\u00ebr grad\u00ebn Msc n\u00eb Fizik\u00eb.<\/p>\n<p>Tani keni mbaruar kursin n\u00eb Link Academy p\u00ebr wordpress, q\u00eb i p\u00ebrket bot\u00ebs digjitale, nd\u00ebrkoh\u00eb je i specializuar edhe p\u00ebr kompjuter, Graphic dhe Web Designer.<\/p>\n<p>Prandaj e mir\u00ebpres bisedimin me ty pik\u00ebrisht p\u00ebr universin digjital.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb m\u00eb thuash di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kursin e fundit q\u00eb keni ndjekur?<\/p>\n<p>-Faleminderit. P\u00ebr Link Akademi fillimisht u njoha n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb frekuentimit t\u00eb kursit mu duk shum\u00eb Cool dhe shum\u00eb interesant dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebrshtypja e par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>Kisha pak koh\u00eb q\u00eb kisha filluar pun\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese \u201cERIK\u201d, p\u00ebr hartimin e librave shkencor dhe n\u00eb pozicionin Graphic Web Designer dhe sapo m\u00ebsova p\u00ebr Link Academy, konkretisht p\u00ebr kursin e WordPress-it menj\u00ebher\u00eb aplikova duke plot\u00ebsuar formularin online. Kur po lexoja njoftimin, prisja t\u00eb shihja ndonj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr regjistrim apo p\u00ebr frekuentimin e tij. Dhe pse po e lexoja falas, prap\u00eb nuk po e besoja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moment mendova dy gjera: ose do t\u00eb kishte nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi ose nuk do ishte dhe aq i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebt\u00eb trajnim 1 mujor. Por k\u00ebto dy mendimet u hodh\u00ebn posht\u00eb sapo m\u00ebsova q\u00eb CEO ishte Jolanda Ymeri, mikja ime me t\u00eb cil\u00ebn kemi zhvilluar bashk\u00ebpunime gjithmon\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb progresit t\u00eb dijeve t\u00eb bot\u00ebs digjitale falas p\u00ebr student\u00ebt nd\u00ebrmjet Localweb q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe K\u00ebshillit Studentor apo dhe Forumit Rinor t\u00eb Shkencave q\u00eb un\u00eb drejtoj.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb thyej \u00e7do hezitim dhe plot\u00ebsoj formularin e aplikimit online.  Kur thua kurs apo trajnim 1 mujor p\u00ebr webin, reagimi i par\u00eb q\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh \u00ebsht\u00eb: \u201cH\u00eb mo se nuk \u00ebsht\u00eb se k\u00eb m\u00ebsuar ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj\u201d. Por t\u00eb tregohem i sinqert\u00eb nuk e prisja at\u00eb seriozitet dhe p\u00ebrkushtim maksimal q\u00eb gjeta nga stafi m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i Link Academy.<\/p>\n<p>Un\u00eb m\u00eb par\u00eb kam ndjekur kurse p\u00ebr kompjuterin, graphic designer, webit designer dhe shum\u00eb trajnime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj fushe, njohurit\u00eb themelore t\u00eb fituara p\u00ebr WordPress-in edhe pse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr jan\u00eb nj\u00eb bagazh dijesh q\u00eb vlejn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebj dhe p\u00ebr projektet q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nga kursi un\u00eb m\u00ebsova t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb faqe n\u00eb wordpress. Un\u00eb jam aktualisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune. Dhe kompania ku un\u00eb punoj ka tashm\u00eb nj\u00eb blog n\u00eb wordpress, dhe kjo gj\u00eb fal njohurive q\u00eb mora nga kursi i WordPress-it n\u00eb Link Academy.<\/p>\n<p>Do e frekuentoj s\u00ebrisht Akademin\u00eb p\u00ebr t\u2019u formuar n\u00eb kurset e tjera q\u00eb ajo ofron. Jam mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe falenderoj themeluesit e k\u00ebsaj Akademie p\u00ebr dy gjera thelb\u00ebsore, mund\u00ebsin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb iu ofrojn\u00eb student\u00ebve dhe t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur suksese.<\/p>\n<p>\u2013 Po Flori.<\/p>\n<p>Po pa hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se bota digjitale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbioze e kibernetik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kibernetika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e ep\u00ebrme, shum\u00eb e sofistikuar e Qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebm Post-Modern.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re kam pasur pasion matematik\u00ebn.<\/p>\n<p>Por pasioni p\u00ebr matematik\u00ebn \u00ebsht\u00eb stimuluar n\u00eb vite nga miq\u00ebsia me nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mrekullueshmin Aleko Minga.<\/p>\n<p>Emri i matematikanit Norbet Viner ka qen\u00eb nj\u00eb em\u00ebr nd\u00ebrlidh\u00ebs n\u00eb bisedat tona.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb ka p\u00ebrdorur, n\u00eb shkrimet e tij fjal\u00ebn e re \u201ckibernetika\u201d.<\/p>\n<p>Kjo fjal\u00eb vjen nga greqishtja \u201ckybernetes\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201ctimonier\u201d n\u00eb kuptimin e nj\u00eb pozicioni pilot me nj\u00eb disiplin\u00eb shkencore.<\/p>\n<p>P\u00ebr habi sot nuk e p\u00ebrmendin fare emrin e Nobert Vinerit, pra tregohen t\u00eb padrejt\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet kibernetika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00eb sintetike, q\u00eb lidhet patjet\u00ebr me komunikimin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb kibernetika n\u00ebnkupton,- q\u00eb nj\u00eb inxhinier elektrik duhet t\u00eb njihet me vepr\u00ebn e Nobert Vinerit p\u00ebr teorin\u00eb e sotme t\u00eb komunikimit statik dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb tij,- nd\u00ebrsa fizikanti teoricien duhet t\u00eb dij\u00eb se Vinerika qen\u00eb i pari ,-q\u00eb futi iden\u00eb e integralit funksional t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs,- nd\u00ebrsa biologu mund t\u00eb gjeje horizontin e ri ,-q\u00eb p\u00ebrcaktoi Vineri p\u00ebr konceptin e lidhjeve retroaktive si dhe pozitivet, ashtu dhe negativet, dhe sesi sistemi kibernetik lidhet me komunikimin dhe me zhurmimin.<\/p>\n<p>Ky njeri \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nga gjenit\u00eb e shekullit XX.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtari i madh amerikan Nobert Viner (1894-1964) , lindi n\u00eb Columbia shteti i Misurit.<\/p>\n<p>Ishte biri i nj\u00eb profesori t\u00eb linguistik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Harvardit.<\/p>\n<p>N\u00eb 1909, vet\u00ebm 14 vje\u00e7, ai mbaroi universitetin e Taftit, 19 vjec u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb Universitetit t\u00eb Harvardit.<\/p>\n<p>Gjithashtu u specializua n\u00eb Universitetin e Kembrixhit n\u00eb Angli, pran\u00eb filozofit dhe matematikanit Bertrant Rasell.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Raselli q\u00eb e shtyu Vinerin t\u00eb thellohej n\u00eb matematik\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Vineri studioi  ne Gettingen n\u00eb Gjermani,- q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur si Meka e Matematikan\u00ebve,- ku u njoh me matematikanin tjet\u00ebr t\u00eb madh David Herbertin.<\/p>\n<p>Vineri pas studimeve punoi si profesor n\u00eb Institutin Teknologjik t\u00eb Masacuesit,- deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 matematik\u00ebs dhe logjik\u00ebs, Vineri \u00ebsht\u00eb interesuar dhe p\u00ebr filozofin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka shkruar librin \u201cZoti dhe Golemi,- komentar p\u00ebr nj\u00eb varg c\u00ebshtjesh, p\u00ebrmes t\u00eb t\u00eb cilave kibernetika bie ndesh me fen\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ndryshe nga shum\u00eb matematikan\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs, Vineri nuk u habit kur pa,, q\u00eb Kurt Gedeli, kolegu eksentrik amerikan me prejardhje \u00e7eke, v\u00ebrtetoi me teorem\u00ebn e vet epokale t\u00eb vitit 1931,- se matematika \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur\u201d, -dometh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konseguente,- (ose q\u00eb konseguenca e saj \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtetueshme)<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1949 ai e botoi librin \u201cKibernetika\u201d.<\/p>\n<p>E botoi t\u00eb ripunuar n\u00eb vitin 1961.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr analizohet ligjshm\u00ebria e sistemeve. Ai v\u00ebrteton se Entropia \u201cKaosi\u201d zmadhohet brenda sistemeve t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Vineri mendon p\u00ebrher\u00eb si matematikan,- i pashk\u00ebputur nga filozofia.<\/p>\n<p>Ai mendon q\u00eb ka krijuar nj\u00eb teori me formulimin e tezave kryesore p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjith\u00e7ka p\u00ebrmes shqyrtimit t\u00eb parimeve matematikore n\u00eb n\u00eb dialektike universale dhe t\u00eb pandalshme.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb koncepti i kibernetik\u00ebs s\u00eb Vinerit strukturohet n\u00eb funksionimin e sistemeve informatike.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e sistemeve kompjuterike dhe padyshim me p\u00ebrfaq\u00ebsimin digjital t\u00eb t\u00eb gjitha pikave dhe t\u00eb praktikave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, i dashur Flori,-dua t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb se cdo dukuri e re qoft\u00eb dhe pashembullt si dhe e pa konkurrueshme me dukurit\u00eb e m\u00ebparshme shkencore e ka nj\u00eb lidhje mendore me logjik\u00ebn dhe intelektin,-  dhe sidomos me matematik\u00ebn.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim p\u00ebr shembull teorin\u00eb matematikore e dy num\u00ebrave t\u00eb Xhorxh Bulit (Giorge Booli).<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb bota e ekraneve, e TV-ve, por dhe e kompjuterave bazohet n\u00eb matematik\u00ebn dyjore t\u00eb Xhorxh Bulit.<\/p>\n<p>Pra, t\u00ebr\u00eb universi digjital.<\/p>\n<p>Para 20 vitesh kam lexuar nj\u00eb lib\u00ebr fantastik p\u00ebr jet\u00ebn dhe teorin\u00eb e Bulit.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb von\u00eb e kam kuptuar se ai krijoi si askush nj\u00eb struktur\u00eb matematikore t\u00eb re q\u00eb i p\u00ebrshtatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adeguate nanoteknologjis\u00eb si dhe instrumentave funksionale dhe nd\u00ebrlidh\u00ebs t\u00eb universit digjital.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrshtypje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe teoria e gjeometris\u00eb fraktale t\u00eb formuluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb matematikan me origjin\u00eb polake i natyralizuar si francez, Benoit Mandelbrot (1924-2010).<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shkruar n\u00eb librat e mi p\u00ebr konceptet e gjeometris\u00eb fraktale t\u00eb Mandelbrotit.<\/p>\n<p>I kam permendur shkurt.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha filmat ku p\u00ebrdoren element\u00ebt digjitale b\u00ebhen formulimet, apo dhe kompozimet sipas parimeve t\u00eb gjeometris\u00eb fraktale.<\/p>\n<p>Po marr si shembull nj\u00eb nga filmat ku jan\u00eb p\u00ebrdorur shum\u00eb element\u00ebt digjitale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb filmi i famsh\u00ebm Matrix i dy v\u00ebllez\u00ebrve regjizor\u00eb  Lan dhe Lilly Wachowski, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Trilogji, ku luan aktori  Keanu Reeves.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb film patjet\u00ebr q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur parimet e gjeometris\u00eb fraktale.<\/p>\n<p>Apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr film si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cAvatari.\u201d<\/p>\n<p> \u2013 M\u00eb duket e papritur dhe e pabesueshme q\u00eb juve flisni me leht\u00ebsi p\u00ebr gj\u00ebra kaq t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ju e keni k\u00ebt\u00eb informacion dhe aq m\u00eb tep\u00ebr jeni i familjarizuar me teorit\u00eb matematikore m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb shekullit XX por dhe fillimit t\u00eb shekullit XXI?<\/p>\n<p>A ka t\u00eb b\u00ebj kjo thjesht me pasionin tuaj me vullnetin e madh t\u00eb k\u00ebrkimtarit dhe t\u00eb hulumtuesit?<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet un\u00eb jam nj\u00eb njeri kureshtar.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kureshtja gjith\u00e7ka?<\/p>\n<p>A stimulon kureshtja Imagjinat\u00ebn dhe t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn?<\/p>\n<p>A mundet vall\u00eb q\u00eb n\u00eb kaosin e nj\u00eb bote t\u00eb opinioneve, t\u00eb propagandave delirante, t\u00eb Epok\u00ebs Post-Faktuale,- t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme \u2013 t\u00eb fake news-it dhe- t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb mundimsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, -si\u00e7 shprehet George Steiner,- njeriu normal k\u00ebrkon t\u00eb dituroj\u00eb vetveten- n\u00eb nj\u00eb mjedis diturish bashk\u00ebkohore, apo q\u00eb kan\u00eb tendenc\u00ebn futurologjike t\u00eb s\u00eb Ardhmes.<\/p>\n<p>Nuk mund ta them me sakt\u00ebsi se\u00e7 m\u00eb shtyn mua q\u00eb t\u00eb mos ndalem nga asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb njohje n\u00eb nj\u00eb informacion shkencor t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi nuk dua t\u00eb kem statusin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb lexuesit.<\/p>\n<p>Dihet,q\u00eb lexuesit n\u00eb epok\u00ebn digjitale p\u00ebrballen me nj\u00eb profeci t\u00eb zymt\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cvdekjes s\u00eb bardh\u00eb\u201d t\u00eb librit. Kjo profeci negative ose utopi oruelliane, duket sikur v\u00ebrshon n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apokaliptike mbi gjeneratat e reja.<\/p>\n<p>Kudo flitet se moshat e rinis\u00eb nuk para lexojn\u00eb m\u00eb ose nuk lexojn\u00eb m\u00eb libra.<\/p>\n<p>Nuk mund ta kontestoj, n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete virtuale ,- apo me nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet kalimtare- dhe krejt t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb ngul k\u00ebmb\u00eb, nisur nga p\u00ebrvoja ime vetjake, se teorit\u00eb shkencore m\u00ebsohen nga librat,- madje nga librat n\u00eb print, sepse librat online dhe  me  pdf shpesh nuk krijojn\u00eb intimitetin nd\u00ebrlidh\u00ebs ,-q\u00eb krijon libri me lexuesin.<\/p>\n<p>Dhe ja tashm\u00eb jemi p\u00ebrpara nj\u00eb realiteti q\u00eb po transformohet me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Realiteti lidhet detyrimisht me universin digjital.<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb universi digjital ta ndryshoj\u00eb njeriun por dhe njer\u00ebzimin?<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb inteligjenca artificiale t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb mutant\u00eb ?<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb me an\u00eb t\u00eb chipave, t\u00eb vendosur n\u00eb tru, apo n\u00eb trupin e secilit, t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim,- pjes\u00eb e organizuar e elektronik\u00ebs dhe bot\u00ebs digjitale?<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebtij planeti t\u00eb b\u00ebhen nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe banor\u00eb t\u00eb \u201cCyberias\u201d?<\/p>\n<p>A do t\u00eb shnd\u00ebrrohen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u201cCyberia-Boy\u201d dhe \u201cCyberia-Girl\u201d?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet nuk jam nj\u00eb profet i kubernetik\u00ebs por e kuptoj qart\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb zot\u00ebruar pambarisht, por dhe t\u00ebr\u00ebsisht nga kibernetika.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se sistemet e reja informative, gati na kan\u00eb programuar t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky ishte mesazhi i habitsh\u00ebm i filmit Matrix, q\u00eb u realizua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>A mundet bota digjitale t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj p\u00ebrfundimisht realitetin objektiv, pra t\u00eb krijoj n\u00eb bot\u00eb t\u00eb tret\u00eb hibride, gjysm\u00eb digjitale dhe gjysm\u00eb reale.<\/p>\n<p>Po shtoj se para 20 viteve, un\u00eb ende nuk e kisha iden\u00eb e kompjuterave.<\/p>\n<p>Por sot nuk e kuptoj asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs time pa nd\u00ebrlidhjen si nj\u00eb Centaur, pra ndihem shpesh si gjysm\u00eb njeri dhe gjysm\u00eb kompjuter.<\/p>\n<p>Besoj se dhe t\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb shprehen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb metonimike.<\/p>\n<p>Pra m\u00eb t\u00eb sofistikuar se m\u00ebnyra metaforike.<\/p>\n<p>Po rikthehem dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fillimin e k\u00ebsaj interviste, Flori.<\/p>\n<p>Midis ne t\u00eb dyve padyshim q\u00eb ekzistojn\u00eb ndryshimet e gjeneratave por edhe vijim\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ti je n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me mua m\u00eb intimuar n\u00eb universin digjital.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dy jemi t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb karakteristika p\u00ebrcaktuese dhe p\u00ebrzgjedh\u00ebse e Epok\u00ebs Post-moderne pik\u00ebrisht kjo nd\u00ebrlidhje, q\u00eb ka trendin e saj, absolutisht t\u00eb pakthyesh\u00ebm n\u00eb \u201cnatyr\u00ebn e Russoit\u201d.<\/p>\n<p>A nuk ishte thirrja e Russoit se sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb shkencat aq m\u00eb shum\u00eb ngrihet klithma p\u00ebr tu kthyer njeriu n\u00eb natyr\u00eb?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky apel i Russoit aktual p\u00ebr sot?<\/p>\n<p>Universi digjital \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re \u00ebsht\u00eb shpikja e shekullit t\u00eb XX.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb shekujt e tjer\u00eb nuk e kan\u00eb patur k\u00ebt\u00eb shpikje. Kurse natyra \u00ebsht\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, por as nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga di\u00e7ka artificiale ndon\u00ebse tejet efektive sic \u00ebsht\u00eb universi digjital.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb kemi shum\u00eb dilema.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb ngrihen shum\u00eb paradokse. Anj\u00ebher\u00eb nuk kam menduar se kthimi n\u00eb nj\u00eb teknologji m\u00eb primitive do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtim ekologjik, sepse k\u00ebrkohet gjithsesi nj\u00eb shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>Shkenca dhe teknologjia nuk mund t\u00eb ndalin dot.<\/p>\n<p>Ne ndoshta nuk mund t\u00eb dim\u00eb sesi do t\u00eb jet\u00eb komunikimi yn\u00eb i hibridizuar me element\u00ebt ndoshta kozmik t\u00eb digjitalizmit pa p\u00ebrmasa.<\/p>\n<p>Por un\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfytyroj dhe t\u00eb kapem me shpres\u00eb mbas ides\u00eb se raca njer\u00ebzore ,n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet dhe t\u00eb marre fund, p\u00ebr shkak t\u00eb intelektit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Se ky intelekt do t\u2019i siguroj\u00eb Mbijetes\u00ebn dhe jo Harres\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Intervist\u00eb e Moikom Zeqos me studiuesin e ri Flori Kasaj) \u2013 I nderuar profesor Moikomi. A mund t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb bashk\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb interviste p\u00ebr universin digjital dhe kibernetik\u00ebn? \u2013 Sigurisht, i dashur Flori, ti je nj\u00eb student i ekselenc\u00ebs q\u00eb ke mbaruar studimet universitare p\u00ebr Fizik\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Tiran\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1639,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,3,14,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Intervist\u00eb e Moikom Zeqos me studiuesin e ri Flori Kasaj) \u2013 I nderuar profesor Moikomi. A mund t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb bashk\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb interviste p\u00ebr universin digjital dhe kibernetik\u00ebn? \u2013 Sigurisht, i dashur Flori, ti je nj\u00eb student i ekselenc\u00ebs q\u00eb ke mbaruar studimet universitare p\u00ebr Fizik\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Tiran\u00ebs. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-15T08:31:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638\",\"name\":\"Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-15T08:31:21+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-15T08:31:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg\",\"width\":1280,\"height\":720},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Universi digjital dhe kibernetika\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"(Intervist\u00eb e Moikom Zeqos me studiuesin e ri Flori Kasaj) \u2013 I nderuar profesor Moikomi. A mund t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb bashk\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb interviste p\u00ebr universin digjital dhe kibernetik\u00ebn? \u2013 Sigurisht, i dashur Flori, ti je nj\u00eb student i ekselenc\u00ebs q\u00eb ke mbaruar studimet universitare p\u00ebr Fizik\u00eb n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Tiran\u00ebs. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-02-15T08:31:21+00:00","og_image":[{"width":1280,"height":720,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638","name":"Universi digjital dhe kibernetika - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg","datePublished":"2019-02-15T08:31:21+00:00","dateModified":"2019-02-15T08:31:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=1638"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg","width":1280,"height":720},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1638#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Universi digjital dhe kibernetika"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",1280,720,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",1024,576,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Moikom-zeqo.jpg",1280,720,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1640,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1638\/revisions\/1640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}