{"id":15655,"date":"2019-08-18T09:25:51","date_gmt":"2019-08-18T07:25:51","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=15655"},"modified":"2019-08-18T09:25:51","modified_gmt":"2019-08-18T07:25:51","slug":"rrefimi-i-bashkim-zenelit-cfare-me-tha-mikis-teodorakis-per-kadarene-eshte-shkrimtari-me-i-madh-i-ballkanit-dhe-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Diplomati i njohur, Bashkim Zeneli, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, mes te tjerash ne librin e tij \u201cMiq\u00ebsi e trazuar, Greqia n\u00eb kujtimet e ambasadorit\u201d, botim i UET Press sjell biseden e bere me Mikis Teodorakis p\u00ebr shkrimtatin tone te madh, Ismail Kadaren\u00eb.\u00a0<\/strong><\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_24ff62ae10\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=342&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Frrefimi-i-bashkim-zenelit-cfare-me-tha-mikis-teodorakis-per-kadarene-eshte-shkrimtari-me-i-madh-i-ballkanit-dhe-europes%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=24ff62ae10\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p><strong>Bashkim Zeneli\/\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb 3 korrikut, puna n\u00eb ambasad\u00eb do t\u00eb vazhdonte fare normalisht. Diplomat\u00ebt ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs dhe pushimet e ver\u00ebs i kishin programuar vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr 10 dit\u00eb. Sektori konsullor po p\u00ebrballonte, si p\u00ebrher\u00eb, nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb voluminoze, dhe sepse ishte sezoni veror dhe mij\u00ebra bashkatdhetar\u00eb niseshin p\u00ebr pushime n\u00eb atdhe. Ato dit\u00eb, s\u00eb bashku me Engj\u00ebllushen, na kishin ftuar p\u00ebr dark\u00eb n\u00eb hotel \u201cHilton\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Athin\u00ebs, \u00e7ifti i mjek\u00ebve Lyra, zonja Pari dhe zoti Yoannis, t\u00eb dy nd\u00ebr mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb Greqi; Pari nj\u00eb endrinologe dhe Yoannis specialisti m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb vend i kirurgjis\u00eb plastike. Kishte studiuar n\u00eb Brazil. Ishte jasht\u00ebzakonisht miq\u00ebsor dhe me shum\u00eb humor. Ishte edhe n\u00ebnkryetar i Kongresit Bot\u00ebror t\u00eb kirurgjis\u00eb plastike. Me ta na kishte njohur profesor Tritan Shehu, q\u00eb i kishte miq t\u00eb vjet\u00ebr dhe s\u00eb bashku do t\u00eb rrinim shpesh p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb. P\u00ebr Tritanin flisnin shum\u00eb mir\u00eb dhe v\u00ebrtet ai kishte shum\u00eb miq, personalitete t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/Ish-ambasadori-Bashkim-Zeneli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-403021\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/Ish-ambasadori-Bashkim-Zeneli-1024x743.jpg\" alt=\"Ish-ambasadori Bashkim Zeneli\" width=\"640\" height=\"464\" \/><\/a>\u00a0Do t\u00eb na mir\u00ebkuptonin t\u00eb dy e sidomos zonja Pari, kur vend e pa vend do t\u2019i trokisnim n\u00eb der\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohurit tan\u00eb nga Tirana dhe ajo do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Fol\u00ebm p\u00ebr tema nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, por edhe p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Profesor Yoannis e njihte shum\u00eb mir\u00eb politik\u00ebn dhe, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb saj, e nderonin shum\u00eb. Midis t\u00eb tjerash, u tregova se pas disa dit\u00ebve isha i ftuar n\u00eb 80 vjetorin e lindjes s\u00eb kompozitorit t\u00eb shquar grek, Mikis Teodorakis. Profesor Yoannis do t\u00eb \u201chidhej\u201d p\u00ebrpjet\u00eb: \u201cPo ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i madh q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet se\u2026 ambasador, me politikan\u00eb e me deputet\u00eb e zyrtar\u00eb takohesh p\u00ebr dit\u00eb. Mikis Teodorakis \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb brilante e Greqis\u00eb, jo vet\u00ebm si muzikolog dhe kompozitor, por edhe si politikan, studiues, publicist e gazetar.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur n\u00eb Greqi. Ne t\u00eb gjith\u00eb krenohemi me t\u00eb. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar i shquar \u00a0antifashist q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re. M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju ka ftuar\u2026 Dhe, ambasador, mos harroni se \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mik i madh i popullit shqiptar. Ka folur gjithmon\u00eb hapur, publikisht, edhe para demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr popullin shqiptar e p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr fashizmit.\u201d \u2026 Me Mikis Teodorakis do t\u00eb takohesha n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb veprimtari kulturore. Tek po bisedoja me heroin komb\u00ebtar Manolis Glezios, afrohet z. Teodorakis, nj\u00eb burr\u00eb i madh, me flok\u00eb ka\u00e7urrela pak t\u00eb thinjura, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 78 vje\u00e7. \u201cMikis\u201d, do t\u2019i thoshte Glezios, \u201ctakoje k\u00ebt\u00eb mikun tim, \u00ebsht\u00eb ambasadori i ri i Shqip\u00ebris\u00eb. Ne jemi shum\u00eb miq bashk\u00eb, zoti ambasador, dhe me siguri do t\u00eb jeni edhe mik me z. Teodorakis\u201d. Kompozitori me fam\u00eb bot\u00ebrore m\u00eb shtr\u00ebngoi dor\u00ebn dhe pyeti: \u201cFlisni fr\u00ebngjisht?\u201d \u201cJo\u201d, i thash\u00eb. \u201cS\u2019ka problem, flasim anglisht\u2026\u201d M\u00eb pyeti sa koh\u00eb kisha n\u00eb Greqi dhe nga vija. Kur i tregova p\u00ebr Gjermanin\u00eb, u entuziazmua dhe tha: \u201cOu Gjermania, gjerman\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull i madh\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pastaj, krejt pa pritur, do t\u00eb m\u00eb pyeste: \u201cSi \u00ebsht\u00eb Ramiz Alia? Un\u00eb e kam mik dhe takohem me t\u00eb sa her\u00eb q\u00eb vjen n\u00eb Athin\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb mjekim\u201d. M\u00eb tha t\u00eb sh\u00ebnoja numrin e tij t\u00eb celularit q\u00eb t\u00eb takoheshim p\u00ebr ndonj\u00eb got\u00eb ver\u00eb\u2026 Un\u00eb i dhash\u00eb kart\u00ebvizit\u00ebn time. \u201cAh, un\u00eb nuk mbaj gjithmon\u00eb kart\u00ebvizita\u201d, do t\u00eb m\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>Mikis Teodorakis ishte nj\u00eb figur\u00eb emblematike n\u00eb Greqi, me karakterin e tij rebel, kryelart\u00eb, antikonformist e kurajoz. Dhe grek\u00ebt e respektonin dhe e nderonin pafund\u00ebsisht, pa th\u00ebn\u00eb edhe thjesht si nj\u00eb kompozitor i famsh\u00ebm. Kisha v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb u njoha me t\u00eb, e m\u00eb pas e kisha p\u00ebr nder \u00eb do t\u00eb bisedonim shpesh bashk\u00eb. Zoti Teodorakis ka lindur m\u00eb 29 korrik 1925 n\u00eb ishullin aq t\u00eb bukur t\u00eb Chios. Mbreti i par\u00eb i Chios, Oinopion, i vuri emrin e vajz\u00ebs s\u00eb tij, Chiona, ishullit. Vet\u00eb Oinopion, sipas mitologjis\u00eb, ishte djali i mbretit t\u00eb ver\u00ebs Dionisit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij Ariadne. N\u00eb shekullin e 6 p. K. Chios kishte 80 mij\u00eb banor\u00eb. Nga ky ishull ishte edhe historiani i famsh\u00ebm Tukididi (460-396 p. K.). Ishulli ka qen\u00eb mbi 300 vjet n\u00ebn pushtimin osman. N\u00eb vitin 1833 pushtuesit do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb madhe ndaj popullsis\u00eb, me vrasje t\u00eb burrave, grave e f\u00ebmij\u00ebve, n\u00ebn drejtimin e Sulltan Muratit II. N\u00eb Luv\u00ebr ka nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Delakroix q\u00eb i kushtohet ngjarjes. Pushtuesit gjerman\u00eb q\u00ebndruan nga 4 maj 1941 deri n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re ka nisur t\u00eb kompozoj\u00eb. Studimet i ka kryer n\u00eb Athin\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Konservatorin e Parisit.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar i shquar kund\u00ebr fashizmit dhe udh\u00ebheq\u00ebs i njohur i rinis\u00eb. P\u00ebr veprimtari antifashiste \u00ebsht\u00eb arrestuar disa her\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb internuar. Q\u00eb nga viti 1964 do t\u00eb zgjidhej deputet n\u00eb Parlamentin grek dhe m\u00eb pas Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me ardhjen e junt\u00ebs s\u00eb kolonel\u00ebve n\u00eb fuqi, do t\u00eb internohej p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb vitin 1970 do t\u00eb shkonte n\u00eb ekzil, n\u00eb Paris. Aty do t\u00eb shkruante, n\u00eb vitin 1972, edhe librin e tij me jehon\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme \u201cJeta ime p\u00ebr lirin\u00eb\u201d. Mikis Teodorakis i p\u00ebrkiste n\u00eb ato vite rretheve komuniste q\u00eb n\u00eb Greqi ishin t\u00eb fuqishme. Por do t\u00eb shk\u00ebputej prej tyre pas kthimit nga Franca dhe, n\u00eb vitin 1973, do t\u00eb punonte ngusht\u00eb, sidomos me mikun e tij Theodoros Pangallos p\u00ebr krijimin e nj\u00eb t\u00eb majte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb europiane. Ka kompozuar vepra p\u00ebr koncerte, vepra orkestrale, muzike dhome, shtat\u00eb simfoni t\u00eb vler\u00ebsuara dhe mbi 1000 k\u00ebng\u00eb. N\u00eb vitin 1964 do t\u00eb kompozonte, krahas shum\u00eb muzikave t\u00eb filmave, edhe Alexis Zorb\u00ebn e pavdekshme, at\u00eb himn popullor, krenar p\u00ebr \u00e7do grek. N\u00eb Greqi, Mikis Teodorakis vler\u00ebsohet si nj\u00eb Hero Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb thuajse n\u00eb \u00e7do enciklopedi kulturore t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb enciklopedin\u00eb gjermane \u201cAlle lander unserer Erde\u201d, botim i Bertelsmann Lexikon Verlag Gmbh, Munchen, 20001, do t\u00eb shkruhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brilante p\u00ebr t\u00eb. Por po ashtu, p\u00ebr Mikis Teodorakis \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb edhe n\u00eb Enciklopedin\u00eb \u00cbissen von A-Z, Lexikon, Themen\u00ebissen-\u00cbissenstest, botim i Bertelsmann, 2012, Munchen, por edhe n\u00eb enciklopedin\u00eb e famshme \u201cChronik des 20 Jahrhunderts, Chronik Verlag Harenberg, Dortmund 1988\u201d; edhe n\u00eb KnauRSIllustrierte \u00cbeltgeschichte, Band 3, Munchen 2001; n\u00eb \u201cKulturgeschichte Europas, Naumann und GobelVerlag, Koln\u201d; n\u00eb \u201c\u00cbeltgeschichte-eine Chronik, NATURALIS Verlag, Koln\u201d. K\u00ebto jan\u00eb botime shum\u00eb t\u00eb njohura gjermane, q\u00eb iu riktheva pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr dimensionin kulturor bot\u00ebror t\u00eb Mikis Teodorakis. (Dhe tek shkruaja k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebr Mikis Teodorakis, do t\u00eb gjeja, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb enciklopedi t\u00eb famshme gjermane, vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cKnaurus Lexikon (Das \u00ebissen unserer zeit auf dem Neuesten Stand\u201d, Munchen 1998.) Mrekullisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb enciklopedi shkruhet edhe p\u00ebr antikitetin, p\u00ebr teatrin, p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr olimpiad\u00ebn, p\u00ebr Akropolin, p\u00ebr maraton\u00ebn, p\u00ebr filozof\u00ebt, dramaturg\u00ebt, historian\u00ebt, mjek\u00ebt, tragjedian\u00ebt, p\u00ebr Likuogun e madh, juristin \u00eb famsh\u00ebm q\u00eb jurisprudenca i drejtohet edhe sot\u2026 p\u00ebr figura legjendare luft\u00ebtar\u00ebsh e prij\u00ebsish, p\u00ebr per\u00ebndit\u00eb dhe per\u00ebndeshat. Sa shum\u00eb shkruhet p\u00ebr Eskilin (Aischyles 525-456 p. K.).<\/p>\n<p>Mikis Teodorakis \u00ebsht\u00eb i nderuar me \u00e7mimet me t\u00eb larta n\u00eb Greqi, por edhe n\u00eb Japoni, ShBA, Berlin, Rom\u00eb, Kan\u00eb, Lond\u00ebr, Bruksel, Vjen\u00eb\u2026 Do t\u2019i telefonoja n\u00eb numrin q\u00eb m\u00eb dha dhe do t\u00eb takoheshim p\u00ebr dark\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Vuliagmeni. Ishte jasht\u00ebzakonisht miq\u00ebsor dhe shum\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt. M\u00eb foli fare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Donte t\u00eb dinte nga un\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, do t\u2019i tregoja p\u00ebr ardhjen time t\u00eb par\u00eb n\u00eb Greqi, n\u00eb vitin 1990, n\u00eb pranver\u00eb, dhe takimin q\u00eb kam pasur n\u00eb spital, ku ishte i shtruar, me poetin e madh Janis Ricos. Do t\u2019i tregoja edhe p\u00ebr intervist\u00ebn q\u00eb i pata marr\u00eb muzikologut t\u00eb shquar e me fam\u00eb bot\u00ebrore Jorgo Leocakos. M\u00eb pas edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjet e mia t\u00eb shumta n\u00eb veprimtari politike rajonale n\u00eb Athin\u00eb, apo n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacioneve nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb entuziazmohej shum\u00eb tek i fola p\u00ebr Janis Ricos.<\/p>\n<p>E kishte njohur shum\u00eb mir\u00eb, kishin qen\u00eb shum\u00eb miq bashk\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb tregonte se nga poezia e tij ishte frym\u00ebzuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar muzik\u00eb. (N\u00eb tavolin\u00ebn ku ishim ulur do t\u00eb vinin her\u00eb pas here burra e gra p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur me shum\u00eb respekt) Do t\u00eb vler\u00ebsonte shum\u00eb edhe muzikologun e shquar Jorgo Leocakos. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm m\u00eb i miri n\u00eb Greqi\u201d, do t\u00eb m\u00eb thoshte me shum\u00eb admirim p\u00ebr t\u00eb, \u201cpor \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Jemi shum\u00eb miq\u2026 Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri shum\u00eb i thjesht\u00eb\u2026\u201d Por m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb madhe dhe u ndjeva jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb kur do t\u00eb m\u00eb thoshte se \u201c\u2026 un\u00eb kam d\u00ebgjuar shum\u00eb nga miku im Leocakos se ju keni n\u00eb Shqip\u00ebri gjithashtu nj\u00eb muzikolog shum\u00eb t\u00eb shquar\u2026 Nuk e di n\u00ebse jeton, n\u00eb mos gabohem ka studiuar n\u00eb Itali\u2026 K\u00ebshtu kujtoj nga Leocakos\u2026 Nuk e mbaj mend emrin\u2026\u201d \u201cRamadan Sokoli\u201d, i thash\u00eb, pa e ditur mir\u00eb n\u00ebse e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr mjeshtrin ton\u00eb t\u00eb madh. \u201cPo, po, Sokoli, m\u00eb ka folur shpesh Jorgo\u2026 Jorgo ka ardhur shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka shum\u00eb miq\u2026\u201d \u201cRamadan Sokoli\u201d, do t\u2019i tregoja, \u201cjeton, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. I thash\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e madhe e kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e muzikologjis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb themeluesi i k\u00ebsaj shkence n\u00eb Shqip\u00ebri; me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, pa dyshim kolosi m\u00eb i madh i etnomuzikologjis\u00eb shqiptare\u2026 I thash\u00eb se kishte studiuar n\u00eb Itali, n\u00eb Firence, p\u00ebr kompozicion dhe flaut (me ato q\u00eb dija). I thash\u00eb edhe se v\u00ebrtet muzikologu i shquar grek Jorgos Leocakos e vler\u00ebson shum\u00eb zotin Sokoli\u2026 \u201cKjo\u201d, do t\u00eb shprehej Mikis Teodorakis, \u201cju b\u00ebn krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebto figura t\u00eb ndritura t\u00eb popullit tuaj. Por un\u00eb kam edhe nj\u00eb admirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Ismail Kadaren\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar shum\u00eb i madh. Kam lexuar disa libra t\u00eb tij, n\u00eb greqisht por edhe n\u00eb fr\u00ebngjisht. Jo vet\u00ebm ne ballkanasit duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebta shkrimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Ismail Kadare, por ata duhet t\u00eb nderohen edhe n\u00eb Europ\u00eb. Jemi vende t\u00eb vogla, ambasador, nuk na njohin mir\u00eb. Dhe kujtojn\u00eb se jemi t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb gjith\u00e7ka. Ja, edhe ne grek\u00ebve na njohin p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr antikitetin dhe m\u00eb pak p\u00ebr historin\u00eb e k\u00ebtij shekulli. \u201c\u2026 Po Kadareja! Kadareja \u00ebsht\u00eb juaji, i shqiptar\u00ebve, por edhe yni, i Ballkanit, i Europ\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb. Se t\u00eb till\u00eb shkrimtar\u00eb lindin rrall\u00eb\u2026\u201d<\/strong>\u00a0Plot\u00ebsisht e sakt\u00eb, mendova me vete! Pastaj m\u00eb foli p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis t\u00eb dy vendeve dhe popujve tan\u00eb; m\u00eb foli p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi dhe midis t\u00eb cil\u00ebve \u201ckishte talente shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e muzik\u00ebs dhe instrumentist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer\u201d. Do t\u00eb fliste me nj\u00eb admirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr violon\u00e7elistin ton\u00eb t\u00eb njohur Renato Ripo\u2026 Fol\u00ebm lirsh\u00ebm e hapur p\u00ebr tema nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe duke k\u00ebrkuar t\u00eb di di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kompozimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm, sublim, himn, t\u00eb Zorb\u00ebs, duke qeshur do t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cKazantzakis, ky bir i shquar i Kret\u00ebs, i Iraklios, ka shkruar nj\u00eb histori t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr Zorb\u00ebn. Dhe tani gjithmon\u00eb themi \u201cZorba\u201d i Kazantzakis. Dhe kur themi k\u00ebshtu, do t\u00eb thot\u00eb Zorba greke\u2026 Zorba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb sa reale aq edhe e let\u00ebrsis\u00eb, e muzik\u00ebs dhe e kinematografis\u00eb. Zorba i ka kap\u00ebrcyer menj\u00ebher\u00eb kufijt\u00eb e Greqis\u00eb, sapo u shkrua. Kazantzakis e ka gdhendur me mjesht\u00ebri tipin dhe bot\u00ebn e Zorb\u00ebs. Se vet\u00eb Kazantzakis ishte nj\u00eb njeri i madh, me kultur\u00eb t\u00eb madhe. Ai ishte edhe poet, edhe shkrimtar dhe p\u00ebrkthyes, po a e dini ju ambasador, se Kazantzakis ka qen\u00eb edhe minist\u00ebr menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs?\u2026 Un\u00eb nuk e di se \u00e7\u2019k\u00ebrkojn\u00eb ata t\u00eb Akademis\u00eb n\u00eb Stokholm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin Nobel. Po at\u00eb e njeh gjith\u00eb bota, njohin Zorb\u00ebn e tij\u2026 Nuk ia dhan\u00eb sa ishte gjall\u00eb, por tani pse nuk ia japin? Po kush mund t\u00eb krahasohet me Nikon? Tani po b\u00ebhen nobelist\u00eb n\u00eb disa vende, por\u2026 nuk e di\u2026 un\u00eb nuk kam lexuar gj\u00eb nga ata\u2026 Nikos vet\u00ebm me Zorb\u00ebn duhet t\u2019i jepnin Nobelin\u2026 Por, ambasador, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka tani, po flas me revolt\u00eb se nuk p\u00ebrmbahem kur duan t\u00eb na gjykojn\u00eb disa\u2026 nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them\u2026 Ai e ka titullin Nobel, jo vet\u00ebm nga populli i tij\u2026\u201d<\/p>\n<p>E nd\u00ebrpreva duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cedhe Kadareja yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nominuar vit p\u00ebr vit, por nuk e ka fituar\u2026: \u201cJam plot\u00ebsisht dakord me ju se edhe Kadareja e ka k\u00ebt\u00eb titull. Ai njihet sot n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, veprat e tij jan\u00eb kudo t\u00eb p\u00ebrkthyera.\u201d Dhe i tregova se \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb Gjermani nobelisti G\u016bnter Grass p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb e q\u00eb e kam p\u00ebrshkruar n\u00eb librin tim \u201cP\u00ebr Gjermanin\u00eb \u2013 histori diplomatike dhe kujtime\u201d. \u201cPo, e kam d\u00ebgjuar se Kadare \u00ebsht\u00eb nominuar disa her\u00eb dhe t\u00eb nominohesh disa her\u00eb radhazi, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, tregon se e ke fituar k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, apo jo?\u2026 T\u00eb kuptohemi, nuk e kam thjesht tek \u00e7mimi, as p\u00ebr Kazantzakis e as p\u00ebr Kadaren\u00eb\u201d, do t\u00eb shp\u00ebrthente me temperamentin tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u201cE kam tjet\u00ebrkund; e kam me k\u00ebta Europian\u00ebt e ftoht\u00eb, me k\u00ebta t\u00eb Stokholmit q\u00eb din\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr kultur\u00ebn dhe historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pasur\u2026<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1017442\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar.jpg\" sizes=\"(max-width: 891px) 100vw, 891px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar.jpg 891w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar-209x300.jpg 209w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar-768x1103.jpg 768w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Kopertina-e-librit-Miqesi-e-trazuar-713x1024.jpg 713w\" alt=\"\" width=\"891\" height=\"1280\" \/><\/a><\/p>\n<p>Po ne keni krip\u00eb, ambasador, ne kemi jod, m\u00eb kupton, ne jemi me bot\u00eb t\u00eb madhe, me zem\u00ebr t\u00eb madhe; ne kemi tradita e zakone t\u00eb mrekullueshme, ne kemi dashuri t\u00eb madhe, ne kemi epos, ne kemi k\u00ebng\u00eb e valle q\u00eb mahnitin k\u00ebdo. Ne grek\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt, por edhe popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit\u2026 Por ne n\u00eb Ballkan duhet t\u00eb duam m\u00eb shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, duhet t\u00eb shkojm\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin\u2026 Kemi pasur shum\u00eb luft\u00ebra dhe \u00ebsht\u00eb derdhur shum\u00eb gjak\u2026 Edhe Janis Ricos duhet t\u00eb ishte nobelist\u2026 Ne kemi disa shkrimtar\u00eb nobelist\u00eb, pore dhe Janis duhet t\u00eb ishte\u2026 Un\u00eb, i dashur ambasador, jam i dashuruar me poezit\u00eb e Ricosit, i kam pasur frym\u00ebzim p\u00ebr muzik\u00ebn time\u2026 Jam i dashuruar me Zorb\u00ebn; m\u00eb duket vetja di\u00e7ka nga ai, nga bota e tij, nga shpirti i tij, nga rebelimi i tij. Se edhe rebelimi \u00ebsht\u00eb forc\u00eb shpirt\u00ebrore. Dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb grek\u00ebt e duan aq shum\u00eb muzik\u00ebn time, Zorb\u00ebn tim, q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, e vall\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Tani po shkoj drejt t\u00eb 80-ve, miku im, dhe jam krenar q\u00eb jam ky q\u00eb jam, q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr popullin tim, jo vet\u00ebm n\u00eb muzik\u00eb. I fola se n\u00eb shqip kishim t\u00eb p\u00ebrkthyera disa libra t\u00eb Kazantzakis, q\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Dhe do t\u00eb m\u00eb kujtoheshin n\u00eb ato momente \u201cKrishti kryq\u00ebzohet p\u00ebrs\u00ebri\u201d; \u201cKapedan Mihali\u201d; \u201cBilanci i nj\u00eb jete\u201d; \u201cUdh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr Japoni e Kin\u00eb\u201d, \u201cJeta e Alexis Zorb\u00ebs\u201d; \u201cV\u00ebllavras\u00ebsit\u201d etj. \u201cKjo flet shum\u00eb\u201d, do t\u00eb m\u00eb thoshte, \u201cja, flet p\u00ebr ato q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart\u2026 K\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u2026 Po le t\u00eb flasim p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr Kadaren\u00eb\u2026 \u00c7\u2019b\u00ebn, shkruan? Sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kadareja? Ou, po qenka shum\u00eb i ri, po un\u00eb jam 15 vite m\u00eb i madh\u2026 Pa m\u00eb thuaj ambasador, po kush ka shkruar m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb bukur e m\u00eb thell\u00eb p\u00ebr Eskilin ton\u00eb? Ka pak muaj q\u00eb e kam lexuar, nuk po e kujtoj titullin\u2026\u201d \u201cEskili, ky humb\u00ebs i madh\u201d, i shpjegova. \u201cPo, po, ky lib\u00ebr. Po Kadareja ka shkruar aq bukur p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr antikitetin ton\u00eb, p\u00ebr kultur\u00ebn dhe heronjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb mitologjis\u00eb\u2026 Ja sa i madh \u00ebsht\u00eb Kadare\u2026 N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr flet edhe p\u00ebr traditat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, greke dhe shqiptare, por edhe p\u00ebr traditat ballkanase, p\u00ebr zakonet, doket, p\u00ebr dasmat, mortet, vajet, k\u00ebng\u00ebt, vallet\u2026 Flet edhe p\u00ebr kodet, shum\u00eb her\u00eb t\u00eb egra, t\u00eb gjakmarrjes, por edhe p\u00ebr ato q\u00eb rregullonin jet\u00ebn. Flet edhe p\u00ebr dashurit\u00eb, p\u00ebr betimin, p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shprehit\u00eb kanunore, p\u00ebr eposet dhe p\u00ebr rapsodit\u00eb\u2026 E \u00e7far\u00eb duan m\u00eb shum\u00eb ata t\u00eb Stokholmit? Jan\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, ambasador\u2026\u201d \u201cE paskeni lexuar mir\u00eb Eskilin e Kadares\u00eb, z. Teodorakis\u201d, i thash\u00eb v\u00ebrtet me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi\u2026 \u201cPo jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb, miku im\u201d, do t\u00eb vazhdonte mjesht\u00ebri i madh, \u201ckam lexuar disa libra t\u00eb Kadares\u00eb\u2026 Prandaj fola edhe p\u00ebr Nobelin\u2026 edhe p\u00ebr Kazantzakis, Ricos-in dhe Kadaren\u00eb\u2026\u201d (Duke mbetur tek Kazantzakis aq i dashur p\u00ebr Teodorakisin, do t\u00eb sh\u00ebnoj se n\u00eb vitin 2016, Stavri Dajo, miku im me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrkthente mrekullisht \u201cZorb\u00ebn\u201d q\u00eb do ta botonte sht\u00ebpia botuese \u201cLiteratus\u201d.<\/p>\n<p>Ky mjesht\u00ebr i shquar i ka dh\u00ebn\u00eb lexuesit v\u00ebrtet nj\u00eb p\u00ebrkthim mjesht\u00ebror, ashtu si\u00e7 mjesht\u00ebrisht, q\u00eb n\u00eb vitin 1996 kishte p\u00ebrkthyer edhe \u201cJeta e Alexis Zorb\u00ebs\u201d.) Fol\u00ebm edhe p\u00ebr politik\u00ebn, shum\u00eb natyrsh\u00ebm. Mikis Teodorakis, i drejtp\u00ebrdrejt si\u00e7 ishte, nj\u00eb antikonformist i njohur, do t\u00eb faj\u00ebsonte t\u00eb dy partit\u00eb e m\u00ebdha, Demokracin\u00eb e Re dhe PASOK-un (n\u00eb qeverisje) se \u201cnuk din\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb si\u00e7 duhet popullit\u2026 Greqia nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb posht\u00eb\u2026 Ne jemi vend i mrekulluesh\u00ebm, me njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por po qeverisemi nga politikan\u00eb t\u00eb mefsht\u00eb\u2026 N\u00eb Parlament ka deputet\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb flasin e \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\u2026 dhe ata jan\u00eb \u201ct\u00eb rreziksh\u00ebm\u201dsepse p\u00ebrdoren leht\u00ebsisht nga partit\u00eb\u2026\u201d Do t\u00eb takohesha edhe n\u00eb dy-tre raste t\u00eb tjera me k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb madh dhe figur\u00eb t\u00eb ndritur t\u00eb popullit grek. N\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, do t\u00eb m\u00eb fliste me nj\u00eb nderim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr div\u00ebn greke t\u00eb muzik\u00ebs, Maria Callas. \u201cAjo\u201d, do t\u00eb m\u00eb thoshte, \u201cka qen\u00eb artistja m\u00eb e madhe greke, por edhe bot\u00ebrore e shekullit q\u00eb lam\u00eb pas. Ne do t\u00eb ishim bashk\u00ebmoshatar\u00eb sot, se ajo m\u00eb duket se ishte 1 vit m\u00eb e madhe se un\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare e nj\u00eb artiste me bot\u00eb t\u00eb madhe si Maria Callas. Nj\u00eb greke q\u00eb na b\u00ebri v\u00ebrtet t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb skenat e bot\u00ebs. Por u nda shpejt nga jeta, u nda n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are. T\u00eb tilla diva lindin rrall\u00eb\u2026 Vdiq e lodhur, gati n\u00eb depresion, n\u00eb Paris, vet\u00ebm pak pas vdekjes s\u00eb njeriut t\u00eb dashur t\u00eb saj Aristotelis Onassis. Po the Maria Callas, ke th\u00ebn\u00eb shum\u00eb, ke folur p\u00ebr nj\u00eb div\u00eb t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme.\u201d P\u00ebr Maria Callas \u00ebsht\u00eb shkruar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Un\u00eb rreth dy vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Munih gjeta nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb shkruar nga greko-amerikani Nicholas Gage me titull \u201cGrieschischs Feuer (n\u00eb origjinal: Greeke Fire, Zjarri grek)\u201d, \u00ebsht\u00eb botuar n\u00ebn p\u00ebrkthimin e Ulrike \u00cbasel dhe Klaus Timermann, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cGoldmann\u201d n\u00eb vitin 2003. \u00cbsht\u00eb tep\u00ebr interesant dhe n\u00eb 570 faqet e tij do t\u00eb njoh\u00ebsh shum\u00eb nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb artiste bot\u00ebrore, jet\u00ebn e saj edhe t\u00eb lumtur me Onassis, por edhe t\u00eb trazuar, skenat e famshme ku ka shk\u00eblqyer. Kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb n\u00eb Nju Jork dhe rinin\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, deri n\u00eb vitin 1945, kur n\u00eb mosh\u00ebn 21-vje\u00e7are do t\u00eb shp\u00ebrngulej p\u00ebrfundimisht n\u00eb SHBA (p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga jeta n\u00eb Paris m\u00eb 16 shtator 1977). Do t\u00eb p\u00ebrcillej nga ceremonia mortore n\u00eb kish\u00ebn greko-ortodokse t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit n\u00eb Rue Georgos Bizet BBB p\u00ebr t\u2019u varrosur n\u00eb varrezat e Pere Lachiase, m\u00eb 20 shtator 1977. Amaneti i saj ishte q\u00eb hiri t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb atdhe, n\u00eb Greqi, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Detin Egje. Dhe kjo u b\u00eb e mundur m\u00eb 3 qershor 1979. \u201cN\u00eb nj\u00eb anije t\u00eb flot\u00ebs ushtarake, n\u00eb pranin\u00eb e ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs Dimitris Nanias dhe t\u00eb motr\u00ebs Jakie Callas e t\u00eb Kostas Pylari, mik i saj, hiri i saj u shp\u00ebrnda n\u00eb Detin Egje\u201d. 230 P\u00ebr jet\u00ebn e saj, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart, jan\u00eb shkruar libra pa fund dhe n\u00eb Greqi, m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar me shum\u00eb dashuri dhe vler\u00ebsime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga A.Stassinopoulos \u201cCallas Biografi\u201d. Muzikologia e njohur italiane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn Attila Csampai do t\u00eb shkruante: \u201cMidis viteve 1949-1959, Maria Callas u dha shpirtrave t\u00eb trazuar e t\u00eb lodhur nga lufta shum\u00eb muzik\u00eb, u dha shum\u00eb art, u dha shum\u00eb humaniz\u00ebm dhe ngroht\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do individ i k\u00ebtij shekulli\u201d. 231 Diva e jasht\u00ebzakonshme u nda nga jeta, n\u00eb depresion, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. N\u00eb ditarin e saj do t\u00eb shkruante: \u201cJam vet\u00ebm. Besoj se p\u00ebr mua do t\u00eb jet\u00eb g\u00ebzim q\u00eb kjo jet\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund. Sot jam kthyer n\u00eb nj\u00eb skllave t\u00eb barnave.<\/p>\n<p>Nuk kam m\u00eb g\u00ebzim, lumturi, kam vet\u00ebm barna.\u201d (Nicholas Gage,\u201dGreeke Fire\u201d, Goldmann, 2003, f.523) Por do t\u2019i shkonin m\u00eb shum\u00eb se kujtdo vargjet e Giacomo Puccinit tek Toska: \u201cJetova p\u00ebr artin, jetova p\u00ebr dashurin\u00eb\u201d! \u2026 N\u00eb mesin e korrikut do t\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb ambasad\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb, q\u00eb e mendova si shum\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr veprimtari t\u00eb ndryshme. U befasova kur e lexova: Mikis Teodorakis m\u00eb ftonte n\u00eb Loutraki, 80 km larg Athin\u00ebs, af\u00ebr kanalit t\u00eb Korinthit, p\u00ebr festimet e 80 vjetorit t\u00eb lindjes. U habita dhe m\u00eb erdhi shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nderin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri. M\u00eb shkruante me dor\u00ebn e tij q\u00eb t\u00eb shkoja me nj\u00eb diplomat nga ambasada. Dhe shkova me Engj\u00ebllushen dhe Andi Mahil\u00ebn me t\u00eb shoqen, Art\u00ebn. N\u00eb mjediset e hotelit u takuam shum\u00eb miq\u00ebsisht dhe e fal\u00ebnderova me nderim p\u00ebr ftes\u00ebn. \u201cT\u00eb faleminderit q\u00eb erdhe, mik i imi, u g\u00ebzova shum\u00eb. Un\u00eb k\u00ebtu kam ftuar vet\u00ebm miq t\u00eb mi. Nuk ka asnj\u00eb nga politika, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb festim thjesht familjar. Nuk kam ftuar asnj\u00eb ambasador, je vet\u00ebm ti, ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb\u2026 M\u00eb g\u00ebzove q\u00eb erdhe\u201d, tha dhe na njohu me djalin e tij, k\u00ebng\u00ebtar i njohur dhe i dashur. \u201cDo t\u00eb organizojn\u00eb ata t\u00eb shtetit nj\u00eb ceremoni p\u00ebr 80 vjetorin tim, por me siguri do t\u00eb jet\u00eb \u00e7do gj\u00eb zyrtare. K\u00ebtu jemi vet\u00ebm n\u00eb mesin e miqve. Hajde zoti ambasador, t\u2019ju takoj me miq e t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb mi\u2026<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb miku im\u2026 e do shum\u00eb Greqin\u00eb dhe popullin grek\u2026 e njeh shum\u00eb mir\u00eb historin\u00eb ton\u00eb\u2026 \u201d Isha v\u00ebrtet shum\u00eb i privilegjuar, i nderuar q\u00eb Mikis Teodorakis m\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rrethin e miqve, familjar\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij. N\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb natyr\u00eb, do t\u00eb jepej nj\u00eb koncert me veprat e tij. Do t\u00eb k\u00ebndonin k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquar grek\u00eb, nj\u00ebri pas tjetrit, vet\u00ebm k\u00ebng\u00eb t\u00eb kompozitorit t\u00eb madh. Do t\u00eb k\u00ebndonte edhe djali i tij. Kishte nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb banor\u00ebve vendas dhe t\u00eb atyre p\u00ebrreth. Duartrokisnin pa pushim. Mikis Teodorakis nuk kishte lejuar t\u00eb mbaheshin fjalime. Kishte vet\u00ebm urime p\u00ebr 80 vjetorin, nga kushdo q\u00eb ngjitej n\u00eb sken\u00eb. Dhe Teodorakis ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u p\u00ebrulej atyre q\u00eb e uronin\u2026 Buqetat me lule, nga t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, u b\u00ebn\u00eb \u201cmal\u201d. T\u00eb gjith\u00eb e adhuronin. Dhe n\u00eb mbyllje t\u00eb koncertit, n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, do t\u00eb ekzekutohej nga orkestra \u201cZorba\u201d. T\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe duartrokisnin pa pushim. Njer\u00ebzit ishin shtuar nga minuta n\u00eb minut\u00eb dhe sheshi i mrekulluesh\u00ebm e plot gjelb\u00ebrim n\u00eb mjediset e hotelit luksoz \u201cLoutraki kazino\u201d nuk nxinte m\u00eb njeri. T\u00eb gjith\u00eb ndalonin p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb autografe. N\u00eb nj\u00eb moment nisi t\u00eb ec\u00eb e t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me dor\u00eb dhe me p\u00ebrkulje. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, si\u00e7 e kishim l\u00ebn\u00eb, u ul\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafen s\u00eb bashku. \u201cJu fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb m\u00eb nderuat\u201d, do t\u00eb na drejtohej, \u201cju dua shum\u00eb; i dua shum\u00eb shqiptar\u00ebt. Ne jemi miq t\u00eb mir\u00eb e duhet t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb ta forcojm\u00eb k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi. Mos i d\u00ebgjoni ata z\u00ebra racist\u00eb q\u00eb nuk e duan k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi dhe q\u00eb nxisin urrejtje\u2026\u201d \u201cMos i d\u00ebgjoni as ju zoti Teodorakis edhe z\u00ebrat nacionalist\u00eb e dashakeq\u00ebs q\u00eb edhe ne nuk i kemi t\u00eb pakt\u00eb e q\u00eb ngren\u00eb krye her\u00eb pas here\u201d, do t\u2019i nd\u00ebrhyja. \u201cPo, po, ashtu \u00ebsht\u00eb\u201d, do t\u00eb vazhdonte. \u201cJemi fqinj e duhet t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrher\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb \u00e7do t\u00eb kaluar t\u00eb mbushur me armiq\u00ebsi dhe urrejtje\u2026 Ne, shqiptar\u00ebt dhe grek\u00ebt, jemi popuj t\u00eb lasht\u00eb, me virtyte t\u00eb m\u00ebdha\u2026 D\u00ebgjo, ambasador, popujt tan\u00eb i k\u00ebndojn\u00eb shum\u00eb bukur dashuris\u00eb dhe atdheut, i kan\u00eb k\u00ebnduar gjithmon\u00eb. D\u00ebgjo: nj\u00eb popull q\u00eb e do aq shum\u00eb atdheun e tij, malet, detin, varret e t\u00eb par\u00ebve, k\u00ebng\u00ebn, vallet, tradit\u00ebn, q\u00eb ka zakone fisnike, ta l\u00ebm\u00eb gjakmarrjen, nj\u00eb popull i till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb vital. Dhe ne jemi t\u00eb till\u00eb, edhe grek\u00ebt, edhe shqiptar\u00ebt\u2026\u201d E fal\u00ebnderova me gjith\u00eb zem\u00ebr Mikis Teodorakisin e madh, k\u00ebt\u00eb figur\u00eb emblematike t\u00eb popullit grek, k\u00ebt\u00eb burr\u00eb krenar, kryelart\u00eb dhe i urova jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kishte mbushur plot 80 vje\u00e7, por me trupin e madh e t\u00eb drejt\u00eb, me kok\u00ebn lart e, mbi t\u00eb gjitha, me at\u00eb karakter t\u00eb fort\u00eb, dukej si nj\u00eb 60-vje\u00e7ar. (Duke u pjekur, b\u00ebhesh m\u00eb i ri, thot\u00eb gjermani i madh, Hermann Hesse.)<\/p>\n<p>Teodorakis \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emblem\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori, pjes\u00eb e historis\u00eb greke\u2026 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grek fisnik, i madh, bujar, kryelart\u00eb, me zem\u00ebr t\u00eb zjarrt\u00eb, trim, shp\u00ebrthyes, rebel, energjik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grek q\u00eb e do gjith\u00eb Greqia. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hero n\u00eb llojin e tij. K\u00ebt\u00eb \u201cnatyr\u00eb\u201d, k\u00ebt\u00eb \u201cmodel\u201d duan m\u00eb shuam grek\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr tyre, u shkon p\u00ebr shtat, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tyre. Sa her\u00eb udh\u00ebtoj gjat\u00eb me makin\u00eb, \u201cZorb\u00ebn\u201d e Kazanzakit, at\u00eb disk q\u00eb m\u00eb pat dhuruar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb njohjes, do ta d\u00ebgjoj me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe do t\u00eb kujtoj gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr Mikis Teodorakisin, kompozitorin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Greqis\u00eb e nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb bot\u00eb. Por edhe politikanin, gazetarin, publicistin, polemistin e shquar! E kam dashur m\u00eb shum\u00eb popullin grek kur jam takuar e jam b\u00ebr\u00eb mik me Mikis Teodorakisin!<\/p>\n<p><strong>Panorama<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diplomati i njohur, Bashkim Zeneli, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, mes te tjerash ne librin e tij \u201cMiq\u00ebsi e trazuar, Greqia n\u00eb kujtimet e ambasadorit\u201d, botim i UET Press sjell biseden e bere me Mikis Teodorakis p\u00ebr shkrimtatin tone te madh, Ismail Kadaren\u00eb.\u00a0 Bashkim Zeneli\/\u00a0 Pas zgjedhjeve t\u00eb 3 korrikut, puna n\u00eb ambasad\u00eb do t\u00eb vazhdonte fare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14088,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10,11,14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Diplomati i njohur, Bashkim Zeneli, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, mes te tjerash ne librin e tij \u201cMiq\u00ebsi e trazuar, Greqia n\u00eb kujtimet e ambasadorit\u201d, botim i UET Press sjell biseden e bere me Mikis Teodorakis p\u00ebr shkrimtatin tone te madh, Ismail Kadaren\u00eb.\u00a0 Bashkim Zeneli\/\u00a0 Pas zgjedhjeve t\u00eb 3 korrikut, puna n\u00eb ambasad\u00eb do t\u00eb vazhdonte fare [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-08-18T07:25:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1021\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"580\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"24 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655\",\"name\":\"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2019-08-18T07:25:51+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-18T07:25:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg\",\"width\":1021,\"height\":580},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Diplomati i njohur, Bashkim Zeneli, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, mes te tjerash ne librin e tij \u201cMiq\u00ebsi e trazuar, Greqia n\u00eb kujtimet e ambasadorit\u201d, botim i UET Press sjell biseden e bere me Mikis Teodorakis p\u00ebr shkrimtatin tone te madh, Ismail Kadaren\u00eb.\u00a0 Bashkim Zeneli\/\u00a0 Pas zgjedhjeve t\u00eb 3 korrikut, puna n\u00eb ambasad\u00eb do t\u00eb vazhdonte fare [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-08-18T07:25:51+00:00","og_image":[{"width":1021,"height":580,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"24 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655","name":"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg","datePublished":"2019-08-18T07:25:51+00:00","dateModified":"2019-08-18T07:25:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=15655"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg","width":1021,"height":580},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15655#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebfimi i Bashkim Zenelit: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Mikis Teodorakis p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i madh i Ballkanit dhe Europ\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",1021,580,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",300,170,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",305,173,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",400,227,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",600,341,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",1021,580,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",130,74,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/Ismail-Kadare.jpg",1021,580,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15655"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15656,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15655\/revisions\/15656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}