{"id":15125,"date":"2019-08-07T14:09:07","date_gmt":"2019-08-07T12:09:07","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=15125"},"modified":"2019-08-07T14:09:54","modified_gmt":"2019-08-07T12:09:54","slug":"zeri-shpotites-i-metamorfozes-sunduese-visar-zhiti-shkruan-bllokun-e-isuf-kalos-e-per-metamorfozen-e-alickajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125","title":{"rendered":"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga VISAR ZHITI<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria e sotme shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr njohjen e vetvetes, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e b\u00ebn let\u00ebrsia, edhe se vet\u00eb realiteti madje. Sa pas \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e kaluara, kur nuk ndahesh dot prej saj dhe sa larg \u00ebsht\u00eb Europa e kulturuar, brenda s\u00eb cil\u00ebs jemi, \u00e7\u2019vizione dhe strategji ka p\u00ebr t\u00eb ardhmen, sa t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb jan\u00eb politikan\u00ebt dhe pse jan\u00eb n\u00ebn nivelin e mesatares s\u00eb intelektual\u00ebve dhe a jan\u00eb intelektual\u00ebt n\u00eb avangard\u00eb? Po shkrimtar\u00ebt, \u00e7\u2019botojn\u00eb?<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><\/div>\n<p>Pse s\u2019mbaron tranzicioni shqiptar, aq sa, po t\u00eb shohim rendjen p\u00ebrpara t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, duket sikur po ecet mbrapsht si n\u00eb nj\u00eb stacion, kur sheh nga dritarja e vagonit trenin pran\u00eb q\u00eb ik\u00ebn.<\/p>\n<p>Sa lexojm\u00eb, kur jasht\u00eb lexojn\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr trena, aq sa ai duket si bibliotek\u00eb l\u00ebviz\u00ebse? Q\u00eb t\u00eb njohim sa m\u00eb shum\u00eb vetveten, mungesat dhe dob\u00ebsit\u00eb, forc\u00ebn dhe vlerat q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen ta b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb tashme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrimtar i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb pushtet i dyt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Romani m\u00eb i ri i shkrimtarit Ylljet Ali\u00e7ka, \u201cMetamorfoza e nj\u00eb kryeqyteti\u201d, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i ri p\u00ebr prurjet dhe t\u00eb shkruarin, ku ng\u00ebrthehen ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet q\u00eb duket sikur mb\u00ebrrijn\u00eb deri n\u00eb \u00e7astin q\u00eb po lexojm\u00eb, me personazhe q\u00eb na ngjajn\u00eb se i njohim, aq sa m\u00ebdyshemi se mos jan\u00eb vetvetet tona t\u00eb maskuara.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet q\u00eb shpalos, realizmi \u00e7ehovian, ironia e pam\u00ebshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i ve\u00e7ant\u00eb e shpotit\u00ebs etj. e \u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb roman mes arritjeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb t\u00eb gjitha botimeve n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e postdiktatur\u00ebs, koh\u00eb e cila b\u00ebn antiheronj dhe q\u00eb ata me groteskun e tyre e zhb\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po, d\u00ebshmohet k\u00ebtu me nj\u00eb buzagaz t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja duket si e p\u00ebrqendruar n\u00eb planin etik, n\u00eb at\u00eb moral, parimet e t\u00eb cilit duhet t\u00eb kishin nj\u00eb evoluim p\u00ebrmir\u00ebsimi si\u00e7 forcohen themelet, por jo t\u00eb ndryshonin aq n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me ndryshimin e rrethanave dhe t\u00eb sistemit, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe i mend\u00ebsive sipas ideologjis\u00eb n\u00eb pushtet, thjesht p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb privilegjuar.<\/p>\n<p>Metamorfoza e nj\u00eb kryeqyteti jan\u00eb shnd\u00ebrrimet e befta t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb saj, nj\u00eb elite intelektuale socialiste af\u00ebr sundimtar\u00ebve t\u00eb kuq, af\u00ebr Bllokut a n\u00eb Bllok, si\u00e7 quhet lagjja e bujshme, ku banonin diktatori dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt edhe nd\u00ebrroheshin si kuajt e haneve, me nj\u00eb ndryshim, kush hiqej, internohej, burgosej, edhe pushkatohej me pasoja p\u00ebr familjen dhe t\u00eb njohurit e tij dhe me shtimin e frik\u00ebs dhe propagand\u00ebs shtyp\u00ebse n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ankthi ekzistencial p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vazhdimisht me fitimtar\u00ebt solli aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshtatje, konvertimim demokratik, amoralitet dhe mendje t\u00eb mbyllura e shpirtra shterp\u00eb tek ajo elit\u00eb dhe kthesa e tyre me shnd\u00ebrrimet e sistemit, pas r\u00ebnies s\u00eb perandoris\u00eb komuniste, \u00ebsht\u00eb sa grotesk i trisht\u00eb, po aq dhe d\u00ebm social n\u00eb klim\u00ebn e tranzicionit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, n\u00eb narracionin e k\u00ebsaj dukurie, shkrimtari Ylljet Ali\u00e7ka \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr, ndryshimet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet sociale ndryshuan edhe karakteret e moralin e tyre, madje edhe m\u00ebnyr\u00ebn e rr\u00ebfimit \u2013 \u00e7el\u00ebsi i k\u00ebsaj vepre, sipas meje, q\u00eb p\u00ebrcaktoi dhe stilin shpotit\u00ebs me dashamir\u00ebsi shkrimtari.<\/p>\n<p><strong>1. RR\u00cbFIMTARI SI MEND\u00cbSI<\/strong><\/p>\n<p>\u2026pasi kthen dhe faqen e fundit t\u00eb romanit, kur gjat\u00eb gjith\u00eb leximit s\u2019t\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb buzagaz d\u00ebshp\u00ebrues, teksa ndihesh ende mes tuf\u00ebs s\u00eb personazheve t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb p\u00ebrcaktuar, t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb privilegjeve, t\u00eb marrjes s\u00eb pushtetit ekonomik, shtirjeve t\u00eb b\u00ebra zakon, p\u00ebrditshm\u00ebri, pra mes nj\u00eb mjedisi t\u00eb kameleont\u00eb dhe absurdit etj., etj., befas zbulon se aty (n\u00eb roman si n\u00eb realitet) \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb personazh, q\u00eb s\u2019duket kurrkund e \u00ebsht\u00eb kudo, pa em\u00ebr, as me mask\u00eb e as me fytyr\u00eb. Nuk b\u00ebn asgj\u00eb, e megjithat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb rr\u00ebfen, pra rr\u00ebfimtari q\u00eb gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb autori e as identifikohet me t\u00eb e as me kurrk\u00ebnd e me gjithkushin.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimtari ka raste q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se rr\u00ebfimi n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe e nd\u00ebrsjella. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hershme sa vet\u00eb let\u00ebrsia. Madje, edhe tek eposi homerik, Uliksi, mbasi b\u00ebn masakr\u00ebn me m\u00ebtonj\u00ebsit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Itak\u00eb, l\u00eb gjall\u00eb vet\u00ebm lahutarin aty, se ti do t\u00eb tregosh ngjarjen, i thot\u00eb.<\/p>\n<p>Diktaturat l\u00ebn\u00eb gjall\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb ashtu si\u00e7 do ajo. Rr\u00ebfimtar t\u00eb ndrysh\u00ebm nga autori ka dhe te \u201cDon Kishoti i Man\u00e7\u00ebs\u201d, te Gogoli etj., e deri dhe te nobelisti m\u00eb i fundit, anglo-japonezi Kazua Ishiguro, q\u00eb te romani i tij \u201cThe remains of the day\u201d, \u2013 sjell\u00eb n\u00eb shqip mjaft mir\u00eb nga poeti Parid Teferi\u00e7i, \u2013 na tregon nj\u00eb maxhordom nj\u00eblloj si jet\u00ebn e vet modeste dhe ngjarjet bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb memuaristik\u00eb flet vet\u00eb autori. Shembuj jan\u00eb edhe vepra monumentale \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d e At\u2019 Zef Pllumit, s\u00eb fundmi dhe botimi i bujsh\u00ebm \u201cBlloku\u201d i doktorit personal t\u00eb diktatorit, Isuf Kalo.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimtari te romani \u201cMetamorfoza e nj\u00eb kryeqyteti\u201d i Ylljet Ali\u00e7k\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb prani dhe ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn t\u00eb na kumtoj\u00eb, pa iu k\u00ebrkuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb e bukura, se duket si akt q\u00eb ndihet si nevoj\u00eb dhe detyr\u00eb. Ai ka vendosur t\u00eb na shpalos\u00eb traum\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, b\u00ebmat, personazhet, trishtueshm\u00ebrisht me humor, me mosstilin e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb stili i vepr\u00ebs, duke na kujtuar pa dashje se me t\u00eb kaluar\u00ebn edhe qeshet, duke mos u ndar\u00eb m\u00ebrzia e zhg\u00ebnjimeve, ku p\u00ebrplasen e kaluara me ato q\u00eb ikin si hije t\u00eb zbehura dhe e ardhmja me ato q\u00eb vijn\u00eb prap\u00eb si hije, por m\u00eb t\u00eb p\u00ebrndritura deri n\u00eb paqart\u00ebsi. Natyrisht, iluzione optike k\u00ebto, por rr\u00ebfimtari i ka p\u00ebrzgjedhur t\u2019i sjell\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb se dokumentet dhe faktet. Trilli ndihmon p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb se kujtimi, sidomos kur nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu i paidentitet, i pal\u00ebnd\u00ebt, rr\u00ebfimtari i \u201cMetamorfoz\u00ebs\u201d, duke mos ditur \u00e7\u2019pun\u00eb b\u00ebn, nga \u00ebsht\u00eb dhe ku, futet te \u00e7do personazh dhe del nga \u00e7do ngjarje, n\u00eb fakt, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm z\u00eb, sa i brendsh\u00ebm po aq b\u00ebhet dhe psikik\u00eb kolektive, bot\u00ebkuptim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, vrastar i s\u00eb brendshmes, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga e p\u00ebrjashtmja, b\u00ebhet kujtes\u00eb dhe nd\u00ebrgjegje apo mosnd\u00ebrgjegje e asaj q\u00eb po rr\u00ebfen, me nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e vet, britm\u00eb dhe ngash\u00ebrim, tulatje dhe rrahje gjoksi, dhe heshtje, dhe shqyerje e madhe s\u00eb qeshuri.<\/p>\n<p>Romani \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, aktual, pra dhe cinik si aktualiteti, madje ka dhe epiz\u00ebm me shenj\u00ebn minus, me antiheronj mynxyr\u00ebqeshur.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, duket se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i madh s\u00eb jashtmi dhe i vog\u00ebl s\u00eb brendshmi, ve\u00e7se jan\u00eb zbuluar se cil\u00ebt ishin, as si\u00e7 jan\u00eb tani e as si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, por qenie q\u00eb marrin format q\u00eb u duhen, jo si n\u00eb metamorfoz\u00ebn kafkiane ku dhe kahu \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrt, jo p\u00ebr t\u00eb ikur, por p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar, aq sa e p\u00ebsojn\u00eb po aq e duan dhe e b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb shnd\u00ebrrimin, t\u00eb konvertuarit, edhe pse s\u2019i l\u00eb e kaluara dhe kodeksi i tyre \u00ebsht\u00eb ky: jo t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb ndryshimeve, por ndryshimet t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb atyre.<\/p>\n<p>Personazhet e \u201cMetamorfoz\u00ebs se nj\u00eb kryeqyteti\u201d jan\u00eb t\u00eb pathyesh\u00ebm, por t\u00eb p\u00ebrkulsh\u00ebm, madje shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkulsh\u00ebm, q\u00eb edhe pse n\u00eb rrethin\u00eb t\u00eb Bllokut t\u00eb bujsh\u00ebm, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet dhe brend\u00ebsia e atij blloku me personazhe fam\u00ebzinj dhe e blloqeve sociale n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ku me hipokrizin\u00eb edhe ndaj vetes, me mossnqeritetin edhe ndaj vetes, mbeten arrivist\u00eb t\u00eb bezdissh\u00ebm q\u00eb krijojn\u00eb gjendje negative komiciteti, mes t\u00eb cilit bie si meteorit dhe tragjizmi.<\/p>\n<p>Po ata s\u2019jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, s\u2019e mbartin dot tragjiken, i vidhen asaj, nuk thyhen, si\u00e7 tham\u00eb, por p\u00ebrkulen, arrijn\u00eb tok\u00ebn, jo p\u00ebr t\u2019u lutur a k\u00ebrkuar falje, jan\u00eb shpirtvegj\u00ebl e t\u00eb pakultur\u00eb si ateizmi i tyre, p\u00ebrkulen p\u00ebr t\u2019u ngritur prap\u00eb me guxim t\u00eb trembur a me trembje t\u00eb guximshme, gjithsesi grabitqar\u00eb shembullor\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimtari b\u00ebn shum\u00eb kujdes, ai do ve\u00e7 t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb \u201cduke qen\u00eb brenda\u201d dhe pa dashje dhe \u00e7mitizon duke shkaktuar buzagaz t\u00eb nj\u00ebllojt\u00eb si me diktatur\u00ebn dhe me postdiktatur\u00ebn se demokracia ngjan p\u00ebr ata si e pjell\u00eb aksidentalisht dhe e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr adoptim.<\/p>\n<p><strong>2. QENI N\u00cb EPILOG<\/strong><\/p>\n<p>Protagonisti i \u201cMetamorfoz\u00ebs\u201d e ka emrin e njohur Vladimir, rast\u00ebsi jo e rast\u00ebsishme n\u00eb socializ\u00ebm, ishte emri i Leninit, po edhe i Majakovskit. Edhe Vladimiri i Ali\u00e7k\u00ebs \u00ebsht\u00eb poet gati zyrtar, q\u00eb dhe e \u00e7zyrtarizojn\u00eb, p\u00ebson goditje, r\u00ebnie, u p\u00ebrshtatet kushteve t\u00eb reja postdiktatoriale me vargje po aq t\u00eb m\u00ebrzitshme si m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cilave duhej nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Gjithsesi, vepra e tij m\u00eb p\u00ebrd\u00ebllyese nga fundi i gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb (t\u00eb mosh\u00ebs, t\u00eb shekullit, t\u00eb romanit?) \u00ebsht\u00eb marrja e nj\u00eb qeni, shoq\u00ebrimi me t\u00eb, teksa mbetet gjithnj\u00eb e m\u00eb vet\u00ebm dhe krer\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb romanit dhe t\u00eb m\u00ebpastajm\u00ebt, \u2013 tregime t\u00eb bashkuara, \u2013 mua m\u00eb duket se mund t\u00eb ndahen n\u00eb koh\u00ebn para se t\u00eb kishte qen dhe n\u00eb koh\u00ebn pasi ka qen.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmend fest\u00ebn n\u00eb bodrum diku n\u00eb Bllokun e udh\u00ebheqjes dikur a pran\u00eb tij (ku ishte qeni?), fejesa, vet\u00ebvrasje, martes\u00eb tjet\u00ebr etj., ku kulmohet me kreun e skulptor\u00ebve, me ata q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb shtatoren e diktatorit e do t\u00eb b\u00ebnin edhe mask\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij (Po qeni kur vjen?).<\/p>\n<p>Gafat e poetit zyrtar q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb ideologjin\u00eb e koh\u00ebs, propagand\u00ebn e saj jan\u00eb m\u00eb pak absurde se gafat q\u00eb b\u00ebn regjimi ndaj tij. Humori erret ashtu si\u00e7 p\u00ebrshfaqet dhe vet\u00eb koha, keqane, me shume fytyra, q\u00eb po t\u2019i mbledh\u00ebsh nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, rr\u00ebfimtari s\u2019ka pritur distanc\u00ebn e duhur kohore p\u00ebr t\u2019i par\u00eb m\u00eb mir\u00eb dukurit\u00eb, ai nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por sjell, si t\u00eb thuash, pasqyr\u00ebn e padukshme si p\u00ebr t\u2019u par\u00eb dhe le ta shajn\u00eb a thyejn\u00eb at\u00eb, pasqyr\u00ebn, e keqja ka p\u00ebrparuar sa dhe vdekja nuk e b\u00ebn m\u00eb njer\u00ebzore gjindjen. Kjo, si pavet\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me vet\u00ebdije \u00ebsht\u00eb qeni. Duhet, kan\u00eb kaluar aq ngjarje dhe peripeci, internime, pushkatime dhe demokracia nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Ke kund\u00ebr dhe veten.<\/p>\n<p>T\u00eb rritur me luft\u00ebn e klasave, pra me kultur\u00ebn e urrejtjes, n\u00eb socializ\u00ebm p.sh. qytetar\u00ebt nuk mbanin kafsh\u00eb zakonisht n\u00eb sht\u00ebpi, macet ishin t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Madje, kujtoj fushata t\u00eb vrasjeve t\u00eb qenve rrug\u00ebve nat\u00ebn n\u00eb qytetet e m\u00ebdha n\u00eb prag kongresesh a festash komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dashuria, dhembja, p\u00ebrkujdesi duhej t\u00eb ishin vet\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb, jo qen, por vepra t\u00eb shokut Enver.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, do t\u00eb doja t\u00eb hidhesha n\u00eb at\u00eb botimin tjet\u00ebr, \u201cBlloku\u201d i dr. Kalos, dal\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht me \u201cMetamorfoz\u00ebn\u2026\u201d e Ali\u00e7k\u00ebs, ku dhe gjejm\u00eb, sado pak, edhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ishte thjesht k\u00ebrh\u00ebri ndaj Bllokut, tejkalohet si e till\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmi e vyer, q\u00eb na p\u00ebrshfaq vanitetin, egoizmin, luksin socialist, adulterin \u2013 por jo me partin\u00eb, pasigurin\u00eb, pabesin\u00eb etj., etj., ku, mes t\u00eb tjerave na zbulohet se Udh\u00ebheq\u00ebsi na pask\u00ebsh pasur mace n\u00eb sht\u00ebpi, madje n\u00eb dhom\u00ebn e tij. Me t\u00eb flinte, jo m\u00eb me t\u00eb shoqen.<\/p>\n<p>Natyrisht, ai ia lejonte vetes dhe k\u00ebt\u00eb dashuri si nj\u00eb ledhatim t\u00eb ndjenjave t\u00eb veta pas gjith\u00eb atyre masakrave q\u00eb ushtronte sistemi i tij mbi popullin dhe vrasjeve t\u00eb epshme t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb ndokund dalin dhe n\u00eb romanin e Ylljetit.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb asaj trysnie q\u00eb ke p\u00ebsuar dhe ke ushtruar mbi t\u00eb tjer\u00ebt, pas m\u00ebkateve, kur nuk ke mundur t\u00eb duash tjetrin, deri edhe familjar\u00ebt e tu, i gjendur befas n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sistem, i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar falje n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk e d\u00ebnon t\u00eb keqen, nj\u00eb qen \u00ebsht\u00eb ngush\u00ebllim, madje ndihmon n\u00eb larjen e gjynaheve, edhe pse komunist\u00ebt nuk e kishin zakon t\u00eb donin kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Protagonisti i \u201cMetamorfoz\u00ebs\u201d tani sh\u00ebtit me qen dhe kujdeset, p.sh., n\u00eb epilogun e romanit t\u00eb mos i futet n\u00eb uj\u00eb, se pik\u00ebrisht aty, te uj\u00ebt e atij liqeni n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb mbytur nj\u00eb grua, vet\u00eb, por nga shkaku i atij ama dhe ai q\u00eb s\u2019ka forc\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, qenk\u00ebsh dhe vrastar\u2026 ndaj dhe vargjet e tij jan\u00eb aq p\u00ebr ibret, ku i k\u00ebndohej m\u00eb t\u00eb pak\u00ebndueshmes, Sigurimit t\u00eb Shtetit, dhe m\u00eb pas abuzohet me dhimbjen, duke b\u00ebr\u00eb epitafe t\u00eb porositura si n\u00eb nj\u00eb roman t\u00eb Antonio Tabucchi-it. Po \u00ebsht\u00eb edhe te nj\u00eb komedi e \u00c7ajupit.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi te qent\u00eb, ka ndryshime, se ja ata po rrin\u00eb dhe me shqiptar\u00eb (kupto: komunist\u00eb fanatik\u00eb), kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb librin \u201cBlloku\u201d t\u00eb mjekut t\u00eb talentuar t\u00eb diktatorit, ku flitet p\u00ebr macen e tij, p\u00ebrshfaqet edhe nj\u00eb merak tjet\u00ebr, prej s\u00ebmundjeve q\u00eb kishte diktatori se mos vdiste gjat\u00eb aktit seksual, se dhe kishte ndodhur, madje edhe me familjar\u00eb t\u00eb Bllokut.<\/p>\n<p>E si do t\u00eb ishte maska e vdekjes, si do ta b\u00ebnin personazhet e \u201cMetamorfoz\u00ebs s\u00eb kryeqytetit\u201d? Nuk ndodhi, p\u00ebr fat, ashtu, por diktator\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb vdesin gjat\u00eb aktit t\u00eb p\u00ebrdhunimit t\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrdhunimet, boshatisjet shpirt\u00ebrore, mashtrimet, t\u00eb tjer\u00ebve dhe vetes, t\u00eb vet\u00eb koh\u00ebs, metamorfoz\u00ebn negative t\u00eb saj e rr\u00ebfen natyrsh\u00ebm dhe shkrimtari Ylljet Ali\u00e7ka, personazhet e tij n\u00eb vepr\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb re duke na p\u00ebrforcuar iden\u00eb se let\u00ebrsia shpesh ka m\u00eb forc\u00eb se realiteti, duke qen\u00eb edhe shqet\u00ebsim i p\u00ebrditshm\u00ebrive, qortim artistik, duke u b\u00ebr\u00eb dhe nd\u00ebrgjegje dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri qytetare dhe gjyq e nd\u00ebshkim moral. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb shpalosura bukur. Me emocion. Te Ylljeti edhe g\u00ebzuesh\u00ebm, m\u00eb e v\u00ebshtira te letrat.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Botimi i romanit \u201cMetamorfoza e nj\u00eb kryeqyteti\u201d nga \u201cOnufri\u201d \u00ebsht\u00eb sa dinjitoz po aq dhe respekt p\u00ebr lexuesin, gj\u00eb q\u00eb merr vler\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb koh\u00ebn kur ka nj\u00eb shkujdesje kapri\u00e7oze ndaj krijuesve dhe prodhimtaris\u00eb s\u00eb tyre. Let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb t\u00eb sotme iu shtua nj\u00eb z\u00eb, ai i rr\u00ebfimtarit t\u00eb Ylljet Ali\u00e7k\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht mes shum\u00ebsive t\u00eb z\u00ebrave trallis\u00ebs, k\u00ebsaj zhurmnaje, autori zgjodhi at\u00eb t\u00eb rr\u00ebfente, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mend\u00ebsi e dikurshme, q\u00eb ndien dhe kupton ashtu si dikur, kumton si dikur, edhe sot si avokat i metamorfoz\u00ebs, pra me k\u00ebt\u00eb z\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb tonusi dhe ngjyra vepr\u00ebs, aq sa shpesh t\u00eb vjen t\u00eb b\u00ebrtas\u00ebsh, me gjith\u00eb zbutjet q\u00eb p\u00ebrftohen nga ai humor i trisht\u00eb dhe ai trishtim me humor q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb lexuesin ve\u00e7se t\u00eb qesh\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>Dhe arritja e atij z\u00ebri, aq sa \u00ebsht\u00eb gjetur me zgjuarsi, po aq b\u00ebhet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsi, duke qen\u00eb dhe mos qen\u00eb z\u00ebri i \u201cautorit\u201d. \u00cbsht\u00eb z\u00eb kohe, i gjymtimit t\u00eb saj, nj\u00eb ish-z\u00eb, q\u00eb merr forc\u00eb t\u00eb tanishme, edhe pse \u00e7alaman, z\u00eb i mediokritetit general, po aq dhe i ve\u00e7ant\u00eb, bul\u00e7ifryr\u00ebs, deri edhe presidencial, q\u00eb derdhet mbi roman, gurgullon i turbullt, i pafaj, megjith\u00ebse ka fajin q\u00eb nuk i kupton fajet, shkretan pa e ditur pse, kureshtar dhe indiferent nj\u00ebkoh\u00ebsisht, aq sa t\u00eb vjen t\u00eb pyes\u00ebsh fort me z\u00eb: Realitetet i deformojn\u00eb vetvetet k\u00ebshtu apo vetvetet krijojn\u00eb realitete t\u00eb deformuara?<\/p>\n<p>Por, rr\u00ebfimtari nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb zhdukur larg, duke l\u00ebn\u00eb shkrimtarin udh\u00ebrr\u00ebfyes, q\u00eb t\u00eb brengos dhe t\u00eb k\u00ebndell si rrall\u00eb kush me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga VISAR ZHITI &nbsp; Shoq\u00ebria e sotme shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr njohjen e vetvetes, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e b\u00ebn let\u00ebrsia, edhe se vet\u00eb realiteti madje. Sa pas \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e kaluara, kur nuk ndahesh dot prej saj dhe sa larg \u00ebsht\u00eb Europa e kulturuar, brenda s\u00eb cil\u00ebs jemi, \u00e7\u2019vizione dhe strategji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9121,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[11,3,14],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga VISAR ZHITI &nbsp; Shoq\u00ebria e sotme shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr njohjen e vetvetes, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e b\u00ebn let\u00ebrsia, edhe se vet\u00eb realiteti madje. Sa pas \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e kaluara, kur nuk ndahesh dot prej saj dhe sa larg \u00ebsht\u00eb Europa e kulturuar, brenda s\u00eb cil\u00ebs jemi, \u00e7\u2019vizione dhe strategji [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-08-07T12:09:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-08-07T12:09:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"965\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"577\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125\",\"name\":\"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg\",\"datePublished\":\"2019-08-07T12:09:07+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-07T12:09:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg\",\"width\":965,\"height\":577},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga VISAR ZHITI &nbsp; Shoq\u00ebria e sotme shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr njohjen e vetvetes, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e b\u00ebn let\u00ebrsia, edhe se vet\u00eb realiteti madje. Sa pas \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e kaluara, kur nuk ndahesh dot prej saj dhe sa larg \u00ebsht\u00eb Europa e kulturuar, brenda s\u00eb cil\u00ebs jemi, \u00e7\u2019vizione dhe strategji [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-08-07T12:09:07+00:00","article_modified_time":"2019-08-07T12:09:54+00:00","og_image":[{"width":965,"height":577,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"14 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125","name":"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg","datePublished":"2019-08-07T12:09:07+00:00","dateModified":"2019-08-07T12:09:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=15125"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg","width":965,"height":577},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=15125#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Z\u00ebri shpotit\u00ebs i metamorfoz\u00ebs sunduese\/ Visar Zhiti shkruan p\u00ebr \u2018Bllokun\u2019 e Isuf Kalos e p\u00ebr \u2018Metamorfoz\u00ebn\u2019 e Ali\u00e7kajt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",965,577,false]},"categories_names":{"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",300,179,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",305,182,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",400,239,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",600,359,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",965,577,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",130,78,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Visar-Zhiti.jpg",965,577,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15125"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15125"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15125\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15127,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15125\/revisions\/15127"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}