{"id":1442,"date":"2019-02-13T15:47:47","date_gmt":"2019-02-13T14:47:47","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=1442"},"modified":"2019-02-13T15:47:47","modified_gmt":"2019-02-13T14:47:47","slug":"xhon-kenedi-mos-pyet-se-cfare-mund-te-beje-vendi-yt-per-ty-por-pyet-se-cfare-mund-te-besh-ti-per-vendin-tend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442","title":{"rendered":"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd"},"content":{"rendered":"<p><b><span class=\"Apple-style-span\">\u201cN\u00eb m\u00eb pak se 3 vjet si President, Xhon Kenedi i dha bot\u00ebs portretin e nj\u00eb Amerike t\u00eb re, t\u00eb nj\u00eb kombi me nj\u00eb vizion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe ruajtjen e paqes kudo.\u201d Lindon Xhonson, gusht 1964<\/span><\/b><\/p>\n<p>Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb do t\u00eb dominonte shekullin XX n\u00eb jet\u00ebn e Amerik\u00ebs. Ai ishte i biri i Xhozef Kenedit, nj\u00eb nga 16 njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrkrah\u00ebs i fuqish\u00ebm i Presidentit Frenklin Ruzvelt gjat\u00eb programit ekonomik t\u00eb viteve \u201830. Xhon F. Kenedi lindi n\u00eb nj\u00eb familje strikte, ku prej secilit pritej t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri m\u00ebsoi t\u00eb mos t\u00ebrhiqej para v\u00ebshtir\u00ebsive, ku t\u00eb humburit q\u00eb nuk kishin b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb fituar nuk g\u00ebzonin simpati. \u2028Familja Kenedi kishte n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb. M\u00eb i madhi i f\u00ebmij\u00ebve ishte Xho Kenedi, tek i cili i ati mb\u00ebshteti shpresat fillimisht. Xhozef Kenedi nxiste gar\u00ebn midis f\u00ebmij\u00ebve dhe Xho ishte fitimtari. T\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e shikonin Xho si nj\u00eb lider. Xhon Kenedi ishte f\u00ebmija i dyt\u00eb dhe u rrit duke adhuruar v\u00ebllain e tij m\u00eb t\u00eb madh. Ai p\u00ebrpiqej ta imitonte at\u00eb, t\u00eb ecte n\u00eb gjurm\u00ebt e tij. Kudo ku shkonte Xho, aty ishte edhe Xhoni. Atij i p\u00eblqente t\u00eb vraponte, t\u00eb notonte, t\u00eb luante bejsboll, futboll, t\u00eb voziste e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebnte i v\u00ebllai i tij m\u00eb i madh. Her\u00eb pas here prind\u00ebrit inkurajonin diskutime p\u00ebr ngjarjet e koh\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebt e familjes Kenedi u rrit\u00ebn me pasionin p\u00ebr sportin dhe politik\u00ebn. \u2028M\u00eb 1937, Presidenti Ruzvelt e em\u00ebroi Xhozef Kenedin ambasador t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Lond\u00ebr. Xhozef Kenedi ishte mik me Kryeministrin anglez \u00c7emberlein dhe me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kabinetin anglez. Ai u hapi djemve t\u00eb tij der\u00ebn e karrier\u00ebs politike. Dy m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb Xho dhe Xhonin i d\u00ebrgoi n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur e p\u00ebr t\u2019i raportuar atij n\u00eb lidhje me situat\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs. Xhon Kenedi shkoi me sh\u00ebrbim n\u00eb Franc\u00eb, Rusi, Gjermani, shtetet e Ballkanit, Palestin\u00eb dhe Itali. Ai pati rast t\u00eb shihte nga af\u00ebr artin e qeverisjes. M\u00ebsoi shum\u00eb nga ato q\u00eb pa e q\u00eb m\u00eb pas influencuan n\u00eb formimin e tij t\u00eb ardhsh\u00ebm. Xhon Kenedi i ri iu dha p\u00ebrfundimisht politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore plasi m\u00eb 1 shtator 1939. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas ambasadori Kenedi d\u00ebrgoi djalin e tij 22-vje\u00e7ar n\u00eb Glasgou, Skotland, t\u00eb interesohej p\u00ebr amerikan\u00ebt q\u00eb kishin shp\u00ebtuar nga mbytja e anijes \u201cAthenia\u201d. Gjerman\u00ebt kishin torpiduar pa asnj\u00eb lajm\u00ebrim anijen angleze, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin mbi 1400 pasagjer\u00eb.\u2028Kur Xhon Kenedi u kthye n\u00eb Harvard shok\u00ebt e tij student\u00eb e shihnin me admirim. Ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb prologun e luft\u00ebs bot\u00ebrore dhe qe ndodhur n\u00eb qendr\u00ebn e eksplozionit bot\u00ebror. Fokusi i Xhon Kenedit tani ishin shkencat politike. Ai vendosi t\u00eb mbronte tem\u00ebn e disertacionit me fokus mbi gabimet n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Anglis\u00eb dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs bot\u00ebrore. Tema u konsiderua nga m\u00eb t\u00eb mirat e dor\u00ebzuara n\u00eb Universitetin e Harvardit. I ati, krenar p\u00ebr pun\u00ebn e t\u00eb birit, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mbante kontakte t\u00eb vazhdueshme me t\u00eb. Ai i dha atij iden\u00eb q\u00eb ta botonte disertacionin n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb libri. Xhoni, pas nj\u00eb pune k\u00ebrkimore shkencore doli me nj\u00eb botim n\u00eb \u201cNew York Times\u201d: \u201cPse fjeti Anglia?\u201d Xhon Kenedi n\u00eb studimin e tij shtronte pyetjen n\u00ebse do t\u00eb ishte e mundur p\u00ebr demokracit\u00eb t\u00eb fitonin luft\u00ebn pa u shnd\u00ebrruar n\u00eb shtete totalitare. Libri i tij i vog\u00ebl u b\u00eb shum\u00eb shpejt libri m\u00eb i shitur n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. \u2028Lufta n\u00eb Europ\u00eb vazhdonte. Ushtria gjermane po p\u00ebrparonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandalshme. Franca ra. Anglia mezi mundi t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb mbeturinat e ushtris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Dunkirk dhe ndodhej n\u00ebn bombardimin ajror gjerman. Lufta n\u00eb Europ\u00eb vazhdonte e hidhur dhe dukej se Amerika do t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb konflikt nga momenti n\u00eb moment. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i v\u00ebllai, Xho Kenedi, la Universitetin e Harvardit dhe u regjistrua n\u00eb aviacionin naval.\u2028 Xhon Kenedi q\u00eb kishte qen\u00eb sh\u00ebndetlig gjith\u00eb koh\u00ebn, nuk mundi ta kalonte dot ekzaminimin fizik dhe nuk u pranua n\u00eb ushtri. Ai nuk u t\u00ebrhoq, por provoi p\u00ebrs\u00ebri duke shpresuar ta merrnin n\u00eb marin\u00ebn detare. P\u00ebrs\u00ebri u refuzua p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore. Refuzimi i dyt\u00eb e b\u00ebri Xhon Kenedin edhe m\u00eb t\u00eb vendosur. Ai filloi ushtrimet fizike p\u00ebr t\u2019u fuqizuar dhe kjo e ndihmoi t\u00eb fitonte. Xhon Kenedi k\u00ebrkoi menj\u00ebher\u00eb t\u2019i jepej detyr\u00eb luftarake. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1943 ai u d\u00ebrgua n\u00eb ishujt Solomon n\u00eb Paq\u00ebsorin e Jugut n\u00eb komand\u00ebn e PT 109. \u2028PT 109 nd\u00ebrmori me sukses rreth 30 sulme kund\u00ebr anijeve japoneze deri n\u00eb m\u00ebngjesin e 2 gushtit t\u00eb vitit 1943, kur gjat\u00eb patrullimit u godit nga nj\u00eb destrojer japonez dhe shp\u00ebrtheu n\u00eb flak\u00eb. Dy vet\u00eb nga personeli i anijes u zhduk\u00ebn pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn e po luftonin p\u00ebr jet\u00ebn. PT 109 e shkat\u00ebrruar u mbyt. Xhon Kenedi mundi t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb shok\u00ebt duke i nxjerr\u00eb n\u00eb nj\u00eb ishull t\u00eb braktisur, duke notuar n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi prej tre milje e gjysm\u00eb. P\u00ebr heroizmin e tij Xhon Kenedi u nderua me medalje. Dikush e pyeti se si u b\u00eb hero. Ai u p\u00ebrgjigj: \u201cShum\u00eb thjesht, anija jon\u00eb u godit nga japonez\u00ebt.\u201d Heroizmi i tij p\u00ebr shp\u00ebtimin e shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb luft\u00ebs u b\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr filmin artistik me titull \u201cPT 109\u2033.\u2028P\u00ebr cilindo detyrimi ushtarak mbyllej aty, por me Xhon Kenedin ndodhi e kund\u00ebrta. Lufta nuk kishte mbaruar dhe ai k\u00ebrkoi t\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb detyr\u00ebn luftarake, edhe pse n\u00eb kushte sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb pafavorshme. U kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Paq\u00ebsor. N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1944 u detyrua t\u2019i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb operacioni n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore. At\u00eb fundjav\u00eb q\u00eb po linte spitalin, n\u00eb gusht \u201844, i erdhi lajmi q\u00eb v\u00ebllai i tij i madh, Xho, ishte vrar\u00eb duke fluturuar mbi Belgjik\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision luftarak. Avioni i ngarkuar me eksplozion kishte shp\u00ebrthyer para se t\u00eb arrinte objektivin dhe trupi i Xho Kenedit dhe ndihm\u00ebsit t\u00eb tij nuk u gjet\u00ebn kurr\u00eb. Xhon Kenedi u mpi. Xho kishte luftuar e fituar betej\u00eb pas beteje. Xho ishte ideali i tij. Ishte ai n\u00eb gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit Xhon Kenedi kishte ecur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Xho ishte lider, ishte ai tek i cili familja kishte mb\u00ebshtetur shum\u00eb shpresa. \u2028Pas vdekjes se Xhos\u00eb ai vend u hap p\u00ebr Xhon Kenedin.<\/p>\n<p>Xhon Kenedi ishte vet\u00ebm 29 vje\u00e7 kur zuri vendin e tij n\u00eb Kongresin amerikan. Ende me portretin e studentit t\u00eb Harvardit, Xhon Kenedi ishte tashm\u00eb veteran i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i nderuar p\u00ebr heroiz\u00ebm. Si gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb qeverin\u00eb amerikane, ai provoi an\u00ebn emocionuese t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij dhe, nga ana tjet\u00ebr, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb vot\u00ebs. Xhon Kenedi ruajti mendimin e tij t\u00eb pavarur edhe at\u00ebher\u00eb kur ai binte ndesh me at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb tij ai do t\u00eb shprehej q\u00eb \u201cKushtetuta na ka b\u00ebr\u00eb partner\u00eb p\u00ebr progresin e jo rival\u00eb p\u00ebr pushtet.\u201d\u2028Xhon Kenedi besonte thell\u00ebsisht n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aktivizimit n\u00eb jet\u00ebn politike dhe i p\u00eblqente shum\u00eb edhe th\u00ebnia e Edmund Burkes: \u201cE vetmja gj\u00eb q\u00eb i hap udh\u00eb triumfit t\u00eb s\u00eb keqes \u00ebsht\u00eb pasiviteti i njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb\u201d. \u2028Vet\u00ebbesimi se ai mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb, se mund t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ishte rritur. Ai kishte p\u00ebrvoj\u00ebn, gjall\u00ebrin\u00eb, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe nj\u00eb shpirt t\u00eb ri. M\u00eb 1952 Xhon Kenedi vuri kandidatur\u00ebn p\u00ebr senator. \u2028Si senator ai u b\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. I pjekur si politikan, Kenedi ishte gati p\u00ebr testime t\u00eb reja m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe ai moment erdhi.\u2028M\u00eb 20 janar 1961 n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb me nj\u00eb er\u00eb t\u00eb akullt, veshur vet\u00ebm me kostum, Xhon Kenedi, Presidenti m\u00eb i ri n\u00eb historin\u00eb e SHBA, mbante fjal\u00ebn e inaugurimit. Ishte nj\u00eb fjalim i bukur, elokuent, por mbi t\u00eb gjitha ishte nj\u00eb fjalim q\u00eb mbeti i paharruar p\u00ebr vizionin e ri q\u00eb shpaloste. Ishte nj\u00eb betim p\u00ebr paqen n\u00eb bot\u00eb dhe premtim pasionant p\u00ebr progresin amerikan. Ai shpalli p\u00ebrpara Amerik\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs se tashm\u00eb pishtari kishte kaluar n\u00eb duart e nj\u00eb gjenerate t\u00eb re, lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull, t\u00eb kalitur n\u00eb luft\u00eb, krenare p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e hershme dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat njer\u00ebzore n\u00eb vend dhe kudo n\u00eb bot\u00eb.\u2028Duke u fokusuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ai i b\u00ebri thirrje popullit amerikan p\u00ebr t\u00eb mbajtur barr\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr armiqve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb njer\u00ebzimit: tiranis\u00eb, varf\u00ebris\u00eb, s\u00ebmundjeve dhe vet\u00eb luft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb inaugurimit ai hodhi k\u00ebshill\u00ebn e tij historike:\u2028\u201dMos pyet \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd\u201d, duke frym\u00ebzuar ve\u00e7an\u00ebrisht brezin e ri amerikan. Presidenti m\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb i zgjedhur deri at\u00ebher\u00eb, Xhon Kenedi, i solli Amerik\u00ebs idealizmin dhe eksitimin. Ai thoshte se gjithnj\u00eb e kishte frym\u00ebzuar shembulli i Xhon Uinthrop, themeluesit t\u00eb Masa\u00e7usets, q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb ngrinte \u201cqytetin mbi kod\u00ebr\u201d, ku syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve do t\u00eb ishin drejtuar tek ai, me nj\u00eb form\u00eb qeverisje t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb sillte \u201ckoh\u00ebn e art\u00eb\u201d dhe do t\u00eb ishte model p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.\u2028E shoqja, Zhaklin\u00eb Kenedi, gjithashtu e re, e bukur, inteligjente, fol\u00ebse e disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, fitoi shum\u00eb admirues kudo n\u00eb bot\u00eb. Ajo e njihte mir\u00eb Uashingtonin q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb martohej me Kenedin dhe ishte m\u00ebsuar me shoq\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb. Presidenti Kenedi e admironte t\u00eb shoqen, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kontributin q\u00eb ajo dha n\u00eb restaurimin e Sht\u00ebpis\u00eb se Bardh\u00eb. Restaurimi p\u00ebr t\u00eb nuk do t\u00eb thoshte z\u00ebvend\u00ebsim i objekteve t\u00eb vjetra me t\u00eb reja. Sipas Zhaklin\u00ebs, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb sakrilegj: \u201c\u00c7do objekt ka nj\u00eb arsye q\u00eb ndodhet aty, thoshte ajo. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1962, Presidenti Kenedi, ashtu sikurse i gjith\u00eb vendi, ndoqi me k\u00ebnaq\u00ebsi vizit\u00ebn e kamer\u00ebs televizive n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga e shoqja, Zhaklina. Pas asaj ekspozeje televizive numri i vizitor\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb u shtua shum\u00eb. Dikur, kur kishte folur p\u00ebr projektin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Xhorxh Uashingtoni pati th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb \u201cSht\u00ebpia e Bardh\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb vend me simptomat e pallatit, komfortin e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe simbol i harmonis\u00eb s\u00eb vendit\u201d. Presidenti Kenedi dhe e shoqja e realizuan m\u00eb se miri k\u00ebt\u00eb ide. Gjat\u00eb viteve t\u00eb presidenc\u00ebs se tyre, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb u b\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt dhe m\u00eb e hapur p\u00ebr popullin amerikan.\u2028Ai dhe e shoqja, Zhaklina, kishin lidhje t\u00eb ngushta me figurat e shquara t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs amerikane t\u00eb koh\u00ebs dhe s\u2019linin rast pa shprehur admirimin e tyre p\u00ebr ta. Presidenti besonte q\u00eb roli i artit dhe kultur\u00ebs kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie vitale. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ishte e hapur p\u00ebr artist\u00ebt dhe mendjet e ndritura krijuese t\u00eb \u00e7do fushe. Presidenti em\u00ebroi si ndihm\u00ebs t\u00eb tij intelektual\u00eb t\u00eb shquar e t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ai vuri v\u00ebllain e tij, 34-vje\u00e7arin Robert Kenedi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i guximsh\u00ebm i gjenerat\u00ebs s\u00eb re, i cili e provoi veten si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i vendosur i t\u00eb drejtave civile.\u2028Amerika e s\u00eb ardhmes ishte ideali i Presidentit Kenedi. Ai kishte qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr vendin e tij, tani po e udh\u00ebhiqte at\u00eb nga pozita e udh\u00ebheq\u00ebsit bot\u00ebror. \u2028Mir\u00ebqenia e Amerik\u00ebs brenda kufijve t\u00eb saj, si edhe mir\u00ebqenia e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Lindon Xhonsoni ka th\u00ebn\u00eb: \u2028\u201dN\u00eb m\u00eb pak se 3 vjet si President, Xhon Kenedi i prezantoi bot\u00ebs portretin e nj\u00eb Amerike t\u00eb re, t\u00eb nj\u00eb kombi me nj\u00eb vizion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e problemeve n\u00eb bot\u00eb dhe ruajtjen e paqes.\u201d \u2028Problemet e brendshme t\u00eb vendit ishin pikat e para t\u00eb programit t\u00eb tij. L\u00ebvizja p\u00ebr t\u00eb drejtat civile n\u00eb vitet \u201860 sh\u00ebnoi nj\u00eb nivel t\u00eb ri n\u00eb SHBA, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje masive. Lufta civile (1861-\u201865) i kishte \u00e7liruar afrikano-amerikan\u00ebt nga skllav\u00ebria, por ende edhe pas nj\u00eb shekulli ata konsideroheshin qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs t\u00eb dyt\u00eb, jetonin e punonin t\u00eb ve\u00e7uar nga t\u00eb bardh\u00ebt, nuk kishin t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, nuk g\u00ebzonin t\u00eb drejt\u00ebn e arsimimit etj.\u2028N\u00ebn drejtimin e v\u00ebllait t\u00eb Presidentit Robert Kenedit, Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb i mori n\u00eb konsiderat\u00eb ankesat e afrikano-amerikan\u00ebve p\u00ebr trajtim t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave m\u00eb imediate, Presidenti mori masa kurajoze n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullsis\u00eb me ngjyr\u00eb, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb legjislacion t\u00eb ri. N\u00eb fjalimin e tij lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim, midis t\u00eb tjerash ai tha: \u201cKishin kaluar 100 vjet q\u00eb kurse Abraham Linkolni u dha lirin\u00eb skllev\u00ebrve e ende trash\u00ebgimtar\u00ebt e tyre nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb. Ka ardhur koha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb premtimin e dh\u00ebn\u00eb\u201d.\u2028Ai i p\u00ebrcolli kongresit ligjin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebshtu diskriminimit racial. Shum\u00eb familje afrikano-amerikane e mbanin varur portretin e Presidentit Kenedi n\u00eb mur, krahas me portretin e Dr. Martin Luter Kingut. Te Presidenti i ri, Xhon Kenedi, ata shikonin njeriun q\u00eb mbronte t\u00eb drejtat e tyre. Ai nuk l\u00ebshonte pe n\u00eb ato parime q\u00eb kishte besuar q\u00eb kur ishte student, edhe pse e dinte q\u00eb bindjet e tij mund t\u2019i kushtonin presidenc\u00ebn. Ai luftonte p\u00ebr t\u00eb fituar. Xhon Kenedi u zhvillua, u rrit n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. \u201cDemokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qeverisuri jo e leht\u00eb. K\u00ebrkon cil\u00ebsi t\u00eb larta, vet\u00ebdisiplin\u00eb, vullnet p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe gjithashtu k\u00ebrkon njohje, dituri\u201d, tha ai n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb mbajtur n\u00eb Irland\u00eb. \u2028Presidenti ishte i interesuar p\u00ebr imazhin e Amerik\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<div>\n<div>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb drejtuar kongresit, n\u00eb mars 1962, ai propozonte krijimin e 9 parqeve t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare.\u2028\u00cbsht\u00eb ideja dhe merita e tij p\u00ebr krijimin e \u201cPeace Corps\u201d n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilave qytetar\u00ebt amerikan\u00eb, m\u00ebsues, mjek\u00eb, inxhinier\u00eb e nga profesione t\u00eb tjera, vullnetarisht shkonin kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb vendeve n\u00eb zhvillim. Ishte nj\u00eb obligim i tij moral q\u00eb ai e mbante n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e vet. Ishte nj\u00eb ide q\u00eb ai madje e pati hedhur n\u00eb shtetin e tij.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Masa\u00e7usets, ende pa u b\u00ebr\u00eb president. \u2028Me \u201cAleanc\u00ebn p\u00ebr Progres\u201d dhe vullnetar\u00ebt e paqes ai solli idealizmin amerikan n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb vendeve n\u00eb zhvillim. \u2028Ai d\u00ebshironte q\u00eb Amerika t\u00eb rimerrte misionin e vet si kombi i par\u00eb i bot\u00ebs, i dedikuar n\u00eb revolucionin p\u00ebr t\u00eb drejtat njer\u00ebzore e progres shoq\u00ebror.\u2028Aleanca p\u00ebr progres gjeti v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zbatimin e saj dhe p\u00ebrfundimisht nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u2028Padyshim, v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb kaloi presidenca e Kenedit, ishte kriza me Kub\u00ebn, n\u00eb tetor 1962. N\u00eb vitin 1962, ai kap\u00ebrceu me zgjuarsi dhe durim nj\u00eb konflikt nuklear t\u00eb mundsh\u00ebm me Bashkimin Sovjetik q\u00eb kishte vendosur raketat n\u00eb ishullin e Kub\u00ebs, vet\u00ebm 90 milje larg Amerik\u00ebs. Ishte nj\u00eb gjendje e tensionuar, nga e cila SHBA-ja, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Xhon Kenedit, doli triumfuese. \u2028Kenedi besonte n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb kishte Amerika p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb vizionin e tij populli amerikan ishte nj\u00eb komb me nj\u00eb mision t\u00eb madh. \u2028Me besimin, me fjal\u00ebt, veprat e prezenc\u00ebn e tij ai i jepte jet\u00eb idealizmit t\u00eb vet. M\u00eb 25 maj 1961, Kenedi i k\u00ebrkonte Kongresit amerikan ta mb\u00ebshteste n\u00eb q\u00ebllimet e tij: \u201cUn\u00eb besoj q\u00eb ky vend duhet t\u2019i v\u00ebr\u00eb vetes si q\u00ebllim zbritjen e njeriut n\u00eb H\u00ebn\u00eb pa u mbyllur kjo dekad\u00eb.\u201d \u00cbndrra e tij u b\u00eb realitet m\u00eb 20 korrik 1969, pik\u00ebrisht brenda asaj dekade me \u201cApollo 11\u201d.\u2028N\u00eb politik\u00ebn e jashtme Kenedi mendonte q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t\u00eb vepronin n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb fort\u00eb per\u00ebndimore. \u201cNe nuk mund t\u00eb vendosim drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn duke vepruar vet\u00ebm\u201d, theksonte ai m\u00eb 4 korrik 1962, por t\u00eb bashkuar me vende t\u00eb tjera t\u00eb lira ne mund t\u00eb ndihmojm\u00eb kombet n\u00eb zhvillim p\u00ebr t\u00eb hedhur tutje zgjedh\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb.\u201d \u2028Planet e Xhon Kenedit p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb bashkuar n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me SHBA-n\u00eb u penguan shpesh nga Presidenti francez Sharl de Gol.\u2028M\u00eb 22 n\u00ebntor 1963, kur kishte mbushur 1000 dit\u00ebt si President, Xhon Kenedi u vra n\u00eb Dallas, Teksas, tek po p\u00ebrsh\u00ebndeste nga makina e hapur popullin q\u00eb kishte mbushur dy an\u00ebt e rrug\u00ebs p\u00ebr ta par\u00eb. \u2028Disa muaj para atentatit, n\u00eb inaugurimin e USIA, n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut, sikur t\u00eb kishte parashikuar fundin e af\u00ebrt, ai kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cNjeriu vdes, kombet ngrihen e bien, por idet\u00eb jetojn\u00eb. Idet\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavdekshme\u201d.<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>John F. Kennedy<\/strong>, i njohur p\u00ebr sharmin e tij dhe t\u00eb folur\u00ebn n\u00eb publik, \u00ebsht\u00eb presidenti i par\u00eb m\u00eb i ri, i cili n\u00eb mosh\u00ebn 43 vje\u00e7are u zgjodh p\u00ebr t\u00eb drejtuar\u00a0<strong>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs<\/strong>. Sot, amerikan\u00ebt e kujtojn\u00eb at\u00eb me dashuri si nj\u00eb figur\u00eb frym\u00ebzuese dhe nj\u00eb\u00a0nd\u00ebr president\u00ebt m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb histori.<span id=\"more-83800\"><\/span><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb 10 th\u00ebniet m\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr lidershipin nga<strong>\u00a0John Kennedy<\/strong>:<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr edukimin<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb rriten dijet tona, aq m\u00eb shum\u00eb shpaloset injoranca jon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cLidershipi dhe t\u00eb nx\u00ebnit jan\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin.\u201d<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i edukimit \u00ebsht\u00eb rritja e dijeve dhe p\u00ebrhapja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr veprimin<\/strong><\/p>\n<p>\u201cVeprimi ka risqet dhe kostot e tij, por t\u00eb kushton shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrish n\u00eb vend duarkryq.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet t\u00eb negociojm\u00eb kurr\u00eb nga frika. Por asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb t\u00eb negociojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKoha e duhur p\u00ebr t\u00eb rregulluar \u00e7atin\u00eb \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb kur dielli shk\u00eblqen.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb shum\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNjeriu \u00ebsht\u00eb ende kompjuteri m\u00eb gjenial nga t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNdryshimi \u00ebsht\u00eb ligji i jet\u00ebs. Dhe ata t\u00eb cil\u00ebt shohin vet\u00ebm t\u00eb shkuar\u00ebn ose t\u00eb tashmen po humbasin t\u00eb ardhmen.\u201d<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebrat nuk ndodhin. Gj\u00ebrat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhin.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb m\u00eb pak se 3 vjet si President, Xhon Kenedi i dha bot\u00ebs portretin e nj\u00eb Amerike t\u00eb re, t\u00eb nj\u00eb kombi me nj\u00eb vizion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe ruajtjen e paqes kudo.\u201d Lindon Xhonson, gusht 1964 Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi n\u00eb nj\u00eb familje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1443,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,9,10,3,4,20],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cN\u00eb m\u00eb pak se 3 vjet si President, Xhon Kenedi i dha bot\u00ebs portretin e nj\u00eb Amerike t\u00eb re, t\u00eb nj\u00eb kombi me nj\u00eb vizion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe ruajtjen e paqes kudo.\u201d Lindon Xhonson, gusht 1964 Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi n\u00eb nj\u00eb familje [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-13T14:47:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"495\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442\",\"name\":\"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-13T14:47:47+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-13T14:47:47+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg\",\"width\":750,\"height\":495},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"\u201cN\u00eb m\u00eb pak se 3 vjet si President, Xhon Kenedi i dha bot\u00ebs portretin e nj\u00eb Amerike t\u00eb re, t\u00eb nj\u00eb kombi me nj\u00eb vizion t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe ruajtjen e paqes kudo.\u201d Lindon Xhonson, gusht 1964 Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi n\u00eb nj\u00eb familje [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-02-13T14:47:47+00:00","og_image":[{"width":750,"height":495,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442","name":"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg","datePublished":"2019-02-13T14:47:47+00:00","dateModified":"2019-02-13T14:47:47+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=1442"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg","width":750,"height":495},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=1442#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Xhon Kenedi: Mos pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb vendi yt p\u00ebr ty, por pyet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh ti p\u00ebr vendin t\u00ebnd"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",750,495,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"},"20":{"name":"Rajon\/Bot\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=20"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",300,198,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",305,201,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",400,264,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",600,396,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",750,495,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",130,86,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/John-Kennedy.jpg",750,495,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1442"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1442"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1444,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1442\/revisions\/1444"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}