{"id":14374,"date":"2019-07-21T21:35:35","date_gmt":"2019-07-21T19:35:35","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=14374"},"modified":"2019-07-21T21:35:35","modified_gmt":"2019-07-21T19:35:35","slug":"sa-kushton-te-pushosh-ne-shqiperi-nga-veriu-ne-jug-velipoja-me-e-lira-ja-me-i-shtrenjti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374","title":{"rendered":"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr sot bregdeti m\u00eb i frekuentuar, kjo fal\u00eb kontratave t\u00eb parapaguara q\u00eb agjencit\u00eb e huaja kan\u00eb me disa struktura akomoduese. Hyrja n\u00eb treg e disa hoteleve t\u00eb reja ka rritur mesatarisht \u00e7mimet me 1-2 euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Velipoja, nga ana tjet\u00ebr, mbetet sot plazhi m\u00eb i lir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me \u00e7mime minimale, q\u00eb nisin nga 25 euro p\u00ebr dhomat dyshe standarde. Dh\u00ebrmiu dhe Jali ofrojn\u00eb \u00e7mime \u201ct\u00eb \u00e7mendura\u201d deri n\u00eb 300 euro nata p\u00ebr suitat. P\u00ebr disa t\u00eb huaj, si italian\u00ebt, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende e lir\u00eb, p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs dhe polak\u00ebt ajo po shtrenjtohet \u00e7ka po reflektohet n\u00eb ulje t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve nga k\u00ebto vende.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Nertila Maho<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dhom\u00eb standarde me pamje nga mali, 160 euro nata, nj\u00eb dhom\u00eb standarde me pamje nga deti 180 euro nata, nj\u00eb dhom\u00eb delux me pamje nga deti, 200 euro nata. Akomodimi n\u00eb suit\u00eb, 300 euro nata. Nuk jemi n\u00eb Nic\u00eb, n\u00eb Franc\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb nga ofertat me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrball nj\u00eb familje austriake n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sakt\u00ebsisht n\u00eb Dh\u00ebrmi. Prej dy vitesh, ata pushojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, duke marr\u00eb me vete edhe miq t\u00eb tyre. P\u00ebr ver\u00ebn 2019, kan\u00eb zgjedhur s\u00ebrish Shqip\u00ebrin\u00eb, por duke ndryshuar hotelin ku kan\u00eb q\u00ebndruar dy vitet e m\u00ebparshme. Shkaku i ndryshimit? Nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me sh\u00ebrbimin q\u00eb iu ofrohet n\u00eb hotel krahasuar me \u00e7mimin q\u00eb paguajn\u00eb. P\u00ebr t\u2019ju kthyer edhe nj\u00eb her\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ata zgjodh\u00ebn nj\u00eb hotel m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, me 110 euro nata. Duke pasur parasysh Austrin\u00eb dhe standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs, sigurisht q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb mund t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb ata e p\u00ebrballojn\u00eb, ndaj s\u2019kan\u00eb pse ankohen. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, edhe 300 euro nata mund ta p\u00ebrballojn\u00eb, por nd\u00ebrsa hoteli justifikon \u00e7mimin brenda mureve t\u00eb tij, ambienti p\u00ebrreth e zbeh k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Na u desh ta shihnim me syt\u00eb tan\u00eb Dh\u00ebrmiun dhe rrug\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb aksesit, n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme, p\u00ebr t\u00eb kujtuar edhe nj\u00eb her\u00eb se sapo mbyllet nj\u00eb kantier, hapet nj\u00eb tjet\u00ebr. Vitin e shkuar, Dh\u00ebrmiu ishte n\u00eb pushtetin e pluhurit dhe betonit p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebtitores q\u00eb po nd\u00ebrtohej. K\u00ebt\u00eb vit nuk kemi \u00e7\u2019t\u00eb themi p\u00ebr sh\u00ebtitoren. E shtruar me kalldr\u00ebm, e past\u00ebr, e pajisur me stola dhe me ndri\u00e7im. Estetikisht duket shum\u00eb bukur. Por n\u00ebse t\u00eb duhet t\u00eb kalosh me makin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e hapur p\u00ebr automjetet ndryshon s\u00ebrish mendim.<\/p>\n<p>Rruga \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e pashtruar, gropat mund t\u2019i gjesh fare leht\u00eb tek-tuk dhe duhet t\u00eb b\u00ebhesh gati q\u00eb n\u00eb mos nj\u00eb her\u00eb, her\u00ebn tjet\u00ebr do ta godas\u00ebsh makin\u00ebn, pluhuri q\u00eb ndihet pastaj gjat\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb qershia mbi tort\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb huajt t\u00eb mos duan t\u00eb paguajn\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb 300 euro nata p\u00ebr t\u2019u zhytur n\u00eb pluhurin dhe gropat q\u00eb gjen n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bregdetit nga Velipoja n\u00eb Ksamil. Shqip\u00ebrin\u00eb e zgjedhin se \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb e n\u00ebse shtrenjtohet, gjasat jan\u00eb q\u00eb ta braktisin ashtu sikurse po b\u00ebjn\u00eb polak\u00ebt apo kosovar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Durr\u00ebsi, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh dhoma, \u00e7mimet rriten me 2 euro<\/strong><\/p>\n<p>Durr\u00ebsi, fal\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb huajve, q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet agjencive, po p\u00ebrjeton vitet e fundit shk\u00eblqimin e tij, pas viteve t\u00eb t\u00ebra braktisje. N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkoni rezervimin e nj\u00eb dhome n\u00eb fundjav\u00eb praktikisht do ta keni t\u00eb pamundur, flasim k\u00ebtu tek grupi i hoteleve q\u00eb konsiderohen relativisht t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb dhom\u00eb standarde p\u00ebr tre veta, me m\u00ebngjes, ishte e pamundur t\u00eb gjendej n\u00eb disa hotele ku pyet\u00ebm dhe q\u00eb konsiderohen me 3 apo 4 yje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tek ato ku kishte mund\u00ebsi t\u00eb gjeje, \u00e7mimi varionte nga 80 euro me m\u00ebngjesin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, n\u00eb 70 euro personi (210 euro dhoma) me kat\u00ebr vakte t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Polak\u00ebt, \u00e7ek\u00ebt, gjerman\u00ebt, nordik\u00ebt kan\u00eb vite q\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Golemit, nga maji e deri n\u00eb fund t\u00eb shtatorit me kontrata t\u00eb parapaguara nga agjencit\u00eb, \u00e7ka i ka rritur vler\u00ebn zon\u00ebs, ka nxitur investime t\u00eb reja n\u00eb struktura akomoduese dhe si rrjedhoj\u00eb ka sjell\u00eb edhe rritje graduale t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Shahu, ortak pran\u00eb \u201cSandy Beach Resort\u201d, shprehet se pavar\u00ebsisht fluksit q\u00eb e karakterizon Durr\u00ebsin vitet e fundit, 2019-a pati nj\u00eb lloj luhatje p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs dhe situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb protestave.<br \/>\n\u201cNe u ndikuam pak nga situata politike dhe protestat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si sektor, por hotelet e mir\u00eb e kap\u00ebn s\u00ebrish ritmin. M\u00eb s\u00eb shumti efekti \u00ebsht\u00eb ndier te hotelet me 3 yje e posht\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli disi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe ku operimi nuk \u00ebsht\u00eb me agjenci, por p\u00ebrzgjidhet nga vet\u00eb pushuesit e paorganizuar. P\u00ebr hotelet e m\u00ebdha, shifrat mbeten nj\u00eblloj pasi kan\u00eb funksionuar me rezervim dhe parapagim\u201d, \u2013 shprehet Shahu. Lidhur me r\u00ebnien e polak\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb u konfirmua edhe nga shifrat zyrtare t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb shtetasve, ai shprehet se kjo ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb menj\u00ebhershme q\u00eb u b\u00eb n\u00eb vitet e para dhe kur tregu shqiptar nuk ishte ende gati.<\/p>\n<p>\u201cVihet re r\u00ebnie e numrit t\u00eb turist\u00ebve polak\u00eb dhe kjo ishte e pritshme, sepse ky treg u rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme por ne nuk ishim gati. Nga ai \u2018bum\u2019 turist\u00ebsh i pak viteve m\u00eb par\u00eb biznesi \u00ebsht\u00eb nxitur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb investimet dhe t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj turizmi, p\u00ebrfshi paketat. Sigurisht q\u00eb jemi n\u00eb proces m\u00ebsimi. Pavar\u00ebsisht r\u00ebnies q\u00eb ka pasur, mendoj se do t\u00eb vijn\u00eb s\u00ebrish por do t\u00eb kemi nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, por m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Strukturat q\u00eb po nd\u00ebrtohen tani jan\u00eb struktura t\u00eb mira me 100 dhoma, me m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira e leht\u00ebsi. Mendoj se p\u00ebr 3-4 vite do t\u00eb kemi nj\u00eb sektor t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb strukturuar dhe me struktura m\u00eb t\u00eb mira\u201d, shprehet Shahu.<\/p>\n<p>Vihet re rritja e leht\u00eb e \u00e7mimeve p\u00ebr zon\u00ebn e Durr\u00ebsit, kryesisht Golemit, q\u00eb vjen si efekt i hyrjes n\u00eb treg t\u00eb strukturave t\u00eb reja akomoduese. \u201cJan\u00eb biznese t\u00eb reja q\u00eb po hyjn\u00eb n\u00eb treg. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb rritur \u00e7mimet mesatarisht me 1 apo 2 euro p\u00ebr dhom\u00eb pasi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha, por kjo mendoj \u00ebsht\u00eb e pranueshme, sepse duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb n\u00eb raport me rajonin ne jemi ende t\u00eb lir\u00eb. Ai konfirmon se nordik\u00ebt kan\u00eb vijuar t\u00eb rriten, \u00e7ka tregon p\u00ebr nj\u00eb ecuri pozitive. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjerman\u00ebt mbeten nj\u00eblloj me shifra. Ashtu sikurse ka pasur tkurrje t\u00eb numrit t\u00eb polak\u00ebve, vihet re hyrja e tregjeve t\u00eb reja si Letonia apo Sllovakia.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit, numri i strukturave q\u00eb punojn\u00eb me kontrata t\u00eb parapaguara dhe paketa \u2018all inclusive\u2019 (t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfshira) \u00ebsht\u00eb rritur edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vit dhe operator\u00ebt nuk shohin m\u00eb probleme sa i takon menaxhimit t\u00eb tyre. Ata n\u00ebnvizojn\u00eb se vit pas viti \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb lloj p\u00ebrvoje dhe menaxhimi dhe jan\u00eb korrigjuar ato probleme q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-222347 alignleft\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889.jpg\" sizes=\"(max-width: 331px) 100vw, 331px\" srcset=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889.jpg 642w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889-300x214.jpg 300w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889-161x115.jpg 161w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889-110x78.jpg 110w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889-322x230.jpg 322w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-2-889-98x70.jpg 98w\" alt=\"\" width=\"331\" height=\"236\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a>Saranda, nordik\u00ebt e \u201cpushtojn\u00eb\u201d nga Korfuzi e Janina, \u00e7mimet deri 150 euro<\/strong><\/p>\n<p>Teksa jemi m\u00ebsuar q\u00eb nordik\u00ebt t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb zon\u00ebn e Golemit duket se Saranda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr destinacion q\u00eb p\u00ebrzgjidhet prej tyre. Arb\u00ebr Shahu, i cili njeh mir\u00eb sektorin, thekson se ardhja e tyre n\u00eb Sarand\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryesisht nga Janina. \u201cUdh\u00ebtojn\u00eb tre or\u00eb e gjysm\u00eb sepse jan\u00eb kureshtar\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb. Gjithsesi, Saranda \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku ishte Durr\u00ebsi pak vite m\u00eb par\u00eb. Duhet t\u00eb rrisin me shpejt\u00ebsi standardet e sh\u00ebrbimit dhe akomodimit ose, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb shum\u00eb shpejt. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb aeroporti n\u00eb Jug. Duhet me patjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkurtuar distancat dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi gjith\u00eb vij\u00ebs bregdetare n\u00eb Jug p\u00ebr t\u2019u zhvilluar. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, lidhur me nordik\u00ebt, tregu i Sarand\u00ebs po operon me half board (m\u00ebngjes dhe dark\u00eb) dhe bed and breakfast (m\u00ebngjes dhe shtrat)\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe Rrahman Kasa, nga \u201cHappy Tours\u201d, shprehet se Saranda \u00ebsht\u00eb e dyta q\u00eb operon me turiz\u00ebm t\u00eb organizuar pas Durr\u00ebsit. \u201cTurist\u00ebt vijn\u00eb p\u00ebrmes Janin\u00ebs dhe Korfuzit dhe ka nordik\u00eb e polak\u00eb. N\u00eb shifra, vihet re reduktimi i k\u00ebtyre dy grupeve n\u00eb raport me vitet e m\u00ebparshme, pasi fokusi \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Durr\u00ebs. Dikur Saranda ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa Durr\u00ebsi n\u00eb shifra, flasim k\u00ebtu para tre vitesh. Apollo dhe Itaka preferonin k\u00ebt\u00eb zon\u00eb si fillim\u201d, n\u00ebnvizon Kasa. Lidhur me \u00e7mimet, ai n\u00ebnvizon se jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb dy lloj \u00e7mimesh. \u00c7mimet e para nisin nga 50 euro deri n\u00eb 150 euro p\u00ebr qytetar\u00ebt kurse t\u00eb dyt\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb fiksuar me kontrata paraprake p\u00ebr turizmin e organizuar dhe q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe elemente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Shtetasit e Kosov\u00ebs braktisin Sh\u00ebngjinin, 20% m\u00eb pak se vjet, problem informaliteti<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebngjini, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon veror, paraqitet m\u00eb dob\u00ebt sesa e nj\u00ebjta periudh\u00eb e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb mes t\u00eb korrikut operator\u00ebt raportojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb turist\u00ebve sidomos nga Kosova. Mark Gjini nga \u201cRafaelo Resort\u201d n\u00eb Sh\u00ebngjin, struktura m\u00eb e madhe akomoduese e k\u00ebsaj zone, thot\u00eb se edhe kriza politike e dha nj\u00eb lloj efekti n\u00eb tkurrjen e rezervimeve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb dob\u00ebt se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn deri tani. Ndoshta ka ndikuar edhe situata politike q\u00eb ishte pak e tensionuar. Pushuesit e huaj kan\u00eb ulur numrin dhe ndaj mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb disi efekt i kriz\u00ebs politike. Jan\u00eb m\u00eb pak \u00e7ek\u00eb, polak\u00eb apo gjerman\u00eb. Kur them ulje, e krahasoj me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Ne kemi vijuar t\u00eb operojm\u00eb me paketat \u2018all inclusive\u2019 (t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfshira) ashtu sikurse edhe vitet e shkuara dhe kemi par\u00eb edhe hyrjen e tregjeve t\u00eb reja. Kemi pasur hungarez\u00eb, italian\u00eb dhe rus\u00eb q\u00eb sipas p\u00ebrshtypjeve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me paketat. Numri i shtetasve nga Kosova, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ulur dhe n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb 20% m\u00eb pak. Ajo q\u00eb na frenon si sektor ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me infrastruktur\u00ebn e dob\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb e kemi edhe nga turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Ata preferojn\u00eb q\u00eb kur vijn\u00eb k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe udh\u00ebtime t\u00eb tjera n\u00eb destinacione t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebrmjet paketave q\u00eb u vihen n\u00eb dispozicion. Nj\u00eb prej tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb rruga e Komanit, e cila le p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Sidomos n\u00eb udh\u00ebtim me autobus, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e rrezikshme\u201d, n\u00ebnvizon Gjini. Sipas tij, problem mbetet trafiku, sidomos n\u00eb fundjav\u00eb. Nga kthesa e Sh\u00ebngjinit deri n\u00eb Ran\u00ebn e Hedhun \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh. Lidhur me \u00e7mimet, ai shprehet se nuk kan\u00eb ndryshuar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problem mbeten strukturat informale. \u201cDuhet t\u00eb vendoset nj\u00eb raport i drejt\u00eb mes atyre q\u00eb jan\u00eb tatimpagues t\u00eb rregullt dhe atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb informalitet t\u00eb plot\u00eb pasi k\u00ebshtu d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb konkurrenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne ndeshemi \u00e7do vit me k\u00ebt\u00eb fenomen kur dh\u00ebnia e apartamenteve p\u00ebr pushime b\u00ebhet me \u00e7mime minimale nga individ\u00eb t\u00eb caktuar dhe q\u00eb nuk paguajn\u00eb asgj\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shtetit. Sot n\u00eb Sh\u00ebngjin i gjen dhomat edhe 20 euro n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale\u201d, thot\u00eb Gjini. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, thekson ai, Tatimet kan\u00eb pasur nj\u00eb qasje disi m\u00eb pozitive n\u00eb aspekt me bizneset duke organizuar fushata sensibilizimi p\u00ebr kupon\u00ebt tatimor\u00eb apo aspekte t\u00eb tjera t\u00eb formalizmit dhe pagesave.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-222348\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889.jpg\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" srcset=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889.jpg 650w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889-300x120.jpg 300w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889-185x74.jpg 185w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889-110x44.jpg 110w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889-450x179.jpg 450w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Levizjet-e-shtetasve-te-huaj-889-100x40.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"259\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, Jali m\u00eb i shtrenjti<\/strong><\/p>\n<p>Operator\u00ebt turistik\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se k\u00ebt\u00eb vit ka pasur nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Bregdeti ka ruajtur prirjen e vet tradicionale ku zonat e konsideruara t\u00eb lira e shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm me pjes\u00ebn e akomodimit por edhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera restorante, bare dhe shezlong\u00eb ashtu sikurse jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat zona q\u00eb konsiderohen t\u00eb shtrenjta prej vitesh. Sipas operator\u00ebve t\u00eb tregut, Velipoja mbetet vija bregdetare m\u00eb e lir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin me struktura akomoduese q\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mimet q\u00eb nisin nga 2000 lek\u00eb deri n\u00eb 4000 lek\u00eb p\u00ebr person.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre hoteleve po ofrojn\u00eb menu t\u00eb tipit half board (m\u00ebngjes dhe dark\u00eb) dhe strukturat jan\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb 1 deri n\u00eb 3 yje q\u00eb kryesisht i frekuentojn\u00eb turist\u00ebt nga Kosova. Sh\u00ebngjini \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i shtrenjt\u00eb nga 10-20% m\u00eb shum\u00eb se Velipoja. Fillimisht ai ishte destinacioni i par\u00eb i polak\u00ebve dhe \u00e7ek\u00ebve, por s\u00eb fundmi ka humbur k\u00ebt\u00eb klientel\u00eb. Operator\u00ebt n\u00ebnvizojn\u00eb se vet\u00ebm fundjavave ka ngjall\u00ebri t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn bregdetare, nd\u00ebrsa gjat\u00eb jav\u00ebs gjysma e shezlong\u00ebve jan\u00eb bosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbritur m\u00eb posht\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, shk\u00eblqimi i zon\u00ebs s\u00eb Golemit lidhet ngusht\u00eb me faktin q\u00eb preferohet p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb q\u00eb ka me Aeroportin e Tiran\u00ebs. Turist\u00ebt nordik\u00eb, polak\u00eb dhe gjerman\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me charter dhe t\u00eb kalojn\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb autobus\u00eb. Distanca nga Tirana n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb tolerohet.<\/p>\n<p>Divjaka, p\u00ebrmes disa strukturave t\u00eb ve\u00e7anta, ka nisur t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbimet all inclusive kundrejt paketave 50 euro personi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm hoteli p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb standarde dyshe luhatet mes 20 dhe 50 euro. P\u00ebr t\u00eb zbritur m\u00eb tej n\u00eb Vlor\u00eb. Kjo e fundit n\u00eb raport me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb mbetet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele, por n\u00eb raport me Durr\u00ebsin m\u00eb e shtrenjt\u00eb, sidomos kur merr parasysh p\u00ebrfshirjen e Jalit apo Dh\u00ebrmiut. Zonat me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme n\u00eb Vlor\u00eb jan\u00eb Radhima dhe Orikumi ku mund t\u00eb gjesh edhe dhoma me 30 euro. Gjithsesi, ka nj\u00eb lloj diference p\u00ebr dhomat af\u00ebr detit dhe p\u00ebr ato m\u00eb t\u00eb distancuara, q\u00eb sigurisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Ashtu sikurse ka nj\u00eb diferenc\u00eb mes dhomave n\u00eb struktura akomoduese t\u00eb regjistruara dhe ato q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin n\u00eb informalitet.<\/p>\n<p>Jali dhe Dh\u00ebrmiu, edhe pse ofrojn\u00eb ekstremet e sip\u00ebrme me \u00e7mime deri n\u00eb 200 euro nata, ofrojn\u00eb edhe mund\u00ebsi t\u00eb lira. Por ajo q\u00eb s\u00ebrish i b\u00ebn t\u00eb shtrenjta si destinacione jan\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me shezlongun q\u00eb n\u00eb disa raste shkon edhe 10 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, apo baret dhe restorantet. Frekuentues t\u00eb Vlor\u00ebs dhe Jugut jan\u00eb kryesisht kryeqytetasit, emigrant\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb apo italian\u00ebt, gjerman\u00ebt dhe polak\u00ebt por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paorganizuar. Arsyet pse ende nuk kemi nj\u00eb masivizim n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e transportit.<br \/>\nSaranda \u00ebsht\u00eb e dyta pas Durr\u00ebsit p\u00ebr turizmin e organizuar. Lidhur me strukturat akomoduese, \u00e7mimi mesatar minimal \u00ebsht\u00eb 40 euro nata nd\u00ebrsa ai mesatar maksimal, \u00ebsht\u00eb 110 euro nata.<\/p>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-222350 alignleft\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889.jpg\" sizes=\"(max-width: 332px) 100vw, 332px\" srcset=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889.jpg 600w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889-300x133.jpg 300w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889-185x82.jpg 185w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889-110x49.jpg 110w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889-450x200.jpg 450w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Turizem-3-889-100x44.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"332\" height=\"147\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a>\u00c7mimet n\u00eb rritje po largojn\u00eb polak\u00ebt, po hedhin syt\u00eb nga Greqia dhe Turqia<\/strong><\/p>\n<p>Numri i turist\u00ebve polak\u00eb ka r\u00ebn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Shifrat zyrtare tregojn\u00eb se p\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2019 kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vend 13 mij\u00eb shtetas polak\u00eb, me r\u00ebnie 4.2% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Tkurrja ishte m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb maj, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me fillimin e sezonit turistik. Sipas INSTAT, n\u00eb muajin maj polak\u00ebt, sh\u00ebnuan r\u00ebnie me gati 13% n\u00eb raport me majin e kaluar, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike, por edhe problemeve q\u00eb ka Shqip\u00ebria me sh\u00ebrbimet, infrastruktur\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Maciej Sokalski, Koordinator i Shitjeve p\u00ebr \u201cRego-Bis\u201d n\u00eb Poloni, n\u00ebnvizonte se nj\u00eb nga arsyet pse polak\u00ebt po largohen \u00ebsht\u00eb rritja e \u00e7mimeve. \u201cNga viti 2015, kur kam ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb bum i madh. Ne filluam t\u00eb shisnim \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb paketa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb destinacion. Nis\u00ebm me nj\u00eb avion dhe nj\u00eb autobus n\u00eb jav\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb 2016-n, kishim dy avion\u00eb dhe nj\u00eb autobus. N\u00eb 2017 dhe 2018, kishim tre avion\u00eb n\u00eb jav\u00eb dhe nj\u00eb autobus. Pak a shum\u00eb ishin bashk\u00eb 800 njer\u00ebz n\u00eb jav\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit, kemi vet\u00ebm dy avion\u00eb dhe nj\u00eb autobus sepse Shqip\u00ebria tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb blejm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pushime n\u00eb Greqi ose n\u00eb Turqi, edhe n\u00eb hotele me kat\u00ebr yje. Ndryshimi n\u00eb \u00e7mime erdhi vitin e kaluar dhe ishim n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku Shqip\u00ebria mund t\u00eb krahasohej me Turqin\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz nga Polonia zgjedhin Greqin\u00eb dhe Turqin\u00eb, sepse kan\u00eb imazh m\u00eb t\u00eb konsoliduar turistik. Un\u00eb vet\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019iu shpjegoj dhe iu flas shum\u00eb p\u00ebr an\u00ebn pozitive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por opinioni q\u00eb mbizot\u00ebron \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb vendi t\u00eb ndotur. Mund t\u00eb shoh\u00ebsh fare mir\u00eb q\u00eb rreth hoteleve, mjedisi vuan shum\u00eb nga plehrat dhe nuk ka kosha\u201d, shprehet Sokalski.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-222349\" src=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889.jpg\" sizes=\"(max-width: 550px) 100vw, 550px\" srcset=\"https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889.jpg 650w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889-300x170.jpg 300w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889-185x105.jpg 185w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889-110x62.jpg 110w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889-405x230.jpg 405w, https:\/\/www.monitor.al\/images\/2019\/07\/Cmimet-ne-euro-per-vitin-2019-ne-bregdetin-shqiptar-889-100x57.jpg 100w\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"312\" data-lazy-loaded=\"true\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tabela:\u00a0<em>\u00c7mimet p\u00ebr Divjak\u00ebn edhe pse rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa Velipoja nuk sh\u00ebrbejn\u00eb si referenc\u00eb p\u00ebr operator\u00ebt e tregut pasi ka kapacitet t\u00eb ul\u00ebt akomodues.<\/em><\/p>\n<p><strong>Trafiku n\u00eb Jug, nj\u00eb tmerr q\u00eb nuk merr fund prej vitesh, pavar\u00ebsisht Bypass-it t\u00eb Fierit<\/strong><\/p>\n<p>Erjol\u00ebs dhe shoqeve t\u00eb saj ju desh t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb or\u00ebn 03:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs pavar\u00ebsisht se kishin l\u00ebn\u00eb Dh\u00ebrmiun q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 17:30 pasdite. Do t\u00eb p\u00ebrballeshin me trafikun q\u00eb niste nga ngjitja e Llogoras\u00eb e vazhdonte deri posht\u00eb n\u00eb Orikum, m\u00eb pas n\u00eb Radhim\u00eb e deri n\u00eb hyrje t\u00eb Vlor\u00ebs. U dor\u00ebzuan n\u00eb or\u00ebn 00:00 n\u00eb hyrje t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe dhe p\u00ebr t\u00eb pritur q\u00eb situata t\u00eb kalonte teksa nj\u00eb autobus i mbetur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs u desh t\u00eb hiqej me vin\u00e7 p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kaosin q\u00eb shkaktoi n\u00eb dat\u00ebn 7 korrik.<\/p>\n<p>Vargu i gjat\u00eb i makinave nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, pasi \u00e7do m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Vlora e p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Radhim\u00ebs t\u00eb duhen minimalisht 40 minuta pasi kalimi tek tuneli tek Uji i Ftoht\u00eb p\u00ebrkufizohet nj\u00eb mish-mash. E gjith\u00eb kjo ndodhi teksa nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeministri dhe ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb inspektuan Bypass-in e Fierit i cili \u00ebsht\u00eb hapur me nj\u00eb kalim p\u00ebr automjetet, duke shkurtuar distanc\u00ebn me Vlor\u00ebn me 35 minuta. Pra ju mb\u00ebrrini n\u00eb trafikun e Vlor\u00ebs 35 minuta m\u00eb par\u00eb sesa p\u00ebrpara hapjes s\u00eb k\u00ebtij Bypassi. Por cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr trafikun e Vlor\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht Bypassi i k\u00ebtij qyteti. Ky aks ka nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb projektuar 29 km dhe fillon nga rreth-rrotullimi n\u00eb fund t\u00eb autostrad\u00ebs Levan-Vlor\u00eb. Rruga zbret posht\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Orikumit af\u00ebrsisht 12 kilometra. Deri n\u00eb fund t\u00eb majit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bypass ishin kryer vet\u00ebm 12% e punimeve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb parashikohet q\u00eb e gjith\u00eb vepra t\u00eb jet\u00eb e aksesueshme n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021. Bypass-et e Vlor\u00ebs dhe Fierit jan\u00eb dy vepra q\u00eb shoq\u00ebrohen prej vitesh me problematika. Kompania e m\u00ebparshme q\u00eb fitoi tenderin u largua duke i braktisur punimet. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, kompania \u201cCGC, Combined Group Contracting\u201d n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn p\u00ebr Fierin, me vler\u00eb 37.9 milion\u00eb euro.(monitor)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr sot bregdeti m\u00eb i frekuentuar, kjo fal\u00eb kontratave t\u00eb parapaguara q\u00eb agjencit\u00eb e huaja kan\u00eb me disa struktura akomoduese. Hyrja n\u00eb treg e disa hoteleve t\u00eb reja ka rritur mesatarisht \u00e7mimet me 1-2 euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Velipoja, nga ana tjet\u00ebr, mbetet sot plazhi m\u00eb i lir\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13233,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr sot bregdeti m\u00eb i frekuentuar, kjo fal\u00eb kontratave t\u00eb parapaguara q\u00eb agjencit\u00eb e huaja kan\u00eb me disa struktura akomoduese. Hyrja n\u00eb treg e disa hoteleve t\u00eb reja ka rritur mesatarisht \u00e7mimet me 1-2 euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Velipoja, nga ana tjet\u00ebr, mbetet sot plazhi m\u00eb i lir\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-21T19:35:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1094\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374\",\"name\":\"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-21T19:35:35+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-21T19:35:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg\",\"width\":1094,\"height\":718},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebr sot bregdeti m\u00eb i frekuentuar, kjo fal\u00eb kontratave t\u00eb parapaguara q\u00eb agjencit\u00eb e huaja kan\u00eb me disa struktura akomoduese. Hyrja n\u00eb treg e disa hoteleve t\u00eb reja ka rritur mesatarisht \u00e7mimet me 1-2 euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Velipoja, nga ana tjet\u00ebr, mbetet sot plazhi m\u00eb i lir\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-07-21T19:35:35+00:00","og_image":[{"width":1094,"height":718,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374","name":"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg","datePublished":"2019-07-21T19:35:35+00:00","dateModified":"2019-07-21T19:35:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=14374"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg","width":1094,"height":718},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14374#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sa kushton t\u00eb pushosh n\u00eb Shqip\u00ebri: Nga Veriu n\u00eb Jug, Velipoja m\u00eb e lira, ja m\u00eb i shtrenjti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",1094,718,false]},"categories_names":{"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",300,197,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",305,200,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",400,263,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",600,394,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",1024,672,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",130,85,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dielli-ne-plazh.jpg",1094,718,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14374"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14374"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14375,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14374\/revisions\/14375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}