{"id":14195,"date":"2019-07-17T12:55:08","date_gmt":"2019-07-17T10:55:08","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=14195"},"modified":"2019-07-17T12:55:08","modified_gmt":"2019-07-17T10:55:08","slug":"isuf-kalo-rrefen-takimin-e-enverit-me-ramizin-frika-nga-kadri-hazbiu-dhe-vdekja-e-mehmet-shehut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195","title":{"rendered":"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut"},"content":{"rendered":"<p>Mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, profesor Isuf Kalo, n\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d t\u00eb botuar nga UET Press, tregon incidentin mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Kadri Hazbiut, ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, dit\u00ebn q\u00eb ky i fundit e njoftoi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Mehmet Shehut.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Enver Hoxha nuk pranoi q\u00eb Kadri Hazbiu t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me t\u00eb dhe Ramiz Alin\u00eb kur ata u nis\u00ebn nga vila e tij n\u00eb Komitetin Qendror, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pasigurie p\u00ebr fatin e tij. Kadri Hazbiu ishte i vetmi q\u00eb l\u00ebvizte i armatosur. Por dyshimet ndaj Kadri Hazbiut datojn\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe ai mbetej jo shum\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb familjen Hoxha, sipas profesor Kalos.<\/p>\n<p>ISUF KALO<\/p>\n<p>M\u00ebnyra sesi dhe momenti kur Mehmeti mori vendimin e vet\u00ebvrasjes kan\u00eb mbetur mister. A e vendosi ai at\u00eb fill i vet\u00ebm, pa e biseduar me t\u00eb shoqen, p\u00ebr t\u00eb mos e tronditur para kohe at\u00eb? Apo e biseduan paraprakisht t\u00eb dy? E konsideroi at\u00eb si alternativ\u00ebn e vetme t\u00eb nj\u00eb humb\u00ebsi t\u00eb pashpres\u00eb, prej s\u00eb cil\u00ebs ndoshta mund t\u00eb p\u00ebrfitonte ruajtjen e meritave dhe gjurm\u00ebve historike t\u00eb vetes dhe t\u00eb ardhmen e pacenuar t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb vet? A e shkroi letr\u00ebn q\u00eb la pas p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar personalisht Enverit at\u00eb nat\u00eb apo e pati menduar ose shkruar si draft q\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb version paraprak?<\/p>\n<p>A ia kishte dh\u00ebn\u00eb edhe Fiqiretes ta lexonte dhe ta komentonte? A la t\u00eb shkruar edhe ndonj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr personale p\u00ebr Fiqireten me porosi, amanete p\u00ebr miq ku mund t\u00eb mb\u00ebshtetej, p\u00ebr varrimin, p\u00ebr armiqt\u00eb nga duhej t\u00eb ruhej, p\u00ebr fatin e dokumenteve sekrete q\u00eb dispononte, si dhe disa fjal\u00eb lamtumire? Apo ia la ato asaj me goj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb? N\u00eb qoft\u00eb se nuk ka l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb nga k\u00ebto, at\u00ebher\u00eb t\u00ebrthorazi duhet menduar se ai ka besuar se vet\u00ebvrasja dhe letra do ta preknin Enverin dhe ai do t\u2019i plot\u00ebsonte, pa hezitim, ato k\u00ebrkesa modeste t\u00eb tij: sidomos moscenimin e familjes dhe t\u00eb meritave historike. Nga sa i njihja marr\u00ebdh\u00ebniet e Mehmetit me t\u00eb shoqen, Fiqireten, nuk besoj q\u00eb ai ta ket\u00eb marr\u00eb vendimin e vet\u00ebvrasjes i vet\u00ebm, pa e diskutuar fillimisht edhe me t\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk besoj se ai do i shp\u00ebrfillte implikimet e nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb te shoqja e tij e jet\u00ebs dhe familja n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht nga dukja e jashtme, Fiqiretja kishte ndikim tek i shoqi. Megjithat\u00eb, deri tani, askush nuk ka folur apo shkruar publikisht p\u00ebr ndonj\u00eb takim dhe bised\u00eb paraprake mes tyre gjat\u00eb asaj nate fatale. As vet\u00eb Fiqiretja, as djemt\u00eb, as hetuesia. Nuk \u00ebsht\u00eb folur as q\u00eb Mehmeti t\u00eb ket\u00eb l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr private p\u00ebr Fiqireten, p\u00ebr djemt\u00eb, mbesat, p\u00ebr t\u00eb dashurit e tij ku t\u2019u jepte lamtumir\u00ebn plot dhembje. Si iku ai pa nj\u00eb t\u00eb puthur para vet\u00ebsakrifikimit t\u00eb gruas q\u00eb e shoq\u00ebroi n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb largohet njeriu, qoft\u00eb dhe i zakonsh\u00ebm, p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebshtu? Apo t\u00eb gjitha k\u00ebto ia ka th\u00ebn\u00eb asaj me goj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrlotur mund t\u00eb jen\u00eb ndar\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafuar, t\u00eb goditur nga ai hall i madh? Vet\u00ebsakrifikimi i tij mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb zgjidhja q\u00eb ai i ka imponuar s\u00eb shoqes p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb atyre q\u00eb la pas. Ajo, me lot dhe dhembje, mund ta ket\u00eb kund\u00ebrshtuar, por as ajo nuk ka pasur alternativ\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohej.<\/p>\n<p>Ishte n\u00eb loj\u00eb fati dhe e ardhmja e f\u00ebmij\u00ebve dhe e familjes. Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse ka ndodhur v\u00ebrtet ajo bised\u00eb dhe ndarje e fundit mes atij \u00e7ifti, i cili pak muaj m\u00eb par\u00eb notonte n\u00eb lumturi dhe tani ishte n\u00eb prag t\u00eb zhytjes n\u00eb humner\u00ebn e nj\u00eb fatkeq\u00ebsie t\u00eb thell\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb subjektin e nj\u00eb tragjedie rr\u00ebqeth\u00ebse. Ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb dhe takuar Fiqireten n\u00eb m\u00ebngjesin e 18 dhjetorit, kur Mehmeti u gjet i vet\u00ebvrar\u00eb, nuk e kan\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb hutuar, t\u00eb vilanosur apo duke qar\u00eb me z\u00eb apo pa z\u00eb, p\u00ebr kobin q\u00eb kishte ndodhur, por t\u00eb pik\u00eblluar dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, relativisht t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb p\u00ebrmbajtur, si t\u00eb parap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb pritur vizita ngush\u00ebllimi nga pushtetar\u00ebt e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, madje, disi t\u00eb \u00e7uditur q\u00eb kjo nuk po ndodhte ose po vonohej. Q\u00ebndrimi iluzor i saj p\u00ebrputhej me pritshm\u00ebrin\u00eb e plot\u00ebsimit t\u00eb amanetit apo t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Mehmetit p\u00ebr ta varrosur me dinjitet dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur t\u00eb pacenuar familjen. Ajo nuk mund ta dinte se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, efekti i letr\u00ebs dhe i vet\u00ebvrasjes tek Enveri do t\u00eb ishte i kund\u00ebrt me at\u00eb \u00e7ka ai dhe ajo pat\u00ebn shpresuar. Enveri u habit kur d\u00ebgjoi lajmin at\u00eb m\u00ebngjes. Vet\u00ebvrasjen ai nuk e pati parashikuar. N\u00eb gjallje, Mehmeti e d\u00ebnonte vet\u00ebvrasjen si dob\u00ebsi dhe si nj\u00eb akt t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb disa vende, si n\u00eb Gjeorgji, ajo ndalohet me ligj. Kur Ramizi, i shoq\u00ebruar nga Kadri Hazbiu, t\u00eb dy kritizer\u00ebt m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Mehmetit n\u00eb mbledhjen e nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkuan n\u00eb m\u00ebngjesin e 18 dhjetorit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Enverit p\u00ebr ta informuar p\u00ebr \u00e7ka kishte ngjar\u00eb, ai e priti me shum\u00eb habi lajmin dhe pyeti dy her\u00eb: P\u00ebrse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb? P\u00ebrse e b\u00ebri vall\u00eb? Ekzakt\u00ebsisht, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn habi pati reaguar Stalini kur i njoftuan vet\u00ebvrasjen e s\u00eb shoqes, Nadia Alillujeva. Edhe ajo u vet\u00ebvra pas prekjes s\u00eb sedr\u00ebs nga i shoqi pas nj\u00eb fyerjeje q\u00eb ai i b\u00ebri me arroganc\u00eb n\u00eb publik. \u201cP\u00ebrse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb? P\u00ebrse u b\u00eb kund\u00ebr meje?\u201d, pati pyetur Stalini. Dhe pati shtuar: \u201cVrau veten p\u00ebr t\u00eb m\u00eb goditur mua\u201d. Pas k\u00ebsaj, edhe ai e quajti t\u00eb shoqen \u201ctradhtare dhe armike\u201d t\u00eb tij. Pasi m\u00ebsoi lajmin, Enveri doli menj\u00ebher\u00eb si furtun\u00eb nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb zyr\u00eb me makin\u00ebn e tij bashk\u00eb me ata t\u00eb dy.<\/p>\n<p>Behar Zhurda, truproja personale e Enverit, i hapi der\u00ebn e makin\u00ebs. Enveri ulej gjithmon\u00eb n\u00eb sediljen e pasme. N\u00eb sediljen tjet\u00ebr t\u00eb pasme p\u00ebrkrah tij, u ul Ramizi. N\u00eb sediljen e par\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb shoferit duhej t\u00eb ulej Behari. Por Kadriu, i mbetur pa vend, p\u00ebr t\u2019i shoq\u00ebruar ata n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb, i tha Beharit t\u2019ia linte vendin atij dhe t\u00eb vinte me makin\u00ebn tjet\u00ebr aty ngjitur, me t\u00eb cil\u00ebn Ramizi dhe Kadriu kishin ardhur. Distanca q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkonin nga sht\u00ebpia e Enverit deri n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Komitetin Qendror nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se 100 metra, por, \u00e7udit\u00ebrisht, Enveri, i zymt\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, nd\u00ebrhyri dhe, si rrall\u00ebher\u00eb, e urdh\u00ebroi truproj\u00ebn e tij t\u00eb mos l\u00ebvizte nga vendi. \u201cQ\u00ebndro aty!\u201d, i tha. Kadriu le t\u2019i ndiqte pas me makin\u00ebn e tij. Ky reagim u duk i \u00e7uditsh\u00ebm, sepse Enveri nuk e kishte pasur zakon t\u00eb merrej me detajet e udh\u00ebtimit e t\u00eb sigurimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>A ishte kjo shenj\u00eb paniku e pasiguris\u00eb s\u00eb Enverit q\u00eb ta linte veten pa truproj\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Kadriut, i cili, me ose pa dijenin\u00eb e Ramizit, kushedi se ku mund t\u2019i \u00e7onte? Nd\u00ebr ata t\u00eb tre, Kadriu ishte i vetmi q\u00eb l\u00ebvizte i armatosur. Ishte kjo shenj\u00eb krize e humbjes s\u00eb besimit t\u00eb Enverit pas situat\u00ebs s\u00eb krijuar me vet\u00ebvrasjen e Mehmetit te t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb tij? Kjo dilem\u00eb u forcua dy vjet m\u00eb pas, kur do t\u00eb akuzohej dhe do t\u00eb d\u00ebnohej me pushkatim edhe Kadri Hazbiu, ish-kryebesniku i tij, si agjent i KGB-s\u00eb dhe si \u201cbashk\u00ebkomplotist\u201d me Mehmet Shehun. T\u00eb ken\u00eb qen\u00eb vall\u00eb dyshimet apo planet p\u00ebr eliminimin e Kadriut, t\u00eb fiksuara n\u00eb mendjen e Enverit q\u00eb dit\u00ebn e atij episodi, dy vjet p\u00ebrpara se t\u00eb shpalleshin?<\/p>\n<p>Kjo pik\u00ebpyetje m\u00eb lindi kur n\u00eb kujtes\u00eb m\u2019u zgjua nj\u00eb episod i sjelljes jo t\u00eb zakont\u00eb t\u00eb Nexhmijes me Kadriun, m\u00eb 5 mars 1981, tet\u00eb muaj para se Mehmeti t\u00eb vet\u00ebvritej. Dat\u00ebn e mbaj mend, sepse at\u00eb dit\u00eb pati vdekur v\u00ebllai i Nexhmijes, Fehmiu, si edhe Stalini shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1953. Lajmi i fatkeq\u00ebsis\u00eb erdhi nat\u00ebn, af\u00ebr m\u00ebngjesit, n\u00eb Vlor\u00eb, ku Enveri dhe Nexhmija ishin disa dit\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb vil\u00ebn e tyre n\u00eb \u201cUjin e ftoht\u00eb\u201d. Nexhmija ishte ende n\u00eb gjum\u00eb kur lajmi iu dha s\u00eb pari Enverit. Ai tha mos ia thoni Nexhmijes, sepse do ia them un\u00eb vet\u00eb. Dhe ashtu b\u00ebri, me mjaft dhembshuri dhe delikates\u00eb. Nexhmija e donte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebllain dhe e p\u00ebrjetoi me shum\u00eb dhembje humbjen e tij. Ajo u nis menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Enveri m\u00eb tha q\u00eb ta shoq\u00ebroja edhe un\u00eb, kurse vet\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb Vlor\u00eb prej nga erdhi n\u00eb dit\u00ebn e varrimit, por jo n\u00eb varreza. Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Nexhmija k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb makin\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb biseduar di\u00e7ka. Ajo, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, m\u00eb k\u00ebrkoi miq\u00ebsisht mendimin, si mjek i familjes, se cila do t\u00eb ishte dega apo drejtimi profesional m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr mbes\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb saj, studente e shk\u00eblqyer, e cila sapo kishte mbaruar ose ishte n\u00eb mbarim t\u00eb Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po bisedonim, shoferi mori sinjal q\u00eb n\u00eb distanc\u00eb para nesh, diku pa arritur te shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs, kishte dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe po priste jasht\u00eb makin\u00ebs s\u00eb vet shoku Kadri, at\u00ebher\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Nexhmija sikur u prish n\u00eb fytyr\u00eb dhe e shqet\u00ebsuar pyeti dy her\u00eb: \u201cPse? Pse?\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kishte dyshim q\u00eb ai kishte dal\u00eb p\u00ebr ta ngush\u00eblluar miq\u00ebsisht, n\u00eb shenj\u00eb solidariteti (mbase dhe p\u00ebr serviliz\u00ebm) n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kishte ndodhur dhe q\u00eb ta shoq\u00ebronte n\u00eb rrug\u00ebn e mbetur deri n\u00eb Tiran\u00eb. Besoj ishte thjesht \u201cqok\u00eb\u201d. Kadriu njihej q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb tilla me shum\u00eb ngroht\u00ebsi jo vet\u00ebm ndaj personaliteteve dhe nomenklatur\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, por edhe ndaj punonj\u00ebsve, veteran\u00ebve apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve vart\u00ebs t\u00eb tij. Por Nexhmija m\u2019u duk sikur u bezdis. Ajo u ndal vet\u00ebm pak sekonda dhe pa dal\u00eb nga makina, shk\u00ebmbeu ftohtas ca fjal\u00eb me t\u00eb. Dhe u nis pa e ftuar n\u00eb makin\u00ebn e saj q\u00eb ta shoq\u00ebronte. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, ia shp\u00ebrfilli zellin dhe xhentiles\u00ebn.<\/p>\n<p>U habita, sepse nuk ishte e till\u00eb sjellja e zakonshme e Nexhmijes me \u201cshok\u00ebt e Byros\u00eb\u201d e ve\u00e7an\u00ebrisht me Kadriun, i shquar p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrzem\u00ebrsin\u00eb ndaj Enverit. Edhe pse n\u00eb princip dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb postit, si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Kadriu duhej t\u00eb ishte personi m\u00eb i besuar i Enverit, m\u00eb ishte dukur e \u00e7uditshme q\u00eb, n\u00eb fakt, ai nuk ishte personi tek i cili un\u00eb duhet t\u00eb raportoja ose ta vija n\u00eb dijeni lidhur me ngjarje apo probleme sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Enverit. Ai nuk ishte personi im i kontaktit. Nuk kisha ndonj\u00eb porosi direkte dhe as ndonj\u00eb aludim nga pacienti im p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, por kisha krijuar vet\u00eb nj\u00eb shpjegim t\u00eb hamend\u00ebsuar. M\u00eb ishte krijuar nj\u00eb ndjesi se Enveri ruante dhe nuk e hiqte asnj\u00ebher\u00eb dyshimin as n\u00eb rastin e Kadriut, q\u00eb ministri i Brendsh\u00ebm, si\u00e7 informohej fshehtas p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, mund ta mbante n\u00eb survejim edhe at\u00eb vet\u00eb, lidhur me bisedat, telefonatat dhe jet\u00ebn e p\u00ebrditshme private dhe familjare.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1563360729912\"><\/div>\n<p>Nj\u00eb nga format e informimit mund t\u00eb ishin af\u00ebrsia, miq\u00ebsia dhe kontaktet e ministrit me mjekun e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, megjith\u00ebse Kadriu vet\u00eb dhe familjar\u00ebt e tij ishin tejet mikprit\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt ndaj meje, un\u00eb, me kompleksin e atij dyshimi t\u00eb hamend\u00ebsuar t\u00eb Enverit, i dilja s\u00eb keqes p\u00ebrpara, duke q\u00ebndruar q\u00ebllimisht disi i distancuar p\u00ebr t\u00eb mos krijuar p\u00ebrshtypjen as n\u00eb aparenc\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb familjariteti apo miq\u00ebsie t\u00eb ngusht\u00eb me Hazbit\u00eb, \u00e7ka ata, me aq sa pata kuptuar, e pat\u00ebn interpretuar si mendjemadh\u00ebsi a fodull\u00ebk. Ishte marr\u00ebzi aso kohe t\u00eb dyshoje n\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb dhe korrektes\u00ebn e Kadriut ndaj Enverit, por nuk ishte gabim t\u2019i d\u00ebgjoje me v\u00ebmendje qoft\u00eb dhe pa i besuar marr\u00ebzit\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, papritur, Kadriu m\u00eb thirri vet\u00eb, s\u00eb bashku me dr. Hajro Shytin, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb na informuar dhe k\u00ebrkuar di\u00e7ka q\u00eb lidhej me sh\u00ebndetin e Enverit. P\u00ebrpara nesh, po at\u00eb dit\u00eb, pat thirrur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij edhe Sulo Gradecin, profesor Fejzi Hoxh\u00ebn dhe dr. Ahmet Kamberin. Ishte koha pas vet\u00ebvrasjes s\u00eb Mehmetit, kur Fiqiretja ishte arrestuar dhe po pyetej n\u00eb hetuesi. Ai na tha se, \u201csipas t\u00eb dh\u00ebnave operative dhe t\u00eb hetuesis\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shokun Enver armiqt\u00eb kishin n\u00eb plan q\u00eb n\u00eb barnat kuruese t\u00eb zemr\u00ebs t\u00eb sillej edhe nj\u00eb bar i kamufluar q\u00eb p\u00ebrmbante helm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDetyra ton\u00eb dhe juaja, \u2013 tha ai, \u2013 \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb merren t\u00eb gjitha masat parandaluese q\u00eb ky bar t\u00eb mos vij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Un\u00eb u habita nga \u00e7far\u00eb d\u00ebgjova. Natyrisht, e fal\u00ebnderova p\u00ebr informimin, por dhe e sqarova q\u00eb ne, mjek\u00ebt e shokut Enver, nuk ishim aspak t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb as n\u00eb blerjen, as n\u00eb sjelljen dhe as n\u00eb dh\u00ebnien e barnave p\u00ebr t\u2019i pir\u00eb nga pacienti yn\u00eb. Blerja dhe sjellja e tyre nga jasht\u00eb vendit b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete, sipas nj\u00eb procedure mjaft t\u00eb detajuar nga Sulo Gradeci me oficer\u00ebt e tij t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Ato dor\u00ebzoheshin prej tyre direkt tek infermierja, me procesverbal, dhe pastaj barnat shokut Enver ia jepnin n\u00eb goj\u00eb p\u00ebr t\u2019i pir\u00eb infermieret brenda sht\u00ebpis\u00eb. \u201cNe mjek\u00ebt ishim krejt t\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Prandaj informacioni vlen p\u00ebr oficer\u00ebt roje dhe infermieret dhe do e transmetojm\u00eb. Kurse ne mjek\u00ebt vet\u00ebm rekomandojm\u00eb barnat e duhura, por as i shohim as i prekim ato\u201d. Kur dol\u00ebm nga sht\u00ebpia e Kadriut, pata p\u00ebrshtypjen se di\u00e7ka nuk ishte si m\u00eb par\u00eb n\u00eb sjelljen e tij. Nuk b\u00ebri shaka, as na gostiti si\u00e7 ndodhte shpesh me t\u00eb.<\/p>\n<p>Her\u00eb pas here b\u00ebnte gjeste nervoze me duar p\u00ebr t\u00eb shtruar flok\u00ebt, q\u00eb t\u00eb rebeluar i binin p\u00ebrs\u00ebri dhe p\u00ebrs\u00ebri mbi ball\u00eb. Dukej i pushtuar nga nj\u00eb eksitim i fsheht\u00eb, i zymt\u00eb. Kur dol\u00ebm jasht\u00eb, mua m\u00eb lindi nj\u00eb pyetje q\u00eb m\u00eb vuri n\u00eb siklet. Pse po p\u00ebrfshihej Kadriu n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Enverit, p\u00ebr t\u00eb cilat, zyrtarisht, person kontakti ne mjek\u00ebt e Enverit njihnim vet\u00ebm Ramizin? A ishte thirrja dhe informimi q\u00eb na b\u00ebri ai iniciativ\u00eb personale e tij apo ia kishin ngarkuar? N\u00ebse po, cili vall\u00eb? Ramizi apo vet\u00eb Enveri? Po sikur Enveri t\u00eb mos kishte dijeni?<\/p>\n<p>A duhej t\u2019i tregoja atij p\u00ebr at\u00eb takim? Gjykova se do t\u00eb ishte me rrezik dhe mund t\u00eb krijoja dyshime n\u00ebse do ta mbaja t\u00eb fsheht\u00eb. Prandaj i propozova me infermieren at\u00eb mbr\u00ebmje Enverit q\u00eb ta vizitoja. Ai pranoi. Gjat\u00eb vizit\u00ebs prita se mos m\u00eb p\u00ebrmendte ai di\u00e7ka, por nuk m\u00eb tha gj\u00eb. Kur mbarova, infermierja na la vet\u00ebm dhe un\u00eb, me droje, pa qen\u00eb i sigurt sesi ai do ta priste, e vura n\u00eb dijeni q\u00eb na pat thirrur shoku Kadri dhe p\u00ebr \u00e7ka na tha e p\u00ebr \u00e7ka i tham\u00eb.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb d\u00ebgjoi pa folur. As u v\u00ebrejt, as u \u00e7el n\u00eb fytyr\u00eb. Nuk tha e di, por nuk m\u2019u duk q\u00eb u b\u00eb kurioz dhe as u \u00e7udit. M\u00eb pas, kur edhe Kadriu, fill pas Mehmetit, ra nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fatkeq\u00ebsi, i akuzuar si \u201cagjent rus\u201d dhe u d\u00ebnua si \u201ctradhtar dhe bashk\u00ebkomplotist me Mehmetin\u201d, hamend\u00ebsova se iniciativa e tij jo e zakont\u00eb e asaj dite mbase ishte nd\u00ebrmarr\u00eb prej tij si akt demonstrativ besnik\u00ebrie dhe ndershm\u00ebrie ndaj Enverit, duke u investuar personalisht e vullnetarisht ai vet\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit dhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. N\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb ky ka qen\u00eb motivi, ajo p\u00ebrpjekje e tij shkoi kot.<\/p>\n<p>N\u00eb mesnat\u00ebn e 9 shtatorit 1983, pas disa muajve n\u00eb hetuesi, Kadriu do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb nj\u00eb nga kodrat e Linz\u00ebs n\u00eb rrethinat e Tiran\u00ebs. Ishte i fundit nga ish-an\u00ebtar\u00ebt e Byros\u00eb Politike q\u00eb po pushkatohej. Ata t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrpara tij i kishte pushkatuar ai vet\u00eb. Fjal\u00ebt e fundit q\u00eb ai tha ishin: \u201cJam i pafajsh\u00ebm\u201d. Por ato nuk pat\u00ebn vler\u00eb. S\u00eb bashku me t\u00eb at\u00eb mesnat\u00eb u pushkatuan edhe Fe\u00e7or Shehu gjithashtu ish-minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, profesor dr. Llambi Zi\u00e7ishti, ish-minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dhe Llambi Pe\u00e7ini, kuad\u00ebr i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit, i konsideruar mik dhe i preferuari i Mehmetit.<\/p>\n<p>Ky i fundit ishte pa dyshim nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb kulturuara, m\u00eb simpatik dhe me integritet t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Ai ishte sharmant, lexonte libra, poema e romane n\u00eb rusisht, italisht dhe fr\u00ebngjisht. Kisha miq\u00ebsi dhe admirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ishte mjaft i pasionuar pas shkrimtarit francez Marcel Pagnol, dhe kishte n\u00eb bibliotek\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb thuajse t\u00eb gjitha librat e tij: Trilogjin\u00eb Marius, Fanny dhe Cesar, librin \u201cKujtime t\u00eb vegj\u00eblis\u00eb\u201d, \u201cK\u00ebshtjella e n\u00ebn\u00ebs sime\u201d etj., t\u00eb cilat m\u2019i pati huazuar edhe mua q\u00eb t\u2019i lexoja. Sidoqoft\u00eb, m\u00eb 18 dhjetor n\u00eb m\u00ebngjes, pasi u m\u00ebsua vet\u00ebvrasja e Mehmetit, fill pas nisjes s\u00eb Enverit n\u00eb zyr\u00eb at\u00eb dit\u00eb, me porosi t\u00eb Nexhmijes, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtarit t\u00eb urgjenc\u00ebs s\u00eb ekipit ton\u00eb mjek\u00ebsor, shkova edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb kishte situata me adrenalin\u00eb t\u00eb shtuar tek Enveri, masat tona mjek\u00ebsore forcoheshin. Sulo m\u00eb vendosi n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, shum\u00eb pran\u00eb asaj t\u00eb Enverit. Aty isha vet\u00ebm. I zhytur n\u00eb mendime. N\u00eb bot\u00ebn e mbyllur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ngjarja m\u00eb e bujshme dhe m\u00eb e frikshme e asaj kohe sapo kish ndodhur. Mehmet Shehu ish gjetur i vdekur. I gjakosur me nj\u00eb plag\u00eb plumbi n\u00eb gjoks. Dy mjek\u00ebt e njohur t\u00eb ekspertiz\u00ebs ligjore, Bashkim Xhuveli dhe Fatos Harito, u soll\u00ebn menj\u00ebher\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb vendin e ngjarjes me detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonin shkakun e vdekjes.<\/p>\n<p>Ata v\u00ebrtetuan q\u00eb plaga n\u00eb gjoks ishte tejp\u00ebrshkuese: tipike p\u00ebr plag\u00ebt e shkaktuara nga plumbi. Dr. Harito e gjeti edhe plumbin t\u00eb zhytur dhe paksa t\u00eb shtremb\u00ebruar n\u00eb dysheme, prej nga ai e nxori me nj\u00eb spatul. Vdekja, sipas raportit t\u00eb tyre, mund t\u00eb ish shkaktuar nga hemorragjia, meq\u00eb plumbi mendohej t\u00eb kishte p\u00ebrshkruar zemr\u00ebn, ose aort\u00ebn apo ndonj\u00eb arterie t\u00eb madhe. Fjala \u201cMUND\u201d n\u00eb raport u sh\u00ebnua nga dr. Harito, q\u00ebllimisht me germa t\u00eb m\u00ebdha, sepse konkluzioni i tyre u bazua vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb vrojtimit me sy t\u00eb trupit nga jasht\u00eb dhe t\u00eb ambientit. Askush nuk e mati sa ato ishin \u00e7ar\u00eb, sepse autopsia nuk u krye. Nuk dihet pse dhe kush (cili?) pat th\u00ebn\u00eb verbalisht (!!) q\u00eb ajo nuk do t\u00eb kryhet. Prandaj, shkaku i vdekjes u konkludua bazuar n\u00eb trupin e shtrir\u00eb n\u00eb krevat me nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb madhe n\u00eb gjoks dhe nj\u00eb revolver pran\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Fatos Harito e zhveshi vet\u00eb viktim\u00ebn. Ai ishte i shtrir\u00eb n\u00eb krevatin e tij ku flinte \u00e7do nat\u00eb, me pizhamet e zakonshme, por, ndryshe nga dit\u00ebt e tjera, nuk e kishte zhveshur k\u00ebmish\u00ebn q\u00eb kishte mbajtur veshur at\u00eb dit\u00eb. Sipas dr. Haritos, kjo ishte shenj\u00eb e t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb favor t\u00eb vet\u00ebvrasjes. Ai nuk ishte shtrir\u00eb n\u00eb krevat si zakonisht p\u00ebr t\u00eb fjetur, por kishte pasur n\u00eb mendje nj\u00eb tjet\u00ebr plan.<\/p>\n<p>Dr. Harito i mori viktim\u00ebs dhe kampione t\u00eb gjakut, t\u00eb cilat u analizuan. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur qartas shum\u00eb her\u00eb q\u00eb n\u00eb gjak nuk u gjet\u00ebn shenja helmi, as t\u00eb ndonj\u00eb substance narkotike apo somnifere q\u00eb ta kishte v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb gjum\u00eb. Gjykuar nga plaga dhe nga trajektorja e plumbit, t\u00eb dy ekspert\u00ebt mjekoligjor\u00eb jan\u00eb shprehur t\u00eb sigurt q\u00eb Mehmeti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat argumente dhe konkluzione p\u00ebr vet\u00ebvrasjen si shkak i vdekjes dr. Harito ia ka dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsisht edhe Bashkim Shehut, djalit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Mehmetit, i cili pati ardhur posa\u00e7\u00ebrisht nga Spanja, ku banon tani, p\u00ebr ta takuar at\u00eb. Sipas raportit t\u00eb firmosur prej tij dhe dr. Bashkim \u00c7uberit, \u201cviktima n\u00eb gjoks ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb plag\u00eb dhe jo dy si\u00e7 gabimisht prej disave pretendohet\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb u tha se vulosi gjith\u00e7ka, qe nj\u00eb let\u00ebr. Ajo u gjet mbi tavolin\u00ebn e dhom\u00ebs brenda nj\u00eb zarfi, sip\u00ebr t\u00eb cilit ish shkruar me kaligrafin\u00eb autentike t\u00eb Mehmetit: \u201cT\u2019i jepet n\u00eb dor\u00eb shokut Enver. Askujt tjet\u00ebr\u201d. Bazuar n\u00eb faktet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe n\u00eb analiz\u00ebn e rrethanave, n\u00eb t\u00eb cilat ai u gjend pa shpres\u00eb dhe pa rrug\u00ebdalje, edhe bindja ime \u00ebsht\u00eb se Mehmeti u vet\u00ebvra. Kjo jo p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb apo kriz\u00ebs nervore.<\/p>\n<p>Besoj se at\u00eb akt ai e kreu me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt, si tentativ\u00eb e fundit dhe e vetme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndarjes vullnetare nga jeta familjen e tij dhe disa vlera e merita personale dhe shtet\u00ebrore shum\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr t\u00eb. At\u00eb dit\u00eb binte nj\u00eb shi i dendur, i m\u00ebrzitsh\u00ebm dhe her\u00eb-her\u00eb me vrull nervoz, inat\u00e7or. Nga dritarja shihej p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrtesa e Kryeministris\u00eb, e nd\u00ebrtuar para Luft\u00ebs nga italian\u00ebt.<\/p>\n<p>Mehmeti kishte \u201cmbret\u00ebruar\u201d n\u00eb t\u00eb p\u00ebr 27 vite rresht. Eleganca e linjave arkitekturore t\u00eb saj dhe mermeri me ngjyr\u00eb qet\u00ebsuese, t\u00eb \u00e7el\u00ebt, si nj\u00eb tr\u00ebndafil i bardh\u00eb n\u00eb roz\u00eb, b\u00ebnte kontrast me stilin e zymt\u00eb, sovjetik, me kolona me harqe e korniza t\u00eb shumta dhe ngjyr\u00ebn nxit\u00ebse dominuese t\u00eb kuq\u00ebrremt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebrball\u00eb stil fortes\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, ku ndodhej zyra e Enver Hoxh\u00ebs, e nd\u00ebrtuar n\u00eb koh\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb me Bashkimin Sovjetik. At\u00eb dit\u00eb, t\u00eb ndrysh\u00ebm e t\u00eb ndar\u00eb, si edhe dy nd\u00ebrtesat, q\u00ebndronin p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, Enveri i nxehur i zem\u00ebruar dhe Mehmeti i ftoht\u00eb, i ngrir\u00eb, i gjakosur, i pajet\u00eb. Mes tyre, i heshtur, n\u00eb shenj\u00eb pik\u00ebllimi, shtrihej shiriti i gjer\u00eb i zi i bulevardit \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, profesor Isuf Kalo, n\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d t\u00eb botuar nga UET Press, tregon incidentin mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Kadri Hazbiut, ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, dit\u00ebn q\u00eb ky i fundit e njoftoi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Mehmet Shehut. Enver Hoxha nuk pranoi q\u00eb Kadri Hazbiu t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14196,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, profesor Isuf Kalo, n\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d t\u00eb botuar nga UET Press, tregon incidentin mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Kadri Hazbiut, ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, dit\u00ebn q\u00eb ky i fundit e njoftoi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Mehmet Shehut. Enver Hoxha nuk pranoi q\u00eb Kadri Hazbiu t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-17T10:55:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195\",\"name\":\"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-17T10:55:08+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-17T10:55:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg\",\"width\":640,\"height\":440},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, profesor Isuf Kalo, n\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d t\u00eb botuar nga UET Press, tregon incidentin mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Kadri Hazbiut, ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, dit\u00ebn q\u00eb ky i fundit e njoftoi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Mehmet Shehut. Enver Hoxha nuk pranoi q\u00eb Kadri Hazbiu t\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-07-17T10:55:08+00:00","og_image":[{"width":640,"height":440,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"20 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195","name":"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg","datePublished":"2019-07-17T10:55:08+00:00","dateModified":"2019-07-17T10:55:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=14195"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg","width":640,"height":440},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=14195#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Isuf Kalo rr\u00ebfen takimin e Enverit me Ramizin: Frika nga Kadri Hazbiu dhe vdekja e Mehmet Shehut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",640,440,false]},"categories_names":{"10":{"name":"Histori","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=10"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",300,206,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",301,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",400,275,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",600,413,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",640,440,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",130,89,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/enver-hoxha-mehmet-shehu.jpg",640,440,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14195"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14195"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14195\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14197,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14195\/revisions\/14197"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14196"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}