{"id":13862,"date":"2019-07-08T12:24:25","date_gmt":"2019-07-08T10:24:25","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=13862"},"modified":"2019-07-08T12:24:25","modified_gmt":"2019-07-08T10:24:25","slug":"origjina-e-fjales-shqiperi-dhe-pse-bota-na-quan-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862","title":{"rendered":"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"column-center-outer\">\n<div class=\"column-center-inner\">\n<div id=\"main\" class=\"main section\">\n<div id=\"Blog1\" class=\"widget Blog\" data-version=\"1\">\n<div class=\"blog-posts hfeed\">\n<div class=\"date-outer\">\n<div class=\"date-posts\">\n<div class=\"post-outer\">\n<div class=\"post hentry uncustomized-post-template\">\n<div id=\"post-body-1004229128023650062\" class=\"post-body entry-content\">\n<div dir=\"ltr\">\n<div>Nga Eqrem \u00c7abej<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Shqiptari i thot\u00eb vetes shqiptar, vendit t\u00eb vet Shqip\u00ebri, Shqipni, po populli njihet n\u00eb bot\u00eb, sikund\u00ebr dihet, lasht\u00ebrisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky em\u00ebrtim i dyfisht\u00eb ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana t\u00eb karakterit etnografik, t\u00eb cilat jan\u00eb specifike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb saj.<\/div>\n<div>Duke u nisur nga faktet, vihet re pik\u00ebs\u00ebpari q\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00eb si em\u00ebr nacional i popullit zot\u00ebron sot gjithkund shqiptar, e si em\u00ebr i vendit Shqip\u00ebri, Shqipni, po q\u00eb m\u2018an\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb kolonit\u00eb shqiptare q\u00eb gjinden n\u2018Itali e n\u00eb Greqi ky em\u00ebr nuk njihet. Shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb jugore e t\u00eb Siqelis\u00eb, pasardh\u00ebs t\u00eb shp\u00ebrngulurish prej Shqip\u00ebrie kryesisht gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb para me turqit n\u00ebn flamurin e Gjergj Kastriotit (Sk\u00ebnderbeut) n\u00eb shekullin e XV e t\u00eb XVI, e quajn\u00eb veten e vet dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht popullin e atdheut t\u00eb tyre t\u00eb vjet\u00ebr arb\u00ebresh, dhe k\u00ebt\u00eb atdhe Arb\u00ebr, Arb\u00ebri. K\u00ebto emra p\u00ebrdorin gjer m\u00eb sot dhe pasardh\u00ebsit e atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebn pak m\u00eb par\u00eb, n\u00eb shekullin e XIV e t\u00eb XV, prej Shqip\u00ebrie p\u00ebr n\u00eb Greqi, t\u00eb cil\u00ebt edhe ata nuk e kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim emrin q\u00eb zot\u00ebron sot n\u00eb Shqip\u00ebri; edhe ata p\u00ebrdorin rregullisht arb\u00ebresh p\u00ebr \u201cshqiptar\u201d, arb\u00ebrishte p\u00ebr \u201cgjuh\u00eb shqipe\u201d, arb\u00ebrisht p\u00ebr \u201cshqip, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d.<\/div>\n<div>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb emri i sot\u00ebm shqiptar, Shqip\u00ebri, Shqipni, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut ende nuk kishte dal\u00eb, ose t\u00eb pak\u00ebn nuk ish p\u00ebrgjith\u00ebsuar, e q\u00eb ky gjithsesi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ri se emri i par\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb emri i vjet\u00ebr nacional i vendit e i popullit ka qen\u00eb arb\u00ebn, arb\u00ebr, arb\u00ebresh, arb\u00ebresh. E meq\u00eb ky em\u00ebr, sikund\u00ebr shihet me v\u00ebshtrimin e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb identik me Albania, Albanese etj. q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr, nga gjith\u00eb k\u00ebto rezulton q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb mesjet\u00eb e kan\u00eb quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjer\u00eb.<\/div>\n<div>Kjo pamje etnografike gjen v\u00ebrtetimin e plot\u00ebsimin e saj m\u00eb nj\u00eb an\u00eb me disa t\u00eb dh\u00ebna \u2013 t\u00eb vjetra e m\u00eb t\u00eb reja \u2013 prej Shqip\u00ebrie, m\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr me d\u00ebshmin\u00eb e gjuh\u00ebve t\u00eb popujve fqinj me shqiptar\u00ebt, e m\u2018an\u00eb tjet\u00ebr me emrat e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb burimet e ndryshme europiane t\u00eb mesjet\u00ebs.<\/div>\n<div>Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re q\u00eb nga gjysma e shekullit t\u00eb kaluar, emri i vjet\u00ebr i vendit, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb kolonit\u00eb shqiptare, q\u00eb sapo u zun\u00eb ngoje, \u00ebsht\u00eb ruajtur edhe vet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb trev\u00eb fushore e pjes\u00ebs per\u00ebndimore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme \u00e7\u2018merr prej Kurbini e gjer posht\u00eb n\u00eb pllajat e Durr\u00ebsit e t\u00eb Tiran\u00ebs, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arb\u00ebn, dhe mal e arb\u00ebn p\u00ebrdoret atje p\u00ebr \u201cmale e fusha\u201d. Nj\u00eb katund n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs mban emrin Arbnesh, dhe Arb\u00ebnesh quhet edhe ishulli gjuh\u00ebsor shqiptar q\u00eb gjindet af\u00ebr qytetit t\u00eb Zar\u00ebs n\u00eb Dalmaci, themeluar n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb XVIII, prej t\u00eb shp\u00ebrngulurish nga an\u00ebt e katundit n\u00eb fjal\u00eb. Arban\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katund af\u00ebr Tiran\u00ebs. M\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb vendit, Arb\u00ebr e Arb\u00ebr\u00ed quhen krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb trev\u00ebs malore t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb midis qyteteve t\u00eb Vlor\u00ebs dhe t\u00eb Gjirokastr\u00ebs e t\u00eb Delvin\u00ebs dhe arb\u00ebresh\u00eb e arb\u00ebror\u00eb banor\u00ebt e tyre. N\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po ky em\u00ebr, me trajta t\u00eb ndryshme (arb\u00ebn arb\u00ebr, arb\u00ebnesh arb\u00ebresh, arbnuer arb\u00ebror), p\u00ebrdoret n\u00eb popull me nj\u00eb kuptim etnik, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar shqiptarin n\u00eb dallim nga aromuni ose nga an\u00ebtari i ndonj\u00eb tjetre popullsi ballkanike. Sikund\u00ebr shihet, emri i lasht\u00eb, n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb koh\u00ebs erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqip\u00ebri, po ka mbijetuar gjer sot n\u00ebp\u00ebr krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit.<\/div>\n<div>Q\u00eb ai ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim me p\u00ebrmasa nacionale, n\u00eb mbar\u00eb territorin gjuh\u00ebsor t\u00eb shqipes, k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arb\u00ebneshe t\u00eb an\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u2018an\u00eb tjet\u00ebr burimet historike t\u00eb vendit e plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pamje edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. N\u00eb monumentet letrare t\u00eb shqipes s\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arb\u00ebn\u00eb , populli me arb\u00ebnesh, arb\u00ebruer, dhe gjuha e tij me arb\u00ebnisht.<\/div>\n<div>Me k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb brendshme n\u00eb lidhje me emrin nacional t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb popullit t\u00eb saj, pajtojn\u00eb burimet e jashtme, d\u00ebshmia e gjuh\u00ebve t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e k\u00ebtij emri, i cili n\u00eb rrym\u00eb t\u00eb koh\u00ebve rrezatoi prej Shqip\u00ebrie tek ata popuj. N\u00eb serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, n\u00eb dokumentet mesjetare t\u00eb asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe n\u00eb bullgarishten popullore, arbanas n\u00eb rumanishten e vjet\u00ebr, dhe tek aromun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Maqedonis\u00eb arbines, arbinesi, t\u00eb gjitha reflekse t\u00eb shqipes arb\u00ebnesh e t\u00eb varianteve t\u00eb saj. Duke u ngjitur te burimet historike t\u00eb mesjet\u00ebs, n\u00eb dokumentet e shkruara latinisht t\u00eb vendeve per\u00ebndimore t\u00eb koh\u00ebs para dinastis\u00eb s\u00eb Anjouve, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie politike me disa treva t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt quhen arbanenses, e m\u00eb von\u00eb albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.<\/div>\n<div>Duke i shikuar k\u00ebto d\u00ebshmi, t\u00eb brendshme edhe t\u00eb jashtme, me nj\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebrmbledh\u00ebs, rezulton se emri nacional i hersh\u00ebm i popullit shqiptar e i vendit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb arb\u00ebn arb\u00ebr me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizot\u00ebruar n\u00eb Shqip\u00ebri gjer n\u00eb shekujt e par\u00eb t\u00eb sundimit osman.<\/div>\n<div>Ky em\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt nd\u00ebrkaq i ka q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn antike.<\/div>\n<div>Sikund\u00ebr dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandris\u00eb s\u00eb Egjiptit, n\u00eb shekullin e dyt\u00eb t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb hart\u00ebn e tij bot\u00ebrore sh\u00ebnon emrin e nj\u00eb fisi Alban\u00f3i dhe qytetin Alban\u00f3polis n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mesme, af\u00ebrsisht midis Durr\u00ebsit e Dibr\u00ebs s\u00eb sotme e n\u00eb lindje t\u00eb Leshit.<\/div>\n<div>Prej k\u00ebtij emri rrjedh rregullisht Arb\u00ebn Arb\u00ebr i shqipes, nj\u00eb d\u00ebshmi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb anas, autokton\u00eb n\u00eb vendbanimet e sotme dhe q\u00eb aty ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi, nj\u00eb kontinuitet gjuhe t\u00eb pak\u00ebn q\u00eb prej antikitetit.<\/div>\n<div>Nga Arb\u00ebn, si u tha, ka dal\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fundit emri i Shqip\u00ebris\u00eb e i shqiptar\u00ebve te popujt e Gadishullit Ballkanik e t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs. Historikisht ky em\u00ebr, mbi d\u00ebshmin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ptolemeut, t\u00eb burimeve mesjetare t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb sotme popullore n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs pas gjith\u00eb gjas\u00ebsh i ka p\u00ebrkitur nj\u00eb treve e nj\u00eb popullsie t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme; ai u p\u00ebrgjith\u00ebsua pastaj si em\u00ebr nacional n\u00eb mbar\u00eb vendin q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn para Sk\u00ebnderbeut.<\/div>\n<div>P\u00ebrsa i p\u00ebrket emrit shqiptar, Shqip\u00ebri, Shqipni, ky si em\u00ebr populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua m\u00eb sip\u00ebr, zuri vend gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit turk, pas shp\u00ebrnguljes shqiptare p\u00ebr n\u00eb Greqi e n\u2018Itali. P\u00ebrhapja e tij si em\u00ebr nacional dhe zhdukja e emrit t\u00eb vjet\u00ebr si i till\u00eb, ka lidhje pas gjase me l\u00ebvizjet etnike e sociale t\u00eb popullit gjat\u00eb mesjet\u00ebs dhe koh\u00ebs s\u00eb par\u00eb turke, me shtegtime t\u00eb brendshme, me formime fisesh t\u00eb reja n\u00eb ato perioda historike, ve\u00e7se shtysat konkrete p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb ndiqen.<\/div>\n<div>Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb thuhet me gjas\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb shqip n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs ka qen\u00eb emri i gjuh\u00ebs. Ky si i till\u00eb ka qen\u00eb mbase me p\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb mo\u00e7\u00ebm, mbase paralel me emrin arb\u00ebn arb\u00ebr si em\u00ebr etnik, dhe pastaj do t\u00eb ket\u00eb shtrir\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrdorimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe popullin e vendin. Shihet k\u00ebshtu se m\u00eb i vjetri shkrimtar shqiptar q\u00eb njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas nd\u00eb Arbanit \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri\u201d ka shqip \u201cn\u00eb gjuh\u00eb shqipe\u201d; ashtu dhe Pjet\u00ebr Budi (1621) shqip t\u00eb na e thot\u00eb, e Pjet\u00ebr Bogdani (1683) nj\u00eb gramatik\u00eb latin e shqip. P\u00ebrdorimi etnik i k\u00ebtij emri rreth vitit 1700 kishte z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, sepse n\u00eb Vendimet e Koncilit provincial t\u00eb vitit 1706 krahas Arb\u00ebni \u201cShqip\u00ebria\u201d dhe i Arb\u00ebneshi \u201cshqiptari\u201d del edhe gjuh\u00eb e Shqip\u00ebtar\u00ebvet. Mendimi q\u00eb emri shqiptar t\u00eb ket\u00eb ekzistuar n\u00eb Shqip\u00ebri veriore q\u00eb n\u00eb shekullin e XIV, e t\u00eb jet\u00eb identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder t\u00eb nj\u00eb banori t\u00eb qytetit t\u00eb Drishtit af\u00ebr Shkodr\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmendet rreth vjet\u00ebve 1368-1402 n\u00eb arkivat e Raguz\u00ebs, mbetet nj\u00eb hipotez\u00eb q\u00eb meriton t\u00eb gjurmohet m\u00eb tej.<\/div>\n<div>N\u00eb lidhje m\u00eb n\u00eb fund me burimin e dy emravet arb\u00ebn edhe shqip, do pasur parasysh se shum\u00eb emra t\u00eb popujve, t\u00eb vjetra e m\u00eb t\u00eb reja, q\u00eb njihen nga historia, mbeten me dometh\u00ebnie e burim t\u00eb paditur. Nj\u00eb kusht paraprak i domosdosh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb k\u00ebrkimesh \u00ebsht\u00eb konstatimi i form\u00ebs s\u00eb kryehershme t\u00eb emrit p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr emrin e vjet\u00ebr nacional t\u00eb shqiptar\u00ebve mund t\u00eb thuhet me siguri q\u00eb nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para \u00ebsht\u00eb forma e mir\u00ebfillt\u00eb, sikund\u00ebr del dhe nga d\u00ebshmit\u00eb vend\u00ebse s\u00eb bashku me d\u00ebshmit\u00eb popullore ballkanike q\u00eb u zun\u00eb ngoje m\u00eb sip\u00ebr. Prandaj k\u00ebrkimi i nj\u00eb rr\u00ebnje alb- me kuptimin e pretenduar \u201cmal\u201d, krahasimi me emrat topike Alba- t\u00eb Italis\u00eb e t\u00eb viseve t\u00eb tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kan\u00eb ndonj\u00eb baz\u00eb solide. Duke u nisur p\u00ebrkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi \u201cfush\u00eb, rrafshin\u00eb\u201d, i cili ruhet n\u00eb mal e arb\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart, mund ta afrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr me latinishten arvum \u201car\u00eb, tok\u00eb e punuar, fush\u00eb\u201d, greqishten e vjet\u00ebr aroura \u201car\u00eb, tok\u00eb buke\u201d, me fjal\u00ebn kelte t\u00eb irlandishtes s\u00eb mesme arbor, shum\u00ebs arbanna \u201cdrith\u00eb\u201d. Me emrin e Arb\u00ebnit mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb mo\u00e7me edhe emri i ishullit Arbe t\u00eb Dalmacis\u00eb.<\/div>\n<div>P\u00ebrsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqip\u00ebri Shqipni, prej nga ka dal\u00eb edhe folja shqip\u00ebroj, shqip\u00eblloj \u201cspiegoj, sqaroj\u201d e gjuh\u00ebs popullore, ky em\u00ebr mbetet me gurr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/div>\n<div>Mendime q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptar\u00ebt emrin e tyre prej k\u00ebtij shpendi, qysh n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje m\u2018an\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim me fjal\u00ebt e Plutarkut, q\u00eb Pirroja pas fitores q\u00eb korri mbi makedon\u00ebt u kremtua me epitetin \u201cshqiponj\u00eb\u201d, nuk duket t\u2018i rezistoj\u00eb kritik\u00ebs, po t\u00eb nisemi nga trajtat e k\u00ebtyre dy emrave.<\/div>\n<div>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, tek autor\u00ebt e vjet\u00ebr shqiptar\u00eb, shqip, shkruar me k\u00ebt\u00eb trajt\u00eb, dallohet duksh\u00ebm nga emri i shpendit, q\u00eb shkruhet tek ata rregullisht shqype, gj\u00eb q\u00eb tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dy fjal\u00eb t\u00eb ndryshme. Jo bind\u00ebse paraqitet dhe afrimi me qipi \u201cmullar bari\u201d, me paravendim (presupozim) t\u00eb nj\u00eb kuptimi t\u00eb hersh\u00ebm \u201cgrumbull, popull\u201d.<\/div>\n<div>T\u00eb dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera t\u00eb k\u00ebtij emri, ai si \u201cbanor shkrepash, malesh\u201d dhe ai si \u201cpushkatar\u201d prej greqishtes s\u00eb re skippetto(n) \u201cpushk\u00eb\u201d (kjo prej italishtes schioppetto), nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb d\u00ebshmohet p\u00ebr greqishten s\u00ebpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesuesh\u00ebm mbetet m\u00ebn\u00ebfund edhe spiegimi i fjal\u00ebs shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do t\u00eb thot\u00eb: \u201ckuptoj\u201d, si kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, po \u201cmarr; v\u00eb m\u00eb njan\u00eb; p\u00ebrjashtoj; pranoj\u201d. K\u00ebshtu, duke p\u00ebrfunduar, puna e burimit t\u00eb fjal\u00ebs shqip mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hap\u00ebt.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cShqip\u00ebria e re\u201d, 1972<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"post-footer\">\n<div class=\"post-footer-line post-footer-line-3\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div id=\"comments\" class=\"comments\"><a name=\"comments\"><\/a><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"column-right-outer\">\n<div class=\"column-right-inner\">\n<aside>\n<div id=\"sidebar-right-1\" class=\"sidebar section\">\n<div id=\"HTML2\" class=\"widget HTML\" data-version=\"1\">\n<div class=\"widget-content\">\n<div class=\"fb-page fb_iframe_widget\" data-href=\"https:\/\/www.facebook.com\/pages\/Dorian-Ko%C3%A7i\/574789909205477\" data-width=\"250\" data-height=\"180\" data-small-header=\"false\" data-adapt-container-width=\"true\" data-hide-cover=\"false\" data-show-facepile=\"true\" data-show-posts=\"false\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"clear\"><\/div>\n<div class=\"clear\"><\/div>\n<\/div>\n<div id=\"HTML5\" class=\"widget HTML\" data-version=\"1\">\n<div class=\"widget-content\">\n<div id=\"fbox-background\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/aside>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eqrem \u00c7abej Shqiptari i thot\u00eb vetes shqiptar, vendit t\u00eb vet Shqip\u00ebri, Shqipni, po populli njihet n\u00eb bot\u00eb, sikund\u00ebr dihet, lasht\u00ebrisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky em\u00ebrtim i dyfisht\u00eb ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana t\u00eb karakterit etnografik, t\u00eb cilat jan\u00eb specifike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11331,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Eqrem \u00c7abej Shqiptari i thot\u00eb vetes shqiptar, vendit t\u00eb vet Shqip\u00ebri, Shqipni, po populli njihet n\u00eb bot\u00eb, sikund\u00ebr dihet, lasht\u00ebrisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky em\u00ebrtim i dyfisht\u00eb ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana t\u00eb karakterit etnografik, t\u00eb cilat jan\u00eb specifike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-08T10:24:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862\",\"name\":\"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-08T10:24:25+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-08T10:24:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg\",\"width\":780,\"height\":439},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Eqrem \u00c7abej Shqiptari i thot\u00eb vetes shqiptar, vendit t\u00eb vet Shqip\u00ebri, Shqipni, po populli njihet n\u00eb bot\u00eb, sikund\u00ebr dihet, lasht\u00ebrisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky em\u00ebrtim i dyfisht\u00eb ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana t\u00eb karakterit etnografik, t\u00eb cilat jan\u00eb specifike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-07-08T10:24:25+00:00","og_image":[{"width":780,"height":439,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"11 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862","name":"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg","datePublished":"2019-07-08T10:24:25+00:00","dateModified":"2019-07-08T10:24:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=13862"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg","width":780,"height":439},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13862#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Origjina e fjal\u00ebs \u201cShqip\u00ebri\u201d dhe pse bota na quan \u201cAlbania\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",780,439,false]},"categories_names":{"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",780,439,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/cabej.jpg",780,439,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13862"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13862"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13862\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13863,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13862\/revisions\/13863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}