{"id":13815,"date":"2019-07-07T18:07:54","date_gmt":"2019-07-07T16:07:54","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=13815"},"modified":"2019-07-07T18:07:54","modified_gmt":"2019-07-07T16:07:54","slug":"presidenti-force-frike-apo-strategji-komunikimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815","title":{"rendered":"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi?"},"content":{"rendered":"<p id=\"js_e\" class=\"_7tae _14f3 _14f5 _5pbw _5vra\" data-ft=\"{&quot;tn&quot;:&quot;C&quot;}\"><strong><span class=\"fwn fcg\"><span class=\"fwb fcg\" data-ft=\"{&quot;tn&quot;:&quot;;&quot;}\">Nga \u00c7apajev Gjokutaj<br \/>\n<\/span><\/span><\/strong><br \/>\nPerformanca e presidentit t\u00eb republik\u00ebs, zotit Ilir Meta, n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp s\u2019ishte si zakonisht. Prej 5-6 vitesh shfaqjet e tij n\u00eb publik u jan\u00eb n\u00ebnshtruar disa motove t\u00eb artikuluara shkurt dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb si: \u2018me qet\u00ebsi dhe dashuri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe shqiptari\u2019 etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto moto bazike p\u00ebrs\u00ebrisnin gjithnj\u00eb fjal\u00ebn \u2018qet\u00ebsi\u2019 q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst jept e merr me kuptimet: gjakftoht\u00ebsi, maturi, vetp\u00ebrmbajtje. Performanc\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb z. President i mungonte pik\u00ebrisht qet\u00ebsia dhe dukej e mbingarkuar me agresivitet ose, si\u00e7 shkruante Lapsi.al \u2018i ngjante nj\u00eb kapsolleje q\u00eb shtinte n\u00eb rreze 360 grad\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Dukej q\u00eb p\u00ebrtej se kjo dalje publike sh\u00ebnonte braktisje t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb dhe maturis\u00eb, then\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm shenonte nj\u00eb ikje nga norma. N\u00eb shkenc\u00eb dhe sidomos n\u00eb disiplinat q\u00eb merren me ligj\u00ebrimin, ikja nga norma ngjall kureshtje dhe nxit hulumtimin. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb humbjen e qet\u00ebsis\u00eb dhe agresivitetin e vun\u00eb re shumica e opinionist\u00ebve dhe natyrsh\u00ebm u p\u00ebrpoq\u00ebn ta analizonin, t\u2019i gjenin rr\u00ebnj\u00ebt dhe t\u00eb zbulonin synimet e pasojat.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh r\u00ebndom nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e opinionist\u00ebve, mb\u00ebshtetur n\u00eb orientimin e tyre politik q\u00ebmtuan element\u00ebt q\u00eb u vinin hosh dhe nd\u00ebrtuan realitete t\u00eb ndryshme, madje edhe diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta. K\u00ebshtu opinionist\u00ebt pran\u00eb opozit\u00ebs than\u00eb se agresiviteti i z. President shprehte forc\u00eb, kurse ata pran\u00eb qeveris\u00eb shpall\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: performanca agresive shprehte frik\u00eb dhe dob\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt argumentat e t\u00eb dyja pal\u00ebve, megjith\u00ebse t\u00eb kund\u00ebrta, mb\u00ebshteteshin mbi t\u00eb njejtin fakt: pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebt pjes\u00ebmarrja 20 e ca p\u00ebrqind ishte d\u00ebshmi se masa e qytetar\u00ebve iu kund\u00ebrvun\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb kryeministrit p\u00ebr t\u00eb mos shtyr\u00eb zgjedhjet dhe automatikisht dol\u00ebn n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb presidentit. Ky i fundit, duke par\u00eb gati 80 p\u00ebrqind t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij u ndie i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Opinionist\u00ebt pran\u00eb qeveris\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb tjet\u00ebr lexim. Sipas tyre 20 e ca p\u00ebrqind e qytetareve q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb zgjedhje ishin di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se ata q\u00eb e kishin votuar PS-n\u00eb n\u00eb 2017, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se maxhoranca mbetet maxhoranc\u00eb edhe n\u00eb mes t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb pas shum\u00eb p\u00ebrplasjesh e skandalesh. Jo vet\u00ebm kaq, shtonte kjo pal\u00eb, por shqiptar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe abstenuesit, nuk mb\u00ebshtet\u00ebn skenar\u00ebt me dhun\u00eb e p\u00ebrplasje sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb shifrash t\u00eb dyja pal\u00ebt linin n\u00eb harres\u00eb elektoratin gri, dmth at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb, t\u00eb velur dhe t\u00eb neveritur nga konflikti \u00e7erekshekullor mes maxhorancave dhe opozitave q\u00eb kan\u00eb alternuar njera tjetr\u00ebn n\u00eb pushtet duke mbetur n\u00eb thelb po ato, i kan\u00eb kthyer krah\u00ebt politik\u00ebs dhe shpres\u00ebhumbur ose rropaten t\u2019i zgjidhin hallet me p\u00ebrpjekje individuale, ose mezi presin rastin t\u00eb ikin dhe ta sigurojn\u00eb jetes\u00ebn n\u00eb dhera t\u00eb huaj. Dhe s\u2019jan\u00eb pak por di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e elektoratit. Po t\u00eb shtosh k\u00ebtu edhe mas\u00ebn e emigrant\u00ebve q\u00eb de facto jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga votimet, rezulton se si maxhoranca ashtu dhe opozita i b\u00ebjn\u00eb hesapet dhe kegjtimojn\u00eb veten duke injoruar shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj loje luftrash mes p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb maxhoranc\u00ebs dhe atyre t\u00eb opozites, artikulimet e z. President n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp p\u00ebrmbajn\u00eb disa element\u00eb tekstor\u00eb q\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb p\u00eblqimeve politike t\u00eb opinionist\u00ebve mund t\u00eb lexohen edhe si shprehje force, edhe si d\u00ebshmi frike. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dy miniarrativa: identifikimi me figura historike dhe komplotet.<\/p>\n<p>\u201cIlir Meta nuk \u00ebsht\u00eb i rac\u00ebs s\u00eb Gruevskit \u00ebsht\u00eb presidenti i vendit dhe i del p\u00ebr zot. Jam i rac\u00ebs s\u00eb Avni Rustemit, Mic Sokolit, Vojo Kushit\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb then\u00eb z. President. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00ebrheq vemendje n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarate \u00ebsht\u00eb qendrimi i tejndezur nacionalist, qendrim q\u00eb shpie n\u00eb kund\u00ebrvenie mes dy \u2018racave\u2019 apo, m\u00eb sakt\u00eb, mes dy etnive: asaj shqiptare dhe asaj maqedonase. Esht\u00eb padyshim nj\u00eb lapsus, nj\u00eb lajthitje pa vetdije, por q\u00eb gjithsesi shenon nj\u00eb ikje nga vetja, ikje e pap\u00ebrfytyrueshme p\u00ebr botv\u00ebshtrimin e nj\u00eb t\u00eb majti, si\u00e7 e klasifikoi veten z. President.<\/p>\n<p>Mes qindra heronjve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren si ikona t\u00eb shqiptar\u00ebsis\u00eb, z. President zgjodhi vet\u00ebm tre q\u00eb shquajn\u00eb sa p\u00ebr guxim aq edhe p\u00ebr vendosm\u00ebri q\u00eb shpie n\u00eb vetmohim. D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqasur deri n\u00eb identifikim me figura t\u00eb tilla sa heroike aq dhe tragjike, mund t\u00eb lexohet si shenj\u00eb vendosm\u00ebrie n\u00eb rrafsh retorik, por n\u00eb rrafsh psikologjik rezulton t\u00eb jet\u00eb tregues frike e dob\u00ebsie.<\/p>\n<p>Identifikimi me t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb prirje mbar\u00ebhumane q\u00eb shfaqet tek individi qysh n\u00eb hapat e para t\u00eb konstruktimit t\u00eb vetes, thon\u00eb psikolog\u00ebt. N\u00eb n\u00ebnvetdije, foshnja realizon se nuk i del dot zot as trupit t\u00eb vet, s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb grumbull procesesh biologjike mbi t\u00eb cilat nuk ka kurrfar\u00eb autoriteti. Rrjedhimisht nd\u00ebr detyrat e para t\u00eb \u00e7do foshnje \u00ebsht\u00eb t\u00eb formoj\u00eb, gradualisht e n\u00ebp\u00ebr vite, nj\u00eb personalitet koherent q\u00eb mbledh e b\u00ebn bashk\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto cop\u00ebza fragmentare. Rruga m\u00eb e natyrshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb huaj\u00eb modele nga bota q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Par\u00eb k\u00ebshtu prirja p\u00ebr t\u2019u identifikuar me t\u00eb tjer\u00eb qofshin k\u00ebta prind\u00ebrit, t\u00eb af\u00ebrmit dhe, ca m\u00eb pas, m\u00ebsuesit, heronjt\u00eb etj. z\u00eb fill mbi ndjesin\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb mjet p\u00ebr t\u2019i dhen\u00eb vetes kurajo dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar koherenc\u00eb dhe forc\u00eb n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Thon\u00eb se ky huq foshnjor vazhdon gjith\u00eb jet\u00ebn, vet\u00ebm se shumic\u00ebn e her\u00ebve ngjan me lumenjt\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs, del n\u00eb sip\u00ebrfaqe vet\u00ebm n\u00eb periudha trazimesh emocionale si frik\u00eb, ngaz\u00ebllim etj.<\/p>\n<p>Sado i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00eb ky shpjegim, do t\u00eb ting\u00ebllonte vulgar e naiv po t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb then\u00eb se humbja e qet\u00ebsis\u00eb nga z. President dhe shfaqja e tij publike me tone t\u00eb dukshme agresive d\u00ebshmon pasiguri e frik\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr shkarkim q\u00eb po i b\u00ebn maxhoranca.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb strategji komunikimi. Duke e p\u00ebrqasur veten me Mic Sokolin e Vojo Kushin, z. President syonte dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ia arriti, t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shtjell\u00eb n\u00eb ligj\u00ebrimin mediatik dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb vemendjen e publikut q\u00eb n\u00eb k\u00ebsi rastesh nxitet t\u00eb interpretoj\u00eb e t\u00eb hamend\u00ebsoj\u00eb nenkuptime. P\u00ebrmendja e atdhetarit dhe atentatorit Avni Rustemi duket se i sh\u00ebrben edhe m\u00eb shum\u00eb nxitjes s\u00eb hamendjeve dhe interpretimeve, ashtu si\u00e7 kishte sh\u00ebrbyer koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Salvador Alende.<\/p>\n<p>Edhe pretendimi p\u00ebr komplote mund t\u00eb lexohet si d\u00ebshmi frike n\u00eb rrafsh psikologjik, por n\u00eb rrafshet e retorik\u00ebs dhe t\u00eb strategjive t\u00eb komunikimit rezulton si mjet i parap\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb ngjallur diskutime e p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr vemendje.<\/p>\n<p>Prirja p\u00ebr t\u2019i shpjeguar gjerat me komplote dhe teori konspirative, thon\u00eb psikolog\u00ebt, i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek frika dhe pasiguria. Njeriu, duke u ndier i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe i dob\u00ebt i trembet deri n\u00eb llahtar rast\u00ebsis\u00eb dhe kaosit. Teorit\u00eb konspirative jan\u00eb mjet p\u00ebr t\u2019i mbushur mendjen vetes se kjo bot\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb aq kaotike sa duket, rrjedhat e saj p\u00ebrcaktohen nga vullnte njer\u00ebzore, qofshin dhe okulte.<\/p>\n<p>Gjithsesi mininarrativa e konspiracionit, q\u00eb u shfaq britsh\u00ebm n\u00eb daljen e fundit publike t\u00eb z. President, ngjan t\u00eb jet\u00eb kryek\u00ebput strategji komunikimi. P\u00ebrfolja e komploteve \u00ebsht\u00eb mjet i parap\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr vemendjen e publikut dhe p\u00ebr t\u00eb ngjallur vemendje dhe diskutime.<\/p>\n<p>Humbja e qet\u00ebsis\u00eb dhe agresiviteti q\u00eb, hera her\u00ebs u p\u00ebrzie edhe me nervoziz\u00ebm t\u00eb duksh\u00ebm, si n\u00eb rastin e sulmeve kund\u00ebr Sokol Ball\u00ebs psh, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb lexohen si shenj\u00eb force. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb gjasave kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb strategji komunikimi q\u00eb synonte t\u00eb p\u00ebrforconte mesazhin se z. President, i gjendur p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrmarjeve t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebr ta shkarkuar, nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndenjur duarkryq.<\/p>\n<p>Par\u00eb nga interesat e vendit ky mesazh ngjan t\u00eb jet\u00eb lajm i keq. Muajt n\u00eb vijim pal\u00ebt politike, plus presidenca, mediat etj. do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb merren me konfliktet politike dhe v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kujtohet kush t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt dhe p\u00ebr njer\u00ebzit. \u2018 Rroft\u00eb e qoft\u00eb politika, popullit le t\u2019i bjer\u00eb pika\u2019 k\u00ebndoi ai sazexhiu.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. Jan\u00eb t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb g\u00ebrm\u00ebri total q\u00eb pritet t\u00eb gjeneroj\u00eb ky sherr i hapur n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shtetit, t\u00eb p\u00ebrbalt\u00eb gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pa b\u00ebr\u00eb orakullin p\u00ebr t\u00eb parashikuar se cila pal\u00eb do t\u00eb dal\u00eb fituese, nj\u00eb gj\u00eb duket thuajse e sigurt. Vazhdimi i k\u00ebtij sherri pa principe por edhe pa arbit\u00ebr, her\u00ebt a von\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb rotacionit politik. Dy parti e gjys\u00ebm q\u00eb kemi do t\u2019ia dalin t\u00eb \u00e7imentojn\u00eb m\u00eb tej vazhdim\u00ebsin\u00eb e monopolit t\u00eb pushtetit, kurse shoq\u00ebria, qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb do t\u00eb dalin m\u00eb shpres\u00ebvrar\u00eb, me m\u00eb pak \u00ebndrra e projekte p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb k\u00ebto troje dhe me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dramatike e n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar me k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7apajev Gjokutaj Performanca e presidentit t\u00eb republik\u00ebs, zotit Ilir Meta, n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp s\u2019ishte si zakonisht. Prej 5-6 vitesh shfaqjet e tij n\u00eb publik u jan\u00eb n\u00ebnshtruar disa motove t\u00eb artikuluara shkurt dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb si: \u2018me qet\u00ebsi dhe dashuri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga \u00c7apajev Gjokutaj Performanca e presidentit t\u00eb republik\u00ebs, zotit Ilir Meta, n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp s\u2019ishte si zakonisht. Prej 5-6 vitesh shfaqjet e tij n\u00eb publik u jan\u00eb n\u00ebnshtruar disa motove t\u00eb artikuluara shkurt dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb si: \u2018me qet\u00ebsi dhe dashuri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-07T16:07:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"777\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"461\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815\",\"name\":\"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-07T16:07:54+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-07T16:07:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg\",\"width\":777,\"height\":461},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga \u00c7apajev Gjokutaj Performanca e presidentit t\u00eb republik\u00ebs, zotit Ilir Meta, n\u00eb konferenc\u00ebn e fundit p\u00ebr shtyp s\u2019ishte si zakonisht. Prej 5-6 vitesh shfaqjet e tij n\u00eb publik u jan\u00eb n\u00ebnshtruar disa motove t\u00eb artikuluara shkurt dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn struktur\u00eb si: \u2018me qet\u00ebsi dhe dashuri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u2019, \u2018me qet\u00ebsi dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-07-07T16:07:54+00:00","og_image":[{"width":777,"height":461,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815","name":"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi? - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","datePublished":"2019-07-07T16:07:54+00:00","dateModified":"2019-07-07T16:07:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=13815"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","width":777,"height":461},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13815#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Presidenti: Forc\u00eb, frik\u00eb apo strategji komunikimi?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",300,178,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",305,181,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",400,237,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",600,356,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",130,77,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Capajev-Gjokutaj.jpg",777,461,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13815"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13816,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13815\/revisions\/13816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}