{"id":13094,"date":"2019-06-04T20:25:19","date_gmt":"2019-06-04T18:25:19","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=13094"},"modified":"2019-06-04T20:25:19","modified_gmt":"2019-06-04T18:25:19","slug":"kanun-apo-kushtetute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094","title":{"rendered":"Kanun apo Kushtetut\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fatos Tarifa<\/strong><\/p>\n<p>Dje, z. Ndue Dedaj botoi n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0<em>Panorama<\/em>\u00a0nj\u00eb shkrim me titull \u201cShqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Kanun\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb absurde n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, kur kushdo mund t\u00eb thot\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron, ky titull nuk do m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje sikur t\u00eb mos kisha lexuar, disa vite m\u00eb par\u00eb, nga i nj\u00ebjti individ, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ide, t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb plan global: \u201cN\u00ebse bota do t\u00eb kishte vendosur nj\u00eb Kanun mes principatave, shteteve, perandorive, besimeve, ajo nuk do t\u00eb kishte pasur luft\u00ebra\u2026[Po] t\u00eb kishin vendosur nj\u00eb Kanun shqiptar\u00ebt e tranzicionit, nuk do t\u00eb kishin ndodhur mbrapshtit\u00eb e r\u00ebnda, as piramidat, as trazirat e 97-\u00ebs, as ngjarjet rr\u00ebnuese t\u00eb vitit m\u00eb pas\u201d (Ndue Dedaj,\u00a0<em>Kanuni mes kuptimit dhe keqkuptimit<\/em>. Tiran\u00eb: Geer, 2010, 64).<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e djesh\u00ebm, z. Dedaj risjell t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb, duke e shpjeguar gjendjen e sotme politike e sociale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me munges\u00ebn e nj\u00eb Kanuni, si ai i Lek Dukagjinit apo kanunet e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ekzistuar n\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb, ose n\u00eb koh\u00ebt para-moderne. Dhe kjo ide e tij shoq\u00ebrohet, krejt pa vend me eksklamacionin:\u00a0<em>O tempora!\u00a0O mores!<\/em><\/p>\n<p>z.Dedaj e mbyll shkrimin e djesh\u00ebm me ftes\u00ebn q\u00eb lexuesi t\u00eb komentoj\u00eb m\u00eb tej pik\u00ebpamjet e tij. Si nj\u00eb lexues i informuar p\u00ebr historin\u00eb dhe rolin e Kanunit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe si nj\u00eb sociolog q\u00eb kam shkruar e botuar gjer\u00ebsisht mbi k\u00ebt\u00eb subjekt, nuk mund t\u00eb rri pa ven\u00eb n\u00eb dukje se ideja q\u00eb shpreh z. Dedaj \u00ebsht\u00eb sociologjikisht e painformuar, madje absurde, nd\u00ebrsa logjikisht t\u00ebr\u00ebsisht e pasakt\u00eb. Gjith\u00e7ka q\u00eb z. Dedaj thot\u00eb n\u00eb shkrimin e tij mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb dy \u201cargumente\u201d.<\/p>\n<p>\u201cArgumenti\u201d i par\u00eb: \u201cKushtetuta \u00ebsht\u00eb ligji themeltar i shtetit, nd\u00ebrsa Kanuni ishte\u2026ligji themeltar jo i shtetit, por i shoq\u00ebris\u00eb dhe drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti i njeriut\u201d. Me k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e formulon qysh n\u00eb paragrafin e par\u00eb t\u00eb shkrimit t\u00eb vet, z. Dedaj, pa dashur, pohon pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e ides\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrpiqet t\u00eb argumentoj\u00eb: Kanuni ishte nj\u00eb korpus\u00a0<em>normash etike<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>rregullash procedurale<\/em>\u00a0t\u00eb pashkruara, edhe pse tep\u00ebr t\u00eb elaboruara, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kodi zakonor,\u00a0<em>tipik p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb para-shtet\u00ebrore dhe para-moderne<\/em>. Si i till\u00eb, nj\u00eb kanun si ai i Lek Dekagjinit nuk b\u00ebn\u00a0<em>asnj\u00eb<\/em>\u00a0kuptim n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka nd\u00ebrtuar shtetin e vet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb. E drejta zakonore, e kodifikuar n\u00eb form\u00ebn e Kanunit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anakroniz\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne, ose n\u00eb modernizim e sip\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e sotme shqiptare.<\/p>\n<p>Kanuni, ve\u00e7an\u00ebrisht disa nga element\u00ebt ngjiz\u00ebs m\u00eb esencial\u00eb t\u00eb tij, si besa apo gjakmarrja, jan\u00eb idolizuar dhe romantizuar n\u00eb kujtimet e shum\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj, q\u00eb e kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut n\u00eb fund t\u00eb shekullit e 19-t\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, kur mal\u00ebsit\u00eb e veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, banor\u00ebt dhe doket e tyre kishin, si\u00e7 shkruante m\u00eb 1894 William Cozens-Hardy, \u201c\u00e7do element romantik p\u00ebr ta mrekulluar udh\u00ebtarin e huaj\u201d. Ky pohim ilustron at\u00eb q\u00eb historiani amerikan Paul Fussell e cil\u00ebson si nj\u00eb \u201cmod\u00eb borgjeze per\u00ebndimore, ose primitiviz\u00ebm romantik\u201d, q\u00ebndrim i cili karakterizonte m\u00ebnyr\u00ebn se si vler\u00ebsoheshin vendet dhe popujt folklorik\u00eb t\u00eb Ballkanit n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb dhe n\u00eb periudh\u00ebn mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cArgumenti\u201d i dyt\u00eb: Meqen\u00ebse pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb t\u00eb pamoralsh\u00ebm (nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb till\u00eb), meqen\u00ebse ata sillen e drejtojn\u00eb si \u201cneobolshevik\u00eb\u201d, shajn\u00eb e fyejn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, madje edhe e braktisin parlamentin, Kanuni ofron shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb moralit burr\u00ebror (\u201cburrat e Kanunit\u201d) dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si duhen drejtuar pun\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes paris\u00eb s\u00eb krahin\u00ebs apo pleq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>P\u00ebr z. Dedaj nuk ka kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie konteksti kohor e shoq\u00ebror. Ai flet p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare sikur ajo t\u00eb ishte ende nj\u00eb shoq\u00ebri e strukturuar mbi baza fisnore (n\u00eb nj\u00eb raport hierarkik t\u00eb till\u00eb, si\u00a0<em>familja e zgjeruar<\/em>,\u00a0<em>vllaznia, fshati<\/em>,\u00a0<em>bajraku<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>fisi<\/em>) dhe sikur marr\u00ebdh\u00ebniet sociale, m\u00ebnyra e prodhimit dhe ajo e jetes\u00ebs t\u00eb rregulloheshin edhe sot mbi baz\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs zakonore, apo t\u00eb \u201cdemokracis\u00eb fshatare\u201d, si\u00e7 shprehet ai. Z. Dedaj nuk e di, ndoshta, se m\u00ebnyra demokratike e organizimit dhe e drejtimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb lidhet jo me fshatin, ose me jet\u00ebn rurale, por me qytetin, me jet\u00ebn urbane, me industrializimin, arsimimin dhe racionalizimin e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Max Weber-in, shkaku m\u00eb i thell\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb diferencimin e shoq\u00ebrive t\u00eb ndryshme dhe q\u00eb p\u00ebrcaktoi rrug\u00ebt e tyre t\u00eb ndryshme t\u00eb zhvillimit ka qen\u00eb pik\u00ebrisht\u00a0<em>racionalizimi<\/em>\u00a0i shoq\u00ebris\u00eb. N\u00ebse me racionalizim kuptojm\u00eb at\u00eb \u00e7ka kishte parasysh Weber-i, pra z\u00ebvend\u00ebsimin e traditave, t\u00eb vlerave e t\u00eb emocioneve (si forca motivuese t\u00eb sjelljes njer\u00ebzore), me motive racional\u00eb, t\u00eb kalkuluar mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb kuptohet pse ai tregoi nj\u00eb interesim kaq t\u00eb madh p\u00ebr studimin e s\u00eb drejt\u00ebs zakonore dhe t\u00eb gjakmarrjes si dukuri sociologjike.<\/p>\n<p>P\u00ebr Weber-in, gjakmarrja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion universal. Ajo ka ekzistuar te t\u00eb gjith\u00eb popujt dhe n\u00eb t\u00eb gjitha kulturat, nd\u00ebrsa ruajtja e rendit p\u00ebrmes institucionit t\u00eb policis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri kryesisht\u00a0<em>moderne<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>per\u00ebndimore<\/em>. Sipas tij, me p\u00ebrjashtim t\u00eb qyteteve, Orienti kurr\u00eb nuk e ka njohur sa duhet k\u00ebt\u00eb institucion. Edhe pse qyteti oriental, i cili u krijua kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime administrative, ka pasur nj\u00eb lloj organizimi t\u00eb ngjash\u00ebm me policin\u00eb, \u201cpushteti i saj mbaronte fare pak p\u00ebrtej mureve t\u00eb qytetit\u201d. N\u00eb dallim nga qyteti, banor\u00ebt e fshatit, kur vinte puna p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sigurin\u00eb e tyre dhe rendin, n\u00eb vend t\u00eb policis\u00eb mb\u00ebshteteshin te gjakmarrja. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 racionalizimit ekonomik, juridik dhe politik, kultura per\u00ebndimore karakterizohet edhe nga ruajtja e rendit p\u00ebrmes forc\u00ebs policore. Shoq\u00ebrit\u00eb per\u00ebndimore, argumenton Weber-i, kan\u00eb kaluar\u00a0<em>nga gjakmarrja te pushteti policor<\/em>.<\/p>\n<p>Sipas Weber-it, \u201ct\u00eb gjitha strukturat politike bazohen n\u00eb p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs\u201d. Edhe pse politika dhe dhuna nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, ato lidhen shum\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Sipas tij, nj\u00eb \u201ckomunitet politik\u201d mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si \u201cnj\u00eb komunitet, veprimi shoq\u00ebror i t\u00eb cilit synon n\u00ebnshtrimin e banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb \u2018territori\u2019 ndaj sundimit t\u00eb\u00a0<em>ligjit<\/em>\u00a0dhe sjelljen e tyre n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e pranon si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb forc\u00ebn fizike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe forc\u00ebn e arm\u00ebve\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pushteti politik mund t\u00eb thuhet se ka ekzistuar n\u00eb t\u00eb gjitha format e organizimeve shoq\u00ebrore, madje, sipas Weber-it, n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb paramoderne, edhe familja, ose fisi, s\u2019kan\u00eb qen\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb form\u00eb komuniteti politik.\u00a0<em>Stabiliteti<\/em>\u00a0i strukturave fisnore (pothuajse kudo), argumenton Weber-i, garantohej nga\u00a0<em>gjakmarrja<\/em>. Funksioni i gjakmarrjes, si forca fizike e nj\u00eb komuniteti politik primitiv, sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri universale, e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb fazat e hershme t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre kulturor.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin erdhi Weber-i ishte se\u00a0<em>gjakmarrja mbetet e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e siguris\u00eb personale n\u00eb ato shoq\u00ebri, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb nj\u00eb aparat t\u00eb integruar p\u00ebr administrimin e legjitimuar t\u00eb forc\u00ebs<\/em>. N\u00eb dallim nga shoq\u00ebrit\u00eb orientale, p.sh. Kina ose India, n\u00eb t\u00eb cilat gjakmarrja mbeti p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mjeti kryesor i ushtrimit t\u00eb forc\u00ebs fizike, n\u00eb Per\u00ebndim,\u00a0<em>forca publike<\/em>\u00a0u racionalizua dhe, hap pas hapi, u zhvilluan shoq\u00ebri t\u00eb tilla, n\u00eb t\u00eb cilat,\u00a0<em>pushteti publik ekzekutohej jo m\u00eb nga gjakmarrja, por nga organe t\u00eb specializuar t\u00eb ushtrimit t\u00eb ligjit<\/em>.<\/p>\n<p>Lexuesi mund t\u00eb pyes\u00eb: \u00e7\u2019kuptim b\u00ebjn\u00eb sot, n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, mendimet q\u00eb shpreh z. Dedaj? Si mundet nj\u00eb mendje e arsyeshme t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kthimin n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb e legjitimonin dhe e justifikonin kushte historike, politike ekonomike e shoq\u00ebrore dhe nj\u00eb struktur\u00eb sociale q\u00eb sot nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse, \u00e7far\u00eb thot\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, z. Dedja n\u00eb shkrimin e tij, sot, n\u00eb vitin 2019? Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria po vuan k\u00ebto q\u00eb po vuan dhe nuk po b\u00ebhet dot nj\u00eb shtet modern sepse ka hequr dor\u00eb nga Kanuni dhe e ka z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me nj\u00eb Kushtetut\u00eb, ka hequr dor\u00eb nga paria dhe pleq\u00ebsit\u00eb dhe i ka z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebta institucione me nj\u00eb parlament dhe me k\u00ebshilla bashkiak\u00eb. K\u00ebta institucione mund t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjer\u00eb, por jo p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe jo n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj, \u201cShqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Kanun\u201d.<\/p>\n<p>Nostalgji p\u00ebr shekujt e shkuar?! Ndoshta jo. Munges\u00eb e vizionit historik. Po. N\u00eb vend q\u00eb zgjidhja e problemeve t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet te konsolidimi i institucioneve demokratike t\u00eb saj, te praktika m\u00eb t\u00eb mira legjislative e qeveris\u00ebse dhe te krijimi i nj\u00eb kulture demokratike n\u00eb t\u00eb gjitha shtresat e popullsis\u00eb, evokohen institucione e praktika shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat sot jan\u00eb relike t\u00eb nj\u00eb epoke historike t\u00eb per\u00ebndua! N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb hartohen ligje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb zbatohen ata me rrept\u00ebsi, sugjerohet t\u00eb hiqet dor\u00eb nga ligjet dhe t\u2019u kthehemi normave t\u00eb pashkruara t\u00eb Kanunit!<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria nuk sheh pas dhe historia nuk p\u00ebrs\u00ebritet, as mbetet n\u00eb vend.\u00a0<em>Kanuni i djesh\u00ebm i nj\u00eb Shqip\u00ebrie pa shtet nuk mund t\u00eb jet\u00eb kushtetuta e shtetit shqiptar<\/em>.\/dita<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos Tarifa Dje, z. Ndue Dedaj botoi n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0Panorama\u00a0nj\u00eb shkrim me titull \u201cShqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Kanun\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb absurde n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, kur kushdo mund t\u00eb thot\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron, ky titull nuk do m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje sikur t\u00eb mos kisha lexuar, disa vite m\u00eb par\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6499,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Fatos Tarifa Dje, z. Ndue Dedaj botoi n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0Panorama\u00a0nj\u00eb shkrim me titull \u201cShqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Kanun\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb absurde n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, kur kushdo mund t\u00eb thot\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron, ky titull nuk do m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje sikur t\u00eb mos kisha lexuar, disa vite m\u00eb par\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-04T18:25:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"849\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"551\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094\",\"name\":\"Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg\",\"datePublished\":\"2019-06-04T18:25:19+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-04T18:25:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg\",\"width\":849,\"height\":551},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kanun apo Kushtetut\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Fatos Tarifa Dje, z. Ndue Dedaj botoi n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0Panorama\u00a0nj\u00eb shkrim me titull \u201cShqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Kanun\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb absurde n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, kur kushdo mund t\u00eb thot\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron, ky titull nuk do m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje sikur t\u00eb mos kisha lexuar, disa vite m\u00eb par\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-06-04T18:25:19+00:00","og_image":[{"width":849,"height":551,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094","name":"Kanun apo Kushtetut\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg","datePublished":"2019-06-04T18:25:19+00:00","dateModified":"2019-06-04T18:25:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=13094"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg","width":849,"height":551},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=13094#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kanun apo Kushtetut\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",849,551,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",300,195,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",305,198,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",400,260,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",600,389,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",849,551,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",130,84,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Fatos-Tarifa.jpg",849,551,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13094"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13094"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13094\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13095,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13094\/revisions\/13095"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}