{"id":12906,"date":"2019-06-01T09:22:39","date_gmt":"2019-06-01T07:22:39","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=12906"},"modified":"2019-06-01T09:22:39","modified_gmt":"2019-06-01T07:22:39","slug":"sot-ps-cel-fushaten-elektorale-rama-shkruan-letren-e-shtate-jo-per-bashen-ia-dergon-partise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906","title":{"rendered":"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>ETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN<\/p>\n<p>Bashk\u00ebqytetar\u00eb demokrat\u00eb,<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_78a9b41990\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=480&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajm-i-fundit-sot-ps-nis-fushaten-rama-shkruan-leter-te-shtate-publike-por-jo-bashes-ja-kujt-i-drejtohet%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=78a9b41990\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_75066e0607\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.panorama.com.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=572&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajm-i-fundit-sot-ps-nis-fushaten-rama-shkruan-leter-te-shtate-publike-por-jo-bashes-ja-kujt-i-drejtohet%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&amp;cb=75066e0607\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins>\u00a0<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_596b3a019b\">sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrsa partia t\u00eb cil\u00ebs ju i p\u00ebrkisni si an\u00ebtar\u00eb apo q\u00eb e keni votuar, si mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju po edhe p\u00ebr vendin, udh\u00ebheqja juaj politike ka hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn pa krye t\u00eb frik\u00ebs nga zgjedhjet, t\u00eb panikut nga drejt\u00ebsia dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve e t\u00eb orvajtjeve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb interesuar p\u00ebr paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhun\u00ebs, bojkotimi i zgjedhjeve, jan\u00eb n\u00eb thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave t\u00eb nj\u00eb partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam ai q\u00eb ju doni t\u00eb shihni n\u00eb krye t\u00eb vendit. Nuk m\u00eb keni votuar dhe sot nuk ju k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb votoni, po thjesht shpresoj t\u00eb m\u00eb lexoni.<\/p>\n<p>Kur kemi vendosur t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem shum\u00ebpartiak dhe t\u00eb synojm\u00eb bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Europ\u00ebn, kemi sfiduar nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb e aspak bujare n\u00eb aspektin e tradit\u00ebs demokratike. Hym\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn krejt t\u00eb re t\u00eb demokracis\u00eb, pas nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli diktatur\u00eb komuniste dhe nj\u00eb m\u00ebnyre jetese t\u00eb imponuar, ku kund\u00ebrshtari politik ishte thjesht nj\u00eb armik p\u00ebr t\u2019u luftuar pa asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb, e p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar pa asnj\u00eb ngurrim. Sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, jeta jon\u00eb politike vuan ende nga paaft\u00ebsia p\u00ebr ta respektuar kund\u00ebrshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme q\u00eb r\u00ebndom tejkalojn\u00eb \u00e7do kufi etik dhe kthehen shpesh n\u00eb dhun\u00eb gjuhe t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb me eg\u00ebrsi, deri n\u00eb far\u00eb e n\u00eb fis. Por sidoqoft\u00eb, kemi tejkaluar nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, kur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb sakatoheshin me dhun\u00eb fizike ose kur protestat ishin t\u00eb rrezikshme, sepse arm\u00ebt e shtetit p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej n\u00eb hu masiv. K\u00ebsisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave t\u00eb dhunshme s\u00eb fundmi ka treguar se ende s\u2019jemi deprimitivizuar politikisht, kemi b\u00ebr\u00eb sidoqoft\u00eb progres t\u00eb madh n\u00eb qasjen e qeveris\u00eb e n\u00eb sjelljen e forcave t\u00eb policis\u00eb ndaj protestuesve. S\u2019\u00ebsht\u00eb pak.<\/p>\n<p>Disa mij\u00ebra nd\u00ebr ju, keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protestat partiake t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb prej jush, i mb\u00ebshtesni ato edhe pse, bazuar n\u00eb anketimet tona, po edhe n\u00eb \u00e7far\u00eb tregojn\u00eb anketimet e pavarura t\u00eb b\u00ebra nga miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, shumica e demokrat\u00ebve nuk mb\u00ebshtesin as djegien e mandateve, as dhun\u00ebn e ushtruar n\u00eb protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udh\u00ebheqjes suaj. Gjith\u00ebsesi, juve as ju pyeti kush p\u00ebr k\u00ebto vendime politike ekstreme dhe politikisht vet\u00ebvras\u00ebse, as nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi im k\u00ebtu t\u2019ju them \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni me udh\u00ebheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s\u2019di t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej hund\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Askush nd\u00ebr ju mbase, un\u00eb jo e jo, s\u2019e kishte menduar se do t\u00eb vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as t\u00eb mos ishte m\u00eb parlamentare dhe as t\u00eb mos futej n\u00eb zgjedhje. \u00c7udi dhe degradim i madh nj\u00ebkoh\u00ebsisht! Por sot, me nj\u00eb vendim sovran t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb asaj partie jemi p\u00ebrpara k\u00ebtij fakti t\u00eb kryer dhe s\u2019kemi, mesa duket, asnj\u00eb mund\u00ebsi ta zhb\u00ebjm\u00eb nj\u00eb zhvillim kaq negativ.<\/p>\n<p>Zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e panegociueshme kushtetuese e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb zgjedhin dhe nj\u00eb detyrim i pashmangsh\u00ebm kushtetues i t\u00eb gjith\u00eb atyre a\u00eb duan t\u00eb zgjidhen.<br \/>\nUdh\u00ebheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet nj\u00eb disfate elektorale t\u00eb radh\u00ebs. Nd\u00ebrsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam t\u00eb zgjidhemi n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shpesh pyetjen: A mund t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje demokratike pa opozit\u00ebn?<\/p>\n<p>Zgjedhje demokratike do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjidhen. Por n\u00ebse p\u00ebrjashtimi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme i opozit\u00ebs nga zgjedhjet i b\u00ebn ato antidemokratike, vet\u00ebp\u00ebrjashtimi i nj\u00eb partie kryesore nga zgjedhjet nuk i b\u00ebn ato jodemokratike.<\/p>\n<p>Prandaj un\u00eb e ngre ndryshe pyetjen: A mundet q\u00eb zgjedhjet demokratike t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00ebse do opozita?<\/p>\n<p>Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb varet nga do apo s\u2019do opozita t\u00eb b\u00ebhen! Mendje t\u00eb lehta politike e mediatike, kan\u00eb rrahur s\u00eb fundmi shum\u00eb uj\u00eb n\u00eb havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet pa opozit\u00ebn dhe sa e thjesht\u00eb qenka, q\u00eb t\u00eb shtyhet data e zgjedhjeve meq\u00eb s\u2019do opozita!<\/p>\n<p>Sinqerisht ju them, po t\u00eb ishte kaq e thjesht\u00eb, do t\u00eb isha un\u00eb i pari q\u00eb do t\u00eb merrja flamurin e shtyrjes s\u00eb zgjedhjeve, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit do t\u00eb parap\u00eblqeja t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohesha non stop tek pun\u00ebt e qeveris\u00eb, pa qen\u00eb nevoja t\u2019i bija rreth e p\u00ebrqark p\u00ebr fushat\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por jo vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb e pamundur nga pik\u00ebpamja kushtetuese, por edhe pse \u00ebsht\u00eb e tmerrshme nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, un\u00eb mbetem absolutisht kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb shtyrjes s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb vendoset \u2013 ku \u00ebsht\u00eb par\u00eb? \u2013 ky rregull i ri i bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, q\u00eb zgjedhjet t\u00eb varen nga d\u00ebshira ose mungesa e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pale p\u00ebr zhvillimin e tyre, n\u00eb dat\u00ebn e caktuar nga Kushtetuta. Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb pun\u00eb date apo stine, kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrie e themelit t\u00eb jet\u00ebs demokratike. Imagjinoni pak sikur t\u00eb hapej rruga e nj\u00eb marr\u00ebzie t\u00eb till\u00eb jo vet\u00ebm qart\u00ebsisht antikushtetuese, po edhe thelb\u00ebsisht antidemokratike, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb zgjedhjet pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, n\u00eb ato pas tyre dhe me radh\u00eb, kur sipas tekave t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs (apo edhe t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve t\u00eb kthehej, nga nj\u00eb detyrim kushtetues p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb zgjidhen, n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb politike e kujtdo q\u00eb nuk do zgjedhje!<\/p>\n<p>Disa mendje nd\u00ebr ato t\u00eb lehtat q\u00eb lartp\u00ebrmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth un\u00eb) e pastaj le t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe fitoji prap\u00eb po deshe, se po vazhduam k\u00ebshtu vendi do shkoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje civile! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb recet\u00eb nga ato q\u00eb heqin dhimbjen e kok\u00ebs duke e paralizuar komplet trupin! Imagjinojeni pak \u00e7far\u00eb rruge e tat\u00ebpjet\u00eb hapet p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb nes\u00ebr, n\u00ebse sot vendoset precedenti q\u00eb mjafton t\u00eb ik\u00ebsh nga parlamenti, t\u00eb ushtrosh dhun\u00eb e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnosh me moslejim t\u00eb zgjedhjeve lokale dhe e p\u00ebrmbys, mu n\u00eb mes t\u00eb mandatit qeverin\u00eb e zgjedhur \u2013 duke provokuar zgjedhje t\u00eb reja kur do ti, madje me kryeministrin q\u00eb vendos ti! Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme besoj t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sepse s\u2019ka mendje normale q\u00eb s\u2019e kupton \u00e7far\u00eb \u00e7orapi do t\u00eb ishte nj\u00eb jet\u00eb e till\u00eb politike, ku fituesi nuk qeveris dot sipas kontrat\u00ebs me popullin dhe humb\u00ebsi i imponohet me dhun\u00eb edhe vet\u00eb popullit!<\/p>\n<p>Shkurt, \u00e7do zgjidhje anormale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb normalitetit demokratik sot, kthehet n\u00eb bumerang q\u00eb prodhon anormalitet antidemokratik, p\u00ebr vite me radh\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe dy fjal\u00eb p\u00ebr moslejimin e zgjedhjeve. Esht\u00eb krim dhe nd\u00ebshkohet r\u00ebnd\u00eb nga Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kushdo q\u00eb e kryen nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb. Po jo vet\u00ebm kaq, cilido q\u00eb do t\u00eb kuturisej t\u00eb prekte nj\u00eb hallk\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb procesit zgjedhor dhe do t\u00eb d\u00ebnohej m\u00eb pas p\u00ebr krime zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk do ta kishte m\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb shkelte p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Shtetet e Bashkuara (do t\u00eb merrte n\u00eb qaf\u00eb edhe familjar\u00ebt e af\u00ebrt sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb SHBA) dhe as do t\u00eb kalonte dot m\u00eb, kontrollin e kufijve t\u00eb Bashkimit Europian duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kompjuterizuar t\u00eb personave me rekorde kriminale, t\u00eb cil\u00ebt nuk hyjn\u00eb dot n\u00eb territorin e Unionit.<\/p>\n<p>A i\u2019a vlejn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebzie kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb 30 qershor do t\u00eb votohet n\u00eb t\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Kuk\u00ebsit, Shkodr\u00ebs, Kamz\u00ebs, Lezh\u00ebs, Devollit, Mallakastr\u00ebs e me radh\u00eb bashkive blu, qeverisjen e munguar deri m\u00eb sot, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ju do t\u00eb dilni apo jo n\u00eb votime. Kudo ku do t\u00eb fitojm\u00eb aty ku kemi kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjistruar, nj\u00ebsoj si aty ku s\u2019kemi t\u00eb till\u00eb, ne do t\u00eb jemi n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallim. Betej\u00ebn politike me udh\u00ebheqjen tuaj ne e kemi fituar duksh\u00ebm e bindsh\u00ebm, sa p\u00ebr merit\u00ebn ton\u00eb aq edhe p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e asaj udh\u00ebheqjeje \u2013 ndajeni vet\u00eb cila nga t\u00eb dyja peshon m\u00eb shum\u00eb. Por betej\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebn, ne e kemi me plag\u00ebt e qyteteve e t\u00eb fshatrave kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit t\u00eb madh urban t\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, s\u2019ka fryr\u00eb sa e si duhet si pasoj\u00eb e keqqeverisjes vendore t\u00eb shum\u00eb bashkiak\u00ebve demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb menduar ndryshe prej meje, ju p\u00ebrsh\u00ebndes e ju uroj \u00e7do t\u00eb mir\u00eb e sh\u00ebndet n\u00eb familjet tuaja.<\/p>\n<p>Edi Rama<\/p>\n<p>1 qershor, 2019<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN Bashk\u00ebqytetar\u00eb demokrat\u00eb, \u00a0 sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrsa partia t\u00eb cil\u00ebs ju i p\u00ebrkisni si an\u00ebtar\u00eb apo q\u00eb e keni votuar, si mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju po edhe p\u00ebr vendin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,3,5],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN Bashk\u00ebqytetar\u00eb demokrat\u00eb, \u00a0 sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrsa partia t\u00eb cil\u00ebs ju i p\u00ebrkisni si an\u00ebtar\u00eb apo q\u00eb e keni votuar, si mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju po edhe p\u00ebr vendin, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-01T07:22:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1315\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"801\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906\",\"name\":\"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png\",\"datePublished\":\"2019-06-01T07:22:39+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-01T07:22:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png\",\"width\":1315,\"height\":801},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"ETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN Bashk\u00ebqytetar\u00eb demokrat\u00eb, \u00a0 sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrsa partia t\u00eb cil\u00ebs ju i p\u00ebrkisni si an\u00ebtar\u00eb apo q\u00eb e keni votuar, si mb\u00ebshtet\u00ebs ose simpatizant\u00eb, nuk merr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr ju po edhe p\u00ebr vendin, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-06-01T07:22:39+00:00","og_image":[{"width":1315,"height":801,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png","type":"image\/png"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"9 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906","name":"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png","datePublished":"2019-06-01T07:22:39+00:00","dateModified":"2019-06-01T07:22:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=12906"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png","width":1315,"height":801},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12906#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sot PS \u00e7el fushat\u00ebn elektorale\/Rama shkruan letr\u00ebn e shtat\u00eb, jo p\u00ebr Bash\u00ebn, ia d\u00ebrgon Partis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama-150x150.png",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",1315,801,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"5":{"name":"Politik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=5"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama-150x150.png",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",300,183,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",305,186,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",400,244,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",600,365,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",1024,624,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",130,79,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Edi-Rama.png",1315,801,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12906"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12906"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12906\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12907,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12906\/revisions\/12907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12906"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}