{"id":12900,"date":"2019-06-01T09:03:29","date_gmt":"2019-06-01T07:03:29","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=12900"},"modified":"2019-06-01T09:03:29","modified_gmt":"2019-06-01T07:03:29","slug":"e-frikshme-tre-here-me-shume-vetevrasje-se-vrasje-shkak-veshtiresite-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900","title":{"rendered":"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt varf\u00ebria, depresioni, brengat e dashuris\u00eb dhe mungesa e zgjidhjes p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar? T\u00eb gjitha \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sjellje vet\u00ebvras\u00ebse. Dhe teksa ekspert\u00ebt e fush\u00ebs psikologjike zbulojn\u00eb shkaqet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb dhimbshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nuk mbetet jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe efekti ekonomik q\u00eb ka kjo sjellje\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_9532a76043\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F06%2F01%2Ftre-shume-vetevrasje-se-vrasje-shkak-kostot-ekonomike%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=9532a76043\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_5fbe9e0b6a\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F06%2F01%2Ftre-shume-vetevrasje-se-vrasje-shkak-kostot-ekonomike%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=5fbe9e0b6a\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_9ee5e22de2\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F06%2F01%2Ftre-shume-vetevrasje-se-vrasje-shkak-kostot-ekonomike%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=9ee5e22de2\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vet\u00ebvrasja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri vijojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr shifra t\u00eb larta t\u00eb numrit t\u00eb tyre. Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan p\u00ebr revist\u00ebn \u201cMonitor\u201d se numri i vet\u00ebvrasjeve n\u00eb vitin 2018, n\u00eb total ka qen\u00eb 183, nd\u00ebrsa vrasjet 68. Ndon\u00ebse numri i vet\u00ebvrasjeve krahasuar me 2017 ka r\u00ebn\u00eb (-5.5%), shifrat flasin s\u00ebrish p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm, si dhe nj\u00eb raport 3-fish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa vrasjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhe ndon\u00ebse n\u00eb 2018 shifrat ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se 2017, ekspert\u00ebt rikujtojn\u00eb edhe rastet kur ky fenomen ka mbetur n\u00eb tentativ\u00eb. Sipas tyre, tentativat p\u00ebr marrjen e jet\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta, por nuk jan\u00eb raportuar dhe ndodhin kryesisht n\u00eb grupmosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, rinis\u00eb s\u00eb hershme. Sipas ekspertes s\u00eb fush\u00ebs psikologjike, prof. dr. Arjana Mu\u00e7aj, tentativat n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebsohet t\u00eb jen\u00eb dyfishi i vet\u00ebvrasjeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvrasja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse dhe, si e till\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr parandalimin e saj k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb koordinim dhe bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet shum\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, sistemin arsimor, t\u00eb pun\u00ebsimit, bujq\u00ebsor, t\u00eb biznesit, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb ligjit, t\u00eb mbrojtjes, politik, mediat etj. K\u00ebto p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb integruara n\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, qasjet e vetme dhe t\u00eb ken\u00eb impakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb lidhje mes sjelljes s\u00eb vet\u00ebvrasjeve dhe ekonomis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kjo lidhje ushqehet nga dy an\u00eb: ana ku aspekti ekonomik \u00ebsht\u00eb shkak p\u00ebr vendimin dhe ana tjet\u00ebr, ku kostoja ekonomike p\u00ebrfshin familjen dhe m\u00eb gjer\u00eb, pas sjelljes vet\u00ebvras\u00ebse. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, ka humbje. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr vet\u00ebvrasje dhe vet\u00ebvrasjet jan\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh emocional p\u00ebr familjet dhe miqt\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb vdekur, si dhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit pas tentativ\u00ebs. Por vet\u00ebvrasja gjithashtu ka kosto ekonomike p\u00ebr individ\u00ebt, familjet, komunitetet dhe kombin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb shpenzimet mjek\u00ebsore p\u00ebr individ\u00ebt dhe familjet, t\u00eb ardhurat e humbura p\u00ebr familjet dhe produktiviteti i humbur p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Shpenzimet e sjelljeve vet\u00ebvras\u00ebse- dhe \u2018kursimet\u2019 q\u00eb mund t\u00eb rezultojn\u00eb nga parandalimi i k\u00ebtyre sjelljeve- mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb bindjen e politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve dhe pal\u00ebve t\u00eb tjera q\u00eb parandalimi i vet\u00ebvrasjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim q\u00eb do t\u00eb kursej\u00eb para, si dhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Prof. asoc. dr. Arjana Mu\u00e7aj, pohon se depresioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb po kap nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh individ\u00ebsh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. N.q.s. rendisim arsyet sociale dhe ekonomike q\u00eb ia bashk\u00ebngjisim depresionin, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb depresion madhor, q\u00eb rrit shanset p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar drejt fenomenit t\u00eb vet\u00ebvrasjes.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri globale, detyrimisht globalizimi ka sjell\u00eb t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta, \u201cMomentalisht po jetojn\u00eb individ\u00eb q\u00eb shohin t\u00eb mirat e vetes dhe shum\u00eb pak t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr rrethin e ngusht\u00eb etj. Ky individualiz\u00ebm e ka shnd\u00ebrruar individin t\u00eb vet\u00ebm, brenda grupit social n\u00eb t\u00eb cilin ai b\u00ebn pjes\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb lindjen e depresionit, p\u00ebrpos shkaqeve gjenetike. Ne jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb jet\u00ebs post-moderne dhe individualiste nj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00eb nd\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebr individin jan\u00eb arritja e q\u00ebllimeve si nj\u00eb njeri i suksessh\u00ebm, t\u00eb arrish objektiva vazhdimisht, t\u00eb jesh konkurrues, t\u00eb p\u00ebrballosh sfida, t\u00eb p\u00ebrballosh varf\u00ebrin\u00eb etj.\u201d- pohon ekspertja. Nd\u00ebrsa Ergys M\u00ebrtiri, sociolog, pohon se shifrat jan\u00eb v\u00ebrtet alarmante dhe tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria shqiptare ka humbur drejtpeshimin, duke e l\u00ebn\u00eb individin n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit. Natyrisht, vet\u00ebvrasjet vijn\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb natyr\u00ebs psikologjike dhe \u00ebsht\u00eb depresioni ai q\u00eb sjell numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tyre. Por vet\u00eb depresioni \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nuk i zgjidh problemet dhe q\u00eb i vendos eg\u00ebrsisht n\u00ebn presion individ\u00ebt. Mund t\u00eb themi se shkaktar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj situate jan\u00eb probleme t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike, sociale e psikologjike. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shfaqin dob\u00ebsi, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrballojn\u00eb dot presionet e shumta\u201d, pohon z. M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) e vler\u00ebson vet\u00ebvrasjen si nj\u00eb prioritet t\u00eb sh\u00ebndetit publik. Raporti i par\u00eb i OBSH-s\u00eb mbi vet\u00ebvrasjen \u201cParandalimi i vet\u00ebvrasjes: nj\u00eb domosdoshm\u00ebri globale\u201d, publikuar n\u00eb vitin 2014, ka si q\u00ebllim rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e parandalimit t\u00eb vet\u00ebvrasjes n\u00eb sh\u00ebndetin publik, si dhe p\u00ebr ta kthyer parandalimin e vet\u00ebvrasjes n\u00eb nj\u00eb prioritet n\u00eb axhend\u00ebn globale t\u00eb sh\u00ebndetit publik. Gjithashtu, ai synon t\u00eb inkurajoj\u00eb dhe t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr vendet an\u00ebtare n\u00eb lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive komb\u00ebtare, si nj\u00eb qasje multisektoriale.<\/p>\n<p>N\u00eb Planin e Veprimit p\u00ebr Sh\u00ebndetin Mendor 2013-2020 t\u00eb OBSH-s\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb angazhuar t\u00eb punojn\u00eb drejt nj\u00eb targeti global p\u00ebr reduktimin e shifrave t\u00eb vet\u00ebvrasjes me 10% deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Efektet n\u00eb ekonomi<\/p>\n<p>Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), sjellja vet\u00ebvras\u00ebse ka ndikim dramatik n\u00eb vendin e pun\u00ebs n\u00eb terma njer\u00ebzor\u00eb dhe financiar\u00eb. Gjithashtu, njihet kostoja p\u00ebr ekonomin\u00eb e gjer\u00eb. Kur nj\u00eb person n\u00eb mosh\u00eb pune tenton t\u2019i jap\u00eb fund jet\u00ebs, ai individ menj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet ekonomikisht joproduktiv; pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij duhet t\u00eb gjej\u00eb dhe trajnoj\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues (ai do t\u00eb mungoj\u00eb n\u00eb pun\u00eb, n\u00ebse humb jet\u00ebn ose veprimi i tij mbetet n\u00eb tentativ\u00eb).<\/p>\n<p>Familja e tij do t\u00eb vuaj\u00eb, sepse ai nuk mund t\u00eb kontribuoj\u00eb m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sidomos n.q.s. ka qen\u00eb kryefamiljar. N\u00eb fakt, familja e tij \u00ebsht\u00eb e ngarkuar me shpenzime. N\u00ebse personi vdes, familja duhet t\u00eb financoj\u00eb shpenzimet e udh\u00ebtimit (n.q.s. ka qen\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb), t\u00eb varrimit dhe t\u00eb tjera). Edhe n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb me fat dhe i mbijeton aktit t\u00eb vet\u00ebvrasjes, familja duhet t\u00eb paguaj\u00eb faturat mjek\u00ebsore, si dhe shpeshher\u00eb edhe shtrimin e gjat\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jetojn\u00eb vet\u00ebm me pagat mujore, k\u00ebto kosto jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb \u00e7do rast, ka edhe kosto p\u00ebr taksapaguesit e gjer\u00eb: policia duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet, punonj\u00ebsit social\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe sistemi i mbingarkuar i kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor publik mund t\u00eb duhet t\u00eb akomodoj\u00eb dhe trajtoj\u00eb nj\u00eb pacient tjet\u00ebr p\u00ebr dit\u00eb, jav\u00eb ose m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse personi ka f\u00ebmij\u00eb, perspektivat e tyre p\u00ebr nj\u00eb arsim do t\u00eb preken. N\u00eb fakt, pa nj\u00eb prind, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet jo rrall\u00ebher\u00eb \u201cpre\u201d e ndikimeve negative, q\u00eb shpesh \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vepra penale, duke shtuar k\u00ebshtu barr\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme financiare p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb: burgjet. Kostoja e vet\u00ebvrasjes ndaj ekonomis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e madhe. Qendrat Amerikane p\u00ebr Kontrollin e S\u00ebmundjeve vler\u00ebsojn\u00eb se kostoja e vet\u00ebvrasjes s\u00eb nj\u00eb mashkulli n\u00eb mosh\u00eb mesatare pune, \u00ebsht\u00eb 3,875 dollar\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrllogaritje, mund t\u00eb pohojm\u00eb leht\u00ebsisht se Shqip\u00ebria thjesht nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb vet\u00ebvrasjes q\u00eb po p\u00ebrjeton aktualisht.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb rrezik?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhja nd\u00ebrmjet vet\u00ebvrasjes dhe problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor (sidomos depresionit dhe \u00e7rregullimeve t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb alkoolit) \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb larta, shum\u00eb vet\u00ebvrasje ndodhin papritur, n\u00eb momente krize, kur individi ndien v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me streset e jet\u00ebs, si: problemet financiare, problemet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet sentimentale, s\u00ebmundje apo dhimbje kronike.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrballja me konflikte, fatkeq\u00ebsi natyrore, dhun\u00eb, abuzim, humbje apo izolim \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me sjelljen vet\u00ebvras\u00ebse. Shifrat e vet\u00ebvrasjes jan\u00eb t\u00eb larta te grupet q\u00eb p\u00ebrballen me diskriminim, si: refugjat\u00ebt, emigrant\u00ebt dhe migrant\u00ebt; popullatat indigjene, individ\u00ebt gei, lezbike dhe transgjinor\u00eb dhe t\u00eb burgosurit. Gjithsesi, faktori m\u00eb i madh i rrezikut ngelet tentativa e m\u00ebparshme e vet\u00ebvrasjes. Ergys M\u00ebrtiri thot\u00eb se vet\u00ebvrasjet jan\u00eb nj\u00eb fenomen i p\u00ebrhapur n\u00eb bot\u00ebn moderne dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb problem kudo.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1559372231079\"><\/div>\n<p>\u201cP\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb sociolog\u00ebt i evidentojn\u00eb kudo e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rritjen e madhe t\u00eb depresionit dhe kryesisht problemeve psikologjike, t\u00eb cilat vijn\u00eb nga m\u00ebnyra e t\u00eb jetuarit. Studiues t\u00eb shumt\u00eb thon\u00eb se dy jan\u00eb problemet e m\u00ebdha q\u00eb shkakton jeta moderne: Vetmia sociale dhe pasiguria. K\u00ebtyre mund t\u2019iu shtohen edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me munges\u00ebn e motivimit, vanitetin, frenetizmin e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, stresin n\u00eb pun\u00eb etj.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, njer\u00ebzit po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, lidhjet shoq\u00ebrore jan\u00eb dob\u00ebsuar, t\u00eb af\u00ebrmit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb larg\u00ebt dhe ne sot, nuk njohim shpesh as kush\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb dhe as fqinj\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Njeriu jeton vet\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebto kushte nuk e p\u00ebrmbush dot qenien sociale, nevoj\u00ebn e tij p\u00ebr komunitet. Kjo i b\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb -ndihen bosh dhe t\u00eb mos i japin kuptim jet\u00ebs s\u00eb tyre\u201d,- thekson z. M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Kujdes media!<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mes t\u00eb viteve 1984 dhe 1987, gazetar\u00ebt e Vjen\u00ebs kan\u00eb mbuluar rastet e vdekjeve t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb u kan\u00eb dal\u00eb trenave p\u00ebrpara, n\u00ebp\u00ebr metro t\u00eb ndryshme. Raportimet ishin masive dhe dramatike. N\u00eb vitin 1987, u organizua nj\u00eb fushat\u00eb ku u jepej v\u00ebrejtje gazetar\u00ebve q\u00eb raportimet e tyre potencialisht mund t\u00eb ken\u00eb efekte negative dhe u propozua p\u00ebr forma alternative t\u00eb raportimit.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb, pas k\u00ebsaj fushate, vet\u00ebvrasjet n\u00eb metro ran\u00eb p\u00ebr 8%. Numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i vet\u00ebvrasjeve n\u00eb Vjen\u00eb zbriti gjithashtu\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, t\u00eb shkruar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me dhjet\u00ebra institucione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb raport k\u00ebshillues p\u00ebr mediat, \u00ebsht\u00eb raportuar se \u201cvet\u00ebvrasja \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje ngjit\u00ebse\u201d. Sipas k\u00ebtij hulumtimi shkencor, \u00ebsht\u00eb konstatuar se rritet numri i vet\u00ebvras\u00ebsve n\u00eb mesin e lexuesve t\u00eb gazetave, ose shikuesve t\u00eb televizioneve, kur p\u00ebr vet\u00ebvrasjet raportohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Raporti k\u00ebshillon q\u00eb rastet e vet\u00ebvrasjeve t\u00eb mos dalin n\u00eb ballina t\u00eb gazetave, ose n\u00eb fillim t\u00eb lajmeve, dhe q\u00eb t\u00eb mos jepen detaje t\u00eb shumta se \u00e7ka e shtyu dik\u00eb t\u00eb kryej\u00eb aktin.<\/p>\n<p>Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb k\u00ebshillon q\u00eb mediat duhet t\u2019i japin m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb numrit t\u00eb vet\u00ebvrasjeve; trajtimin e personave q\u00eb kan\u00eb provuar t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb akt dhe sa t\u00eb suksesshme kan\u00eb qen\u00eb ato; t\u00eb raportohet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb parandalohet nj\u00eb vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekip nd\u00ebrkomb\u00ebtar studiuesish analizuan raportet e gazetave dhe informimin mbi vet\u00ebvrasjet gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kat\u00ebrvje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk themi se raportimi i vet\u00ebvrasjes \u00ebsht\u00eb i keq, ose se nuk duhet t\u00eb raportohet mbi vet\u00ebvrasjet\u201d, tha bashkautori i studimit Ayal Schaffer, profesor n\u00eb Departamentin e Psikiatris\u00eb n\u00eb Universitetin e Torontos.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ne e dim\u00eb se aspekte specifike t\u00eb raportimit mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrhapjen e vet\u00ebvrasjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se disa karakteristika n\u00eb historit\u00eb e raportuara mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb ose t\u00eb rrisin gjasat q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb pas p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebvrar\u00eb\u201d, tha Schaffer. \u201cRaportimi mediatik ndikon n\u00eb rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvrasjeve nga 1 deri 2%\u2026 Kur njer\u00ebzit e identifikojn\u00eb veten me \u201cheroin\u201d e raportuar, (t\u00eb vet\u00ebvrarin), ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb tjetri ta shoh\u00eb porsi ai\u201d, shtoi Schaffer.<\/p>\n<p>\u201cNe shpresojm\u00eb q\u00eb raportimet mbi vet\u00ebvrasjet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr trend; ta tregojn\u00eb nj\u00eb vdekje t\u00eb till\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi e humbur dhe se nj\u00eb person i till\u00eb do t\u00eb kishte sukses, vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb kishte jetuar\u201d, theksoi studiuesi i Canadian Medical Association.<\/p>\n<p>Statistika globale<\/p>\n<p>-Af\u00ebrsisht 800.000 njer\u00ebz vdesin \u00e7do vit p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00ebvrasjes. \u00c7do 40 sekonda n\u00eb bot\u00eb vet\u00ebvritet nj\u00eb individ.<\/p>\n<p>-Numri i tentativave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>-Tentativa p\u00ebr vet\u00ebvrasje konsiderohet nj\u00eb faktor rreziku shum\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>-Vet\u00ebvrasja p\u00ebrb\u00ebn shkakun e dyt\u00eb t\u00eb vdekjes nd\u00ebrmjet individ\u00ebve 15-29 vje\u00e7 dhe shkakun e tret\u00eb t\u00eb vdekjeve p\u00ebr individ\u00ebt 15-44 vje\u00e7.<\/p>\n<p>-N\u00eb nivel global, 78% e vet\u00ebvrasjeve ndodhin n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta ose t\u00eb mesme\/Monitor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt varf\u00ebria, depresioni, brengat e dashuris\u00eb dhe mungesa e zgjidhjes p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar? T\u00eb gjitha \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sjellje vet\u00ebvras\u00ebse. Dhe teksa ekspert\u00ebt e fush\u00ebs psikologjike zbulojn\u00eb shkaqet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb dhimbshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nuk mbetet jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe efekti ekonomik q\u00eb ka kjo sjellje\u2026 &nbsp; &nbsp; Vet\u00ebvrasja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3329,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[6,7,3,21],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt varf\u00ebria, depresioni, brengat e dashuris\u00eb dhe mungesa e zgjidhjes p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar? T\u00eb gjitha \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sjellje vet\u00ebvras\u00ebse. Dhe teksa ekspert\u00ebt e fush\u00ebs psikologjike zbulojn\u00eb shkaqet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb dhimbshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nuk mbetet jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe efekti ekonomik q\u00eb ka kjo sjellje\u2026 &nbsp; &nbsp; Vet\u00ebvrasja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-01T07:03:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"860\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"560\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900\",\"name\":\"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-06-01T07:03:29+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-01T07:03:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg\",\"width\":860,\"height\":560},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"\u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt varf\u00ebria, depresioni, brengat e dashuris\u00eb dhe mungesa e zgjidhjes p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar? T\u00eb gjitha \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sjellje vet\u00ebvras\u00ebse. Dhe teksa ekspert\u00ebt e fush\u00ebs psikologjike zbulojn\u00eb shkaqet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb dhimbshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nuk mbetet jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe efekti ekonomik q\u00eb ka kjo sjellje\u2026 &nbsp; &nbsp; Vet\u00ebvrasja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-06-01T07:03:29+00:00","og_image":[{"width":860,"height":560,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"12 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900","name":"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg","datePublished":"2019-06-01T07:03:29+00:00","dateModified":"2019-06-01T07:03:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=12900"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg","width":860,"height":560},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12900#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E frikshme\/Tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebvrasje se vrasje, shkak, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",860,560,false]},"categories_names":{"6":{"name":"Aktualitet","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=6"},"7":{"name":"Kronik\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=7"},"3":{"name":"Kryesore","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=3"},"21":{"name":"Sociale","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=21"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",300,195,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",305,199,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",400,260,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",600,391,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",860,560,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",130,85,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Skene-Krimi.jpg",860,560,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12900"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12900"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12900\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12901,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12900\/revisions\/12901"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}