{"id":12524,"date":"2019-05-27T21:45:22","date_gmt":"2019-05-27T19:45:22","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=12524"},"modified":"2019-05-27T22:00:30","modified_gmt":"2019-05-27T20:00:30","slug":"tregim-nga-mitrush-kuteli-i-vdekuri-dhe-i-gjalli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524","title":{"rendered":"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli"},"content":{"rendered":"<p>Na ish nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb i mir\u00eb me mall e gj\u00eb shum\u00eb e na b\u00ebnte dasm\u00ebn e t\u00eb birt. E si e kish gaz t\u00eb par\u00eb n\u00eb der\u00eb na \u00e7oi e d\u00ebrgoi mushtulluk\u00eb m\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ftuar bot\u00ebn.\u00a0<span id=\"more-12901\"><\/span>Pa na jan\u00eb nisur k\u00ebta mushtulluk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb trima e t\u00eb pamartuar, kaluar mbi kuaj t\u00eb bardh\u00eb, nisur e stolisur, me k\u00ebto k\u00ebsula mbi sy, me k\u00ebto riza t\u00eb gjata varur kuajve, e me k\u00ebto opinga me xhufka, me nga dy plloska p\u00ebr shoq, n\u00eb kocaqe, na jan\u00eb nisur fshat m\u00eb fshat e der\u00eb m\u00eb der\u00eb duke thirrur me gaz t\u00eb madh:<\/p>\n<p>-Hej! D\u00ebgjoni mbani vesh: Im zot b\u00ebn dasm\u00ebn e bandillit e fton t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb g\u00ebzohet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij!<br \/>\nEdhe gjith\u00eb kjo bot\u00eb-i mir\u00eb e i lig, i madh e i vog\u00ebl, burr\u00eb e grua-ngrinte nj\u2019ato plloska t\u00eb r\u00ebnda, mb\u00ebshtjell\u00eb me borzilok e me tr\u00ebndelin\u00eb t\u00eb that\u00eb edhe uronte:<br \/>\n-Hej! Na u trash\u00ebgofshin e na u mplakshin si zgjoi i blet\u00ebs! Edhe t\u00eb zon\u2019 e dasm\u00ebs e pa\u00e7im sa malet!<br \/>\nPinte pastaj d\u00ebng e d\u00ebng, me syt\u00eb n\u00eb qiell, q\u00eb t\u2019i zihet urimi, dhe kur mbaronte fshinte buz\u00ebt me riz\u00ebn e qaf\u00ebs edhe rishtas uronte bandill\u00eb dhe mushtullukun bashk\u00eb:<br \/>\n-Bandilli na u trash\u00ebgoft\u00eb, Zoti na e b\u00ebft\u00eb kral e mbret! E me gaz t\u00ebnd, o trim!<br \/>\nEdhe k\u00ebshtu: fshat m\u00eb fshat e sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi sa s\u2019mbeti njeri pa ftuar n\u00eb dasm\u00eb.<\/p>\n<p>Kur po na ktheheshin k\u00ebta mushtulluk\u00eb me zhurm\u00eb e gaz te i zoti i dasm\u00ebs, me arra e g\u00ebshtjenja n\u00eb torba, nj\u00ebri q\u00eb i kish mbetur nj\u00eb pik\u00eb ver\u00eb n\u00eb pllosk\u00eb e mbajti kalin pran\u00eb nj\u00eb varri, aty mb\u2019udh\u00eb, (ku a pat z\u00ebn\u00eb vdekja njerin\u00eb) i derdhi ver\u00ebn e i tha k\u00ebto fjal\u00eb, si me t\u00eb qeshur:<br \/>\n-Pi edhe ti, o i vdekur, nj\u00eb pik\u00eb ver\u00eb se imzot marton bandill\u00eb e t\u00eb fton p\u00ebr dasm\u00eb!<br \/>\nE si i derdhi ver\u00ebn e i foli k\u00ebshtu, si me t\u00eb qeshur, i ra kalit e iku. E si i ra kalit ktheu kok\u00ebn e thirri:<br \/>\n-O i vdekur! Mos harro se je i ftuar n\u00eb dasm\u00eb!<br \/>\nPastaj shtr\u00ebngoi mamuzet e k\u00ebmb\u00ebs dhe hopa-hopa! Arriu n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dasm\u00ebs, ku gazi ish n\u00eb valom\u00eb, si l\u00ebmi n\u00eb mes t\u00eb Korrikut. Dasma ish n\u00eb valom\u00eb po dasmor\u00ebt gjith rridhnin e rridhnin q\u00eb nga an\u2019e an\u00ebs ku kishin shkuar e ftuar mushtulluk\u00ebt. E jo vet\u00ebm dasmor\u00ebt por edhe kanisqet: kush me k\u00ebta deshinj arrok\u00eb, me brir\u00eb tri her\u00ed p\u00ebrdredhur e me moll\u00eb t\u00eb kuqe n\u00eb maj\u00eb; kush me k\u00ebta qype me mjalt\u00eb e kush me k\u00ebto shkel me gjalp\u2019 e djath\u00eb-sikujt ia deshi puna e radha.<\/p>\n<p>E na ish nj\u00eb gaz e nj\u00eb bukuri e madhe si s\u2019kish par\u00eb q\u00eb shum\u00eb kjo bot\u00eb e murrme! Zjente kjo k\u00ebng\u00eb e kjo valle, maj\u00eb m\u00eb maj\u00eb-burra e gra bashk\u00eb, djem e vasha bashk\u00eb, si ka qen\u00eb n\u00ebr ato koh\u00eb t\u00eb lashta kur bota s\u2019ish e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. E jo vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb po edhe pleqt\u00eb me xhoke t\u00eb bardha edhe plakat me linj\u00eb t\u00eb gjata hidheshin e k\u00ebrcenin si pa gj\u00eb t\u00eb keq, p\u00ebr gazin e bandillit.<br \/>\nPo hidh\u00ebrime e m\u00ebndje t\u00eb lig\u00eb s\u2019kish njeri, se ay q\u00eb ngre pllosk\u00ebn me gjakun e T\u00ebn\u00ebzotit edhe q\u00eb v\u00ebshtron qiell\u00eb kur pi ver\u00ebn shikon me vet\u00eb syt\u00eb e tij Zotin e madh (hej, v\u00ebnt\u00eb dor\u00eb e na shp\u00ebtoft\u00eb!) q\u00eb kurdisi k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nEdhe sa p\u00ebr ver\u00eb gjer aty e ktheu prap\u00eb, sa butet ishin ne dera edhe plloskat ne goja: me tr\u00ebndelin\u00eb, me borzilok-e leht\u00eb a e r\u00ebnd\u00eb-si ta desh e bardha zem\u00ebr.<\/p>\n<p>E sa p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, s\u2019ka si b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb, se qengjet e buta edhe gjahu i eg\u00ebr ish n\u00eb heje-si ta deshe.Pa vet\u00eb ky i zoti i dasm\u00ebs shkonte oborr m\u00eb oborr e od\u00eb m\u00eb od\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebshtroj\u00eb me syt\u2019 e tij si g\u00ebzohen dasmor\u00ebt e t\u00eb jap\u00eb urdh\u00ebrata p\u00ebr mir\u00eb e m\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nKur u ngrys e doli ylli na hapet ky varri q\u00eb ish atje mb\u2019udh\u00eb, ku derdhi mushtulluku pllosk\u00ebn, e na ngrihet ky i vdekuri q\u00eb ish brenda e na niset p\u00ebr n\u00eb dasm\u00eb. Kish hedhur edhe ay nj\u00eb gun\u00eb krah\u00ebve, si gjith\u00eb bota, e kish v\u00ebn\u00eb nj\u00eb riz\u00eb qaf\u00ebs, si dasmor q\u00eb ish. Na vajti m\u00eb par\u00eb n\u00eb qilar e na la dhurat\u00ebn (nj\u00eb tr\u00ebmb\u00eb linj\u00eb t\u00eb holl\u00eb si drita e h\u00ebn\u00ebs, t\u00eb nedur n\u00eb at\u00eb jet\u00eb-dhe na u ngjit pastaj shkall\u00ebve p\u00ebrpjet\u00eb.<br \/>\n-Mir\u00ebmbr\u00ebma, o t\u00eb mir\u00eb!<br \/>\n-Misardhe, t\u00eb lumt\u00eb k\u00ebmba!<br \/>\nVajti pastaj drejt ne i zoti i dasm\u00ebs-sikur e kish t\u00eb njohur prej nj\u00ebqind vjet-edhe e uroi t\u2019i trash\u00ebgohet gazi e t\u2019i shtohet fara sa yjt\u2019 e qiellit e sa rr\u00ebr\u2019 e detit. Ndenj pastaj, si m\u00eb nj\u00eb an\u00eb, pran\u00eb dasmor\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nuk h\u00ebngri gj\u00eb as p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nuk piu gj\u00eb, po p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar u g\u00ebzua fort kur pa t\u00eb rinj e pleq q\u00eb luanin me shami n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt nuk e vinin fare re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasm\u00ebs e mirrte m\u00ebndjen si belcat n\u00eb d\u00ebrstil\u00eb n\u00eb e kish par\u00eb e n\u00eb s\u2019e kish par\u00eb k\u00ebt\u00eb dasmor q\u00eb i shkonte drita tej p\u00ebr tej n\u00ebp\u00ebr trup e q\u00eb binte pak si er\u00eb dh\u00e9 e myk. Tha se pishtari nuk djeg mir\u00eb dhe b\u00ebri em\u00ebr q\u00eb t\u00eb sillet nj\u00eb krah pish\u00eb me shir\u00eb shum\u00eb, sa u b\u00eb kjo bot\u00eb drit\u2019 e gjall\u00eb e u mbush me er\u00eb shire. Si nuk mundi ta sh\u00ebmb\u00ebllej\u00eb as tanithi mblodhi e pyeti gjith\u00eb mushtulluk\u00ebt, kur doli t\u00eb shikoj\u00eb si vete dasma.<br \/>\nAsnj\u00ebri nga mushtulluk\u00ebt nuk e njojti at\u00eb mikun se e kish fytyr\u00ebn si ndryshe e t\u00eb folurit si ata t\u00eb vjetrit. Pyeti pastaj i zoti i dasm\u00ebs:<br \/>\n-Kujt i dhat\u00eb pllosk\u00ebn e par\u00eb?<br \/>\n-K\u00ebtij e k\u00ebtij,-than\u00eb ata.<br \/>\n-Po t\u00eb fundit?<br \/>\n-Atij e atij.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb u hodh e foli nj\u00eb mushtulluk:<br \/>\n-Mua m\u00eb kish mbetur nj\u00eb pik\u00eb ver\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pllosk\u00ebs edhe e derdha mbi nj\u00eb varr, aty mbi udh\u00eb.<br \/>\nI zoti i dasm\u00ebs e kuptoi tani se i kish ardhur i vdekuri n\u00eb dasm\u00eb; po si burr\u00eb q\u00eb ish e mbajti veten e nuk prishi zemr\u00ebn. Se p\u00ebr t\u00eb ftuar e kish ftuar t\u00eb vdekurin si \u00e7do tjet\u00ebr dasmor dhe puna ia donte ta nderoj\u00eb. Edhe k\u00ebshtu dasma e gazi shkuan p\u00ebrpara, me t\u00eb vdekurin aty n\u00eb mes, q\u00eb s\u2019hante gj\u00eb e s\u2019pinte gj\u00eb, po vet\u00ebm g\u00ebzohej.<br \/>\nP\u00ebrpara se t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb k\u00ebndezi ay miku me gun\u00eb e me riz\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, u ngrit e i dha dor\u00ebn t\u00eb zot t\u00eb dasm\u00ebs (nj\u00eb dor\u00eb si t\u00eb but\u00eb) edhe e uroi:<br \/>\n-Gazi t\u2019u trash\u00ebgoft\u00eb, or mik, ti q\u00eb m\u00eb nderove i nderuar qofsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb e nd\u2019at\u00eb jet\u00eb. Gazi mos t\u2019u largoft\u00eb nga dera! Binte pak er\u00eb dh\u00e9 e myk, si i vdekur q\u00eb ish, po fjal\u00ebt e tij ishin t\u00eb mira si prej njeriu t\u00eb urt\u00eb.<br \/>\n-Un\u00eb jam, tha, filani biri i filanit, q\u00eb kam rrojtur tash e nj\u00eb qind vjet, po tani m\u2019u shua fara e nami. Rri n\u00eb filan v\u00ebnd, ku m\u00eb d\u00ebrgove mushtullukun q\u00eb m\u00eb ftoi p\u00ebr n\u00eb dasm\u00eb. Aty m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vdekja nj\u00eb nat\u00eb, se vuanja nga zemra e m\u00eb pat dhembur fort kur m\u00eb pat humbur djali n\u00eb luft\u00eb. Kur do kem edhe un\u00eb gaz q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohem, do t\u00eb t\u00eb ftoj t\u00eb m\u00eb vish. Tashi ri me sh\u00ebndet edhe gazi t\u2019u trash\u00ebgoft\u00eb. Si tha k\u00ebto fjal\u00eb miku u b\u00eb er\u00eb e u firos. Edhe sapo iku, k\u00ebndoi k\u00ebndezi i par\u00eb.<\/p>\n<p>-Ki-ki-ki!<br \/>\nPastaj i dyti dhe i treti.<br \/>\nPo kur k\u00ebndoi i treti, ay i vdekuri kish gjetur vendin e tij e kish hyr\u00eb brenda. Dasmor\u00ebt e tjer\u00eb as q\u00eb u muarr vesh se kish q\u00ebn\u00eb i vdekuri aty n\u00eb mes edh e mbajtn\u00eb xhengun maj\u00eb m\u00eb maj\u00eb, gjer m\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb, e kur nisn\u00eb radh\u00eb t\u00eb re p\u00ebr gaze. Kur t\u00eb shikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes kaniskun e atij dasmorit q\u00eb pat ardhur e ikur nat\u00ebn pan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019e ka b\u00ebr\u00eb dor\u00eb njeriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Se kjo tr\u00ebmba e linjt\u00eb ish kaq e holl\u00eb sa ia shkonte merimnag\u00ebs edh e q\u00ebndisur me fije t\u00eb arta e me th\u00ebrrime gur\u00eb q\u00eb ndritin si dielli.<br \/>\nShkoi sa shkoi edhe k\u00ebtij t\u00eb mirit puna na i vinte bukuri, sikur gjith\u00eb urimet e bot\u00ebs i pat d\u00ebgjuar me vesh vet\u00eb Zoti. E si i d\u00ebgjoi i plot\u00ebsoi jo me th\u00ebrrime po me grushte plot. Kish mall e gj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb sa s\u2019ia dinte numurin. K\u00ebtu arat e tij-nj\u00eb kalli nj\u00eb kill\u00eb grur\u00eb-aty stanet e tij, p\u00ebrtje t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tijat, me k\u00ebto p\u00eblleja qum\u00ebshtore e lesh t\u00eb rud\u00eb si jo tjet\u00ebr. Edhe kaq s\u2019ish asgj\u00eb. Po i kish falur Zoti k\u00ebsaj bote nj\u00eb dashuri, nj\u00eb duajm\u00eb t\u00eb t\u00eb dua!-si nuk ka patur n\u00eb bot\u00eb. Atyre moteve s\u2019kish pasur e t\u00eb vobekt\u00eb ve\u00e7se me fjal\u00eb, se p\u00ebr t\u00eb rrojtur gjith\u2019 bota rronte si n\u00eb gji t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb e me v\u00ebllaz\u00ebri si nj\u00eb nj\u00eb.<br \/>\nKy i miri, i z\u00ebn\u00eb nanithi me pun\u00eb, si rob, e harron at\u00eb mikun e dasm\u00ebs q\u00eb e pat ftuar p\u00ebrtej.. E si na e harron, m\u00eb t\u2019ngrihet e i d\u00ebrgon ay vet\u00eb nj\u00eb mushtulluk nat\u00ebn e i thot\u00eb: -Filani, bir\u2019 i filanit, q\u00eb e ka varr\u00eb mbi udh\u00eb, t\u00eb fton t\u2019i vesh p\u00ebr g\u00ebzim si mik, ashtu si e kini b\u00ebr\u00eb me fjal\u00eb nat\u00ebn e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p>Tha t\u00eb vej\u00eb ky i miri, po prap\u00eb e vonoi se kish pun\u00eb shum\u00eb: kur t\u00eb korra, kur t\u00eb shira, kur t\u00eb mbjella e kur me gj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. Nisi e i \u00e7oi ay miku nj\u00eb tjet\u00ebr mushtulluk q\u00eb t\u2019i thot\u00eb se po e presin. Po ky nuk vajti as k\u00ebsaj radhe. Shkoi sa shkoi k\u00ebshtu n\u00ebr t\u00eb mira gjera nam\u00ebta ardh e u ndryshua moti se zun\u00eb luft\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha e gjaku u derdh si lum\u00eb. Se njer\u00ebz t\u00eb ligj me sy t\u00eb vegj\u00ebl si t\u00eb uriqit e shpata dhimisqi n\u00eb dor\u00eb, u derdhn\u00eb mbi k\u00ebto vise, sa bu\u00e7iste bot\u2019 e t\u00ebr\u00eb nga ul\u00ebrimat e nga vajet.<br \/>\nBandilli e f\u00ebmija ishin mir\u00eb, po dhembja e bot\u00ebs e madhe fort. Shkoi pastaj edhe vet\u00eb n\u00eb luft\u00eb ky imzot edhe si i theu t\u00eb ligjt\u00eb u kthye p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Ka qen\u00eb asohere nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb e nj\u00eb bukuri e madhe, lart mbi k\u00ebto male e posht\u00eb mbi fush\u00eb. Po t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u2019kish si i shikonte imzot se e kish shpirtin t\u00eb helmuar fort e trupin t\u00eb lodhur.<\/p>\n<p>E di shkonte kaluar, me hijen aty pran\u00eb, ja se ku arriti ne varri q\u00eb ish aty mb\u2019udh\u00eb, ku rrinte ay miku i dasm\u00ebs. -S\u2019b\u00ebra mir\u00eb, foli vet\u00eb, s\u2019b\u00ebra mir\u00eb q\u00eb s\u2019i ardha k\u00ebtij miku kur m\u00eb ftoi n\u00eb gazet e tij. -S\u2019b\u00ebre mir\u00eb v\u00ebrtet..sikur i foli dikush aty pran\u00eb. Ktheu kok\u00ebn t\u00eb shikoj\u00eb kush foli, po nuk pa njeri. Vet\u00ebm nj\u00eb hije shpeshi-si hije bufi-shkiti me t\u00eb nxituar aty p\u00ebrsip\u00ebr. Ky i miri nisi t\u00eb p\u00ebrtyp\u00eb tani mendime t\u00eb shumta: mos k\u00ebto t\u00eb liga i ardh\u00eb se nuk i vajti mikut, mos i ngjas\u00eb gj\u00ebsend bandillit e sa e sa t\u00eb tjera.<br \/>\nAty p\u00ebr aty kuturisi: i zbriti kalit edhe vajti drejt e ne varri. Cic\u00ebrinin gjiht\u00eb k\u00ebta shpes\u00eb n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb edhe gjith\u00eb bulk\u00ebzat e karkalec\u00ebt e barishtave u mbanin z\u00ebn\u00eb:<br \/>\nU mbanin z\u00ebn\u00eb e flisnin kur e kur, n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tyre: -Kriu, po shkon i gjalli ne i vdekuri!<br \/>\n-Fiu! Po pret i vdekuri t\u00eb gjallin!<\/p>\n<p>Po ky i miri frik\u00eb s\u2019kish, se kish luftuar si burr\u00eb me hark e me shpat\u00eb e se ay vet\u00eb kish vendosur t\u00eb vej\u00eb ne miku q\u00eb e kish ftuar.<br \/>\nEdhe trupi e shpirti i tij ishin t\u00eb brengosur fort. Kur h\u00ebna ish ngritur lart n\u00eb kuben e qiellit, sh\u00ebr\u00ebmtiu edhe i ra gurit tri her\u00eb me shkop edhe foli: -D\u00ebgjo v\u00eblla! Un\u00eb t\u00eb ardha tani, si e patm\u00eb fjal\u00ebn. Menj\u00ebher\u00eb h\u00ebna u shua e varri u hap. E si u hap varri u kurdisn\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb ca shkall\u00eb t\u00eb bukura-mermer i bardh\u00eb i shtruar me qilime-edhe i doli ay miku p\u00ebrpara edhe i foli:<br \/>\n-Misardhe, o v\u00eblla.<br \/>\nRrodh\u00eb pastaj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb anemban\u00eb, duke shkitur leht\u00eb mbi barin e gjelb\u00ebr edhe i than\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme. V\u00ebndi ku rrinin ish fush\u00eb e bleruar, me pem\u00eb t\u00eb lukl\u00ebzuara p\u00ebr gjithmon\u00eb e me ujra q\u00eb ndritnin si engjervia. Fluturuan s\u00eb bashku, t\u00eb leht\u00eb, si m\u00ebndja, p\u00ebrmbi deg\u00ebt e qershive t\u00eb ngarkuara me lule, gjer lart n\u00eb qiellin e kalt\u00ebrt. Zbrit\u00ebn pastaj posht\u00eb e sh\u00ebtit\u00ebn-krua m\u00eb krua, ajazm\u00eb m\u00eb ajazm\u00eb, hije m\u00eb hije. Ishin t\u00eb lumtur fort edhe i kishin zemrat fort mbushur me aq gaz, sa kurr\u00eb s\u2019i shkonte nd\u00ebr m\u00ebnd se do t\u00eb ket\u00eb ky njeri. I vajti n\u00eb m\u00ebndja nj\u00eb grim\u00eb p\u00ebr bag\u00ebti e stane, si n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve dhe, nam\u00ebta, u gjend n\u00eb pyje t\u00eb veshur e q\u00eb atje n\u00eb ca stane bukuri e madhe. Bleg\u00ebrinin k\u00ebto bag\u00ebti e ting\u00ebllonin k\u00ebto zile-si fal\u00eb i qofshim Zotit q\u00eb na i fali!<\/p>\n<p>Ndenji k\u00ebtu dit\u00eb pas dite e nuk ndahej dot. Sepse koha rridhte pa v\u00ebn\u00eb re, si uji nd\u00ebn\u00eb uj\u00eb. E duke u sjell\u00eb n\u00eb fluturime arrin\u00eb, s\u00eb bashku me at\u00eb mikun, n\u00eb nj\u00eb si lum\u00eb t\u00eb klat\u00ebr si s\u2019kish par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e k\u00ebtejme. Shpirtet e lumtur q\u00eb silleshin mbi t\u00eb ishin t\u00eb bardh\u00eb si argjendi i lar\u00eb, e gjith\u2019 t\u00eb bardh\u00eb ishin edhe ata q\u00eb shkuan n\u00ebp\u00ebr uj\u00eb. Q\u00ebndruan q\u00eb t\u00eb dy an\u00ebs edhe v\u00ebshtruan bukurin\u00eb q\u00eb buronte atje ku Zoti ka stisur fron\u00eb e tij. Miku i foli:<br \/>\n-Q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej ti duhet t\u00eb l\u00ebsh trupin k\u00ebtu an\u00ebs. E la edhe u ndje aq her\u00eb i lumtur sa flet\u00eb kishin t\u00eb gjitha pem\u00ebt e atij v\u00ebndi. I tha k\u00ebto mikut e ay foli:<br \/>\n-Kur do kalojm\u00eb p\u00ebrtej do jesh aq her\u00eb m\u00eb i lumtur sa yj\u00ebz ka qielli. Edhe qielli kish me t\u00eb v\u00ebrtet miz\u00ebri yje\u2026U suall edhe k\u00ebtu mbu j\u00ebrat e klatra e brenda tyre. Edhe trupat e trye ndri\u00e7onin si argjendi i kulluar. Pastaj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u shtuan p\u00ebrtej gazet edhe lumt\u00ebrit\u00eb. Shkuan k\u00ebshtu shum\u00eb dit\u00eb gjersa u kthyen prap\u00eb mbi lum\u00eb, ku ky i miri kish l\u00ebn\u00eb trupin.<\/p>\n<p>-\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb e shtrir\u00eb aty mbi barishte?- e pyeti at\u00eb v\u00ebllan\u00eb.<br \/>\n-Ky \u00ebsht\u00eb trupi yt, q\u00eb t\u00eb lidh me tok\u00eb e q\u00eb t\u00eb err\u00ebson lumt\u00ebrit\u00eb.<br \/>\nS\u2019di si u b\u00eb pastaj edhe u gjend i veshur me trupin e tij. Ish edhe tani i lumtur, po si pat q\u00ebn\u00eb n\u00ebr ato ujra e fusha p\u00ebrtej, jo. Ndenj sa ndenj edhe atje pastaj i ra n\u00ebr m\u00ebnt kjo bot\u00eb k\u00ebndej-bandilli edhe sht\u00ebpia-edhe tha t\u00eb niset.<br \/>\n-Rri ore, atje m\u00eb s\u2019ka as gjurm\u00eb nga jeta q\u00eb di ti, se u ndryshua krejt bota q\u00ebkur ke ikur.<br \/>\n-Si k\u00ebshtu, un\u00eb pak dit\u00eb kam q\u00eb ika\u2026.<br \/>\n-Puna s\u2019\u00ebsht\u00eb me dit\u00eb. Ti pas atij v\u00ebndi ke pes\u00ebqind vjet q\u00eb ke ikur. K\u00ebtu koha rrjedh shpejt se jemi t\u00eb lumtur, atje ngadal\u00eb se jini t\u00eb mjer\u00eb.<br \/>\nSado q\u00eb i foli, sado q\u00eb iu lut,-ky nguli k\u00ebmb\u00eb t\u00eb kthehet, nga malli i k\u00ebsaj bote me helme dhe u kthye. Ka q\u00ebn\u00eb asohere gjith nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb edhe si dikur bulk\u00ebzat edhe karkalec\u00ebt cic\u00ebrinin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<br \/>\n-Kriu! Del i gjalli nga i vdekuri.<br \/>\n-Fiu! S\u2019e njohin t\u00eb gjall\u00ebt t\u00eb gjallin.<br \/>\nSi doli nga varri e ndjeu veten t\u00eb r\u00ebnd\u00eb fort, se e lidhte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebt e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>I ardhi keq, po s\u2019kishte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte. K\u00ebrkoi kalin q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb kur hyri n\u00eb varr, po nuk e gjeti.<br \/>\n-Kali, tha me vete, ka marr\u00eb udh\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. I dukej sikur e pat ndar\u00eb dje prej k\u00ebsaj bote, se h\u00ebna ish gjith\u2019 po ajo h\u00ebn\u00eb e mali po ay mal. U nis p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, me mall\u00eb e njeriut t\u00eb m\u00ebrguar. Kur shkrepi dielli mbi male u gjend n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjojtur. As gjurm\u00eb nga sht\u00ebpia e tij e nga muret q\u00eb e rrethonin. Tani atje ku kish patur arat e vreshtat kish miz\u00ebri sht\u00ebpi, me rrug\u00eb t\u00eb shumta e me njer\u00ebz t\u00eb veshur ndryshe. Edhe jo vet\u00ebm t\u00eb veshurit po edhe t\u00eb folurit ish ndryshuar. Ay \u00e7uditej me ta edhe ata \u00e7uditeshin me t\u00eb.<br \/>\n-Dua, tha, sht\u00ebpin\u00eb time.<br \/>\n-So ta thon\u00eb emrin ty?<br \/>\n-Ja, k\u00ebshtu m\u00eb thon\u00eb, edhe u tregoi emrin.<br \/>\n-Ne njeri me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr s\u2019kemi, po haj t\u00eb vem\u00eb t\u00eb pyesim nj\u00eb plak. As plaku s\u2019i kish d\u00ebgjuar emrin. Vajtn\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr e pastaj n\u00eb nj\u00eb tejt\u00ebr gjersa gjetn\u00eb nj\u00eb q\u00eb mbante m\u00ebnd q\u00eb nga gjyshi.<br \/>\n-Ay tha plaku, nuk rron m\u00eb, ka pes\u00ebqind vjet q\u00eb ka vdekur n\u00eb luft\u00eb duke mbrojtur v\u00ebndin.<\/p>\n<p>Pyet k\u00ebtej, pyet andej, gjeti gjurma nga nipst\u00ebrnip\u00ebt e tij. T\u00eb tjer\u00eb ishin ngritur nga ky vend e kishin kaluar male e dete, q\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb lir\u00eb. Ata q\u00eb kishin mbetur, ishin ndar\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e vriteshin shoq me shoq. As gjurm\u00eb nga gazet e lumt\u00ebrit\u2019 e s\u00eb kaluar\u00ebs. U thye prap\u00eb ne varri i atij mikut, gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb plot po varri nuk u hap si u pat hapur dikur. Sh\u00ebr\u00ebmtiu e qau, qau e sh\u00ebr\u00ebmtiu-po asnj\u00eb nuk do ta ngush\u00eblloj\u00eb.<br \/>\nI lodhur e i kapitur ra n\u00eb tok\u00eb me nj\u00eb gur nd\u00ebn\u00eb krye edhe fjeti. Nat\u00ebn e bardh\u00eb iu qas edhe i foli:<br \/>\nNuk t\u00eb pata th\u00ebn\u00eb, o v\u00eblla, mos kthehesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb lot\u00ebve?<br \/>\nDhe z\u00ebri i tij ish i trishtm\u00eb dhe t\u00eb pam\u00ebt e tij t\u00eb brengosur.<br \/>\n-M\u00eb merr,v\u00eblla,atje ku je ti-I foli ky. B\u00ebm\u00eb atje sh\u00ebrb\u00ebtorin e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve, po vet\u00ebm t\u00eb shoh edhe nj\u00eb her\u00eb me sy ujin e kalt\u00ebr t\u00eb atij lumit. Edhe miku i foli:<br \/>\n-V\u00eblla, atje s\u2019ka zot\u00ebr e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb. Atje ka vet\u00ebm shpirte t\u00eb lumtur. Un\u00eb, p\u00ebr at\u00eb pik\u00eb vere q\u00eb i derdhi mushtulluku k\u00ebtij varrit tim t\u00eb grisha. Po t\u00eb kishe dashur do t\u00eb kishe mbetur p\u00ebrgjithmon\u00eb. Tani s\u2019ke se qysh kthehesh p\u00ebrve\u00e7 se me rrug\u00ebn e s\u00eb mir\u00ebs. Ngrehu e hyr n\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb ardhur t\u00eb t\u00eb marr.<br \/>\nKur u zgjua, kish r\u00ebn\u00eb dielli mbi male. U ngrit e zbriti tat\u00ebpjet\u00eb, i huaj midis t\u00eb huajsh. Dalngadal filloi ta dashuroj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb jet\u00eb kaq t\u00eb hidhur e kaq t\u00eb \u00ebmb\u00ebl! Dhe u martua p\u00ebrs\u00ebri e nisi radh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Na ish nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb i mir\u00eb me mall e gj\u00eb shum\u00eb e na b\u00ebnte dasm\u00ebn e t\u00eb birt. E si e kish gaz t\u00eb par\u00eb n\u00eb der\u00eb na \u00e7oi e d\u00ebrgoi mushtulluk\u00eb m\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ftuar bot\u00ebn.\u00a0Pa na jan\u00eb nisur k\u00ebta mushtulluk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb trima e t\u00eb pamartuar, kaluar mbi kuaj t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1893,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[16,14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Na ish nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb i mir\u00eb me mall e gj\u00eb shum\u00eb e na b\u00ebnte dasm\u00ebn e t\u00eb birt. E si e kish gaz t\u00eb par\u00eb n\u00eb der\u00eb na \u00e7oi e d\u00ebrgoi mushtulluk\u00eb m\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ftuar bot\u00ebn.\u00a0Pa na jan\u00eb nisur k\u00ebta mushtulluk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb trima e t\u00eb pamartuar, kaluar mbi kuaj t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-27T19:45:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-05-27T20:00:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524\",\"name\":\"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg\",\"datePublished\":\"2019-05-27T19:45:22+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-27T20:00:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg\",\"width\":780,\"height\":439},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Na ish nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb i mir\u00eb me mall e gj\u00eb shum\u00eb e na b\u00ebnte dasm\u00ebn e t\u00eb birt. E si e kish gaz t\u00eb par\u00eb n\u00eb der\u00eb na \u00e7oi e d\u00ebrgoi mushtulluk\u00eb m\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb ftuar bot\u00ebn.\u00a0Pa na jan\u00eb nisur k\u00ebta mushtulluk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb trima e t\u00eb pamartuar, kaluar mbi kuaj t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-05-27T19:45:22+00:00","article_modified_time":"2019-05-27T20:00:30+00:00","og_image":[{"width":780,"height":439,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"17 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524","name":"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg","datePublished":"2019-05-27T19:45:22+00:00","dateModified":"2019-05-27T20:00:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=12524"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg","width":780,"height":439},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12524#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tregim nga Mitrush Kuteli- I vdekuri dhe i gjalli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",780,439,false]},"categories_names":{"16":{"name":"Gjuh\u00ebsi","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=16"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",300,169,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",305,172,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",400,225,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",600,338,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",780,439,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",130,73,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Mitrush-Kuteli.jpg",780,439,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12524"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12524"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12524\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12528,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12524\/revisions\/12528"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}