{"id":12303,"date":"2019-05-23T20:47:07","date_gmt":"2019-05-23T18:47:07","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=12303"},"modified":"2019-05-23T20:47:07","modified_gmt":"2019-05-23T18:47:07","slug":"gabriel-garsia-markez-i-mbyturi-me-i-bukur-i-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303","title":{"rendered":"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>F\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb q\u00eb pan\u00eb at\u00eb gj\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb paqart\u00eb, e cila afrohej atje tutje n\u00eb det, pat\u00ebn iluzionin se ishte nj\u00eb bark\u00eb armike. M\u00eb pas, kur pan\u00eb se nuk kishte flamur dhe as direk, menduan se ishte nj\u00eb balen\u00eb.<span id=\"more-15164\"><\/span>\u00a0Po, kur ajo bin\u00e1 q\u00ebndroi e pal\u00ebvizur n\u00eb plazh dhe, pasi i hoq\u00ebn l\u00ebmishtet e rr\u00ebnjishtat me alga, pejzat e meduzave dhe mbetjet e gj\u00ebrave t\u00eb detit q\u00eb mbante p\u00ebrsip\u00ebr, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb pan\u00eb se qenk\u00ebsh nj\u00eb i mbytur.<br \/>\nLuajt\u00ebn me t\u00eb t\u00ebr\u00eb pasditen, duke e mbuluar e zbuluar me r\u00ebr\u00eb, derisa dikush i pa rast\u00ebsisht dhe dha alarmin n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb e \u00e7uan deri te sht\u00ebpia m\u00eb e af\u00ebrt than\u00eb se qenk\u00ebsh m\u00eb i r\u00ebndi i gjith\u00eb t\u00eb vdekurve q\u00eb kishin par\u00eb, i r\u00ebnd\u00eb sa nj\u00eb kal\u00eb, dhe than\u00eb se ndoshta b\u00ebnte koh\u00eb q\u00eb endej i mbytur n\u00eb det dhe uj\u00ebt do t\u2019i kishte hyr\u00eb deri n\u00eb palc\u00eb. Kur e shtrin\u00eb p\u00ebr sheshi, vun\u00eb re se qenk\u00ebsh shum\u00eb m\u00eb i madh nga njer\u00ebzit e tjer\u00eb, i madh sa mezi e fut\u00ebn brenda, por menduan se ndoshta disa t\u00eb mbytur pask\u00ebshin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb rriteshin edhe pas vdekjes. Mbante arom\u00eb deti dhe vet\u00ebm forma e tij t\u00eb lejonte t\u00eb mendoje se ishte kufoma e nj\u00eb qenieje njer\u00ebzore, sepse l\u00ebkura ishte veshur me nj\u00eb korac\u00eb ndalku dhe balte.<\/p>\n<p>Nuk u desh t\u2019ia pastronin fytyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se ishte nj\u00eb i vdekur i huaj. Fshati kishte thuaj nja nj\u00ebzet sht\u00ebpi mbuluar me rrasa, me oborre shtruar me pllaka dhe pa lule, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb skajin e nj\u00eb kepi shkretinor. Toka ishte aq e varf\u00ebr dhe e zhveshur sa n\u00ebnat gjithmon\u00eb kishin frik\u00eb se mos ua rr\u00ebmbente era f\u00ebmij\u00ebt, madje edhe ata pak t\u00eb vdekur q\u00eb kishin pasur nd\u00ebr vite u ishte dashur t\u2019i hidhnin nga shk\u00ebmbi. Deti ishte i urt\u00eb e bujar me ta; t\u00eb gjith\u00eb burrat e fshatit mund t\u2019i nxinin shtat\u00eb barka. K\u00ebshtu q\u00eb, kur gjet\u00ebn t\u00eb mbyturin, mjaftoi t\u2019i hidhnin nj\u00eb sy nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se ishin gjall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb asnj\u00eb nuk doli n\u00eb det p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burrat u interesuan, n\u00ebse mungonte njeri n\u00eb fshatrat fqinje, grat\u00eb po kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb mbyturin. Ia hoq\u00ebn balt\u00ebn me shtupa gjineshtre, ia pastruan flok\u00ebt nga l\u00ebmyshqet e detit dhe ia hoq\u00ebn ndalqit me mjetet q\u00eb p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb kruajtur luspat e peshqve. Nd\u00ebrsa po b\u00ebnin k\u00ebto, vun\u00eb re se ato qen\u00eb bim\u00ebsi oqeanesh t\u00eb larg\u00ebta e uj\u00ebrash t\u00eb thella dhe rrobat e tij qen\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebrtele, sikur t\u00eb pask\u00ebsh udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr labirinte koralesh. Po ashtu, dukej sikur i q\u00ebndronte vdekjes kryelart\u00eb, ngaq\u00eb nuk kishte pamjen e shkretuar t\u00eb t\u00eb mbyturve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb detit, as \u00e7ehren\u00eb hallemadhe e t\u00eb p\u00ebshtirosur t\u00eb t\u00eb mbyturve t\u00eb lumenjve. Ama, vet\u00ebm pasi e mbaruan s\u00eb pastruari, u bind\u00ebn se \u00e7\u2019lloj njeriu ishte i mbyturi. Dhe at\u00ebher\u00eb mbet\u00ebn pa frym\u00eb. Ai qenk\u00ebsh m\u00eb i gjati, m\u00eb i forti, m\u00eb mashkulli dhe m\u00eb i armatosuri burr\u00eb q\u00eb kishin par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Madje, sa m\u00eb shum\u00eb e shikonin, aq m\u00eb shum\u00eb nuk u besonin syve.<\/p>\n<p>Nuk gjet\u00ebn dot n\u00eb fshat ndonj\u00eb shtrat aq t\u00eb madh p\u00ebr ta shtrir\u00eb dhe as ndonj\u00eb tryez\u00eb aq t\u00eb fort\u00eb q\u00eb ta mbante gjat\u00eb p\u00ebrgjimit. Nuk i b\u00ebnin asnj\u00eb pal\u00eb pantallona feste t\u00eb burrave m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb fshatit, asnj\u00eb k\u00ebmish\u00eb t\u00eb diele nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb dhe as ndonj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb mira. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb magjepsura nga p\u00ebrmasat dhe bukuria e tij dhe q\u00eb ai t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte nj\u00eb i vdekur dinjitoz, grat\u00eb vendos\u00ebn t\u2019i qepnin nj\u00eb pal\u00eb pantallona me cop\u00eb vele barke dhe nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb endur me fije k\u00ebrpi, nga ato q\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr nuset. Nd\u00ebrsa po qepnin t\u00eb ulura n\u00eb form\u00eb rrethi, duke e soditur meitin pik\u00eb m\u00eb pik\u00eb, u dukej sikur era nuk pask\u00ebsh qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb e as Karaibet nuk pask\u00ebshin qen\u00eb kurr\u00eb aq n\u00eb ankth si at\u00eb nat\u00eb, dhe u shkonte n\u00eb mendje se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb vdekurin.<\/p>\n<p>Mendonin se, po t\u00eb kishte jetuar ai burr\u00eb madh\u00ebshtor n\u00eb fshatin e tyre, sht\u00ebpia e tij duhet t\u2019i kishte dyert m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, tavanin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e dyshemen\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, dhe armatura e shtratit t\u00eb tij do t\u00eb kishte qen\u00eb me shtroje druri t\u00eb skalitur e me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb hekurta, nd\u00ebrsa gruaja e tij do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e lumtura. Mendonin se duhet t\u00eb ishte me aq autoritet sa do t\u2019i nxirrte peshqit nga deti vet\u00ebm duke i thirrur ata n\u00eb em\u00ebr, dhe se do t\u00eb ishte aq k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb pun\u00eb sa do t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb shp\u00ebrthenin burimet edhe midis gur\u00ebve m\u00eb t\u00eb shkret\u00eb e do t\u00eb kishte mundur t\u00eb mbillte lule edhe n\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. Fshehtas, e krahasuan me burrat e tyre, duke menduar se ata, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nuk pask\u00ebshin qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebnin at\u00eb q\u00eb ai do ta kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb, dhe p\u00ebrfunduan duke i p\u00ebrbuzur ata nga thell\u00ebsit\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb tyre, si qeniet njer\u00ebzore m\u00eb t\u00eb krupshme e m\u00eb t\u00eb mjera mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu t\u00eb humbura, me fantazin\u00eb e tyre endeshin n\u00ebp\u00ebr labirinte t\u00eb tilla, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebra prej grave, e cila, duke qen\u00eb m\u00eb e vjetra nd\u00ebr to, e kishte soditur t\u00eb mbyturin me m\u00eb pak pasion se keqardhje, psher\u00ebtiti e tha:<br \/>\n\u2013 E paska fytyr\u00ebn p\u00ebr ta quajtur Estevan.<br \/>\nIshte e v\u00ebrtet\u00eb. Shumic\u00ebs s\u00eb tyre i mjaftoi p\u00ebr ta par\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nuk mund t\u2019i vije em\u00ebr tjet\u00ebr. Disa m\u00eb kryene\u00e7et, q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb rejat, \u00ebnd\u00ebrronin q\u00eb, pasi ta vishnin e ta shtrinin midis luleve, me k\u00ebpuc\u00ebt e lustruara, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb ta quanin Lautaro. Por ky qe nj\u00eb iluzion i kot\u00eb. Copa e vel\u00ebs nuk mjaftoi, k\u00ebshtu q\u00eb pantallonat, t\u00eb prera keq dhe t\u00eb qepura edhe m\u00eb keq, i rrinin t\u00eb ngushta, nd\u00ebrsa fuqit\u00eb e fshehta t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tij b\u00ebnin q\u00eb t\u2019i zb\u00ebrtheheshin kopsat e k\u00ebmish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas mesit t\u00eb nat\u00ebs kuja e er\u00ebs u dob\u00ebsua dhe deti sikur ra n\u00eb dremitjen e mallkuar. Heshtja i mori me vete dyshimet e fundit: ishte Estevani. Grat\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb e kishin veshur, e kishin krehur, i kishin prer\u00eb thonjt\u00eb dhe i kishin rruar mjekr\u00ebn, nuk mund\u00ebn ta mposhtnin nj\u00eb drith\u00ebrim\u00eb keqardhjeje, kur u desh ta linin t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb. Qe pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur kuptuan se \u00e7\u2019fatkeq\u00ebsi do ishte, n\u00ebse ai trup i pazakont\u00eb do t\u00eb arrinte t\u00eb prishej pas vdekjes. Ato mendonin se ai pask\u00ebsh qen\u00eb i d\u00ebnuar t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn t\u00eb kalonte brinjas n\u00ebp\u00ebr dyer, t\u00eb p\u00ebrplasej e t\u00eb l\u00ebndohej nga trar\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjat\u00eb vizitave, pa ditur \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte me ato duart e tij t\u00eb njoma, ngjyr\u00eb tr\u00ebndafili, si gafore deti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e zonja e sht\u00ebpis\u00eb k\u00ebrkonte karrigen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe, e trembur p\u00ebr vdekje, i lutej, ulu k\u00ebtu, Estevan, t\u00eb lutem, nd\u00ebrsa ai, i mb\u00ebshtetur p\u00ebr muri, duke buz\u00ebqeshur, thoshte, mos u shqet\u00ebsoni, zonj\u00eb, jam mir\u00eb k\u00ebshtu; dhe ashtu, me thembrat e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb zbuluara dhe shpatullat t\u00eb p\u00ebrc\u00eblluara, p\u00ebrs\u00ebriste t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb \u00e7do vizit\u00eb q\u00eb b\u00ebnte, mos u shqet\u00ebsoni, zonj\u00eb, jam mir\u00eb k\u00ebshtu, vet\u00ebm e vet\u00ebm se i vinte turp mos prishte karrigen; dhe ndoshta pa e ditur fare se ata q\u00eb i thoshin, mos ik Estevan, prit sa t\u00eb b\u00ebhet kafja, ishin po ata q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebshp\u00ebritnin, shyqyr q\u00eb na iku ky katan\u00e1 torollak, sa mir\u00eb q\u00eb na u shporr ky bukurosh budalla.<\/p>\n<p>Ja, k\u00ebto gj\u00ebra mendonin grat\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb mbyturit, nj\u00eb \u00e7ik\u00eb para se t\u00eb gdhihej. M\u00eb von\u00eb, kur i mbuluan fytyr\u00ebn me nj\u00eb shami p\u00ebr t\u00eb mos e bezdisur drita, kuptuan se ai kishte vdekur p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe se tani ishte aq i pambrojtur e aq i ngjash\u00ebm me burrat e tyre, sa iu hap\u00ebn buromat e zemrave dhe u rrodh\u00ebn lot\u00ebt \u00e7urg. Ajo q\u00eb filloi vajin ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rejat mes tyre. T\u00eb tjerat, t\u00eb ulura pran\u00eb e pran\u00eb, ia dhan\u00eb me psher\u00ebtima p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb r\u00ebnkime, pastaj n\u00eb ngash\u00ebrime, derisa nuk e mbajt\u00ebn dot d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb me kuje, sepse i mbyturi sa vinte e b\u00ebhej m\u00eb shum\u00eb Estevan; k\u00ebshtu q\u00eb ato e qan\u00eb aq shum\u00eb sa thua q\u00eb i ziu Estevan pask\u00ebsh qen\u00eb burri m\u00eb fatzi, m\u00eb i urt\u00eb e m\u00eb i gjindsh\u00ebm, mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Kur burrat e tyre u kthyen e dhan\u00eb lajmin se i mbyturi nuk ishte nga asnj\u00eb prej fshatrave fqinj, ato ndien nj\u00eb lloj zbraz\u00ebsie ngaz\u00ebllimi midis lot\u00ebve, dhe hoq\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr e than\u00eb:<br \/>\n\u2013 Shyqyr Zotit, qenka yni!<\/p>\n<p>Burrat besuan se ato tepri ndjenjash nuk ishin ve\u00e7 mendjeleht\u00ebsi grash. T\u00eb lodhur nga k\u00ebrkimet torturuese gjat\u00eb nat\u00ebs, e vetmja gj\u00eb q\u00eb donin ishte t\u00eb shp\u00ebtonin nga bezdia e t\u00eb huajit para se t\u00eb lindte dielli i fort\u00eb i asaj dite furr\u00eb, ku nuk laliste pik\u00eb ere. Stis\u00ebn nj\u00eb vig me mbetje direk\u00ebsh e traversa velash dhe e forcuan me kallume q\u00eb t\u00eb mbante pesh\u00ebn e trupit, deri te bregu shk\u00ebmbor. Desh\u00ebn t\u2019i lidhnin te k\u00ebmb\u00ebt nj\u00eb \u00e7engel barke q\u00eb t\u00eb fundosej me leht\u00ebsi n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb detit, ku peshqit jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr dhe zhyt\u00ebsit vdesin prej nostalgjie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rrymat e k\u00ebqija t\u00eb mos e kthenin m\u00eb n\u00eb breg, si\u00e7 pat ndodhur me trupat e tjer\u00eb. Por, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nxitoheshin ata, aq m\u00eb shum\u00eb grat\u00eb humbitnin koh\u00eb me gj\u00ebrat e tyre. Vinin v\u00ebrdall\u00eb si pulat, duke k\u00ebrkuar nuska deti n\u00ebp\u00ebr s\u00ebnduk\u00ebt e tyre, disa duke u ndalur aty-k\u00ebtu, sepse donin t\u2019i vendosnin t\u00eb mbyturit hajmalit\u00eb e er\u00ebs s\u00eb mir\u00eb, ca t\u00eb tjera, atje m\u00eb tej, ngulmonin t\u2019i mb\u00ebrthenin n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb busull, dhe n\u00eb fund t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, b\u00ebn tutje, o grua, l\u00ebviz se po na shtr\u00ebngon, a nuk e shikon se po na hedh mbi t\u00eb ndjerin; burrat, me dyshim t\u00eb madh p\u00ebr gjith\u00eb ato xhingla-mingla, nis\u00ebn t\u00eb qahen, \u00e7ne t\u00ebr\u00eb ato hekurishte prej altari madh\u00ebshtor p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb huaj, sepse, me gjith\u00eb ato \u00e7ik\u00ebrrima dhe sidomos me ushqimet q\u00eb po i \u00e7onin p\u00ebrsip\u00ebr, do ta shqyenin peshkaqen\u00ebt, por ato vazhdonin t\u00eb thurnin me shtiza edhe m\u00eb relikte e rraqe, duke ardhur v\u00ebrdall\u00eb e duke u penguar, nd\u00ebrsa hiqnin n\u00eb zem\u00ebr, ngaq\u00eb nuk kishin m\u00eb lot; burrat mbaruan s\u00eb d\u00ebrd\u00ebllituri p\u00ebr t\u00ebr\u00eb at\u00eb potere koti, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vdekur, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb mbytur q\u00eb s\u2019ishte i askujt, p\u00ebr nj\u00eb mish t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb qelbur.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga grat\u00eb, e prekur n\u00eb sed\u00ebr nga gjith\u00eb ajo pafytyr\u00ebsi e burrave, ia hoqi meitit shamin\u00eb nga fytyra: at\u00ebher\u00eb ata shtang\u00ebn n\u00eb vend.<br \/>\nIshte Estevani. Nuk u desh th\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb ta njihnin. N\u00ebse do t\u2019u kishin th\u00ebn\u00eb se qe Sir Walter Raleigh*, mbase edhe ata do t\u00eb qen\u00eb habitur nga theksi i tij prej gringoje, nga papagalli i tij mbi supe dhe nga pushka me strall q\u00eb mbante p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb kanibal\u00ebt, por Estevan mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, dhe ja ku ishte i shtrir\u00eb si nj\u00eb qefull, pa k\u00ebpuc\u00eb, me ca pantallona gjysmake dhe me ca thonj si kthetra t\u00eb gurta q\u00eb mund t\u2019i priteshin vet\u00ebm me sat\u00ebr. Mjaftoi t\u2019i hiqnin shamin\u00eb nga fytyra p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb re se ishte i turp\u00ebruar, se nuk ishte faji i tij q\u00eb ishte aq i madh, aq i r\u00ebnd\u00eb dhe aq i bukur, dhe, po ta kishte ditur se do t\u2019i ndodhte kjo, do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbytur, me gjith\u00eb mend, edhe un\u00eb, po t\u00eb kisha qen\u00eb, do t\u00eb kisha lidhur n\u00eb qaf\u00eb nj\u00eb spiranc\u00eb me nj\u00eb rrip t\u00eb fort\u00eb, dhe fare leht\u00eb, do t\u00eb isha v\u00ebrvitur nga shk\u00ebmbinjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos e mbaja n\u00eb qaf\u00eb k\u00ebt\u00eb dreq t\u00eb vdekuri, q\u00eb t\u00eb mos bezdisja ask\u00ebnd me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kufom\u00eb t\u00eb qelbur q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me mua. Kishte aq v\u00ebrtet\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb qenit, sa edhe burrat m\u00eb mosbesues, ata t\u00eb cil\u00ebve u dukeshin t\u00eb hidhura net\u00ebt e holl\u00ebsishme t\u00eb detit, teksa trembeshin mos grat\u00eb e tyre do t\u00eb lodheshin duke \u00ebnd\u00ebrruar me ta dhe do t\u00eb nisnin \u00ebnd\u00ebrronin me t\u00eb mbyturit, madje, edhe ata m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt, u dridh\u00ebn deri n\u00eb palc\u00eb nga sinqeriteti i Estevanit.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, i b\u00ebn\u00eb varrimin m\u00eb madh\u00ebshtor q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb me mend p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb mbytur t\u00eb gjetur. Disa gra q\u00eb kishin shkuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lule n\u00eb fshatrat fqinje u kthyen me ca gra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk i besonin ato q\u00eb u kishin treguar, ama, kur e pan\u00eb me syt\u00eb e tyre t\u00eb vdekurin, shkuan pastaj p\u00ebr lule t\u00eb tjera dhe soll\u00ebn m\u00eb shum\u00eb lule; k\u00ebshtu q\u00eb u grumbulluan aq shum\u00eb lule dhe aq shum\u00eb njer\u00ebz sa ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7aje p\u00ebrpara. N\u00eb \u00e7astin e fundit, atyre u erdhi keq q\u00eb ta kthenin p\u00ebrs\u00ebri jetim n\u00eb uj\u00eb, prandaj i zgjodh\u00ebn nj\u00eb baba e nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, midis m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt u b\u00ebn\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, ungj\u00ebr e kush\u00ebrinj t\u00eb tij, k\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebrmes tij, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e fshatit u b\u00ebn\u00eb farefis me nj\u00ebri-tjetrin. Disa marinar\u00eb, q\u00eb d\u00ebgjuan kujet e tyre s\u00eb largu, humb\u00ebn drejtimin, dhe m\u00eb von\u00eb u mor vesh q\u00eb nj\u00ebri qe lidhur te direku kryesor, duke kujtuar k\u00ebshtu p\u00ebrrallat e lashta t\u00eb sirenave. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po diskutohej se kush do ta kishte nderin p\u00ebr ta mbajtur mbi shpatulla t\u00eb mbyturin p\u00ebrgjat\u00eb rr\u00ebpir\u00ebs shk\u00ebmbore, burrat dhe grat\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vun\u00eb re mjerimin e rrug\u00ebve t\u00eb tyre, shkretimin e oborreve t\u00eb tyre dhe varf\u00ebrin\u00eb e \u00ebndrrave t\u00eb tyre, p\u00ebrball\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb dhe bukuris\u00eb s\u00eb t\u00eb mbyturit t\u00eb tyre. Dhe e l\u00ebshuan pa spiranc\u00eb, q\u00eb t\u00eb kthehej prap\u00eb, po t\u00eb donte e kur t\u00eb donte, dhe t\u00eb gjith\u00eb mbajt\u00ebn frym\u00ebn gjat\u00eb atij fragmenti shekujsh q\u00eb zgjati r\u00ebnia e trupit, deri posht\u00eb n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk u desh ta shihnin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se tashm\u00eb nuk ishin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe as nuk do t\u00eb ishin m\u00eb kurr\u00eb. Por gjithashtu kuptuan se aty e tutje gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte ndryshe, se sht\u00ebpit\u00eb e tyre do t\u2019i kishin dyert m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, \u00e7atit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, dyshemet\u00eb m\u00eb t\u00eb forta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kujtimi i Estevanit t\u00eb hynte e t\u00eb dilte lirsh\u00ebm, pa u p\u00ebrplasur me trar\u00ebt dhe q\u00eb askush t\u00eb mos guxonte t\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste n\u00eb t\u00eb ardhmen: vdiq edhe ai torollaku gjigant, sa keq, na la budallai i bukur, pasi ata do t\u2019i pikturonin fasadat e sht\u00ebpive me ngjyra t\u00eb g\u00ebzuara, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar kujtimin e Estevanit dhe do t\u2019u binte kurrizi duke g\u00ebrmuar p\u00ebr t\u00eb gjetur uj\u00eb n\u00ebp\u00ebr gurishte e p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb lule n\u00ebp\u00ebr rr\u00ebpirat shk\u00ebmbore, q\u00eb, n\u00eb agimet e viteve t\u00eb ardhshme, udh\u00ebtar\u00ebt e anijeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zgjoheshin n\u00eb mes t\u00eb detit, t\u00eb mbytur nga aroma e kopshteve, dhe kapiteni t\u00eb zbriste nga kabina e tij me uniform\u00ebn ceremoniale, me astrolabin e tij, me yllin polar dhe vargun me medaljet e luft\u00ebs n\u00eb gjoks dhe, duke treguar bregun e tr\u00ebndafilave n\u00eb horizont t\u00eb Karaibeve, t\u00eb thoshte n\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb gjuh\u00eb: shikoni atje, ku era tani \u00ebsht\u00eb aq e but\u00eb sa duket se ia ka marr\u00eb me gjum\u00eb posht\u00eb shtret\u00ebrve, atje ku dielli shk\u00eblqen aq shum\u00eb sa lulet e diellit nuk din\u00eb nga t\u00eb kthehen, ja, atje \u00ebsht\u00eb fshati i Estevanit.<\/p>\n<p>(P\u00ebrktheu nga spanjishtja Bajram Karabolli)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>F\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb q\u00eb pan\u00eb at\u00eb gj\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb paqart\u00eb, e cila afrohej atje tutje n\u00eb det, pat\u00ebn iluzionin se ishte nj\u00eb bark\u00eb armike. M\u00eb pas, kur pan\u00eb se nuk kishte flamur dhe as direk, menduan se ishte nj\u00eb balen\u00eb.\u00a0Po, kur ajo bin\u00e1 q\u00ebndroi e pal\u00ebvizur n\u00eb plazh dhe, pasi i hoq\u00ebn l\u00ebmishtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4009,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[11,14,15,19],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"F\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb q\u00eb pan\u00eb at\u00eb gj\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb paqart\u00eb, e cila afrohej atje tutje n\u00eb det, pat\u00ebn iluzionin se ishte nj\u00eb bark\u00eb armike. M\u00eb pas, kur pan\u00eb se nuk kishte flamur dhe as direk, menduan se ishte nj\u00eb balen\u00eb.\u00a0Po, kur ajo bin\u00e1 q\u00ebndroi e pal\u00ebvizur n\u00eb plazh dhe, pasi i hoq\u00ebn l\u00ebmishtet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-23T18:47:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"675\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"486\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303\",\"name\":\"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg\",\"datePublished\":\"2019-05-23T18:47:07+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-23T18:47:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg\",\"width\":675,\"height\":486},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"F\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb q\u00eb pan\u00eb at\u00eb gj\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb paqart\u00eb, e cila afrohej atje tutje n\u00eb det, pat\u00ebn iluzionin se ishte nj\u00eb bark\u00eb armike. M\u00eb pas, kur pan\u00eb se nuk kishte flamur dhe as direk, menduan se ishte nj\u00eb balen\u00eb.\u00a0Po, kur ajo bin\u00e1 q\u00ebndroi e pal\u00ebvizur n\u00eb plazh dhe, pasi i hoq\u00ebn l\u00ebmishtet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-05-23T18:47:07+00:00","og_image":[{"width":675,"height":486,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"15 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303","name":"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg","datePublished":"2019-05-23T18:47:07+00:00","dateModified":"2019-05-23T18:47:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=12303"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg","width":675,"height":486},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=12303#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gabriel Garsia Markez- I mbyturi m\u00eb i bukur i bot\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",675,486,false]},"categories_names":{"11":{"name":"Kritik\u00eb Letrare","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=11"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"},"19":{"name":"Reportazh \/ Profil","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=19"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",300,216,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",288,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",400,288,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",600,432,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",675,486,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",130,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Gabriel-Garsia-markes.jpg",675,486,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12303"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12304,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12303\/revisions\/12304"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}