{"id":11905,"date":"2019-05-16T19:43:48","date_gmt":"2019-05-16T17:43:48","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=11905"},"modified":"2019-05-16T19:44:19","modified_gmt":"2019-05-16T17:44:19","slug":"duhet-te-mesojme-te-themi-jo-mendimi-i-lire-eshte-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905","title":{"rendered":"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>INTERVISTA \/ GEORGE STEINER \/ Librat nuk do t\u00eb zhduken, mendimi i lir\u00eb ndoshta po. Sepse dob\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e njeriut: \u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kolektiviteti, apo m\u00eb mir\u00eb fuqia e tij teknologjike, do t\u00eb mbys\u00eb gjithcka. Sot, nj\u00eb person autonom, i lir\u00eb e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njihet vizioni i tij. Mendimet anarkik\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin n\u00eb mesin e zhurm\u00ebs pa kufi, n\u00eb uniformitetin e shijes vulgare dhe diktatur\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb\u201d<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><a href=\"http:\/\/bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-23643 alignright\" src=\"http:\/\/bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses.jpg\" sizes=\"(max-width: 341px) 100vw, 341px\" srcset=\"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses.jpg 576w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses-300x187.jpg 300w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses-88x55.jpg 88w, http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/books-glasses-310x193.jpg 310w\" alt=\"books-glasses\" width=\"341\" height=\"213\" \/><\/a>George Steiner, kritiku m\u00eb i kthjell\u00ebt dhe m\u00eb origjinal i krizave q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb kultur\u00ebn per\u00ebndimore ka qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Milano p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar daljen e tekstit t\u00eb tij t\u00eb shkurt\u00ebr, Libri i Librave, me n\u00ebntitull \u201cNj\u00eb prezantim me Bibl\u00ebn hebraike\u201d, dhe, pavar\u00ebsisht diversitetit t\u00eb qasjes dhe bindjeve, n\u00eb Universitetin Katolik, ku ka dialoguar me kardinalin Gianfranco Ravasi, \u00ebsht\u00eb ndier tamam si n\u00eb sht\u00ebpi: \u201cMos harroni q\u00eb p\u00ebr ne hebrenjt\u00eb teksti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atdhe, un\u00eb besoj se judaizmi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb pedagogji e jasht\u00ebzakonshme, nj\u00eb m\u00ebsim m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb fe. Rabin do t\u00eb thot\u00eb m\u00ebsues dhe lexues i fjal\u00ebs, jo prift. Bibla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje diversiteti fantastik rr\u00ebfimesh, tregimesh, legjendash, ligjesh, ritualesh \u2013 sic do t\u00eb thoshte miku im i madh Umberto Eco \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u201cforma e hapur\u201d \u2013 pa t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb kish patur as art, as let\u00ebrsi dhe as muzik\u00eb, n\u00eb historin\u00eb per\u00ebndimore. Kjo \u00ebsht\u00eb lidhja e v\u00ebrtet\u00eb, e thell\u00eb mes meje dhe bot\u00ebs s\u00eb Kardinalit Ravasi: dashuria jon\u00eb p\u00ebr librat, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku p\u00ebrvoja e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e dialogut personal dhe privat me tekstin po b\u00ebhet fatkeq\u00ebsisht shum\u00eb e rrall\u00eb\u201d. E k\u00ebshtu, p\u00ebrvecse si n\u00eb sht\u00ebpi, George Steiner \u00ebsht\u00eb gjendur k\u00ebto dit\u00eb edhe i humbur, ashtu si gjetk\u00eb n\u00eb per\u00ebndim: \u201cEshe k\u00ebtu n\u00eb Itali po zhduken seminar\u00ebt e vegj\u00ebl. Nj\u00eb shenj\u00eb. Sepse homologizimi i peisazhit urban dhe i jet\u00ebve tona, \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb saq\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shqiptimin e asaj fjale thelb\u00ebsore q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cJo\u201d-ja. Edhe p\u00ebrsa koh\u00eb do t\u00eb dij\u00eb individi t\u2019i kund\u00ebrvihet konformizmit? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye besojs e bota jon\u00eb, ajo e profesor\u00ebve dhe ajo e atyre q\u00eb ende na d\u00ebgjojn\u00eb dhe lexojn\u00eb, duhet t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi rezistence\u201d.<\/p>\n<p>Ku sugjeroni t\u00eb fillojm\u00eb?<\/p>\n<p>Sic u thash\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb kam takuar, fillohet me let\u00ebrsin\u00eb dhe kujtes\u00ebn. T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb tmerrshme nga vetmia, por let\u00ebrsia serioze, dialogu me tekstin, t\u00eb b\u00ebrit mik i nj\u00eb poeme t\u00eb madhe apo nj\u00eb libri t\u00eb madh do t\u00eb thot\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb vetmuar, n\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim dhe n\u00eb heshtje, p\u00ebr t\u00eb njohur vetveten.<\/p>\n<p>P\u00ebrse e kemi humbur zakonin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb thoja dicka disi t\u00eb rrezikshme: katolicizmi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i madh i let\u00ebrsis\u00eb. Roli universal i Bibl\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i protestantizmit. Kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkthimet e Luterit dhe Bibla e Mbretit Xhakomo q\u00eb i garantuan libr\u00ebs nj\u00eb universalitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Katoliku, sidomos n\u00eb vendet mesdhetar\u00eb si Talia dhe Spanja, e lexon pak, por protestanti \u00ebsht\u00eb lexues i Bibl\u00ebs q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Por mbi t\u00eb gjitha sot ka nj\u00eb tjet\u00ebr problem.<\/p>\n<p>Cili?<\/p>\n<p>Shkolla. Esht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb form\u00eb amnezie e organizuar. Memorizimi i nj\u00eb teksti, i nj\u00eb faqeje t\u00eb Jeremias apo Dantes, apo Shekspirit do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb fus\u00ebsh brenda nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe rezistence. Despotizmi i financ\u00ebs, diktatura e pasuris\u00eb nuk mund t\u00eb na shk\u00ebpusin nga kujtesa jon\u00eb e brendshme. Poeti i madh rus Mandelstam, apo Ahmatova kan\u00eb mbijetuar n\u00eb kujtes\u00ebn e lexuesve t\u00eb tyre. As Stalini nuk mundi ta shkat\u00ebrroj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb duket shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019i japim pak forc\u00eb muskulit t\u00eb kujtes\u00ebs. Un\u00eb do t\u00eb prferoja m\u00eb mir\u00eb shprehjen franceze \u201capprendre par coeur\u201d, apo angleze \u201clearn by heart\u201d, se sa at\u00eb italiane \u201cimparare a memoria\u201d.<\/p>\n<p>A mund t\u2019u ofrohet Bibla p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh edhe vesh\u00ebve tashm\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar me zhurm\u00ebn shurdhuese?<\/p>\n<p>Bibla mbetet krijuesja e tematikave kryesore t\u00eb vet\u00ebnjohjes son\u00eb, mrekullia q\u00ebndron n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb edhe letrare t\u00eb k\u00ebtyre teksteve, e pakrahasueshme me asnj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr nga forca \u00eb rr\u00ebfimit. Faqet p\u00ebr fatin e Jeruzalemit, Jeremia, historia e mbretit Saul dhe David, tregimi i mrekulluesh\u00ebm i t\u00eb huaj\u00ebs Ruth n\u00eb vendin e Moabit\u00ebve: k\u00ebta dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb tekstesh pa t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb ekzistonte kultura per\u00ebndimore. Z\u00ebri i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb jehon nga shkret\u00ebtira dhe nga e shkuara \u2013 bashk\u00eb me Homerin, Danten e Shekspirin, tre kryeshkrimtar\u00ebt e tjer\u00eb \u2013 mbetet kodi dhe definicioni i vet\u00ebdijes son\u00eb europiane dhe i asaj amerikane.<\/p>\n<p>Homeri, Dante, Shekspiri, Bibla, antidoti i d\u00ebshtimeve social\u00eb t\u00eb t\u00eb sotmes. E megjithat\u00eb keni qen\u00eb pik\u00ebrisht ju, profesor, q\u00eb keni p\u00ebrshkruar m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr kultur\u00ebn per\u00ebndimore, n\u00eb vepra si K\u00ebshtjella e Mjek\u00ebrrkaltrit apo m\u00eb i fundit \u201cMbi poezin\u00eb e mendimit\u201d, si nj\u00eb vazhdim\u00ebsi krizash dhe frenimesh, nga klasiciteti deri tek \u201cpost-kultura\u201d.<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb qahesh dhe t\u00eb besosh q\u00eb n\u00eb cdo brez, qytet\u00ebrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb fundit. Ekziston rreziku t\u00eb gabosh, ashtu si intelektual\u00ebt m\u00eb autoritar\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb me ardhjen e revolucionit t\u00eb Gutenbergut nis\u00ebn t\u00eb flasin p\u00ebr vdekjen e librit. Esht\u00eb nj\u00eb bast i madh t\u00eb b\u00ebsh parashikime p\u00ebr gj\u00ebra aktuale, shfaqen gjithmon\u00eb forma t\u00eb reja. Mundesh q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrcaktosh tranzicionin teksa ndodh, t\u00eb shoh\u00ebsh hapin q\u00eb kap\u00ebrcen kufirin: mendoj k\u00ebtu Uliksin e Joyce, nj\u00eb kryevep\u00ebr klasike n\u00eb kuptimin m\u00eb radikal, nj\u00eb vep\u00ebr shum\u00eb pran\u00eb Homerit, e m\u00eb pas Zgjimi i Finegan, nj\u00eb vep\u00ebr totalisht e re e shkruajtur p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijes, t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs, nj\u00eb esperanto e t\u00eb panjohur\u00ebs. Joyce ka qen\u00eb nj\u00eb gjeni n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, dhe epoka jon\u00eb nis v\u00ebrtet\u00eb pas Zgjimit t\u00eb Finegan, pas surrealizmit dhe pararojave t\u00eb tjera. N\u00eb bot\u00ebn e rrokut ka ndryshuar cil\u00ebsia e tingullit, e drit\u00ebs e madje edhe e trupit. Por kujdes, problemi nuk \u00ebsht\u00eb suksesi i formave t\u00eb reja. P\u00ebrkundrazi. Cdo form\u00eb e re \u00ebsht\u00eb shpesh shprehje e nj\u00eb kreativiteti.<\/p>\n<p>Q\u00eb sot rrezikon t\u00eb shuhet.<\/p>\n<p>Po. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij \u201ckolektiviteti teknologjik\u201d. I cili nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr eksperimentuesit. N\u00ebse Uliksi i Joyce p\u00ebrfundonte me t\u00eb famshmen \u201cYes\u201d t\u00eb Molly Bloom, sot \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb q\u00ebndrojme me Jean Paul Sartre q\u00eb shkruante: \u201cMendimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash jo\u201d. P\u00ebrpara k\u00ebsaj, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb kujtoj q\u00eb p\u00ebr popullin hebre libri i librave ka qen\u00eb garancia e mbijetes\u00ebs dhe e identitetit, nj\u00eb lib\u00ebrt i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb xhep, me t\u00eb cilin nga nj\u00eb eksod n\u00eb tjetrin ka mundur t\u00eb marr\u00eb me vete esenc\u00ebn e vetvetes.<\/p>\n<p>N\u00eb parath\u00ebnien e librit tuaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb dialog mes jush, Ravasi shpreh nj\u00eb keqardhje t\u00eb madhe p\u00ebr faktin q\u00eb \u201cSteiner, i vendosur n\u00eb kufirin (gjith\u00ebsesi t\u00eb l\u00ebvizssh\u00ebm) t\u00eb agnosticizmit, e l\u00eb t\u00eb shfaqet aty-k\u00ebtu, por nuk p\u00ebrballet asnj\u00ebher\u00eb me \u201cpik\u00ebpyetjen e skajshme\u201d. Me nj\u00eb fjal\u00eb, nuk parashikon q\u00eb autori i v\u00ebrtet\u00eb i Bibl\u00ebs mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb njeri\u2026<\/p>\n<p>Po, un\u00eb nuk besoj n\u00eb nj\u00eb zbulim t\u00eb mbinatyrsh\u00ebm. Edhe pse n\u00eb Librin e Librave ka tema dhe kapituj, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb dhe nj\u00eb perfeksion formal t\u00eb till\u00eb sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua t\u2019i imagjinoj t\u00eb prodhuar nga nj\u00eb njeri si ju, apo si un\u00eb. E kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull tashm\u00eb t\u00eb njohur: mund t\u00eb imagjinoj Danten q\u00eb pasi ka shkruajtur takimin me Brunetto Latinin, shkon n\u00eb supermarket dhe blen buk\u00ebn apo gjalpin, por nuk mund t\u00eb imagjinoj autorin apo autoren \u2013 \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb autore \u2013 e fjal\u00ebve t\u00eb Zotit n\u00eb stuhin\u00eb e librit Job apo Psalmin 23 si nj\u00eb person t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra kush e ka shkruajtur Bibl\u00ebn?<\/p>\n<p>Heidegger p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse: Bibla p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb moment t\u00eb evolucionit njer\u00ebzor ku gjuha ishte m\u00eb pran\u00eb auror\u00ebs s\u00eb qenies, nj\u00eb gjuh\u00eb pothuajse adamike, shum\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nj\u00eb teori e mrekullushme por totalisht absurde, sepse evolucioni gjuh\u00ebsor i njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces sociobiologjik natyror. P\u00ebrpara origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij teksti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm preferoj t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb enigm\u00ebn dhe mahnitjen e pakufi. \/Corriere.it\/<\/p>\n<p><em>George Steiner ka lindur n\u00eb Paris n\u00eb 1929 nga prind\u00ebr hebrej vienez\u00eb. Ai emigroi n\u00eb SHBA n\u00eb 1940. Ka dh\u00ebn\u00eb leksione n\u00eb universitetet kryesor\u00eb amerikan\u00eb dhe anglez\u00eb dhe konsiderohet nj\u00eb prej ktitik\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebkohor\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs.\/bota.al<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INTERVISTA \/ GEORGE STEINER \/ Librat nuk do t\u00eb zhduken, mendimi i lir\u00eb ndoshta po. Sepse dob\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e njeriut: \u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kolektiviteti, apo m\u00eb mir\u00eb fuqia e tij teknologjike, do t\u00eb mbys\u00eb gjithcka. Sot, nj\u00eb person autonom, i lir\u00eb e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[23,14,15],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"INTERVISTA \/ GEORGE STEINER \/ Librat nuk do t\u00eb zhduken, mendimi i lir\u00eb ndoshta po. Sepse dob\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e njeriut: \u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kolektiviteti, apo m\u00eb mir\u00eb fuqia e tij teknologjike, do t\u00eb mbys\u00eb gjithcka. Sot, nj\u00eb person autonom, i lir\u00eb e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-16T17:43:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-05-16T17:44:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"576\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905\",\"name\":\"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg\",\"datePublished\":\"2019-05-16T17:43:48+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-16T17:44:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg\",\"width\":576,\"height\":360},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"INTERVISTA \/ GEORGE STEINER \/ Librat nuk do t\u00eb zhduken, mendimi i lir\u00eb ndoshta po. Sepse dob\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e njeriut: \u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kolektiviteti, apo m\u00eb mir\u00eb fuqia e tij teknologjike, do t\u00eb mbys\u00eb gjithcka. Sot, nj\u00eb person autonom, i lir\u00eb e ka v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-05-16T17:43:48+00:00","article_modified_time":"2019-05-16T17:44:19+00:00","og_image":[{"width":576,"height":360,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"8 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905","name":"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg","datePublished":"2019-05-16T17:43:48+00:00","dateModified":"2019-05-16T17:44:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=11905"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg","width":576,"height":360},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=11905#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb themi jo. Mendimi i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",576,360,false]},"categories_names":{"23":{"name":"Intervista","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=23"},"14":{"name":"Kultur\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=14"},"15":{"name":"Libri","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=15"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",300,188,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",305,191,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",400,250,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",576,360,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",576,360,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",130,81,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Libra-1.jpg",576,360,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11905"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11905"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11908,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11905\/revisions\/11908"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}