{"id":10699,"date":"2019-05-03T14:09:33","date_gmt":"2019-05-03T12:09:33","guid":{"rendered":"http:\/\/redaktori.com\/?p=10699"},"modified":"2019-05-03T14:09:33","modified_gmt":"2019-05-03T12:09:33","slug":"drama-ne-berlin-kush-cfare-i-tha-kujt-dhe-baton-haxhiu-uber-alles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699","title":{"rendered":"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Berat Buzhala<\/strong><\/p>\n<p>Me avionin privat t\u00eb Lordit te Marecit t\u00eb gjith\u00eb personat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ishin nisur p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin e Gjermanis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Pasagjer\u00eb ishin Presidenti Tha\u00e7i, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vet\u00eb, si dhe gazetari zyrtar i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, zoti Baton Haxhiu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_754acf8f0b\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F05%2F03%2Fdrama-ne-berlin-kush-cfare-tha-kujt-dhe-baton-haxhiu-uber-alles%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=754acf8f0b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_100ed24d62\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F05%2F03%2Fdrama-ne-berlin-kush-cfare-tha-kujt-dhe-baton-haxhiu-uber-alles%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=100ed24d62\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/>Gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit, thuhet q\u00eb, vet\u00ebm piloti kishte q\u00ebndruar neutral karshi taks\u00ebs ndaj mallrave serbe, t\u00eb cil\u00ebn qeveria e Kosov\u00ebs e ka vendosur muaj m\u00eb par\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt, secili duke p\u00ebrdorur taktikat m\u00eb t\u00eb mira personale p\u00ebr mashtrim, kishin provuar \u2013 p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb \u2013 ta bindnin Kryeministrin Haradinaj se taksa e kishte dh\u00ebn\u00eb efektin e vet. Refreni q\u00eb taksa e ka dh\u00ebn\u00eb efektin e vet ka filluar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet dit\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb vendosjes s\u00eb saj. Sot e k\u00ebsaj dite askush nuk e di se me \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb konstatuar dh\u00ebnia e efektit t\u00eb taks\u00ebs!?<\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>Nuk kishte vazhduar p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta bindur Haradinajn. Diku mbi qiellin e Bosnj\u00ebs kishin hequr dor\u00eb. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta thyer Kryeministrin Haradinaj pasagjer\u00ebt kishin filluar q\u00eb t\u00eb flasin, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Batoni, p\u00ebr \u201cgj\u00ebra t\u00eb bukura\u201d. Se \u00e7far\u00eb mendon Haxhiu me \u201cgj\u00ebrat e bukura\u201d kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb enigm\u00eb e madhe, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb thuhet se pal\u00ebt kishin zbritur nga avioni i Lordit pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb flasin ose \u00e7far\u00eb nuk do t\u00eb flasin n\u00eb takimin p\u00ebr ku ishin nisur.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb hotel dy delegacionet ishin ndar\u00eb, ai i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb Regent Hotel, k\u00ebta t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Hilton. Batoni n\u00eb udh\u00ebkryq, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar sa m\u00eb af\u00ebr t\u00eb dyja ekipeve. Paradite t\u00eb Tha\u00e7i, pasdite te Rama. T\u00eb hidh\u00ebruar q\u00eb nuk e kishin bindur Ramushin q\u00eb t\u00eb subordinonte veprimet e tij me ato t\u00eb Ram\u00ebs dhe Tha\u00e7it, k\u00ebta t\u00eb dyt\u00eb, bashk\u00eb me Batonin e kishin marr\u00eb p\u00ebr dore edhe t\u00eb diturin Gent Caka dhe kishin ngr\u00ebn\u00eb drek\u00eb s\u00eb bashku. Se \u00e7far\u00eb kan\u00eb biseduar gjat\u00eb drek\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dihet. Ndoshta edhe aty Batoni ka vazhduar q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e bukura, si bie fjala piktur\u00eb, art, muzik\u00eb klasike, kinematografi t\u00eb viteve t\u00eb 50\u2019ta dhe 60\u2019ta. Tek e fundit Tha\u00e7i shquhet p\u00ebr shije t\u00eb holla kulturore. Ka mund\u00ebsi q\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb udh\u00ebtime ai e kalon n\u00ebp\u00ebr galeri t\u00eb ndryshme, jasht\u00eb syve t\u00eb opinionit.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb e kishin ngr\u00ebn\u00eb drek\u00ebn, delegacioni nga Kosova ishin nisur p\u00ebr ta takuar ambasadorin amerikan n\u00eb Berlin, Richard Grenell, nj\u00ebra prej figurave m\u00eb kontradiktore t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Trump. Prej kur ka zbarkuar n\u00eb Gjermani, ky ambasador ka provuar q\u00eb ta sabotoj\u00eb kancelaren Merkel, qoft\u00eb p\u00ebrmes intervistave n\u00eb media t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb duke i takuar me nj\u00eb pompozitet lider\u00ebt e Alternativ\u00ebs P\u00ebr Gjermanin\u00eb, grup i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb me liderin rus Vladimir Putin. Meq\u00eb nuk jemi n\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, e as p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcaktuar Presidentit Trump ambasador\u00ebt, at\u00ebher\u00eb nuk na mbetet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb e takuan at\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari zyrtar i shtetit, Batoni, nuk ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, anipse ka mund\u00ebsi q\u00eb paraprakisht e ka ditur deri n\u00eb detaje se \u00e7far\u00eb do t\u00eb flitet aty brenda. I ka treguar dikush atij. I ka Batoni disa kontakte misterioze n\u00eb nivele t\u00eb larta bot\u00ebrore q\u00eb e njoftojn\u00eb paraprakisht se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me ne, por edhe me rajonin, n\u00eb disa dekadat e ardhshme. Se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe komunikon ky me ta, kjo \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, shum\u00eb misterioze. N\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb b\u00ebhet n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, at\u00ebher\u00eb frik\u00ebsohem shum\u00eb q\u00eb mesazhet do t\u00eb lexohen gabimisht. Bashk\u00eb, Tha\u00e7i dhe Batoni nuk arrijn\u00eb ta flasin dot nj\u00eb anglishte t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbijetuar p\u00ebr buk\u00eb dhe p\u00ebr uj\u00eb.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, pas takimit me amerikanin, Tha\u00e7i, i shoq\u00ebruar nga Bekim Collaku, Haradinaj, i shoq\u00ebruar nga Lordi, ishin nisur p\u00ebr n\u00eb zyrat e Kancelares Merkel, ku do t\u00eb vinte Presidenti Makron dhe pjesa tjet\u00ebr e delegacionit nga rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor. Gazetari i shtetit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ishte nisur p\u00ebr n\u00eb sheshin af\u00ebr port\u00ebs s\u00eb Brandeburgut, prej ku do t\u00eb raportonte n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, se \u00e7far\u00eb po ndodhte atje brenda. Pa filluar mir\u00eb takimi, kur pal\u00ebt ende nuk i kishin z\u00ebn\u00eb ul\u00ebset, Batoni i armatosur me fuqi paranormale, po tregonte se atje brenda pun\u00ebt ishin llug\u00eb. Po, po, llug\u00eb. Dukej q\u00eb nuk po flitej p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb bukura. Gjithsesi nuk d\u00ebshironte t\u00eb l\u00ebshohej shum\u00eb n\u00eb detaje, sepse \u00e7far\u00eb kuptimi do t\u00eb kishte pastaj i gjith\u00eb takimi, q\u00eb supozohej t\u00eb ishte me dyer t\u00eb mbyllura. Mir\u00ebpo p\u00ebr Batonin nuk ka dyer t\u00eb mbyllura. Fuqia e tij i thyen ligjet e fizik\u00ebs. Ai ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb fizikisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb, s\u00eb paku, dy vende. Vuan gjithashtu edhe nga s\u00ebmundja e leximit t\u00eb mendimeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb perimet\u00ebr prej disa kilometrave.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kur gazetari shtet\u00ebror po fliste n\u00eb disa media, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, brenda zyr\u00ebs s\u00eb Kancelares Merkel po vazhdonte takimi. Tha\u00e7i t\u00eb tjera fjal\u00eb i kishte folur n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Berlin, e t\u00eb tjera fjal\u00eb po i fliste n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. Amerikan\u00ebve u kishte th\u00ebn\u00eb se pa ju nuk b\u00ebhet dot gj\u00eb, tash t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn po ua thoshte zonj\u00ebs Merkel dhe zotit Makron. Ata q\u00eb kishin qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb takim kan\u00eb treguar q\u00eb pjesa kryesore e tij ishte zhvilluar n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb, ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit po q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe n\u00eb grupe. V\u00ebmendja ishte e p\u00ebrqendruar te kryeministri Haradinaj. Dy udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian, Merkel dhe Makron, kishin filluar t\u00eb ushtronin trysni te Haradinaj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e taks\u00ebs. I kishin k\u00ebrkuar atij q\u00eb ta suspendonte at\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr ose gjasht\u00eb muaj. N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar Merkel dhe Makron e kishin nxjerr\u00eb Haradinajn n\u00eb tarrac\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs ku po zhvillohej e gjith\u00eb ngjarja. I mb\u00ebshtetur p\u00ebr muri Haradinaj u kishte th\u00ebn\u00eb atyre \u201ca t\u00eb k\u00ebrcej nga nd\u00ebrtesa?\u201d<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke e par\u00eb q\u00eb Haradinaj nuk po thyhej i kishte th\u00ebn\u00eb zonj\u00ebs Merkel, me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u201ckot po flisni me t\u00eb, sepse atij dikush nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e heq taks\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb ta ndihmonte, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama kishte vendosur q\u00eb ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe n\u00eb gjuh\u00ebn angleze q\u00eb ta kuptonin t\u00eb gjith\u00eb, por edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Rama ishte kujdesur q\u00eb sa her\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb Haradinajt q\u00eb ta hiqte taks\u00ebn, at\u00eb ta d\u00ebgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte th\u00ebn\u00eb, tash n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, q\u00eb ta hiqte taks\u00ebn, Haradinaj i ishte kthyer Ram\u00ebs sikur v\u00ebllai-v\u00ebllait, duke ia ofruar p\u00ebr desert nj\u00eb organ trupor. Mir\u00ebpo termin q\u00eb Haradinaj e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr organin nuk ka qen\u00eb shum\u00eb brutal, m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb q\u00eb n\u00ebnat e p\u00ebrdorin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vegj\u00ebl. Duke e par\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb sahati, Rama kishte vendosur q\u00eb t\u00eb spostohej, bashk\u00eb me Tha\u00e7in, n\u00eb nj\u00eb kauq q\u00eb ndodhej diku n\u00eb sallon. Kishin mbetur krejt\u00ebsisht t\u00eb paangazhuar dhe irrelevant. N\u00eb nj\u00eb fotografi q\u00eb arrita ta shoh, Tha\u00e7i dhe Rama t\u00eb ulur n\u00eb at\u00eb kauq, dukeshin m\u00eb shum\u00eb si dy burra t\u00eb m\u00ebrzitur n\u00eb nj\u00eb pasdite vere, se sa si dy burr\u00ebshtetas q\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb takimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal. Ajo \u00e7far\u00eb Haradinaj i kishte th\u00ebn\u00eb, Ram\u00ebs i kishte mbetur pik\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Diku kah fundi i takimit i kishte th\u00ebn\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cp\u00ebrse me ofendove?\u201d Haradinaj i \u00ebsht\u00eb ankuar Ram\u00ebs se po i b\u00ebn shum\u00eb presion.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, prej an\u00ebs s\u00eb tij, kishte vazhduar q\u00eb t\u00eb lobonte q\u00eb t\u00eb hiqej taksa e \u201cHoxhajt dhe Veselit\u201d, por nuk ishte angazhuar q\u00eb t\u00eb komunikonte me Haradinajn n\u00eb biseda private. Presidenti i Kosov\u00ebs kishte folur p\u00ebr audienc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mir\u00ebpo, secili hallet e veta n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, edhe Thaci i kishte pasur t\u00eb tijat. Ai ishte preokupuar tej mase q\u00eb t\u00eb mos konsiderohej heretike, dhe e tejkakuar, ideja p\u00ebr korrigjimin e kufijve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai dhe Vu\u00e7i\u00e7 kan\u00eb shpenzuar shum\u00eb energji, e ndoshta edhe pare. Mir\u00ebpo p\u00ebrfaq\u00ebsuesi mysliman i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs ishte kujdesur q\u00eb kjo tem\u00eb t\u00eb hapej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr Tha\u00e7in. Ai, n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb, kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse prek\u00ebn kufijt\u00eb, kudo n\u00eb Ballkan, at\u00ebher\u00eb tragjedit\u00eb jan\u00eb t\u00eb pashmangshme. Ai kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb rajoni do t\u00eb zhytet n\u00eb luft\u00eb dhe masakra, n\u00ebse kjo ide gjen zbatim praktik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Tha\u00e7i ishte shqet\u00ebsuar, ndoshta jo aq p\u00ebrse po fliste nj\u00eb politikan nga Bosnja, por q\u00eb k\u00ebto po i d\u00ebgjonte nj\u00eb politikane nga Gjermania. Shumica d\u00ebrrmuese e t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb takim ishin pajtuar me politikanin boshnjak. Fjalimi i tij p\u00ebr rrezikun e prekjes s\u00eb kufijve konsiderohet q\u00eb ishte gozhda e fundit n\u00eb arkivolin e k\u00ebsaj ideje.<\/p>\n<p>Ka q\u00eb thon\u00eb se takimi n\u00eb Berlin kishte qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim. Ka mund\u00ebsi q\u00eb ka qen\u00eb i till\u00eb, mir\u00ebpo vet\u00ebm p\u00ebr disa ishte i till\u00eb. N\u00eb Berlin thjesht ka d\u00ebshtuar plani p\u00ebr ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs. Fare n\u00eb fund t\u00eb tij t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb ulur prap\u00eb rreth nj\u00eb tryeze t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Makron dhe Merkel jan\u00eb dukur t\u00eb relaksuar. Ata i kan\u00eb ftuar pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb Paris me 1 korrik p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr modalitetet.<\/p>\n<p>Kryeministrja e Gjermanis\u00eb dhe Presidenti i Franc\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb Bashkimi Evropian ka kapacitet, por edhe detyrim, p\u00ebr t\u2019i mbyllur z\u00ebnkat n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ka mund\u00ebsi q\u00eb personaliteti i vet\u00ebm n\u00eb Ballkan q\u00eb edhe m\u00eb tutje nuk \u00ebsht\u00eb i bindur n\u00eb fuqin\u00eb gjermane \u00ebsht\u00eb gazetari zyrtar shtet\u00ebror, i cili ka disa muaj q\u00eb n\u00eb udh\u00ebtime zyrtare t\u00eb Presidentit Tha\u00e7i po e shoq\u00ebron at\u00eb, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebshtu Ngadhnjim Kastratin, i sapozgjedhur drejtor i RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera kjo ishte historia e takimit n\u00eb Berlin. Mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb historia sipas meje, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb histori relative. Ju t\u00eb dashur lexues, q\u00eb erdh\u00ebt deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb absoluten, at\u00eb q\u00eb e mban\u00eb vul\u00ebn e Tha\u00e7it dhe t\u00eb Ram\u00ebs, k\u00ebrkojeni te Batoni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Berat Buzhala Me avionin privat t\u00eb Lordit te Marecit t\u00eb gjith\u00eb personat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ishin nisur p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin e Gjermanis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Pasagjer\u00eb ishin Presidenti Tha\u00e7i, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vet\u00eb, si dhe gazetari zyrtar i shtetit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8032,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"footnotes":""},"categories":[9,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.3 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Berat Buzhala Me avionin privat t\u00eb Lordit te Marecit t\u00eb gjith\u00eb personat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ishin nisur p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin e Gjermanis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Pasagjer\u00eb ishin Presidenti Tha\u00e7i, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vet\u00eb, si dhe gazetari zyrtar i shtetit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Informohu qart\u00ebsisht!\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-03T12:09:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"http:\/\/redaktori.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minuta\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699\",\"name\":\"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg\",\"datePublished\":\"2019-05-03T12:09:33+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-03T12:09:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg\",\"width\":960,\"height\":960},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/redaktori.com\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#website\",\"url\":\"https:\/\/redaktori.com\/\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2\",\"name\":\"http:\/\/redaktori.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq\",\"@id\":\"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"http:\/\/redaktori.com\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!","og_description":"Nga Berat Buzhala Me avionin privat t\u00eb Lordit te Marecit t\u00eb gjith\u00eb personat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ishin nisur p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin e Gjermanis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Pasagjer\u00eb ishin Presidenti Tha\u00e7i, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vet\u00eb, si dhe gazetari zyrtar i shtetit t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699","og_site_name":"Informohu qart\u00ebsisht!","article_published_time":"2019-05-03T12:09:33+00:00","og_image":[{"width":960,"height":960,"url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"http:\/\/redaktori.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"http:\/\/redaktori.com","Est. reading time":"10 minuta"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699","url":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699","name":"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles) - Informohu qart\u00ebsisht!","isPartOf":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg","datePublished":"2019-05-03T12:09:33+00:00","dateModified":"2019-05-03T12:09:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#breadcrumb"},"inLanguage":"sq","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/redaktori.com\/?p=10699"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#primaryimage","url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg","contentUrl":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg","width":960,"height":960},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/redaktori.com\/?p=10699#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/redaktori.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Drama n\u00eb Berlin, kush \u00e7far\u00eb i tha kujt (dhe Baton Haxhiu \u00fcber alles)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#website","url":"https:\/\/redaktori.com\/","name":"http:\/\/redaktori.com - Informohu qart\u00ebsisht!","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/redaktori.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/470e9b98b348cb5da953e2daff276aa2","name":"http:\/\/redaktori.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq","@id":"https:\/\/redaktori.com\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5555287f41529e19277415e6cb9cfb4c?s=96&d=mm&r=g","caption":"http:\/\/redaktori.com"}}]}},"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg","blog_post_layout_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala-150x150.jpg",150,150,true],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",960,960,false]},"categories_names":{"9":{"name":"Analiz\u00eb","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=9"},"4":{"name":"Opinion","link":"https:\/\/redaktori.com\/?cat=4"}},"tags_names":[],"comments_number":"0","wpmagazine_modules_lite_featured_media_urls":{"thumbnail":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala-150x150.jpg",150,150,true],"cvmm-medium":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",300,300,false],"cvmm-medium-plus":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",207,207,false],"cvmm-portrait":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",400,400,false],"cvmm-medium-square":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",600,600,false],"cvmm-large":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",960,960,false],"cvmm-small":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",95,95,false],"full":["https:\/\/redaktori.com\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Berat-Buzhala.jpg",960,960,false]},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10699"}],"collection":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10699"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10699\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10700,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10699\/revisions\/10700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/redaktori.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}